Bacellinjte

Adem Bacelli Von:
User: Agideba
Bacellinjte
Nuk ka histori të vërtetë përveç biografisë.


A D E M T E L H A B A C E L L I

Hyrje tek Libri "FAMILJA BACELLI"

“Mos ja thuaj askujt hallet e tua. Dhjetë përqind e atyre që të dëgjojnë, nuk të ndihmojnë dot ti zgjidhësh ato, ndërsa nëntëdhjetë përqind të tjerë, do të gëzohen shumë që ti ke halle.” Adem Bacelli

Shënim hyrës
Ndoshta nuk do të ishte shkruar ky libër, i cili sjell të gjithë bacellinjtë që prej rreth dy qind vjetësh e deri në dekadën e parë të shekulit të 21 dhe i bashkon në mëndjen dhe zemrat e të gjallëve, nëse, i ndjeri babai im, Adem Telha Bacelli, nuk do të kishte lënë ato shënime me aq vlerë për rrënjët e fisit dhe për përshkrimin e vëndeve nga ne vijmë.
Shënimet e tij fillojnë me disa thënie shumë të vlefshme me të cilat dua të hap librin BACELLINJTË. Po ashtu dua të bëj të ditur se rrëfimin tim dhe të bacellinjëve të tjerë do ta ve në gojën e atit tim pasi atij i takon merita e bërjes së këtij libri. Historitë do të vazhdojnë sikur babai im të ishte gjallë edhe sot. Jam i bindur se gjithëçka që tregoj unë apo xhaxhallarët dhe kushurinjtë e mij për të shkuarën e largët të bacellinjëve, njëlloj do të kishte thënë, ndodhta më bukur, edhe nga Adem Telha Bacelli i cili, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka mbledhur gojdhënat mithollogjike të trashëguara nga bacellinjtë. Mithologjia nuk është vetëm përralle, ata perendi, shënjtë, divë, me një fjalë njerëz të fuqishëm, kanw qenë njerwz të vërtetë që kanë jetuar pamvarsisht nga egzagjerimi. Çfar tregohet këtu kanë qënë të vërteta.

Dua të them edhe një gjë fare të sigurtë të cilën e dinë të gjithë njerzit e afërm të babait, miqtë e shokët e tij. Babai im ka qënë vërtetë një partizan që mbante tesrën e pksh në xhep e që besonte se luftonte për çlirimin e Shqipërisë, por kurrë s’ka qënë komunist nga botëkuptimi. Ai ishte një antikomunist i flakët dhe këtë e them sot kur akoma janë gjallë disa nga vëllezërit, shokët, miqtë dhe njerzit e tij që e kanë njohur nga afër. Po ashtu e kam njohur edhe unë. Me mendimet “e rrezikshme” në kokë, babai ka shkaktuar shqetsime dhe probleme gjatë gjithë kohës edhe tek nëna ime. Me ne fëmijët ai kurrë nuk hapej.
Një falenderim të veçantë atit tim të shtrenjtë dhe të paharruar, të cilit, në shënjë dashurie, respekti dhe admirimi ja kushtoj këtë libër.
Agim Bacelli
I
Origjina e Shqiptarëve

Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) ju vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athine akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopikë dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjine. (Një meritë të madhe për këtë ka Profesor Spiro Konda i cili akoma nuk është njohur si duhet). Këta Ilirianë që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndan edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësirë; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uran-os është i-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, -Dheu-s; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe.
Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Prijës jam; Akili, (Aqili) i qiellit, një i zbritur nga qielli; Hektor, (Heqtor), ai që heq e vuan; Odhiseu, i udhës, udhëtari, ai që shëtit; Ithak-a, i thak, idhnak. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve epike të trimërive heroike.
Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.
Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që romakët, otomanët, grekët dhe sllavët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë që do të ishte fundi i lavdisë së pamerituar Heleno-Romake-Sllave!

Brez i fuqishëm

Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari është si punë e ujkut që nuk e njeh kurrë fuqinë e vet. Fuqinë e tij e njohin mirë të tjerët. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan Racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri.
Shqipja dhe Shqipëria është çelësi për të zbërthyer fjalët e vjetra pellazge.

Është për të theksuar se është karakteristike që në veprën e Kondës për etimologjinë e çdo fjale, sillen aq argumenta, nga një herë edhe 15 ose 20, aq vërtetime e fakte , citohen aq autorë sa nuk lihet asnjë shteg për dyshime. Dhe vërtetimet janë bindëse. Kështu, duke sjellë mjaft fjalë ku shqiptarët " takohen" me pellazgët, autori arrin në konkluzionin se shqiptarët janë pjestarë të familjes gjuhësore japetike ose indoeuropiane dhe shqiptarët e pellazgët janë të një race. Këto " takime" janë të shumta. Fjala - dipatyron - sic e quanin pellazgët perëndinë, korrespondon me fjalën shqipe - de - patër - patër - de = perëndi. Fjala - demetër = dhe - metër, pra dhe - mëmë, me kuptimin - dhe - dheu = mëma e të gjithëve. Fjala pellazge - brazer - takohet me shqipen - burazer që ka të njëjtën kuptim. Etimologjinë e fjalës - pellazg - pas shumë ndryshimesh fonetike, Konda e lidh me fjalën shqipe - pjell = pra lindur jam prej dheut = i dhelindur.

Bacellinjtë, si kanë qënë ata?

Thithi thellë tymin e cigares dhe pastaj më vështroi gjatë. Prisnja me padurim që babai të më tregonte gojdhënën e trashguar brez pas brezi, ndoshta mbi dy mijë vjet, për rrënjët e bacellinjve. Flokët e zez e pak kaçurelë e të krehur përpjetë ju drodhën siç dridhen fletët e pemëve kur fryn një puhizë e lehtë ere. Balli ju vrenjt dhe rrudhat u thelluan më. Ja nummërova me kujdes ato, pashë se ai kishte 6 rudha. Mëndja më shkoi menjëherë tek ne gjashte fëmijët e tij. Ç’koinçidencë! Shikimi im zbriti pak më poshtë tek sytë e tij. Sa të bukur! Sa të veçantë! Blu në jeshilë. Të pastër e kthjellët si ujët tek Kroi i Madh. Tërë ëmbëlsia e shpirtit të tij mbledhur me kujdes tek sytë. Fytyra e babait, në ngjyrën e grurit të pjekur. Hunda e drejtë, e trashë dhe e shkurtër përfundonte mes dy vetullave si shtëllungë. Çudi sa vetulla të trasha! Sikur të mos i presë, mendova, kushedi se sa të gjata do ti bëhen, ndoshta do ti varen përtokë! Ai sikur të ma kishte kuptuar mendimin, i sheshoi me dorë dhe më pas i fërkoi ëmbël. “Ne jemi fis kalesh dhe fisnik. Fisniku nuk duket aq nga pamja se sa nga fjalët që flet dhe ato që bën. Të jesh fisnik duhet të kesh një të shkuar të ndenjë e krenare. Që të kesh një të shkuar të tillë duhet të punosh sot në këtë drejtim që nesër, brezat që vijnë të ndihen krenarë me jetën tënde. Agim, ne duhet të përulemi para të parave tanë, njësoj sikur të përulemi para shenjtorëve. Ashtu do të përulen edhe brezat që vijnë, nëse ne do të kemi bërë diçka të mirë për ta. Të lutem mos e harro këtë gjë.
Jo të gjithë ne bacellinjtë e kemi trashëguar kaleshllëkun dhe fisnikërinë por ja që unë, siç duket i ngjaj shumë nga pamja, si kalesh, merhumit stër/stër/katragjysh Adiv-it ose Divi-it. Për nga fisnikëria, nëse jam fisnik, do më çmojnë brezat që vijnë. Po ashtu ty dhe fëmijët e tu. Rro si fisnik. Mos gënje kurrë. Respekto ata që të sollën në jetë dhe të afërmit e tu dhe puno me ndershmëri.”
Këtu e ndali tregimin babai dhe unë mbajta frymën duke pritur vazhdimin. Ai u ngrit dhe mori një gotë ujë nga kana mbi tavolinë. Desha ti thosha pse s’më urdhëroi mua por e lashë ta shijonte ujën nga dora e vet. Vëzhgoja me kujdes çdo lëvizje të tij. E kisha zili për trupin e shkathët si të ketrrit plot muskuj e pa dhjamë. I gjatë mbi 1m e 80 cm. Po më vinte keq që si kisha ngjarë nga trupi. Pasi u ul përballë meje më pyeti, “Ku e lamë?” I tregova se sapo e kishte filluar rrëfenjën me Adivin. “Divi ishte kalesh. Fytyrë bardhë e flokë zi. Vetulla të trasha dhe sy të kaltër zhbironjës. Ishte i gjatë mbi dy metro. Kishte lindur në vëndin e divave në një fshat që ai e quante Mesmal pasi shtrihej në mes të maleve të lartë. Kasollet e babait të Adivit, Adamit, ishin afër majës së malit ku, në kohën e Noes, lidheshin barkat e drunjta. Ky fshat ishte gjashtë orë larg ecje fshatit të dëgjuar në fushë që quhej Pesështëpi.
Kur Adivi u bë njëzet vjeç, i jati e urdhëroi të shkojë larg e të krijojë një familje të vetën pasi e jëma e Adivit, Qava, kishte vdekur dhe njerka, Qefa, nuk e deshte. Me gruan e re Adami kishte katër vajza. I jati i dha një kalë të mirë të bardhë, para dhe e armatosi djalin duke e porositur të hapë sytë. I dha urdhër që të ruajë mbiemrin Bacelli dhe të martohet pasi të ketë rrëmbyer nëntë vajza azgane e të bukura nga raca jonë , në mënyrë që fisi i tij të mos humbasë kurrë. Adivi kalëroi pesë ditë e pesë netë në drejtim të jug-lindjes. Kur u ndodh përballë disa maleve masivë që kishin vetëm një “portë” kapërcimi, mendoi të ndalet dhe ta ngrerë shtëpinë pikërisht në një kodër si kala që qëndronte përballë portës hyrëse natyrale. Në majën e kodrës ai ngriti një kullë druri dhe atje filloi jetën e tij. Një pas një ai rrëmbeu nëntë vajza të bukura dhe trime dhe i mbajti për gra sipas porosisë së të jatit. Të nëntë gratë e tij lindën 80 fëmijë të cilët u martunë dhe bashkë me bashkëshortët u bënë 160 vetë, plus dhjetë Adivi me nëntë gra, pra 170 vetë. Këta patën 641 fëmijë. Familja pati 811 shpirt njeriu që kur ishte gjallë Divi. Një fshat i tërë. Sigurisht ata ndërtuan shumë shtëpi në të dy faqet e maleve që formonin një luginë të bukur ku mbollën dhe korrën prodhime të bollshme. Kullën e parë të Adivit e bënë prej guri dhe ajo shërbente si kala mbrojtëse dhe vëzhgimi. Kështu, ata mbronin jo vetëm veten e tyre por edhe tërë territoret që vinin fill pas maleve të pakapërcyeshme. Me një fjalë tokën tonë epirote. Trimëria dhe guximi i tyre i kaloi kufijtë e Epirit Shqiptar. Grekët u tërbuan kur morën vesh se në kufijtë e tyre rronin barbarë të epërm. Ata nisën ushtri pas ushtrie për ti përzënë por nuk mundën dot. Bijtë e bijat e Adivit luftonin si dragonj. Të epërmit, siç quheshin nga grekët, kishin në favor dy malet e larta e të pakapercyeshme me pyjet e tyre të virgjër, plus kodrën me kështjellën mbrojtëse që ishte çelsi për të depërtuar në thellësi të cilin e ruanin me fanatizëm. Kështu, bijve të Divit u lindi ideja e krijmit të rojeve të parë që dikush i quajti gjelosha nga emri gjelit si lajmëtar. Gjeloshat visheshin me rroba të kuqe në mënyrë që të dalloheshin lehtë nga njerzit e tyre në rast të ndonjë mësymje prej grekëve. Në kodrën e gjeloshave ata mbollën shumë pemë, kryesisht mollë, farën e të cilave fëmijët e Adivit e kishin marrë në dheun e tyre, në Mesmal. Mollët e Mesmalit ishin të shijshme dhe shumë të kuqe por të vogla. Kjo qe arsyeja që vendi i tyre mori emrin Molla e Kuqe dhe ata u quajtën mollëkuqas. Molla e kuqe mbahet dhe si kufiri jonë jugor ashtu siç mbahet edhe në veri të trojeve shqiptare kufiri i fundit tek Molla e Kuqe në afërsi të Nishit. Shqiptarët kudo kanë vepruar me të njëjtin mentalitet kufinor. Edhe sot Molla e Kuqe është epiteti i skajeve të sinoreve shqiptare.
“Deme, - ju drejtova babit me atë emër që e thërrisnin të gjithë pasi më tingëllonte pak si Divi, - pse nuk i shkruan këto që më tregon?” I miri baba, qeshi. Sytë e bukur i shkëlqyenë si dy burime në Mesmal kur mbi ta bie dielli i Majit. Ata sy që ju trazuan nga fjalët e mija siç trazohet ujë në burimet tek Kroi i Madh kur hedh ndonjë gurichkw. Rrathët u zgjeruan dhe filluan të vallëzonin në sytë e tij. Më erdhi keq që ja turbullova mendimet, pasi e dija që atij i dridhej akoma dora nga paraliza që hoqi disa vite më parë. “Deme, ndoshta do të jetë më mirë ti shkruaj unë pasi të mi tregosh ti?” Këtë radhe përgjigja erdhi rrufe. “Jo! Do ti shkruaj vetë. Ty do të duhen shkrimet e mija. Më von do kërkosh çfar kam shkruar. Fjalët i mërr era, e shkruara ngelet. Do filloj qysh sot por më parë më ler të përfundoj tregimin për Divin. Si thua?” Pohova me kokë. Babai vazhdoi rrëfimin duke më shikuar përherë në sy. Ndoshta deshte të dinte se çfar përshtypje më bënin fjalët e tij.
“Nga pasardhësit e Divit kanë dalë viganët e Epirit si Akili, Aleksandri, Pirro dhe qindra mijra të tjerë. Nëse të pëlqen dua të them disa vargje që i kam bërë që kur isha i ri dhe i frymëzuar nga tregimet e babit kur më fliste për Divin dhe divat e Mesmalit.
Bacellinjtë
Bacellinjtë mund ti dallosh fare kollaj;
Janë faqekuq, krejt si mollët e verës,
Zë lartë që oshëtin si përroi në maj,
Me këmbë të shpejta, ja kalojnë erës.

Bacellinjtë janë bujarë si askush,
Janë mullixhinj, blegtorë dhe gjahtarë.
Të pangrënë pranë tyre s'gelet kërkush,
Në mbrojtje dhe sulm, më të mirët ushtarë!

Të dish si ka qën’ Akili, Leka i Madh,
Shko mërr bacellinjtë e kqyri me kujdes,
Ata, bashkë me Pirron dalin me radhë,
Mbajtur gjallë te bacellinjtë, asnjë nuk vdes!

Ne bacellinjtë e sotëm trashëgojmë vetëm gjakun e paraardhësve tanë ndërsa nderin dhe dinjitetin duhet ta fitojmë vetë nëpërmjet forcimit të virtuteve, pasi në një të afërm jo të largët, ne do të jemi vetë paraardhës.
Midis të parëve tanë kanë qënë bacellinj mbretër dhe skllevër. Kanë qënë të mirë dhe të liq. Kanë qënë heronj dhe frikacakë. Kanë qënë të bukur dhe të shëmtuar, si të gjithë njerzit e botës. Vetëm në dy gjëra kemi qënë të ndryshëm nga shumica e botës të cilat i kemi trashëguar deri vonë dhe ato dy gjera kanë qënë gjuetia dhe mullinjtë me ujë që i kemi patur zanate të trashëguara për një kohë shumë të gjatë.
Të gjithë janë kuriozë se si kanë qënë të parët e tyre. Unë për vete nuk jam kurioz pasi e di se si kanë qënë. Mua më mjafton vetja ime që ta studioj me imtësi për të gjetur çdo bacell të kohës së shkuar. Kështu, jam i bindur se, duke njohur të kaluarën do ta kem shumë të qartë të ardhmen.
Arra e Madhe e Bacellinjve
Arra e Madhe na mbledh të gjithëve,
Të vdekur - të gjallë, brënda kaçkave të saj
Si thelpinj, ca të mirë e ca të liq
Por që të gjithë Bacellinj.
Kur me vdiq babai, e besoni?
Arra lëngoi njëlloj si unë.
Kaçkat e saj, atë vit u thanë,
U t'kurrën, u bënë thana,
Prodhimin dështuan,
Frut nuk dhanë!

Qau Arra e mbytur në lotë,
Edhe kur shtëpia jonë u dogj dy herë,
Ndoshta nga që se mbrojti dot!
Tani Arra e Madhe e Bacellinjve,
Me shtëpinë tonë më ngjan!
Kur më merr malli për strehën e vjetër,
Te vdekurit apo të gjallët bacellinj,
Në çantën e mëndafshtë kërkoj,
Këtu në Bulgarecin plot halle,
Të qëruarët thelpinj,
Të Arrës së Madhe.
Kaq për sot. Të tjerat gjera, ku do flas për vete dhe për bacellinjtë e tjerë do ti le të shkruara. Dakort?”
Historia e paraardhësve shqiptarë.
Alfons La Martin në veprën Histoire de la Turquie, 1854, midis të tjerave tërheq vëmendjen të mos u bien në qafë shqiptarëve, se: “E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët, është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohëve... Ne e pranojmë, se Homeri aty e gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak, të së njëjtës gjini”.
Mua më vjen kaq keq që s’jam historian dhe nuk u mora kurrë me historinë tonë ndërkohë që kam grumbulluar kaq shumë histori të dëgjuara nga babai dhe gjyshi im që kur isha fare i vogël. Ata më kanë treguar tërë historitë e Homerit pothuajse ashtu siç ato janë të shkruara në librat e tij Iliada dhe Odisea, libra që janë përkthyer në shqip pas 30 vjetësh pasi unë i dija ato! Po ashtu, kam dëgjuar përralla për divat e Divës (Gorës), por me që kam vendosor të shkruaj vetëm për rrënjët dhe trungun e bacellinjëve, një farë e të cilëve jam dhe unë, po them shkurtimisht mendimin tim se kush jemi ne shqiptarët nga të cilët kemi dalë ne bacellinjtë, ku kemi qënë dhe cila është gjuha jonë të cilën e kanë folur paraardhësit e mij.
Për aq sa ne ka fakte të njohura nëpërmjet trashigimisë gojore, emri i vjetër kombëtar i shqiptarëve ka qënë Ar-bër, (ata që ishin si ar - të bërë nga ari) prej të cilit, ar-it, ka marrë dhe vendi emrin Ar-bë-ri. Përpara Arbërisë është një errësirë e plotë si nga gojdhënat shqiptare ashtu edhe nga të dhënat e historianëve të huaj. Kjo sipas mendimit tim mund të shpjegohet me dy arsyetime; i pari arsyetim, është vjedhja e historisë shqiptare nga të huajt dhe arsyetimi i dytë, është shpërngulja me forcë e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe rikthimi pas një kohë të gjatë.
Emërtimi ARBËR dëshmohet jo vetëm nga gojdhënat tona por edhe nga historianët e lashtë. Në shekullin e II-të p. e. s., dëshmon gjeografi grek Ptolemeu. Në mësjetë njihet dhe varianti Arban e Alban,(ose Alvan dhe Arvan - deformime që kanë erdhur nga e shkruara prej të huajve ‘grekët dhe latinët’ dhe jo e nga e folura e shqiptarëve) i cili, (emri Arban), ka qënë emri etnik i shqiptarëve në atë periudhë. Këtu dua të bëj një parantezë duke shpejguar se rrënja e kësaj fjale vjen që nga kohët shumë të lashta, nga koha e të bardhëve si AR që zbritën në Europë e që më pas nga kjo fjalë janë krijuar fjalët e tilla si arg, arb e argo, prej të cilës rrënje vjen edhe fjala ar-jan, (janë ar – si ari). Me një fjalë, paraardhësit tanë ishin një rracë e bardhe; race e mire, një race si ari. Kjo dëshmohet nga fakti se këtë emër e mbajnë edhe sot shqiptarët autoktonë në Greqi në formën arvanit-arvanos-alvanos, pra rrënja formuese “ar” ngelet. Po ashtu, në Itali kjo fjalë për shqiptarët është ar-bëresh. Në Dalmaci kalon në formën ar-banesh, në Turqi, ar-naut. Siç shihet gjithëkund, rrënja ar nuk ndryshon.
Arjanët kanë banuar në Ballkanin Perëndimor. Kryeqëndra ose bërthama e qëndrës së tyre ka qënë Larisa e sotme për të cilën Homeri ka shkruar, “Pellazgët Hyjnorë janë banorë të Larisës Pjellore…” Ndërsa Herodoti i cili ka jetuar para Homerit ka shkruar se pellazgët kanë qënë në Greqi para grekëve, ata dallohen nga tërë popujt e tjerë nga flijimet e shumta që bëjnë dhe sidomos në malet e tyre të shenjtë. Qëndra e fljimeve sigurisht që është Tempulli i Dodonës dhe Mali i Tomorrit.
Qëndra kryesore ku zë rrënjë zanafilla e bacellinjëve
Mal ian (Mali Jon), qytet epirot, qendër e fisit të bacellinjëve që gjendet në qendër të Greqisë së sotme. Përmendet për herë të parë në mesin e shek të II p.e.s nga Ptolemeu, i cili e përcakton në tokën e ar-gonëve. Mendohet se ngrihej aty ku janë rrënojat e qytetit Lamia, më në veri të qytetit të sotëm, tek shtëpia e Div Bacellit. Emri Lamia ka qënë Lënie apo Lenie, në gjuhën e interpretuar sipas dëshirës greke, do te thotë qyteti i detarëve (e bija e Poseidonit) por në gjuhën origjinale shqipe do të thotë LËNIE për arësyen e thjeshtë sepse atje banorët e kësaj zone kanë gjetur me shumicë lëkurë gjarpëri të lëna gjithëkund sipas së cilës flet dhe gojdhëna jonë fisnore duke treguar këtë histori për Laminë. Dheu-si (Zeusi), perëndia e tokës, duke bërë dashuri me Mollosën (Mollën), lindën një çupë të bukur, por gruaja e Dheu-sit Era (Hera) sapo e mori vesh tradhëtinë e të shoqit ja preu kokën fëmijës dhe e ropi duke e varur lëkurën e saj tek një Mollë e Kuqe divase. Mirpo fëmija u ringjall dhe u bë shumë e fuqishme. Ajo të gjithë fëmijëve të Erës, si hakmarrje, ua preu kokat pasi i ktheu në gjarpërinj dhe i ropi duke hedhur lëkurët e tyre në tërë zonën. Molla e Kuqe u skuq më shumë nga gjaku i derdhur dhe do të bëhej sinonim i fundit i sinorit të parardhëseve tanë shqiptarë. Prej asaj kohe, dënimi kapital në këto zona u vendos me prerje koke dhe rjepje të lëkurës duke besuar se pas lënies së lëkurës, ashtu si gjarpëri, njeriu mund të jetonte në një jetë të re.
Nga pikpamja antropologjike tek paraardhësit e mij mbizoterojnë tiparet adriatike (shqiptare), si koka e shkurter dhe e gjerë, me pjesën e pasme të sheshuar, fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme, hunda e trashë e spikatur me shpinë pak të thyer dhe një shtat mbi mesataren.
Në ndërtesat epirotase është nje kompozim i veçantë monumental i pamjeve ballore (fasadave) të tyre. Ato paraqiten me madhësi afro mesatares dhe tepër të natyrshme. Në ndërtesat më të vjetra që janë akoma në këmbë, në trojet shqiptare paraqiten disa piktura murale që dëshmojnë prejardhjen shqiptare të perandorëve si ato të Perandorit biznatin Mihal Paleologu VIII së bashku me Andronikun II Paleolog dhe me të shoqen, paraqiten me veshje karakteristike shqiptare, me kurora dafine dhe dëllinjash si dhe brirësh dhish në kokë. Traditë kjo vetëm e epirotaseve (shqiptarëve) të lashtë. Këto janë veprat më të hershme që paraqet këta perandorë me prejardhje shqiptare, të cilët synuan të forconin pozitën sunduese në këto zona kyçe midis Perandorisë së Lindjes dhe asaj të Perëndimit pas fitores mbi evgjitët.
Afresket në Kishën e Ristozit në Mborje, afër qytetit të Korçës i takojnë vitit 1390 në stil paleolog (periudha bizantine). Ato paraqesin interes jo vetem per ikonografine dhe detajet e zhanrit te futur ne skenat biblike nga ambienti real, por edhe se është vepra e fundit e piktorit bacelli që ka stolisur në vitin 1369 kishën e Maligradit dhe në vitin 1385 kishën e Shën Thanasit në Kostur, por mbi të gjitha tregojnë vazhdimësinë shqiptare që nga Lamia, kufiri më jugor i shqiptarëve, dhe deri në tërë Epirin tërësisht shqiptar.
Pas pushtimit dhe shkatërrimit të zonës së Lamisë nga biri i vet, Aleksandri i Madh, fisi i bacellinjëve u shperngul më në veri, në afërsi të Selanikut.
Selaniku
Bacellinjtë që ikën nga Lamia dhe shkuan afër Selanikut, ndërtuan një qëndër të vogël banimi të cilës i vunë emrin Molla e Kuqe për nder të Mollës së Kuqe në Lamia. Selaniku ka qënë një kryeqëndër Ballkanike prandaj dua te them dy fjalë. Selaniku ka qënë një qendër urbane mijëvjeçare, themeluar në vitin 315 para Krishtit dhe që më të shumtit filloi të përmendet në Bibël qysh në shekullin e parë të pas Krishtit kur Apostull Pali, Timoteo dhe Silas erdhën nga Palestina e Vjetër dhe sollën për herë të parë Ungjillin ndër popujt grekë, maqedonas dhe shqiptarë, “deri në Illirik”. (Veprat, 17). Ka dëshmi të shumta që gjuha të cilën ata përdorën për të komunikuar me popullin shqipfolës të Selanikut, ka qënë shqipja sepse dhe përkthyesi i Apostull Palit që e përdorte për jo shqiptarët ka qënë një me mbiemër shqiptar, SPATA, por me qënë se qëllimi i shënimeve të mija nuk është kjo temë, po i bije shkurt, të cilën ma do zemra, se një ditë do të jetë një temë mjaft e preferuar për shqiptarët dhe, me të zgjuarit e tyre, do të nxjerrin në shesh këtë të vërtetë kaq të madhe.
Sipas gërmimeve të bëra kohët e fundit, (shekulli i XX), është vërtetuar se banjat publike të zbuluara në gërmadhat e Selanikut të Vjetër, datohen të jenë ndërtuar në shekullin e parë dhe pikërisht në vitet 30.
Ky qytet i lashtë ka qënë një nyje nervaligjike e lidhjes Lindje-Perëndim dhe Veri Jug për Europën dhe Azinë pasi qyteti ngrihej në aksin rrugor Romak (Via Egnatia-Egiata-E gjata) që vinte nga Durrësi e përfundonte po këtu në Selanik e më pas për të shkuar në Azi. Po ashtu edhe rruga tjetër që vinte nga veriu, nga Danubi në Egje, kalonte po në Selanik. Është kjo kohë që ky qytet u shpall edhe Kryeqytet i Maqedonisë Lindore dhe më von i tërë Maqedonisë Romake. (146 para Krishtit deri në 42 para Krishtit.)
Pas betejës së bërë nga Filipi i Maqedonisë, ky qytet u shpall i lirë.
Një gjë që s’ duhet ta harroj, siç e përmënda edhe më sipër, është edhe gjuha e folur në Selanik dhe për rreth tij. Jetëshkruesit e Aleksandrit të Madh, të gjithë pa përjashtim kanë thënë se, Aleksandri kur u fliste gjeneralëve dhe ushtarëve të vet, u fliste në 'gjuhën e nënës' kur dihet mirë që nëna e tij ishte shqiptare, ose thënë ndryshe nga historianët e asaj kohe, 'gjuha e Aleksandrit ishte një gjuhë barbare' me të cilin emërtim ata ju drejtoheshin gjuheve jo greke. Sa për gjuhën maqedonishte, ajo nuk qe gjë tjetër veçse një dialekt i gjuhës shqipe pasi historianët e lashtë dhe të sotëm pranojnë se Iliria dhe Trakia kanë folur të njëjtën gjuhë. Këtë gjë e kanë thënë, babai i historisë Herodoti, mësuesi i Aleksandrit të Madh, Aristoteli, historianët; Plini, Stroboni, Varroni, profesor Konda, profesor Robert d'Angely etj.
Selaniku, si të gjithë qytetet kryesore të Ballkanit, ka kaluar lulëzimin dhe shkatërrimin sa herë ndërroheshin padronët e tij.
Duhet përmendur edhe rasti i shkatërrimit të Selanikut si qytet në kohën e ordhive barabre sllave. Pas kësaj kohe ky qytet nuk përmendet më deri në vitin 1846 kur turqit e rindërtuan dhe e ngritën në rangun e qytetit modern duke e bërë kryeqytet të Vilajetit te Rumelisë i ndarë në tre Sanxhaqe; Drama, Selanik dhe Siroz por pa fat pasi luftrat ballkanike bënë që edhe ky qytet më në fund do të binte në doren e grekëve, ishte viti 1910. Por as këta nuk e mbajtën dot gjatë pasi u pushtua nga bullgarët deri në vitin 1913 kur me anën e Traktatit të Bukureshit ju dha përfundimisht Greqisë.
Në vitin 1917 i ra një zjarr i madh që dogji gati tërë qytetin dhe vrau mbi 1000 qytetarë, kryesisht shqiptarë dhe turq dhe që u rindërtua nga korçarët oparakë edhe më i bukur seç ishte.
Me kaq e mbyll rrëfimin tim për Selanikun tonë duke shtuar disa vargje nga kënga jonë e preferuar kur ne ishim çiliminj,
Selanik e tatëpjetë
siç ka qënë do të jetë,
Vend i tërë Shqipersië
me ndihmë të Perendisë.

O ju fqinjët e pabesë !
Mos binie me atë shpresë,
Shqipëria s'coptohet,
shqiptari nuk ndërrohet.
Ashtu qoftë! Amen.
Nga Molla e Kuqe në Gorë
Kam dëgjuar të flitej shpesh nga pleqtë tanë, të cilët kurrë nuk kishin lexuar Homerin dhe veprat e tij, rreth historive që Homeri i verbër tregon në Librin "Iliada" dhe “Odhisea”! Edhe sot e kësaj dite i di përmendësh tërë legjendat homeriane të cilat ne fëmijëve na tregoheshin si përralla shumë të bukura dhe që unë ua kam treguar fëmijëve të mij dhe sidomos Agimit, djalit tim të vetëm. Shpesh, në këto tregime-përralla përmendej fjala divë dhe njëherë unë e pyeta babanë se ç'deshte të thoshte me këtë fjalë, ai më shpejgoi se Divë quhej krahina e Gorës dhe Voskopoja (Moskopole) pasi në kohët e lashta aty jetonin vetëm divat (gjigandët - kollosët - trupëdhënjtë) dhe këtë gjë (gojdhënë) ne e kemi gjetur këtu në Gorë dhe nuk e kemi sjellë nga Selaniku, ashtu si tërë historitë e Iliadës që i kemi gjetur këtu në Gorë, (Divë).
Qëllimi im nuk është të tregoj historitë homeriane që për mua janë përrallat e Divës (Gorë - Oparit) të Korçës e që janë treguar 100 deri 300 vjet para se Homerit ti hapeshin sytë. Jam duke treguar historinë e bacellinjve dhe historine time personale për t’jua lënë brezave që vijnë si një gjë të vyer se, kush di nga vjen, di se ku shkon, i thonë një shprehje gorarçe, por, me që historia familjare apo personale ndërthuret me atë fisnore, krahinore dhe kombëtare, po parashtroj pak gjëra rreth tyre për të kuptuar më mirë se cilët ishim ne dhe në ç’vatër u lindem, rritem dhe u edukuam.
Kjo vater, ku bacellinjtë e parë dolën në dritë ka qënë një fshat i madh në veri-perëndim të Selanikut, Molla e Kuqe (më kanë thënë se sot quhet Kalloraferis ose diçka e tillë) dhe që banohej i tëri me shqiptarë si e gjithë krahina e Sealnikut. Ne flisnim gjuhën pellazge (shqipe) e cila është nëna e gjuhëve helene (greqishtja e vjetër) dhe latine (latinishtja me të gjitha derivatet e saj) dhe që unë mendoj se kemi qënë të parët kristianë në Europë pasi Apostull Pali, nxënësi i Jezu Krishtit, rrugën e parë e ka bërë tek ne duke na sjellë Dhjatën e Re direkt prej mësuesit të tij Jezu Krisht.
Bacellinjtë në fshatin Molla e Kuqe kishin në zotërim mbi 150 hektarë tokë të punueshme, disa shtëpi, mijra kokë bageti, 9 mullinj me ujë, kullota të shumta dhe merreshin me blegtori dhe bujqësi. Hobi i tyre ishte mulliri dhe gjuetia të cilat ne e kemi të trasheguar të gjithë si fis edhe sot e kësaj dite.
Me aq sa mbaj mënd nga babai im Telha Beqir Bacelli, ikja e bacellinjëve nga ky fshat u bë menjëherë sapo Greqia fitoi pamvarsinë e saj, aty rreth viteve 1827-1831. Që nga ky vit dhe në vazhdim e deri më sot, Greqia nuk ka reshtur së përzëni të gjithë shqiptarët që ishin konvertaur në muslimanë; pjesën më të madhe i përzuri në Turqi duke i cilësuar turq dhe një pjesë tjetër duke i dërguar në trojet e tjera shqiptare qe nuk zotëroheshin nga Greqia. Bacellinjtë e Mollës së Kuqe në Selanik u ndanë në dy pjesë; një palë u dërguan në Turqi (muslimanët) dhe tjetra palë në Shqipëri. (Duhet përmendur se në këtë rast, Turqia nuk ja kishte dhuruar Greqisë Vilajetin Shqiptar të Janinës që shtrihej deri afër Selanikut, por nuk prekte fshatin tone.) Nga këta shqiptarë që u përzunë në Shqipëri, shumë u vendosën në Çamëri por edhe ata pas 100 e ca vjetësh, dhe pikërisht nga viti 1921 deri në 1928, kur Shqipëria kishte marrë atë formë të cunguar që ka sot, Greqia me anën e një marveshje me Qemal Ataturkun e Turqisë i cili ishte vetë shqiptar, dërgoi në Turqi më shumë se gjysmën e muslimaneve shqiptarë. Edhe ata pak muslimanë që ngelën, Greqia i përzuri pas luftës së dytë botërore duke i damkosur si nazi-fashiste!
Disa nga shqiptarët e pakonvertar në fenë muslimane, ngelën në Greqi nën presion për tu greqizuar. Ata kanë luftuar shumë për të ruajtur gjuhën e tyre shqipe sidomos pas viteve 1850 kur në Greqi nuk lejohej të mësohej e të flitej shqip por vetëm greqisht e cila kështu u bë e detyrushme për të gjithë. Gjyshi im më tregonte se deri në vitin 1850 më shumë se 80% e Greqisë fliste vetëm shqip.
Kështu që bacellinjtë, siç e thashë më siper u ndanë në dy degë; njëra shkoi e u vendos në Stamboll dhe tjetra në fshatin Zvirinë të Korçës.
Ikja e bacellinjve nga Selaniku qe shpërblimi si për gjithë shqiptarët që moren për luftën e madhe që bënë derisa i sollën lirinë Greqisë! Në fakt, shqiptarët nuk luftuanë për Greqinë siç flitet rëndom sot por për vendin e tyre Epirin, duke i gënjyer mëndja se shpëtimi nga Turqia do të ishte dhe shpëtimi i tyre i vërtetë! Greqia sapo mori pamvarsinë, u riorganizua tërësisht. Gjënë e parë që bëri, pasi forcoi veten, ishte përzënia e shqiptarëve nga trojet e tyre mijravjeçare dhe ndalimi i gjuhës shqipe. Ngritja e shkollave greke edhe atje ku nuk kishte asnjë grek! Përkthimi në greqishten e re i tërë literaturës së lashtë helene që ishte në një dialekt të gjuhës pellazgo – iliro - shqipe. Pasi u bënë pastrimet e duhura, revanshi filloi me pretendimet për Epirin, i cili akoma kishte ngelur nën Perandorinë Otomane dhe kur Shqipëria fitoj pamvarsinë, vetëm gjysma e Epirit ju dha Shqipërisë, pa marrë parasysh se i tërë Epiri historikisht ishte banuar vetëm nga shqiptarë dhe disa maqedonas që flisnin vetëm shqip.
"Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke." Do te publikonte në atë kohë patrioti JANI VRETO.
Bacellinjtë e Mollës së Kuqe
Sipas gjyshit tim, Beqir Bacellit, të parët tanë që mbahen mënd janë dy vëllezerit, Llazar dhe Angjelin Bacelli, të cilët ishin djem të Barba Dhimitrit ose Veipit siç e thërrisnin turqit. Ne jemi dega e Angjelinit kurse dega tjetër, ajo e Llazarit, humbi në Amerikë, Itali dhe në det.
Në këto rethana, siç e thashë më lartë, bacellinjtë morën rrugën e muhaxhirit. Ata që shkuan në Stamboll ishin dy djem të Llazarit; Dhimitri (Ademi) dhe Aleksandri (Iskanderi). Dhimitri kishte katër djem; tre u bënë tregëtarë në Stamboll dhe i kateriti, Stavri pasi shiti disa toka në Liqenin e Prespës, (Mullirin e Akilit) shkoi në Amerikë dhe atje humbi targë. Aleksandri pati djalë Robert Bacellin i cili studioi në Francë dhe u bë doktor i madh që luftonte malarjen e cila në atë kohë bënte kërdinë. Robert Bacelli e mbylli jetën e vet në Itali dhe pasardhesit e tij janë atje (në Palermo të Siqilisë). Tre djemtë e Dhimitrit (i dyti) në Stamboll i shitën dyqanet e tyre dhe bëne para të madhe, hypën në një anije së bashku me familjet dhe u nisën për në Shqipëri (në Zvirinë) për tu bashkuar me fëmijet e Angjelinit në Zvirinë. Anija e tyre u mbyt rrugës (kështu besohet) dhe përfundimisht dera e Dhimitrit u mbyll po te kemi parasysh edhe Stavrin që humbi në Amerikë dhe derën e Aleksandrit që humbi ne Itali.
Mulliri i Bacellinjve
Një mulli gërmadhë gjendet pranë Urës së Akilit,
Ku bashkohen Prespat, thirret Mullir’ i Bacellinjve.
I harruar i shkreti, asgjë s’ka ngelur nga mulliri,
Prapseprap’ është m'i bukuri i tërë mullinjve!

Zvirina

Ata që erdhën në Shqipëri ishin tre vellëzer, bij të Angjelinit; Xhafer (Gjergji) Bacelli, Pasho (Petro) Bacelli dhe më i vogëli prej tyre që nuk vuri emer turk, Gjini, si dhe babai i tyre Angjelini i Dhimitrit dhe vellai i Llazarit. Këta tre vëllezërit e fundit me babanë e tyre, ishin familje mullixhinjsh pasi në fushat e Larisës deri në Selanik kishin 9 gurë mulliri. Kjo ishte aresyeja që ata u vendosën ne Zvirinë, një fshat afër Maliqit të Korçes pasi aty kishin blerë toka ose i kishin shkëmbyer me disa prona rreth liqenit të Prespes, (aty ku bashkohen të dy liqenet, përbi urën e Akilit). Në fushën e Korçës ndërtuan një mulli për të cilin kishin aq shumë nevojë fshtarët (ndoshta mulliri i parë në Fushën e Kakaçit). Ardhacakët nuk shikoheshin me sy të mirë nga disa pronarë tokash në Fushën e Korçës dhe pas shume provokimesh që ata ti shisnin tokat dhe të ikënin nga kjo fushë, atyre ju erdhi dhe fati i keq pasi Gjini që ishte shumë i rrëmbyer, grindet me një nga bejlerët fqinj dhe e plagos atë por qahallarët e tij e vrasin Gjinin i cili la një djalë, Vangjeliun. Kështu filloj një luftë mes Bacellinjeve të sapo erdhur dhe bejlerëve të Fushës së Sovjanit që përfundoi me vrasjen e Beut të Sovjanit, Ibrahim Beut. Ndërhynë shumë miq nga të dy krahët për pajtim dhe si përfundim, të dy palët ndërluftuese dolën në gjyq në Elbasan. Bacellinjtë e humbën gjyqin dhe si përfundim duhet të shisnin tokat për të dëmshpërblyer armiqtë e tyre. Kështu ndodhi. Ata i shitën të gjitha tokat në Zvirinë dhe paratë jua dhanë familjes së beut të vrarë. Në këtë kohë kishte vdekur edhe i jati i tyre Angjelin Bacelli i cili ishte varrosur po në fshatin Zvirine ku ne kemi gjetur gurin e varrit me emerin e tij, shkruar greqisht i cili gur ruhet deri më sot në varrezat e fshatit Vashtëmi. Ruhet në Vashtëmi sepse Sabriu, një kushëri jonë (nga Bacelli ata sot quhen Malësia në Vashtëmi) para se të vdiste, së bashku me Kodhelin (edhe ky Malësia-Bacelli) shkuan në Zvirinë dhe e zhvarrosën Angjelin Bacellin (Bpatselis), Plakun, dhe e varrosën në Vashtëmi në varret e tyre familjare.
Hasmëria dukej se ishte mbyllur por miqtë i kishin këshilluar Bacellinjtë që të largoheshin nga fusha e Korçës pasi ata ishin jabanxhinj (grekë!) dhe beu (turk!) i vrarë i Sovjanit kishte patur shumë miq e simpati për rreth fushave të Kënetës së Maliqit që zor se do ta harronin varsjen e tij, pamvarsisht nga dëmshpërblimi.
Gora – Diva dhe Krushova
Më vjen shumë keq që zona ku unë linda dhe u rrita sot quhet Gorë, një emër i huaj siç janë edhe 70% e të gjitha toponimeve të qyteteve dhe fshtarve të krahinës së Korçës. Ky emër mund të këtë erdhur që nga pushtimi i Shqipërisë nga sërbët me Stefan Dushanin në krye ose që nga koha e pushtimit bullgar dhe, për fat të keq, as kush nuk ka bërë përpjekje që të gjejë emrin e vëretë shqiptar të kësaj zone para pushtimit sllav. Unë me aq sa kam mundur, mund të sjell mendimin tim sipas gojdhënave të pleqëve të zonës për emrin e vjetër të kësaj zone malore me bukuri të rrallë dhe, besoj shumë se e vërteta do të jetë kështu siç më ka treguar gjyshi im të cilën histori po e tregoj më poshtë.
Le ta fillojmw që nga Zvirina ku e lamë. Xhaferi me Pashon morën familjet e tyre dhe sipas porosive të miqëve shkuan dhe u strehuan në një lagje të Shipckës që tashmë ishte e shkateruar dhe nuk banonte askush por që ishte vënd i begatë dhe shumë i përshtatshëm për të jetuar. Kjo lagje thirrej me disa emëra si Shënkoll, Katundas dhe Krushovë. (Mbreti Zog i vuri emrin Mesmal ashtu si mendojmë se është quajtur ne shekuj). Shënkoll quhej edhe kisha që gjendet në të dalë të fshatit, rrugës që të shpie në Zvarisht-Lozhan. Sot në vënd të kishës ka ngelur vetëm një shkëmb i madh dhe gërmadhat rreth e rrotull ku akoma fshatarët muslimane shkojnë e falen sikur të ishin kristianë. Kjo lagje e vjetër e Shipckës, sot quhet vetëm Krushovë, emër që i ka ngelur që nga pushtimi bullgar dhe që do të thotë Dardhë. Në fakt, aty bëhen shumë gorricat por jo dardhat.
Le të them dy fjalë për linjën tjetër që është po gjaku jonë, atë të Vangjeliut, djalit të Gjinit pasi ne akoma e kemi ruajtur dashurinë e lidhjes së gjakut me ata dhe duhet ta ruajmë pasi jemi nga i njëjti zjarr.
Vangjeliu nuk shkoi në Krushovë por u vendos në Voskopojë ku kishte shumë të krishterë, dhe la trashgimtar Jorgon që e ndërroj mbiemrin nga Bacelli në Pina pasi kishte hyrë dhëndër brënda. Jorgua la pas një djalë të quajtur Kosta që u martua me Atën dhe ata patën një djalë, Jorgji Pinën dhe një vajzë e cila quhej Pandorë. Pandorën e kam dashur si nënën time e cila qe martuar me Dhimitraq Falon. Pandora ka lënë tre djem të cilët janë gjallë dhe me ta ne e ruajmë akoma dashurinë fisnore. Po ashtu ne kemi miqësi edhe me Pinat e Voskopojes që jane po nga vatra jonë. Të cilët nga fizionomia ngjajnë me ne sidomos Jorgji Pina, vëllai i Pandorës. Po ashtu edhe nga bisedat që bëheshin nga pleqtë tanë delte se ne kemi qënë një fis. Kosta vdiq në 1941 në Voskopojë, në atë vit që vdiq dhe babai jonë.
Fallot & Pinat e Voskopojës (Bacellët)
Gjikë Fallo kishte djalë Dhimitraqin që u martua me Pandora Pinën. Pandora ishte bijë e Kostë Pinës. Kosatë Pina ishte djalë i Jorgo Pinës dhe Jorgua ishte djalë i Vangjelit të Gjinit të Vangjel Bacellit. Kosta pati dy fëmije, Jorgjin që s’la fëmijë dhe Pandorën. Pandorën nga fisi jonë, martuar me Dhimitr Falon. Pandora ka lënë tre djem; Dhorin, Gaqon dhe Nikon.
Le të flasim dy fjalë per Dhimitraqin që mori për grua kushërirën tonë. Ky ka qënë shok i ngushtë i Ali Kelmendit dhe antar i Grupit Komunist të Korçës. Ishte më aktivi dhe më i zoti nga të gjithë por jo aq komunist sa të tjerët pasi ai kishte rezerva për Komunizmin dhe, ndoshta kjo qe arsyeja që ai do luftohej nga ky grup dhe një ditë do të vritej në rrethana tepër misterioze.
Ali Kelmendi kur bënte mbledhje të fshehta në Korçë, për ta hequr qafe nëse do të zbuloheshin, kishte caktuar Dhimitrin që të dilte i pari nga shtëpia baze ku mblidheshin. Dhimitri e kishte pranuar këtë sfidë siç i pranonte të gjitha sfidat dhe rreziqet që i kanoseshin nga shokët komunistët. Pas shumë debatesh dhe mosmarrveshjesh më në fund Dhimitri do ti braktiste shokët e tij komunistë dhe do të bashkohej me nacionalistët që më shumë deshën Shqipërinë sesa Rusinë. Dhimitri do të bashkohej me Ballin Kombetar dhe do të arrinte detyrën më të lartë në drejtim të kesaj organizate për krahinën e Korçës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1943, në mos gaboj ishte verë, ndërsa ai ishte duke ecur rrugës, një njeri (Sigurisht që ishte komunist) do ti hidhte një bombe që nga ballkoni i një shtëpie por Dhimitri vigjilent arriti ta kapte bombën në dorë dhe ta hidhte diku larg vetes por s’mund të kapte dot dhe largonte tre plumba të pabesë e tinzarë që nuk vonuan dhe erdhën derejt tij.
Bacellinjtë e Krushovës
Tani po e zgjeroj pak me dy vëllezërit që erdhën në Shënkoll apo Krushovë, siç thirret sot, nga vij edhe unë, para se të them dy fjalë për këtë fshat ku u linda dhe jetova deri në moshën 30 vjeç.
Xhaferi (Gjergji) dhe Pashua (Petro).(Dega e Pashos u mbyll pa fëmijë.)
Xhaferi pati vetëm një djalë, Telhanë dhe Telhaj pati tre djem; dy ju vranë në luftë dhe i treti Beqiri rrojti gjatë në Krushovë i cili la këta fëmijë: Qerimin, Pashon, Telhanë, Dilikon, Xikon, Gjylen, Hatixhen dhe Tahirë.
Qerimi
Xhaxhua siç i thoshim ne, ishte djali i madh i Beqirit. Ky ka lënë këta fëmijë: Kekon i cili emigroi në Australi dhe që ka vdekur atje beqar pa fëmijë. Ka lënë Musan i cili edhe ky emigroi në Australi dhe ka lënë 12 fëmijë me dy gra, ne njohim vëtëm një djalë të tij, Trevor Kerim (Bacelli) i cili u martua me çupën e kushërirës së tij, në Kombinat të Tiranës aty nga vitet ’70 dhe që bëri bujë jo vetëm në Tiranë por edhe në tërë Shqipërinë. Xhaxhua ka lëne edhe Xhaferin në Yzberisht të Tiranës i cili ka lënë pesë djem e tre çupa që jetojnë në Yzberisht, Kombinat dhe në Tiranë. Ka lënë dhe djalin e vogël Xhevitin që ka jetuar edhe ky po në Yzberisht të Tiranës dhe që ka lënë dy djem e tre çupa.
Xhaxhua si më i madhi fëmij i Beqirit, pasi Shqiperia fitoi pamvarsinë, shkoi në Greqi, në Selanik dhe kërkoi Tapitë e Pronave tona, grekët jo vetem që s’ja dhanë por i thanë që të mos dukej më në ato anë! Atëherë xhaxhua që ishte njeri shumë kurajos, trim dhe i zoti, nuk e la në mes punën e nisur dhe u nis për në Stamboll ku ishin dublikakat e të gjitha pronëseve sepse siç kemi thënë më lart, Selaniku me rrethinat ishte pronësi e turqve deri në vitin 1912. Me anën e ndërhyrjeve të miqëve të shumtë që xhaxhua kishte në Stamboll, arriti dhe i mori të gjitha dokumentat që i duheshin. Kur xhaxhua vdiq, tapitë e tokave e pasurive tona në Selanik ja la të birit të tij, Xhaferit të cilin kurrë se kam pyetur se ç'i bëri ato. (Reshati, i biri i Xhaferit, më ka thënë se tapitë u dogjën në kohën e luftës kur u dogj shtëpia e xhaxhos.)
Qerimi ka qënë anëtar i çetës së Shahin Matrakut, mikut të Pashos, Muharrem Moglicës dhe Mersin Starjes. Si Qerimi dhe Pashua u dënuan nga regjimi i Zogut me 2000 frënga ari për veprimtarin e tyre antizogiste, kurse Pashua bëri edhe tre vjet burg në burgun e Korçës.
Qerimi së bashku me Tili Punmirën, mikun e shtëpisë sonë, vranë një nga turkoshakët më të poshtër të zonës sonë.
Qerimi në rrethimin e Zalo Zvarishtit dhe Shahin Matrakut (në Gjinikas) u bë një nga heronjtë kryesorë të shpëtimit të çetës së Shahin Matrakut. Ai së bashku me babane tim Telha Bacellin, me xhaxhanë Pasho Bacellin, dhe me Sahit Bebrin ngritën në këmbë shumë fshatarë të krushovës, Zvarishtit, Dolanit dhe shkuanë në ndihmë të Shahin Matrakut që gjendej i rrethuar në Gjinikas nga Zalo Prodani, një turkoshak shqiptar dhe e rrethaun atë duke i thënë, "ose ik dhe lere të lirë çetën e Shahinit ose do të luftosh mes dy zjarresh; me ne dhe me çetën e Shahinit." Zalo Prodani megjithse qe me një ushtri te madhe dhe të rregullt turke, preferoi të largohet dhe kështu shpëtoi Shahin Matraku dhe çeta e tij.
Ahmet Bacelli që ka grua Verën, punoi si shofer në ushtri dhe me pas ai u be shef i ofiçinës së transporteve për Tiranën derisa doli në pension. Demokracia e bëri përsëri shofer dhe atje duke ngarkuar një makinë i ra infarkt i miokardit dhe vdiq. Ka lënë dy djem dhe një vajzë, Eltonin, …dhe Bonën. Bona është në Florida e martuar me një amerikan.
Katër çupat e Xhaferi Bacellit në Yzberisht u shkolluan me arsim të lartë. Po ashtu dhe bacellinjtë e tjerë në Tiranë punuan kudo në industri e bujqësi, në fshat dhe në qyetet; Qazime Bacelli mësuese letërsie, Ferdane Bacelli mësuese rusishte, Zinet Bacelli mësuese, Hyrije Bacelli shefe llogarie në Karburantet e Tiranës, Zyka punoi në industri, Vajbeja në Kombinatin Tekstil, Rrahimeja punoi në fermë bujqësore, Shabani punoi në ndërtim, Nefiu në minierën e Valiasit, Qerimi punoi shofer urbani në Tiranë, Aipi punoi si eskavatorist në tullat silikate, etj.
Pas rëniës së komunizmit në Krushovë iken të gjithë bacellinjtë me përjashtim të një shtëpie, ajo e Naim Bacellit i cili sot është pronari i vetëm i fshatit Krushovë, fshat që është kthyer në një gërmadhë të vërtetë. Edhe Naimi një ditë do të largohet pasi ka bërë shtëpi në qytetin e Korçës.
Krushova tani është vetëm Krushovë e Kishës dhe Xhamisë së bashku me varret e vjetra të gjysh-stërgjushërve tanë.
Pyjet dhe pemët i ka prerë një dorë kriminele dhe kurora e bukur që e hijeshonte fshatin nuk ekziston më. As krojet me ujë të ftohtë akull nuk janë më, as luadhet e gjelbërta me bar e lule erëkëndëshme nuk janë më. Bashkë me njeriun kanë ikur edhe bukuritë e fshatit. Nuk thonë kot që një shtëpi, një lagje, një fshat apo qytet e mban gjallë fryma e njeriut.
Pashua, xhaxhai tjetër, i cili ka lënë dy djem e tre çupa me gruan e tij Begzo; Refatin i cili është deshmor i kombit i cili ka lënë vetëm një vajzë, Shegën e cila është e martuar në Kamëz Tiranë. Ka lënë Fajzlliun (Liken) i cili ka lënë vetëm tre cupa, Sadiken, Amerien dhe Minen.
Tre cupat e xhaxha Pasho janë: Nilja e martuar në Dersnik me Feim …, Hysnia e martuar në Gjonomadh e cila fshehu floririn tone në njerzit e saj. I shoqi quhej Isuf. Dilikoja, së cilës ne i thoshim Pupi që mbeti beqare dhe që vdiq në mosëen 24 vjeçe.
Refati, ka lindur 1910 dhe është vrarë në Turan të Korçës në vitin 1944 nga ballistët e Lozhanit; nga Beqo dhe Saliko Xhengo, mbasi Refati qe një nga aktivistët e flaktët të lëvizjes Nac. - Çlirimtare.
Fajzli Bacelli, është djali tjetër i cili u martua me Naimen nga Shkoza dhe pati 3 çupa që i prënda më lartë dhe një djalë i cili vdiq i vogël nga minigjiti.

Pasho Bacelli

Një nga aktivistet e parë të pas pamvarsisë së Shqipërisë për ruajtjen e tërësisë teritoriale të Krahinës së Korçës ka qënë edhe xhaxhai im Pasho Bacelli, një ish oficer i qeverisë autonome të Korçës.
Shkrimi i më poshtëm, është marrë nga dëshmitarë të kohes dhe bën fjalë për këtë luftëtar të familjes Bacelli. Shwnimet në kllapa janë të mijat.

Në zhvillimet historike të fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të, kur rilindasit shqiptarë luftonin për formimin e kombit, dhe shtetit të lirë e të pavarur shqiptar si dhe në zhvillimet e mëtejshme historike, këto anë u mbushën me luftëtarë nga të gjithë fshatrat e Gores dhe Oparit nga rradhët e të cilëve u shfaqën shumë figura të shquara si Shahin Matraku, Jashar Tudasi, Fejzulla Shahinasi, Xume Protopapa, Zalo Zvarishti ( daja im), Pasho Bacelli (xhaxhai im i cili qe oficer i Themistrokli Gërmenjit), Kajo Babieni, Asllan Gurra, Malke Zvarishti (xhaxhai i nënës sime), Ismail Dërdusha, Xhezair Senishti (djali i hallws), Agush Halim Gjergjevica e shumë të tjerë që kanë nisur aktivitetin si komit në krah të kapedanëve dhe atdhetarëve të shquar që luftonin për formimin e kombit shqiptar dhe pavarësinë e atdheut si Themistokli Gërmenji, Bajo e Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Muço Kapinova, Sali Butka, (mik i babajt tim) Tefik, Qamil dhe Riza Panariti,( xhaxhallarët e bashkëshortes sime Ervehe Grabocka) Lace e Zoto Backa etj.
Veprimet me armë ishin ndërprer por lufta për copëtimin e Shqipërisë në planet e shteteve imperialiste dhe shoviniste vazhdonte. Përpara këtij rreziku që i kërcënohej vendit patriotët e shquar korçarë krijuan një komision dhe zgjodhën një komitet me emrin "Komiteti për Mbrojtjen e Korçës" ku bwnin pjesw kwta burra, Vasil Tromara, Thimi Çikozi, Qani Deshnica dhe Refat Shtylla (daja i gruas sime). Ky Komitet, ndër detyrat kryesore pati organizimin e mbrojtjes së Korçës, duke armatosur dhe organizuar forca vullnetare, në krye të të cilëve u emërua Patrioti dhe luftëtari i Shquar Sali Butka. Takimi u bë fill pasi u përhap lajmi për dorëzimin e Korçës dhe Gjirokastrës trupave greke në emër të Antantës.
Morën pjesë të gjithë krerët dhe kapedanët e krahinës së Korçës, Devollit, Gorës, Oparit, Skraparit, Kolonjës, Pogradecit, Gramshit, Beratit, Përmetit e krahina të tjera. Krahas tyre morën pjesë edhe klerikë ortodoksë, myslimanë e bektashianë me ide dhe veprimtari patriotike.
Rreth 400 fshatarë nga Shkozanj, Lekasi, Tudasi, Xerja, Marjani, Gjonbabasi, Gurrmujasi, Gjokshtirasi, Protopapa, Denasi, Punmira, Mazreka, Pulaha, Gjinikasi, Karbanjozi, Moglica, Dushari u bashkuan me vullnetarët gorarë nga Krushova, Voskopoja, Zvarishti, Senishti, Dolami, Qëncka, Shipcka, Zbogjëria si edhe nga Tomorica, Skrapari e Kolonja të pozicionuar në Gjergjevicë e Gjonbabas për të mbajtur e mbrojtur kuvendin i cili njihet si Kuvendi i Gjergjevicës.
Të gjithë ishin nën komandën e Patriotit Jashar Tudasi dhe oficerit patriot Pasho Bacelli.
Shumë nga vullnetarët Oparakë, bashkë me vullnetarë gorarë dhe të krahinave të tjera, qëndruan dhe morën pjesë në luftën patriotike e cila solli data lavdiplotë me rëndësi për gjithë Shqipërinë si Kongresi i Lushnjës më 21 janar 1920, mitingu i madh i Korçës me qeverinë e Tiranës, nënshkrimi i protokollit të Kapshticës më 28 maj 1920, luftën e Vlorës në 1920 etj.

Takimi i patriotëve në Gjergjevicë, pati rëndësi të madhe pasi vendosi që në zonën e Korçës të mbaheshin forca të gatshme vullnetare të armatosura për të mos lejuar qeverinë Franceze të largonte trupat e saj nga Krahina e Korçës, të mos lejonte trupat greke të pushtonin territore në kufinjtë jugorë të Shqipërisë, të bashkohej krahina e Korçës me qeverinë e Tiranës. Për mbrojtjen e Korçës nga rreziku i pushtimit grek. Kordinator i gjithë këtyre lëvizjeve patriotike qe oficeri i Themistrokli Gërmenjit, toger Pasho Bacelli.
Telha Bacelli
Babai ynë
Lindi më 22 gusht 1878 në Krushovë dhe vdiq në 4 gusht 1941.
Në fakt babai ynë ështe i pari njeri që ka sjellë librat shqip në Krushovë sepse ai ka qënë një nga delagatët e Kongresit të Gjuhës Shqipe në Manastir në vitin 1908. Ai shpërndante libra jo vetëm në Krushovë por në tërë zonën e Korçës së bashku me Kiço Miçolliun nga Voskopoja dhe Sahit Bebrin nga Krushova, ky i fundit ka qënë nje nga shokët më të afërt të babait pasi që të dy kishin jetuar dhe punuar disa kohë në SHBA.
Në vitin 1917 Telha Bacelli, Sahit Bebri dhe Dalip Dango shkojnë në Amerikë (Çikago) përsëri për tre vjet. (Ishte hera e dytë) Në njëzeten ai kthehet nga Amerika dhe solli shumë libra e fletore që ja kishte dhënë shoqëria “Malli i Mëmëdheut” anëtar i së cilës ai ka qënë që nga viti 1906 kur ishte për herë të parë atje. Pas një viti ai shkoi përsëri në Amerikë dhe u kthye përfundimisht në Krushovë në vitin 1927, datë pas së cilës ai nuk u largua më nga Krushova derisa vdiq në vitin 1941. Nga viti 1929 dhe deri në vitin 1937 kur ai doli në pension, ka punuar si rojtar pyjesh.Pas daljes në pension vështirësitë ekonomike u bënë më të mëdha dhe babai vendosi që mua të më dërgoi në mërgim, kështu që ai bëri gati të gjitha dokumentat e mija me anën e miqëve të tij në Korçë, dhe një ditë prilli të vitit 1938 më dha bekimin e unë u nisa për në Australi. Shkova deri në Durrës dhe prisnja anijen e radhës për në Itali. Atje më vjen vëllai im i madh, Rexhepi dhe më thotë, "ti Adem je shume i vogël për kurbet. Në vëndin tënd do të shkoj unë sepse jam mbi 25 vjeç dhe ti nuk i ke mbushur akoma 17 vjeç!Unë kam marrë dhe bekimin e babait." Në fakt nuk ishte kjo arsyeja e vërtetë por nga që Rexhepi qe bërë me hasmë sepse kishte rrahur dikë dhe në zonën tonë marrja e hakut nuk zgjerohej në familjen e atij që bënte rrahjen por vetëm nbi personin që e kryente atë. Sot ai është i vdekur në Hobart të Tasmanisë por akoma dokumentat e tij janë në emrin tim dhe në varr të tij është shënuar emeri im, Adem (Rexhep) Bacelli, kështu që unë do të kem dy varre. (Në fakt Ademi, babai im ka tre varre që janë me emrin e tij; një në Hobart të Tasmanisë, një në Lezhë dhe një në Korçë. Agimi.)
Dua të kujtoj se gjatë regjimit të Fan Nolit (vetëm për gjashtë muaj), babai, si mik i Fan Nolit, dërgoi lajm që, "Të gjithë bacellinjtë të punojnë e luftojnë për Fan Nolin." Porosinë e tij e kryen vëllezërit e tij Qerimi dhe Pashua të cilët u bënë luftëtarë të Fan Nolit. Në këtë kohë Fan Noli gradoi Pashon oficer të Shqipërisë, një gradë më lartë seç ai kishte mbajtur në kohën e Themistrokli Gërmenjit, (Koha e Frances).
Me ardhjen e Zogut në pushtet, bacellinjtë u panë me sy të keq dhe bile ju ndalua atyre që të lëviznin pa lejë, ky qe një lloj internimi për familjen tonë. Atëhere bacellinjtë u lidhën më shumë me tokën dhe bagetinë e tyre dhe për disa kohë nuk lëvizen më nga fshati.
Babai dhe shokët e tij që shpërndanin libra shqip, qëndrën e kanë patur në kishën e Voskopojës, Shen Prodhon (Prodon). Miku i tij më mirë ka qënë Kristo Miçolliu, sot Dëshmor i Kombit. Për ti shpëtuar përndjekjes së turkut ai shkoi në çetën e Kajo Babjenit. Në Prill të vitit 1914 me porosi të kapedan Themistrokli Gërmenjit, çetat e Gorës u bashkuanë në Korpusin Vullnetar që komandohej nga vetë Gërmenji. Babi kujtonte me mburrje një nga luftrat e tij nën drejtimin e Themistrokliut, atë të 19 Prillit 1914 në Qarr kundër forcave shoviniste greke që e fituanë pa asnjë humbje. Po ashtu ai kujtonte dhe betejën tjetër në Nikolicë që u bë në 24 Prill 1914 ku komandonte dhe vëllai i tij Pasho Bacelli. Armiku grek u shpartallua megjithëse dispononte shumë forca dhe material ushtarak. Kjo qe një betëjë shumë e ashpër. Në fushën e nderit ranë katër dëshmorë; Jakup Strelca, Xhemal Krosnishti, Liman Çershniku dhe Rakip Sadurishta. Telha Bacelli u plagos rëndë. Telhai në këtë luftë ka qënë bashkë me dy vëllezërit e tij, Pasho Bacelli dhe Tahir Bacelli të cilët së bashku me Met Bebrin i erdhën mënjëherë në ndihmë dhe e transferuanë në një spital për mjekim.
Vdekja e papritur e babait, Telha Beqir Bacellit
Babai im ishte nje rojtar pyjesh dhe njëkohësisht mësues privat në fshat që na mësonte ne bacellinjëve dhe ndonjë tjetri nga fshati, gjuhën e bukur shqipe, historinë dhe gjeografinë e shqiptarëve, sigurisht kur ai kishte kohe pasi koha e lire për të qe shumë e rrallë. Babai për vete kishte mësuar shkrim e këndim shqip në Amerikë nga mësues të shoqerisë “Vatra” dhe që nga Amerika ai kishte sjell libra shqipe të cilat i shpërndante në zonën e Gorës dhe me tej sipas mundesisë që kishte. Ai thoshte se shqipen e mësova pasi në Amerikë më duhej të mësoja anglisht dhe ata shqipatrë që na mësonin anglishten, ne që s’dinim shqip, më parë na mësonin shqip. Ai kishte jetuar në Çikago, Boston, Jamestoën dhe në Brooklyn të Nju Jork-ut. Në Xhejmstaun ai ka dalë në fotografi me Fan Nolin ne mars të vitit 1908 pasi babai jonë mërrte pjesë rregullisht në takimet që bënin shqiptarët orthodoks.
Nje nate, babai u kthye nga Voskopoja shumë i sëmur, i merreshin mënd, kishte të vjella dhe mezi qëndronte në këmbë. Kali i tij e solli deri në obor dhe atje unë e zbrita nga kali e mora për krahu dhe e ngjita lart tek oda e miqëve. Ai kërkoi një çaj dhe me pas i tha nënës ti bëjë gadi rrobat e fjetjes. U shtri në shtrat dhe kërkoi të pijë një cigare që nuk mundi dot. Dëgjova që ti thotë nënës, “Sanie mi bëj hallall të tëra dhe mi rrit djemtë të bëhen burra të mirë.” Nana e piklluar i tha të mos fliste ashtu së prapthi pasi të tërë sëmuren, por ai ja preu fjalën duke i kujtuar ëndrrën që kishte parë disa ditë më parë ku ai ishte takuar me të jatin e tij Beqirin i cili kishte qënë së toku më kushëriun nga Voskopoja, me Jorgon, dhe ata të dy hipur në kuaj mbanin me vete dhe nje kalë tjetër të bardhë. Kur Jorgua i tha babait se përse e kanë marrë dhe një kalë tjetër, Beqiri ju përgjegj, ky kalë është për Telhanë. Hë Sano, të kujtohët? Sonte është dita që unë të hip në atë kalë që më ka sjellë babai. Baba, pritëm se po vij me ty.” Pasi tha këto fjalë ju var koka dhe ju mbyllën sytë që nuk do ti hapeshin kurrë.
Në fshat flitej se ai ishte helmuar nga grekët me të cilët ai ishte takuar tek një miku i tij në Voskopojë dhe kishin shkuar të pinin kafen tek klubi “Kafe Rinia” i Risto Tullacit . Në fakt unë u interesova që të dija të vërtetën e vdekjes së babait por atë kurrë nuk e mora vesh. Mësova vetëm se babai vërtetë kishte debatuar gjatë me grekët, bile ishte zënë me ta tek “Kafe Rinia” e Ristos. Këtë gjë e pranoi dhe Tullaci.
Sanie Halim Bashllari
16 korrik 1888 – 11 prill 1977.
Nëna jonë ishte nga Zvarishti
Nëna jonë ishte e sertë që s’dintë të përkëdhelte kurrë pamvarsisht se nuk tregonte e ashpër por shumë më e re seç ishte dhe se punonte si grua dhe si burrë. Babai kishte dy vjet që na kishte vdekur. Nëna në brez e kishte zakon të mbante një nagant dhjetësh austriak. Ajo kishte tipare shume të bukura; qe e gjatë si selvi, me flokë të zez sterrë dhe fytyrë shumë të pastër e të bardhë ku shkëlqenin dy sy blu si dy liqej. Fytyra, flokët dhe sytë bënin një kontrast të jashtëzakonshëm dhe të bukur. Hundën e kishte shumë të bukur dhe qafën e gjatë. Nëna nuk ngjante fare si fshatare. Flokët i thurte gërshetë. Në fshat, kur ajo qe nuse, thoshin se kurrë nuk kishte erdhur një nuse kaq e bukur. Ajo vinte nga një familje luftarake nga Zvarishti ku Malkë Zvarishti qe i afërm i saj dhe kishte krijuar çetën e parë komite të Gores që luftoi me trimëri kundër turkut, grekut, italianit dhe gjermanit. Më pas ai u bashkua me çetën e kushuririt të parë të nënës, Zalo Zvarishtit dhe me Kajo Babjenjit. I jati i nënës, Halim Bashllari kishte luftuar me turkun dhe nuk dihet fundi i tij! E jëma quhej Hemlian (Hane).
Babai ka punuar rojtar pyjesh ndërsa nëna gjithëmonë shtëpiake dhe ka përballuar një punë të madhe sepse ka rritur 7 djem, si dhe ka gatuar edhe për hyzmeqarët pasi ne ishim një familje e mesme fshatari. Po ashtu ajo kujdesej edhe për argatët që vinin e punonin për ne dhe çobenët që na kullosnin bagëtinë. Vërtetë kur e mendoj sot nënë Sania ka qënë një heroinë pasi jo vetëm gatimin por të gjitha punët e shtëpis i bënte vetëm dhe s’pranonte asnjë ndihmëse pasi fati nuk i dhuroj asnjë çupë. Vetëm kur u rritëm ne filloi pak ti lehtësoheshin punët e shtëpisë. Nëna na thoshte neve para se të lindëte Halimi se , “do t’ju bëj me një motër” por s’qe e thënë. Kur lindi përsëri djalë, nëna s’u mërzit por tha, “Perëndia na jep mbarësi dhe gëzim në këtë ditë të shënuar të Pranverës.” Më shumë nga ne vëllezërit u gëzua Beqiri i cili tregonte se, “kur lindi Halimi, myzhdenë erdhi dhe ma dha Feko Agolli, çobani jonë i dhenëve. Bequa në atë kohe ishte 22 vjeç dhe punonte në mulli me xhaxha Qerimin. Nga gëzimi i madh ai i dha Fekos një napolonë flori dhe e dërgoi për tre ditë në shtëpinë e tij në Zvarisht. Dhentë i mori vetë ti kullosë tek Kasollet e Thanës pasi ai vënd qe i bekuar, nuk e rrihnin erërat, nuk e mbante gjatë dëborën dhe ishte si një “Myzeqe e Vogël” në mes të maleve të lartë të Krushovës. Ne dhentë i shpinim për kullotë në Kasollet e Thanës gjithmonë në datën 3 Mars Allaturka që i bie në 17 Mars sipas kalendarit Allafrënga (që është kalendari jonë sot). Halimi u rrit e u burrërua dhe nënës ja shpërbleu tërë atë përkujdesje dhe sakrificë që ajo bëri për të, me dashuri dhe kudes të veçantë. Kur ai doli në punë si mësues, sa herë mërrte rrogën i blinte nga një dhuratë nënës sone dhe i sillte gjithashtu për të ngrënë. Vërtetë doli parashikimi i nënës dhe Beqos se ky fëmijë do të na sillte mbarësi në familje. Ne e deshëm shumë Halimin por edhe ai na deshte shume. Ai e gëzoi babain dhe nënën tonë. Si u bë mbi katër vjeç, Halimi filloi të dalë nga shtëpia “me shokë” dhe të imitoi të rriturit. Ai së bashku me vëllanë tjetër, Bajramin, dhe me kushërinjtë Ferik dhe Reshat që afërsisht të katër ishin në një moshë me diferenca 3-4 vjeç, luanin bashkë. Halimi, me që pinte sisë, ikte vjedhur nga shokët kur e mërrte uria, ndërsa kur kishte njerz të huaj në shtëpi, ai e thërriste nënën të dilte jashtë se , “ashtu kishte një punë” !
Në moshën 4-5 vjeçare të Halimit na vdiq babai dhe Halimi megjithëse shumë i vogël e mban mënd fare mirë atë ditë të zezë. Ai na tregon se i kujtohet xhenazeja në mes të dhomës dhe qarjet e Beqos me zë. i kujtohem unë që qaja pa zë dhe Bajrami që mbulohej me jorgan dhe qante poshtë rrobave. Vdekja e babait na varfëroi shumë pasi asnjë nga ne nuk ishte aq i zoti për të përballuar atë jetë të vështirë në Krushovë.
Vështroja Halimin që luante dhe mendoja se për mua kishte kaluar ajo kohë e lodrave. Për mua ishte turp që të luaja ashtu si Bajrami dhe Halimi me plloçkë, me cingël, me litar, me kolovajzë apo symbyllka. Bile nuk I lejohej më as Ramizit dhe Besimit. Neve duhet të punonim që ti dilnim zot shtëpisë pasi vëllai i madh Rexhepi kishte shkuar në kurbet në Australi, Beqiri mërrej me mullirin dhe drejtonte hyzmeqarët, çobenët dhe argatët. Barra e babait i kishte rënë atij më shumë.
Telhai i cili është babai im dhe së bashku me nënë Sanien, kanë lënë shtatë djem:
Rexhepin, i cili emigroi në Australi (Hobart të Tasmanisë). Name: (Rexhep) Adem Telha Bacelli. Birth: 04 Aug 1915 - Albania Death: 31 Oct 1978 - Hobart, Tasmania, Australia
(Rexhep) Adem Telha Bacelli Left Italy on the 18th March 1939, he sailed from Italy to Brisbane Australia on the ORIENT LINE BIGLIETTO CI PASAGGIO CLASSE TURISTICA B. Ticket number 473 – Cost of ticket 43 Pounds. Arrived in Australia March – April 1939.
War was declared later that year, My brother Rexhep along with all other non – naturalized immigrants were rounded up by the Australian government and put in an Internment Camp. At that time he had a farm in Queensland. It was taken off him by the Government and they paid him for the property whiç was far less than what it was worth. Our cousin was living in Queensland at that time as well his name was Mousse Kerim (Musa Qerim Bacelli). Rexhep stayed in the camp for a period of time and was allowed out of the camp with a Doctors certificate to say he was sick. He opened up a restaurant in Brisbane city, Rexhep sead then General McCarthur of the American army would have breakfast at his café. After the war he stayed in Brisbane until about 1949 he moved to Sydney where he opened up another café, he stayed there until about 1953.He then moved to Tasmania where he worked at various hotels as a cook.He met his future wife at 1953 they both worked at a hotel called Wrest Point.They fell in love and married (his wife name was Kathleen Curtis born 26th January 1930 in Victoria Australia ) Their first born was a son named TELHA DENNIS TELHA, born 26th September 1954. Their second son, MARK REXHEP TELHA, WAS BORN on the 9th August 1956. Their third son ADRIAN JAMES TELHA was born on the 7th December 1957. Their fourth son RICKY JOHN TELHA was born on the 21st January 1958.
Rexhep continued working as a cook for the rest of his life in Tasmania, he was ill for a long time before he died, the pain in his chest became so bad he went into hospital on the 15th September 1978.The new was not good, The doctor said my brother had Terminal Cancer and it was not possible to operate on him. My brodherr died on the 31st of October 1978. Aged 63. He was born in Albania 4th August 1915. Passport Name – Adem Telha Bacelli. Changed his name to Rexhep Adem Telha when he arrived in Australia in 1945.
Nje leter nga Australia
Mendoj se ja vlen që një letër personale të cilën po e jap më poshtë, dërguar nga kusheriri im Mark Telha (Bacelli) nga Australia. Shoh tek Mark një dashuri të madhe për Shqipërinë, vëndin e të jatit dhe për njerzit tanë atje.
Mark ka lindur në Australi dhe për fat të keq nuk flet shqip por është 100% shqiptar nga të gjitha tarbietet, si i themi ne. Ai ishte për një muaj me mua në Shqipëri.
Dy gjëra atë e lanë shumë të habitur; mikpritja shqiptare që nuk e ka kush në botë dhe ndërtimet e shumta,aq të shumta sa atij ju duk sikur e gjithë Shqipëria është një kantier ndërtimi dhe ku të gjithë shqiptarët nxitojnë kush e kush të ndërtojë më shumë! Këto përshtypje ai ja dha gazetes “Nosti” që shpërndahet në Korçe e Pogradec.

Ne ishim edhe në Greqi e Itali dhe Mark mu betua se në Greqi ka parë fytyrën më të keqe e me të shemtuar njerzore që mund të ekzistojë në botë. Kur kaluam kufirin në Kapshticë për të hyrë në Shqipëri ai i tha Greqisë: "Mos ta pafsha kurrë surratin!" Këtë e bëri sepse, përsa ndënjëm në Greqi,vumë re diskriminimin aq të hapur që u behet shqiptarve, nëpër pikat e kalimit me Greqinë, nga autoritetet greke.Ne pamë atje se si shqiptarët mërreshin në kope dhe kontolloheshin me imtësi duke u sorollatur për orë të tëra. Një shqiptar na tha se "Kam 12 orë që pres dhe nuk e di se per ç'far?!"

Në Greqi, kudo që shkuam, pamë shumë shqiptarë rrugëve dhe stacioneve të trenave e autobuzave që prisnin të shkonin diku...Të gjithë dukeshin shumë të lodhur dhe të stresuar. Folëm me shumë prej tyre dhe të gjithë ankoheshin për përbuzjen dhe diskriminimin që u bëheshin nga grekët!

Një tablo të gjëra për këta fatzinj që nuk i mban vëndi i vet, na i dha një zonjë e nderuar shqiptare që punonte si agjente në një stacion autobuzash në Larisë. Bona.

Letra nga Mark Telha Bacelli

Hello Agim, .....
I must thank you for your hospitality and looking after me on our trip, it was something I have wanted to do since I was a child it was very important for me to meet all of my relatives in Albania, it was a trip I shall never forget. To go to the village where my father was born and to visit the tombs of my grandfather and grandmother was very emotional and I shall never forget those memories. To you Agim my brother, you done so much for me I am very gratefull you spoke for me and interpreted back for me it was very hard work for you, without you I do not think I would have gone to Albania by myself.
To meet all my family was a wonderfull experience I miss them all and look forward to seeing them again with Carolyn, Jodi and Scott with me next time ,and I hope I will be able to speak to everyone in Albanian, I hope my uncles and their families are all in good health and if you contact them send our love and best wishes from everyone here in Tasmania. I say good bye for now my brother Agim. I miss you and I send our love to you. Mirëupafshim.
Jour brother, Mark
Beqirin, i cili ka lënë një vajzë dhe një djalë; Sofikën dhe Rizanë.
Sofika është martuar në Fier, s’ka fëmijë.
Rizai jeton në Bulgarec, Korçë. I martuar me Bylyre Mullaymerin nga Moglica. Rizai ka dy vajza dhe një djalë. Vajzat quhen Denisa dhe Aurora. Djali quhet Elis.
Ademin, (Adam Telha Bacelli. Birth: 20 Aug 1921 Death: 14 Mar 1987 – Lezhe), jam unë, martuar me Ervehenë nga Grabocka e Panaritit dhe ne kemi gjashtë fëmijë;
Dhurata është fëmija im i parë. Ajo është martuar në Maliq me Ylli Pashollarin nga Velçani dhe ata kanë këta fëmijë; Gentianën, Enean, Olën, Mamicën dhe Kostikën. (Gena është beqare, Ola dhe Mamica në Greqi. Enea jeton në Greqi dhe Kostika po në Greqi. Mamica ka burrë Jorgon dhe një djalë që quhet Dhimitër.)
Agimi është fëmija im i dytë, i vetmi djalë. Oficer në Aviacionin Luftarak Shqiptar. Martuar me Evrion Avxhi nga Bulgareci. Ata kanë dy djem; Ermalg dhe Erkend. E treta është
Shpresa, martuar me Shefqet Bahri Vila nga Zbogji i Korçës dhe që banojnë në Tiranë. Shpresa ka dy vajza dhe një djalë; Olsën, Joridën dhe Skerdianin.
Nexhmija është femija e katërt, martuar me Zylfi Bektash Dilko nga Voskopi i Korçës (vdekur në Janar 2000) dhe që kanë dy djem; Enin dhe Erindin.
Valentina është e martuar me Agim Irfan Bengën nga Malqi i Korçës (me origjinë nga Belortaja) dhe kanë dy djem; Erin dhe Denisin.
Mimoza është vajza ime e vogël, martuar me Leonard Prel Toma nga Shëngjini i Lezhës (me origjinë nga Dukagjini) dhe që kanë dy djem; Aldon dhe Serxhon.
Ramizi është djali i tretë i Telhait, i martuar me Idaete Fejzo nga Pirgu i Korçës dhe ata kane tre fëmijë,
Zijanë i martuar në Moglicë me Bukurie Mullaymerin dhe kanë dy djem. Djali tjetër i Ramizit ka emrin e babait tonë,
Telha, ai është martuar në Gjonomadh të Voskopojës dhe ata kanë dy çupa. Në fakt, Tehai i Ramizit nuk i ngjet babait.
Voltisa ështe fëmija e fundit e Ramizit e cila është e martuar në Korçë.
Tregimi i Ramizit
“Ishte muaji qershor, viti 1942 kur Italia Fashiste kontrollonte vendin tonë dhe kur në familjen time flitej për ditë kundër pushtimit. Vëllai im Ademi kishte ishte bashkuar me njësitet guerile që luftonin Italinë, bile udhëhiqte njësitin gueril të fshatit.
Ndodhesha mbi Majën e Saçit, sipër Ludhit te Dules ku ka burime me ujë të pijshëm. Më poshtë ndodhet një pellg natyral që ne e thërrasim Rezervuari i Shipckë-Krushovës. Atë ditë kullosja dhentë e familjes megjithëse isha vetëm 14 vjeç. Një kaçator italian vërtitej mbi kokën time. Me vete kisha dhe një pushkë të gjatë italiane. Ju mata njëherë ti binja...Befas kaçatori filli të qëlloi mbi mua. Plumbat më fërshellyen afër veshit dhe ranë në tufën e deleve nga të cilat disa ngordhën në vënd dhe shumë u plagosën. Kaçatori iku dhe pas pak u kthye përsëri por këtë radhë unë isha fshehur mes një grope të një shkëmbi dhe me pushkën gati, shikoja nga qielli. Sapo më doli në shteg e qëllova. U ngrita në këmbë dhe e mbusha përsëri dhe pasi mora shënjë e qëllova prapë. Drejtimi që mori avioni ishte fusha e Maliqit. Më vonë mora vesh se avioni kishte rënë në afërsi të Maliqit, në Sovjan. Dëshmitarë kanë qënë Safet Butka, shoku Nexhip Vinçani dhe shokët e tyre.
Më vonë mora vesh se qëllimi i erdhjes së kaçatorrit ishte të zbulonte dhe qëllonte bazën në Shipckë ku ishin mbledhur krerët e Ballit Kombëtar dhe krerët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të zonës së Korçës me qëllim të bërjes së një marrveshje të përbashkët për të luftuar Italinë Fashiste. Ballistët kishin dërguar Safet Butkën etj., ndërsa partizanët kishin dërguar Behar Shtyllën, Nexhip Vinçanin etj. Nuk dihej se kush kishte dekonspiruar këtë takim dhe italianët dërguan avionin me qëllim ose të bënin presion që të mos arrihej një marrvëshje për ta luftuar pushtuesin ose të godisin bazën nëse do ta gjenin dhe ta shkatërronin që në embrion atë nismë të luftëtarëve shqiptarë.”
Besimin të martuar me Pullumbeshën nga Bulgareci, nga familja e Bido Cakes. Ata kanë vetëm dy fëmijë; djalë e vajzë. Djali quhet
Leonard Bacelli dhe është martuar në Korçë me Ana ... Kanë dy fëmijë; djalë e vajzë. Djali quhet Besian dhe vajza quhet Sanie.
Adelina dhe është e martuar gjithashtu në Korçë me Ëngjëll Lartin dhe ka dy djem Erlin dhe .
Besimi ka qënë autokombanjer, traktorist dhe brigadier SMT. Ka qënë shumë puntor dhe mban disa dekorata dhe Fletë Lavdërime midis të cilave është ky më poshtë:
D E K R E T
Nr. 2640, datë 15.4.1958
PËR AKORDIM DEKORATASH
Në mbështetje të nenit 58, pika 8, të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë:
Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë;
PRESEDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
DEKORON:
IV. ME MEDALJEN E PUNËS
Besim Telha Bacelli

Barjamin e kam vëllanë e parafundit. Ai është i martuar me Zhaneta Vllazënia (Vdekur nw 2001) nga Porodina dhe ata kanë pesë fëmijë;
Anidën, martuar me një grek, Niko
Anën martuar në Maliq,
Mirën martuar në Greqi dhe
Alketën martuar me Hekuran Çukën nga Sovjani. Djal i Bajramit është
Fatosi i cili është martuar me një vajzë nga Lubonja dhe ata kanë 3 vajza.

Kur Bajrami ishte vetëm 10 vjeç dhe Halimi 8 vjeç ndodhi një çudi që dua ta kujtoj. Ata të dy ziheshin shumë por edhe duheshin shumë. Në një rast ata shkuan në Thanëz (kasollet tona) për të ngrënë thana. Befas Halimi sëmuret rëndë me të vjella dhe temperatur. Nuk kishte fuqi të qëndronte në këmbë. Nëse do të ngelej në pyll mund të rrezikohej nga egërsirat. Bajrami pa e vrarë fare mëndjen e hipën në shpinë dhe me nje sakrificë të habitshme e solli shëndoshë e mirë në shtëpi. Këtë gjë do ta përgjithësonte nëna tek ne dhe do të na këshillonte që gjithmonë të jemi bashkë në të mirë e në të keq.
Halimin e kam vëllanë e vogël. Ai ka marrë per grua tek Bido Cake, te motrën e Pëllumbeshës së Besmit e cila quhet Shpresa. Halimi ka dy çupa dhe një djalë;
Binën,
Entelën &
Aurelin.
Albina është martuar Korçë me Fredi Saliun dhe ata kanë dy fëmijë, Ardën dhe Klausin. Entela është e martuar me Musa Demollarin nga Bicka dhe ata kanë dy fëmijë; një djalë e një çupë, djali quhet Stuart dhe çupa Melisa. Musai ka punuar në policinë e Korçës. Në vitin 1999 atyre u doli llotaria për të shkuar në Amerikë ku jetojnë edhe sot. Ata janë qytetarë amerikë. Aureli është i martuar me Elona Mezinin nga fisi fisnik i Kaninës së Vlorës. I jati i saj mban titullin doktor i shkencave. Ata kanë dy djem; Elajdon dhe Halimin.
Nëna ka dashur të ngjallë babanë e saj nga Zvarishti, të ndjerin, gjyshin tonë Halim Bashllari për të cilin dimë shumë pak dhe askush nuk e di se si përfundoi jeta e tij. Kur lindi vëlla Halimi unë isha 15 vjeç. Babai pas një viti do të dilte në pension nga puna që bënte si rojtar pyjesh.
Halimi lindi në një ditë të shënuar, ishte Dita e Verës, 14 Marsi i 1936. Ky vëlla lindi shumë i shëndetshëm dhe nëna do ta përkëdhelte më shumë se ne të tjerët pasi rriti emrin e te jatit siç e thashë më lartë. Halimi vazhdoi të kishte një shëndet të mbarë dhe nëna nuk ja ndau gjirin derisa ai u bë 6-7 vjeç. Ndoshta kjo qe dhe arsyeja që Halimi po rritej shpejt dhe i bukur. Edhe ne vëllezërit e dëshëm më shumë se njëri tjetrin pasi ai ishte i sjellshëm, i urtë dhe i zgjuar.
Që në klasën e shtatë ka qënë sekretar rinie i kalsës dhe anëtar byroje i shkollës në Shkollën Fuat Babani, Korçë. Në të njëjtën kohë Halimi aktivizohej edhe jashtë klasës së tij, kështu ai ka qënë dhe Udhëheës i Pionerëve në klasat e ulta. Kishte aftësi orgaizative dhe drejtuese. Gjatë pushimve të verës ai vinte në Krushovë dhe ne shmalleshim e qëndronim shumë kohë bashkë. Unë kurrë si kërkoja Halimit që të punonte pasi e dija se dëtyra e tij ishte të mësontë sa më shumë. Kur Halimi mbaroi klasin e shtatë ne e festuamë dhe vërtetë që ishte një gëzim i madh pasi unë dhe Halimi kishim bërë shkolle nga të gjithë vëllezërit dhe kjo, për atë kohë ishte një sakrificë dhe këmbëngulje e madhe për fshatarë si puna jonë. Pas mbarimit të shtatëvjeçares erdhën disa vajza nga Seksioni i Arsimit Korçë dhe e kërkuan Halimin në një kurs dy vjeçar për mësues pasi kishte shumë nevojë vëndi jonë i prapambetur dhe analfabet. Shkolla do të ishte në Shkodër. Nëna pati merak por me këmbënguljen time Halimi u lejua dhe ai shkoi për studime në Shkodër. Në Shtator të vitit 1953 Halimi u diplomua mësus. Me që Shefin e arsimit në Korçë e kisha mik, Kristaq Cepën, Halimi u emërua mësues në Krushovë. Në atë kohë kohë unë isha Sekretar Lokaliteti në Voskopojë dhe më pas Kryetar i Këshillit të fshatit Krushovë dhe e përkraha Halimin edhe si vëlla dhe si mësus me aq sa munda dhe kështu shkolla fillore e Krushovës për mabrëvajtje u bë model në zonë por kjo gjë s’vazhdoi shumë gjatë pasi Halimin e thirrën ushtar. Në fillim Halimi u trondit pasi të gjithë i trembeshin ushtrisë por unë mendova se ushtria do ta kaliti dhe bëjë më të fortë dhe më trim për të përballuar jetën e vështirë. Halimi u bind dhe kështu në vitin 1955, më 29 Nëntor, ai iku ushtar. Në fillim ai shkoi në Curilat e Durrësit në një bateri kundërajrore dhe më von tek Bishti i Pallës po në Durrës.
Në Durrës Halimi kaloi shumë mirë pasi një toger që shërbente në baterinë ku ishte Halimi i dha të njohur si mik pasi ai ishte nip tek dajllarët tanë në Zvarisht. Kështu që për Halimin rodhën tërë ato priviligje nga miqësia me togerin. Ndërkohë togeri e dërgoi në një kurs që bëhej tek Plepat – Durrës dhe Halimi u gradua kapter.
Në 29 Nëntor 1958 Halimi u lirua nga ushtria dh shumë shpejt u paraqit në Seksion të Arsimit Korçë për punë. Sigurisht që në këtë kohë vëndet ishin të zëna pasi shkollat kishin filluar që në Shtator. I thanë të pres derisa të lirohet ndonjë vënd. Priti katër muaj dhe më në fund e lajmëruan të punote si zëvëndesues në disa shkolla. Kur mbaroi viti shkollor ‘58-‘59 e emëruan në Krushovë. Në këtë kohë të gjithë neve të shtëpisë kishim shkuar në Bulgarec dhe Halimi pati vështirësi të banonte në Krushovë pasi vetëm njëherë në javë mund të na vizitonte. Një përkujdesje të madhe për vëllanë tim të vogël dhanë Naim Bacelli bashkë me të shoqen, Sofijen, një grua vërtetë fisnike dhe shumë e dashur. Ajo sillej sikur ta kishte vëlla Halimin dhe Halimi e deshte shume dhe e respektonte mbi të gjithë. Sofija vinte nga një familje e nderuar nga Këmbëthekri.
Dëgjuam se kërkonin të rinj për të bërë shkollën e mesme në Tiranë për mësues. Halimi ishte i zgjuar dhe do ta kalonte shumë lehtë këtë shkollë e më pas do të kalonte direkt në institut për mësues. Por atë vit mësimor Halimit nuk ju dha kjo e drejtë. Unë shkova dhe e takova mikun tim Kristaq Cepa, (Kapa*), autori vargjeve të serenatës së pavdekshme: S'kam ç'e dua pasurinë/Po s'ma deshi zemra sot,/Nuk e ble dot dashurinë,/Me të holla është e kotë... dhe i kërkova që të shkonte Halimi. Ky burrë kaq i drejtë dhe i mirë nuk ma prishi pasi në këtë rast ai më tha se nuk bëhej aspak shkelje ligji, vëllait tënd të vogël i takon bursa dhe bile me të drejtë rroge pasi është nga një familje luftarake dhe me qëndrim të shkëlqyer politik e moral që ka dhënë shumë për luftën dhe ndërtimin socialist të vëndit. Njerëz si Halimi duhet të jenë në krye të listës për të përfituar. Kështu pra në Shtator 1960, vëllai im Halim filloi gjimnazin në Tiranë për mësues në profilin mathmatikë.

Në pushimet e verës, në Bulgarec, Halimi shkonte shpesh tek fqinji ynë Mehmetali Daci, hoxha me famë i Bulgarecit të cilin e frekuentonte dhe djali im Agimi. Në fakt Mehmetaliu ishte më shumë një doktor sesa hoxhë. Metodat e tij shkencore të aplikuara për mjekim sëmundjesh të kordinuara me fenë ishin të habitëshme dhe Halimi pothuaj se po bëhej një hoxhë. Ai na tregonte gjëra të çuditëshme. Unë nuk I thosha gjë por në fakt në fshat kjo gjë shikohej më një sy qortonjës për familjen tonë komuniste. Hoxha e deshte shumë Halimin duke e përgatitur për ta bërë një hoxhë-mjek-praktik. Ishte ajo kohë kur Halimi kishte parë për herë të parë në Bulgarec Shpresa Caken, gruan e tij të ardhëshme dhe ndjenja e dashurisë i vlonte në zemër. Për kushtet e fshtatit dhe fanatizmin që mbizotëronte në atë kohë Halimi “takohej” me Shpresën vetëm nëpërmjet letrave të cilat vazhduanë edhe për katër vitet e tij në Tiranë. Lidhjen tonë e bënte Selmani që ishte djali i tezes së Shpresës, po ashtu Halimi përdorte dhe Agimin, djalin tim, i cili u krijonte mundësinë që të takoheshin kur vëllai vinte me lejë në Bulgarec. Shkollën në Tiranë Halimi e përfundoi shumë mirë në vitin 1964 dhe e emruan nëndrejtor shkolle në Barankat e Zvarishtit ku puni deri në qershor të vitit 1968. Duhet thënë se në Shtator të 1965 Halimi u martua me Shpresën. Disa nga vëllezërit e mij nuk e deshën këtë martesë dhe i dhanë Halimit një shqetësim të madh. Ata mendonin se dy kunata në një derë nuk ishte gjë e mirë por kjo gjëndje u kalua me durim. Në Krushovë Halimi ishte pranuar në parti. Për kontributin e tij të pakursyerë ndaj partisë Halimi u zgjodh dhe zv/sekretar partie për lokalitetin, konsumin dhe shkollën. Po ashtu ai u zgjodh dhe Kryetar i B.P.SH për tërë zonën e Gorës. Vaskë Koli e propozoi për ta bërë Sekretar i BPSH të rrethit por Halimi nuk pranoi. Këtë gjë Halimi nuk e pranoi pasi kishte frikë se i dilte që kishte një kunat (vëllanë e gruas) të arratisur.
Ardhja në Bulgarec qe një rastësi pasi në Tiranë ai u njoha me Nezhdet Meron që ishte shef i Inspektoriatit te Arsimit dhe ne flinin në të njëjtin dhomë në hotel dhe hanin bashkë. Halimi i kishte thënë që ta ndihmonte të transferohej në fshatin Bulgarec dhe ai e mbajti fajlën. Kur u bënë organikat e reja në fillim të vitit të ri shkollor ai e transferoi Halimin në Bulgarec, mësues mathmatike në tetëvjeçare.
Edhe në Bulgarec Halimi pati suksese. Ai u zgjodh Kryetar i BPSH të fshatit, Sekretar Partie i shkollës tetë vjeçare, drejtor i shkollës bujqësore, natën. Halimi në fshat pati një karierë të shpejtë dhe u bë kështu i fuqishëm pasi pati dhe mbështetjen e Todo Rizës, Vjosa Beçkës, Njazi Shahollarit, etj. Ai na propozoi, mua dhe Ramizit që të zinim nga një post në fshat, mua më tha të bëhem kryetar këshilli dhe Ramizit i tha të bëhej përgjegjës sektori por, që ne të bëheshim ashti siç deshte Halimi, duhej që të aktivizoheshim shumë në punët e fshatit dhe Ramizit i duhej që të përfundonte natën edhe shkollën e mesme bujqësore. Unë kisha një punë shteti dhe ju shmanga ndërsa Ramizi nuk shkoi dot në shkollë dhe kështu dëshirat e vëllait tonë të vogël u shuanë. Halimi deshte krahë dhe mbështetje. Pas kësaj u ndie i vetmuar dhe dalëngadalë ambicjet e të tjerëve e detyruan që të tërhiqej edhe ai nga beteja për të kapur majat e pushtetit në fshat e më gjërë.
*Kristaq Cepa ka pasë shkruajtur në revisten "Bota e Re" me pseudonimin Kapa poezi satirike therese.

Halimi ka punuar me përkushtim në fshat. Atë e gjeje në arat, në stallat, nëpër familjet e nxënësve problematikë dhe në shkollë sigurisht. Ditën e natën. Halimi është sjellë me të gjithë vëllezërit e tij në mënyrë shëmbullore, sidomos me Beqon që e konsideronte në vëndin e babait dhe me nënën të cilën e shikonte çdo dite pasi ajo, kur u ndamë, jetonte me Bajramin pasi ai kishte shumë fëmijë dhe ajo deshta ta ndihmonte. Me gruan ai ka shkuar tërë kohës në mënyrë shëmbullore. Shpresa qëlloi një grua e dashur dhe punëtore, veçanrisht me mua ajo ka qënë shumë e dashur por edhe unë e kam dashur si çupat e mija.
Vonë, pasi ne u zgjeruam shumë, u ndamë në familje më vete, na hyri disi sherri dhe një farë xhelozie që s’ishte parë më parë. Patëm grindje dhe mërira dhe sidomos disa nga vëllezërit me Halimin i cili përherë ka hapur udhë si më i vogli.

Pas vitit 1990 kur Shqipëria po liberalizohej dhe ekonomia po fillonte të privatizohej, Halimi u lehtësua shumë nga punët e rënda shoqërore të cilat i hanin një kohë të gjatë dhe e lodhnin shumë. Në fillim koperativa filloi të shpërndajë lopët dhe më pas tokat dhe tërë pasurinë e kooperativës nga e cila neve nuk na u dha asnjë majë gjilpëre! Nëna ime kishte pashaportizimin në Bulgarec por antarët e komisionit e panë të udhës të mos i jepnin asgjë. Kryetar komisioni ishte Abedin Cake, nipi i Pëllumbeshës dhe Shpresës. Po ashtu Besim Bacelli ishte anëtar i komisionit.
Halimi doli në pension në vitin 1991. Halimi pasi u sistemua ne Korçë në vitet ’90, filloi të aktivizohet me një shoqatë e quajtur “Gora” për të mbledhur të gjithë gorarët në këtë organizatë dhe sigurisht për të bërë diçka në ndihmë të kësaj krahine shumë luftarake dhe patriotike, lënë në mëshirë të fatit nga çdo regjim. Kryetar i kësaj organizate, për tërë gorarët e shqipërisë, ishte Bajram Tresova i cili propozoi që kryesia e shoqatës “Gora” në Korçë të kishte këta drejtues, kryetar Selami Krekën, n/kryetar Halim Bacellin dhe sekretar Latif Çuçllari. Pas votimit pamë se të gjithë na dhanë votat. Një nga më puntorët e kësaj shoqate që ka afruarë ndihmë në para ka qënë mjeku Ahmet Hoxhallari. Ndërsa mjeku tjetër, Syrja Jahollari na ka dhënë ndihmë duke na afruar lokale për mbledhje dhe aktivitete.
Halimi në kohën e demokracisë ka disa prona toke në Bulgarec ku ka ndërtau dhe një stacion gazi dhe jeton në një gjëndje ekonomike të mirë.
Tani Halimi dhe Shpresa jetojne në Amerikë dhe në Shqipëri pasi bënë bashkimin me çupen e tyre, Entela dhe dhëndërrin Musa i cili është një njeri jashtëzakonisht i mirë.

Dekorimet e Halimit

Dekret i Presidiumit të Kuvëndit Popullor Nr. 6121 data 26/1/1980
I jep Halim Bacellit medaljen e “Naim Frashërit” me motivacionin: ka punuar me frymë revolucionare dhe është dalluar në plotësimin dhe tejkalimin e detyrave në sektorin e arsimit duke u bërë shëmbull për të tjerët.

Kryetari i Kuvëndit Popullor,
Haxhi Lleshi

Dekret i Presidiumit të Kuvëndit Popullor Nr.7052 data 18/7/1986
I jep Halim Telha Bacellit medaljen”Naim Frashëri, Klasi i Parë” për arritje të mira në proçesin mësim-edukim dhe për zbatimin e metodave të reja pedagogjike.

Kryetari, Sekretari,
Ramiz Alia Sihat Tozaj
***

Diliko ????
Është gjyshja ime e cila ishte nga Gjyrasi.
Diliko ????
Hallua e madhe e martuar në Senisht me …Like Tahirllarin dhe kishte 7 fëmijë, pesë djem dhe dy çupa; Xhezarin, Qamilin, Mustafanë,…
Xiko
Ishte hallua ime e dytë e martuar në Krushovë me Hajçe Fidanin të cilët patën dy djem, Dervishin dhe Manin, ky i fundit u vra nga ballistët tek ura e Turanit dhe sot është Dëshmor i Kombit. Mani la një djalë, Nuri Fidanin, ndërsa Dervishi ka lënë dy djem dhe katër çupa; Dalipin, Servetin, Myslimen, Lirine, Xikon dhe Beçen.
Gjyle
Është hallua e tretë e cila u martua ne Porodinë me një nga Kasëm Baçellarin e cila pati këta fëmije; Sadiken martuar në Porodinë me Islam Pashollarin.Veselin, Tekiun, Saliun, Xheziko e martuar në Vashtëmi me Jashar… , Fatime e martuar në Pojan me Rexhep Kelon të cilët kanë lënë këta fëmijë, Selmanin, Myzejenin dhe Serverin.
Hatixhe
Hallua e katërt që u martua në Zvarisht me Brahim Agollin të cilët patën këta fëmije; Bidon, Veizin, Refikon në Grybec, Zirkën në Gjyras, dhe dy çupa martuar në Tresovë. Veizi shkoi në Amerikë dhe atje humbi.
Tahir
Tahiri rrojti dhe vdiq në Krushovë. Lindi në vitin 1887 dhe vdiq në vitin 1970. Ai la këta femijë; Bezatin i cili është gjallë në Voskopojë (vdiq në vitin 1996) i martuar me Selimen dhe ka këta fëmijë; Aliun, Vaitin në Voskopoje, Filin në Bulgarec, (në Amerikë), Barizen në Yzberisht, Petritin në Voskopojë, Trëndafilen në Bulgarec dhe Salushen në (Melchan) Korçë. Po ashtu ai kishte edhe Yzeirë i cili u vra nga gjermanët teksa po nxirte bagëtinë nga fshati.(Yzeriri ishte djali i vogel i Tahirit.) Djali i dytë quhet Naim. Ai është i vetmi banor i Krushovës sot, nga i gjithë fisi i bacellinjëve. (Në faktë, Krushova s’ka më asnjë shtëpi tjetër përveç shtëpisë së Naim Bacellit dhe është kthyer në një gërmadhë të vërtetë. Unë e kam vizituar për herë të fundit në Tetor 2009. Agimi.) Naimi i martuar me Sofijen nga Këmbëthekri dhe kanë këta fëmije; Nexhipin, kryetar komune në Voskopojë, gruaja e tij quhet Shpresa dhe ajo është nga Lekasi. Ata të dy kanë dy djem. Agroni është djali i dyti i Naimit dhe banon në Tiranë i martuar me Merjemen nga Krushova, çupe e Rushan Bebrit. Këta kanë tre djem. Djali tjeter i Naimit quhet Besnik dhe ka grua Valentina nga Stërkanji i Pogradecit. Kastrioti është djali i vogël i Namit i martuar me Elonën nga Krushova e bija e Nuri Bezhanit dhe kanë dy djem. Natasha është e vetmja çupë e Naim Bacellit. Natasha është martuar në Maliq (Strelcë) të korçës me Ylli Gurabardhin.
Naimi ka lindur ne vitin 1928 dhe është vërsnik me tim vëlla, Ramizin. Unë jam versnik me vëllanë e madh të Namit, me Bezatin.
Krushova
Krushovë. Ky emër nuk ështe shqiptar. Emri para 200 vjetësh do të këtë qënë Shipckë dhe pas djegies së parë të Voskopojes së bashku me Shipckën, i ngeli emri Shëndelli ( Shënt Dielli) sipas lagjes së vjetër me këtë emër. Më pas është quajtur Katunds i cili emer, u ligjerua edhe nga Mbreti Zog. Por, mund të jetë thirrur më parë edhe Sheshi i Madh ose Kroi i Madh sipas dy lagjeve të reja që ka sot.
Në këtë fshat, që është shtrirë në luginën e një përroj që e ndan fshatin në mes dhe përfund tij kalon Lumi i Voskopojes, unë u linda dhe u rrita. Ky fshat me tradita patriotike e liridashëse më burrëroi e më bëri luftëtar.
Pllaja që shtrihet fshati është në lartësinë e mbi 1480 m dhe me një pjertësi që vënde vënde shkon deri në 60 gradë.
Krushova kufizohet me këto fshatra; në jug-lindje me Shipckën, në jug me Voskopojën, në jug-perëndim me Punëmiren dhe Osojën, në veri-perëndim me Gjinikasin, Lozhanin dhe Zvarishtin, në veri me Dolanin dhe Senishtin, ne veri-lindje me Gjyrasin. Fshatin e ndan një perrua në dy lagje. Sipër fshatit gjenden vënde të sheshta e me luadhe e lëndina të bukura, të ndara me brezare natyrore. Rreth e rrotull ka shumë pyje me shumë lloj druresh si ahu,dushku,lisi e boriga ose pisha e zezë. Siç e thashë më lartë, përposh fshatit shkon lumi i Voskopojës që është një lumë i qetë dhe jo shumë i thellë.
Nga bimët e arave që rriten në Krushovë janë këto; gruri, thekra, urofi, patatja dhe një lloj misri shumë i mirë që ne e quajmë shëngjin dhe që po zhduket. Nga drufrutorët që rriten janë; dardhat por më shumë bëhen gorricat, nje lloj dardhe e vogël dhe shumë e shijëshme, kumbllat e egra, arrat, qershitë belica, vadhet dhe molleçinkat (një lloj molle e vogël që rron shumë gjatë.)
Bagëtia është e shumtë dhe e shumëllojshme por mbi të gjitha ka më shumë dhen.

Të gjithë banorët e fshatit janë blegetorë dhe gjahatarë shumë të zot. Pasioni im më i preferuar është gjuhetia dhe kam mbajtur një arsenal me armë gjahu; çifte, teke, pushkë (belxhik) për derra, revole dhe disa thika gjuetie shumë te mira.

Gërmadha të shumta ka për rreth fshatit, gjë që tregon qartë se Voskopoja nuk qe e vetemja që u dogj e shkatërrua. Gjurmët e ndërtimeve tregojnë që edhe në këtë fshat si në Voskopojë, ka patur shumë kisha si ajo e Shënkollit dhe e Shëndellisë dhe se qytetrimi ka qëne i hershëm.
Fshati ka shumë burime ujore dhe në dy tre shtëpi ka një krua me ujë të ftohtë. Njerzit janë të shëndetshëm dhe faqe kuq. Të gjithë kur bisedojnë flasin me zë të lartë, karakteristikë e tërë zonës së Gorës (Divës). Krushovarët jane trima si tërë malsorët dhe shumë bujarë gjë që i bën të kenë shumë miq dhe të jenë simpatikë në shoqëri.
Të parët që erdhën në këtë fshat nuk dihen pasi të gjithë fshatarët e Krushovës, ashtu si edhe një pjesë e madhe e Voskopojarëve dhe të Shipckarëve, pas djegies së fshatrave nga turku, greku dhe bandat shqiptare, shkuanë në zonën e Elbasanit dhe sidomos në Shpat dhe Gjinar. Nga të erdhurit e rinj të parë, pas shkaterrimit të Krushovës, jemi ne Bacellinjtë me në krye dy vellezërit paraardhës që erdhën nga Zvirina për të cilët folëm më siper.
Bacellinjtë u shtuanë shumë por edhe nga këta kanë ikur prej Krushove, shumica u vendosën në Voskopjë rreth dhjetë familje, në Tiranë gjashtë familje, dy në Korçe, Vashtëmi gjashtë familje, Bulgarec dymbëdhjetë familje, Vloçisht 4 familje, Pocestë nje familje, Lushnjë nje familjë. Një pjesë e madhe e këtyre familjeve mbajnë akoma mbiemrin e origjinës Bacelli por ka edhe nga ata që e kanë ndryshuar si psh, në Bulgarec dy familje e mbajnë mbiemrin Agolli, dy familje quhen Krushova, dy familje familje Guga dhe gjashtë Bacelli. Në Vashtëmi që të gjashtë familjet e bacellinjve e kanë ndërruar mbiemrin në Malësia, në Voskopojë janë akoma bacellinj, në Tiranë po ashtu quhen bacellinj, Vloçisht akoma janë bacellinj, në Lushnje po Bacelli dhe ne Pocestë janë me mbiemrin Agolli pasi I pari bacelli hyri dhëndërr brënda.
Nga anët tona jo vetëm burrat kanë qënë luftetarë por edhe gratë. Më kujtohet nëna ime, Sanije (Bashllari) Bacelli e cila mbante një nagant dhjetësh austriake në brez kur i vdiq burri u bë nënë e babë për ne shtatë djemtë e saj jetimë.

***
Në Krushovë në mëngjez Dielli puth Sheshin e Madh dhe tërë fshati ndrit e qesh. S’kalojnë veçse pakë orë dhe Dielli i paduruar në puthje e puth përsëri horizontin, ndërkohë Mali i Voskopojës dhe Ostrovica skuqen e bëhen prush nga zjarrmia e puthjes dhe Krushovën e mbulon nata.
Malet e larta plotë me boriga, pisha dhe ahe, me një faunë e florë të pasur përfundojnë me maja lisi. Krushova e vendosur në një pllajë, mbi njëmijë e katërqind metra, shikon nga Perëndimi. Përballë i qëndron madhështor Ostrovica dhe në shpinë, si një mantel gri në të gjelbër, që e mbron nga erërat e Veriut dhe Lindjes, qëndron maja e Sheshit të Madh. Nganjëherë shpejtësia e erës në luginën e Përroit të Krushovës i kalon 100 kilometra në orë. Retë e dendura formohen dhe zhduken në moment. Degët e ndërthurura të drurëve dhe bari i gjatë bashkë me kaçubet e shkurret janë pjesë e pandar e këtij pejsazhi sa të bukur aq dhe kërcënues.
Fshati ndahet në dy lagje nga një përrua.
Në zonat veriore, pejsazhi është i mbuluar me gurë të thyer të ngrirë. Bimët duhet të jenë të forta për të mbijetuar në këtë mjedis. Megjithatë sistemi ekologjik këtu është shumë delikat. Në këtë lartësi, pranvera zgjat vetëm disa javë dhe sezoni i prodhimit 40 ditë.
Shtigjet malore fillojnë mbi majat e pemëve dhe një ecje e shkurtër të çon drejt pamjeve piktoreske. Në agim të ditës dhe në perëndimin e saj, sorkadhet dalin për të kullotur në shpatet me bar dhe shkurre. Lëndinat kanë një aromë të veçantë në pranverë dhe verë. Nuk ngopesh dot nga kënaqësia e erëmirës. Këtu rriten shumë irë gruri i vendit, thekra, urofi, patatja,, misri i ëmbël Shëngjin, etj. Nga pemët frutorë rriten më shumë gorricat, dardhat, arrat, qershitë, manazezat, vadhët, kallanjat (e mira në greqisht - një dardhë shumë e shijshme) etj. Bagëtia është e shumëllojshme sidomos dhentë.
Moti këtu mund të ndryshojë shpejt e dramatikisht. Në dimër nën një mantel dëbore, pejsazhi kthehet në një mjedis magjepsës. Ndërsa arinjtë dhe ujqit strehohen në guvat e tyre nën dhe, forma të tjera jete gjallojnë.
Në dimër njerëzit marrin pjesë në aktivitete të shumta në natyrë, një pjesë e tyre shkasin në dëborë, edhe pse të gjitha këto mbartin një farë rreziku. Një pjesë tjetër shkojnë për gjah e një pjesë tjetër mbarështojnë kafshët dhe kujdesen për të miturit. Jeta bujqësore dhe blegtorale ka vdekur për rreth 6-7 muaj.
Fshati Krushovë është me origjinë te lashtë. Aty duhet të kenë banuar njerëz prej disa shekujsh më parë, para sundimit Osman. Deri tani nuk janë gjetur shkrime apo dokumente të ndryshme që të hedhin dritë mbi këtë çështje. Për të krijuar një ide mbi lashtësinë e fshatit na kanë shërbyer gojdhënat e mbledhura nga pleqtë e fshatit, gojdhëna që kanë kaluar nga njëri brez tek tjetri e që kanë arritur deri në ditët tona. Teza jonë për lashtësinë e fshatit gjen mbështetje sidomos në ndërtimet e vjetra siç janë ato të dy kishave, themelet e të cilave ekzistojnë akoma edhe sot. Njëra prej tyre ka qënë e ndërtuar brënda në fshatin e atëhershëm, që sot gjendet në perëndim, pikërisht në dalje të fshatit, në rrugën që shkon për në Zvarisht dhe tjetra, tek vëndi i quajtur sot "Arra e Kuqe" që gjendet në jug të fshatit. Vëndi për rreth të dy kishave edhe sot quhet "Katundi i Vjetër" Aty gjenden gjurmët e rënojave të një fshati të vërtetë, ndërtuar i tëri me gurë të bardhë dhe të latuar. Në afërsi të kishës së jugut, janë varrezat ortodokse të fshatit dhe për rreth varrezave kanë qënë mbjellë shumë plepa, dy plepa janë akoma në këmbë dhe ekspertët kanë përcaktuar se këta dy plepa janë të moshës mbi 300 vjet. Nga kjo ne mendojmë se ardhja e myslimanve në këtë fshat (ose kthimi i fshtarëve orthodoks në muslimanë) ka ndodhur jo më lerg se 200 vjet. (Kjo është koha më e largët që mendohet nga ne).
Që nga kohët e vjetra në këtë fshat janë bërë punime për të sjellë ujën e pijshëm të cilin e kanë marrë nga dy drejtime; njëri punim është bërë për të sjellë ujë që nga vëndi i quajtur "Kroi i Bardhë" dhe që vjen deri tek oborri i kishës së jugut, dhe tjetri është marrë nga vëndi i quajtur "Guri i Madh" dhe që kanali i tij vjen deri tek ish shkolla e fshatit. Në të dy rastet ekzistojnë tuboacionet prej balte të pjekura mirë që janë edhe sot por sigurisht të thyera nga koha dhe punimet e reja. Kjo na tregon se fshati do të këtë qënë me kushte të përshtateshme për jetë normale dhe fshatarët kanë qënë të zot e puntorë të mirë.
Sipas gojdhënave të pleqëve, mendohet se muslimanët nuk janë vëndasit e konvertuar në muslimanë por janë ardhacakë nga vënde të tjera siç jemi dhe ne bacellinjtë. Kështu thuhet se fidanet kanë erdhur nga Moglica, bezhanët nga Dërsniku dhe nga Bezhani i Kolonjës. Bacellet janë me origjinë nga fshati Molla e Kuqe e Selanikut të Greqisë të vendosur në Zvirinë, në Fushën e Korçës dhe më pas kanë erdhur në Krushovë si blegtorë dhe si mullixhinj. Zerellarët kanë erdhur nga Mokra, danellarët nga Protopapa dhe bebrit nga Rehova e Korçës. Largimi i ortodoksëve dhe erdhja e muslimanëve në këtë fshat tregon se shqiptarët kanë lëvizur shumë për të gjetur kushte më të mira jetese por edhe nga shtegëtimi i shqiptarëve orthodoks nën regjimin antikristian turk. Kjo është pjesërisht e vërtetë pasi lëvizje do të ketë patur pa tjetër por një ikje masive e të gjithë fshatit ndodh vetëm në raste të një fatkeqësie të madhe sic ka qëne djegija dhe shkatërrimi i Voskopojës, Shipskës dhe pse jo dhe i Krushovës. Pasi erdhën në këtë fshat, muslimanët me shumë vështirësi i kanë bërë ballë jetës për vetë kushtet e këqia të asaj kohe dhe nga që Turqia i shfrytëzonte dhe shtypte barabrisht. Duke u vendosur në këtë fshat, në thellësi të maleve, të parët tanë kanë menduar t’ju shpëtojnë disi detyrimeve skllavërsuese të pushtuesve, por faktet tregojnë që ata nuk kanë shpetuar nga taksat tejet të rënda dhe nga më e keqja më e madhe që burrat e Krushovës zgjidheshin nizamë e dërgoheshin në Anadoll, Jemen etj. ku ata shërbenin në një periudhë prej 6-7 vjetesh. Disa prej tyre nuk u kthyen kurrë në vatan. Disa nga ata që lanë kokën në dhe të huaj, sipas gojdhënave, janë Tako Metro, Sali Ymeri, Jonus Sinan Bezhani, Demo (Adem) Bacelli, Bare Zguro, etj. Por edhe ata që ktheheshin gjallë vinin të plakur dhe të raskapitur duke gjetur një shtëpi akoma më të shkatërruar dhe një ekonomi që mezi përballonte jetën e tyre.
Rreth viteve 1850-1860, Krushova ka patur vetem 15 shtëpi dhe sipas tregimit në vitin 1941 të plakës 105 vjeçare, Shaniko Malësia (ish Bacelli) e shpërngulur në Vashtëmi të Korçës, çdo shtëpi ka patur nga 4 deri 6 vetë, pra del se në atë kohë i tërë fshati mund të këtë patur vetëm 75-80 frymë. Në krye të çdo familje qëndronte një plak që drejtonte familjen. Familjet kanë qënë në unitet të brëndshëm. rregulli e thoshte që më të vegjelit duhet tu bindeshin më të mëdhenjëve pa hezitim dhe pa diskutuar nëse kishin të drejtë. Midis familjeve të fshatit ka patur mardhënie shumë të mira që vinte nga dashuria e respekti për njëri tjetrin në halle e vështirësi por sidomos nga respekti për pleqtë. Vetëm respekti për pleqtë e mban gjallë dhe në unitet të shëndoshë dhe të fortë një familje. Ky fshat nuk ka patur shkollë, shkollë për fëmijët ka qëne plaku i shtëpisë që u tregonte gojdhënat e të parëve dhe kështu rriteshin fshatarët duke marrë historira që u rritnin dashurinë për njerzit, për fshatin, për vatanin dhe për Perëndinë. Kjo lloj tradite ka vazhduar deri në ditët tona kur me ardhjen e liberalizimit të Komunizmit dhe pluralizmit demokratik, fshati Krushovë u shkatërrua pothuajse fare. Sot atje banon vetëm një familje, ajo e Naim Bacellit dhe vetëm dy nga katër djemtë e tij.
Për të treguar se si jetohej nën pushtimin turk duhen thënë disa fjalë për pronësinë dhe të drejtën mbi të. Çdo familje krushovare në një kishte ngastrën e tokës që e punonte me pjesëtarët e vet. Ngastrat që u ndodhën në duart e fshatarëve të krishterë, u quajtën si dhe më parë bashtina, kurse ato që ishin në përdorim të fshatarëve myslimanë u quajtën çifligje (çift-një palë qe). Meqenëse bashtinat dhe çifligjet ishin tokë feudale, dmth turke, fshatari gëzonte mbi to vetëm të drejtën që ta punonte dhe ta shfrytëzonte kundrejt detyrimeve që duhej të jepte. Fshatari gëzonte disa të drejta të kufizuara, ai nuk mund të dëbohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste të drejtën e përdorimit të bashtinës pa e copëtuar atë, një fshatari tjetër, por vetëm me lejen e spahiut, të cilit me këtë rast, blerësi duhej t’i paguante taksën e tapisë (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte tokën pa punuar më tepër se tre vjet, spahiu kishte të drejtë t’ia merrte tokën dhe t’ia jepte një tjetri, duke i marrë këtij taksën e tapisë.
Fshatari raja gëzonte të drejtën e një trashëgimie të kufizuar mbi bashtinën apo çifligun e vet. Djali ose djemtë e tij e trashëgonin të drejtën e punimit të tokës, por pa e pjesëtuar atë. Ata nuk ishin të detyruar të nxirrnin tapi të re dhe të paguanin taksën e tapisë. Kjo bëri që në kohën e Turqisë shqiptarët ngelen në familje të mëdha. Të drejtën e trashëgimisë e gëzonin edhe të afërmit e tjerë të fshatarit raja (bijat, vëllezërit, motrat), kur ky nuk linte trashëgimtar mashkull, por në këtë rast trashëgimia nuk ishte e lirë, meqenëse këta duhej të nxirrnin tapi të re dhe të paguanin taksën e tapisë.
Pra, e drejta e pronësisë së tokës ishte e pjesëtuar midis pushtuesit, që ruante për vete të drejtën e disponimit, dhe spahiut, që gëzonte të drejtën e zotërimit, kurse fshatari kishte të drejtën dhe detyrën e punimit e të shfrytëzimit.
Kjo pronësi solli si pasojë që pushteti i spahiut në pronën osmane të mos kishte pavarësi dhe imunitet të plotë financiar, administrativ dhe gjyqësor.
Duke qenë vazhdimisht nën kontrollin e organeve të pushtetit qendror, spahinjtë ishin kufizuar të mblidhnin vetëm të ardhurat e zotërimeve që u përkisnin, sepse pushteti qendror i vilte të ardhurat e veta me anën e organeve të veçanta të tij. Turqia ka shfrytzuar në mënyrë të egër popujt e pushtuar.
Në kategorinë e tokave shtetërore bënte pjesë edhe hasa-çifligu (ose hasa). Kjo ishte një ngastër toke në madhësinë e një bashtine që brenda zotërimit të vet e mbante në zotërim personal spahiu. Këto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve së bashku me të. Ato nuk shiteshin si pronat në zotërim privat. Si ekonomi personale të spahinjve, hasa-çifligjet ishin të çliruara nga çdo lloj detyrimi dhe taksa të zakonshme ose të jashtëzakonshme shtetërore.
Për punimin, mbjelljen etj., të këtyre ngastrave, spahinjtë përdornin punën angari të fshatarëve të timareve të tyre, dhënien me qira ose me gjysmatari. Në shek. XV haset e çifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, pemë frutore, mullinj etj. Në shek. XVI numri i hasa-çifligjeve vjen e zvogëlohet, meqenëse spahiu ishte i lidhur me luftërat dhe shteti lejoi dhënien e tyre me tapi. Mbas një shekulli zotërimet personale nuk përmenden fare.
Fshatarësia krushovare si ajo shqiptare, e përfshirë në sistemin e timareve, kishte një varg detyrimesh që kalonin në dobi të spahiut dhe të shtetit osman. Detyrimet në dobi të spahinjve përfshinin pjesën më të rëndësishme të detyrimeve të fshatarit raja. Në këto detyrime përfshihej e dhjeta (yshyri) mbi prodhimet bujqësore të bashtinës ose të çifligut të fshatarit raja. Ky detyrim vilej në natyrë në masën një pjesë në dhjetë mbi grurin, elbin, thekrën, bathët, thjerrëzat, lirin, urovin, perimet, rrushin, vajin e ullirit, mjaltin, mëshikëzat e mëndafshit etj.
Përveç së dhjetës spahiu i merrte fshatarit në natyrë edhe salarijen, që ishte detyrimi mbi kashtën e grurit, të elbit dhe të thekrës. Kur salarija vilej bashkë me të dhjetën, spahiu merrte një në tetë pjesë të prodhimeve bujqësore.
Fshatari paguante një numër të madh detyrimesh që lidheshin kryesisht me personin e spahiut, si zotërues i rajasë. Më të rëndësishmet e këtyre detyrimeve ishin taksat e rajallëkut: ispenxha për të krishterët dhe taksa e çiftit dhe e çifligut për myslimanët.
Ispenxha vilej nga të krishterët e martuar ose jo, që kishin arritur moshën e pjekurisë, pavarësisht nëse ishin apo nuk ishin pajisur me tokë, nëse ishin të aftë të punonin apo jo! Në shek. XV-XVII, ispenxha vilej në masën 25 akçe, kurse në shek. XVIII u ngrit në 35 akçe dhe më pas mbi 100 akçe që vazhdoi përgjatë shekullit të IXX dhe fillimit të shek. XX.
Fshatarët raja të besimit mysliman, të cilët shfrytëzonin një sasi toke që punohej me një pendë qe, paguanin taksën e çifligut në masën 22 akçe. Djali mysliman me t’u martuar ishte i detyruar të jepte taksën e benakut. Ata që kishin në përdorim deri në gjysmë pendë tokë, paguanin 12 akçe, kurse ata që s’kishin tokë 6-9 akçe. Djemtë myslimanë, që kishin arritur moshën 20 vjeç, por ishin të pamartuar, paguanin taksën e beqarit (myxhered) në madhësinë 6 akçe. Madhësia e taksës së pendës mbeti e pandryshuar. Edhe qytetarët myslimanë që kishin tokë e paguanin këtë taksë. Meqenëse ispenxha dhe taksa e çiftit lidheshin me personin e feudalit, në rast se një fshatar raja lejohej nga spahiu i vet të punonte tokë në timarin e një spahiu tjetër, këtij i paguante të dhjetën dhe salarijen, kurse spahiut të vet i paguante taksën e rajallëkut.
Në të holla fshatarët raja u paguanin spahinjve edhe një varg të gjatë detyrimesh të tjera. Në rast se në tokën e spahiut kishte ndonjë mulli si në rastin e bacellinjëve, ai merrte tatimin e mullirin. Më 1850 madhësia e tij ishte 30 akçe nga mulliri që punonte gjithë vitin dhe 15 akçe nga ai që punonte gjysmën e vitit. Më pas u rrit në 50 akçe dhe kjo tarifë vazhdoi deri në fillim të shek. XX.
Fshatarësia shqiptare ishte e detyruar të paguante një sasi të caktuar të hollash për çdo mall të shitur e të blerë si taksë pazari (baxh-i pazar), taksat e peshimit dhe të matjes, taksat e doganës për mallrat e sjella nga jashtë ose të nxjerra jashtë vendit.
Përveç këtyre ajo shlyente një varg taksash që lidheshin me imunitetin financiar-administrativ të zotërimit osman. Ato përmblidheshin me emërtimin badihava e nijabet.
Duhet përmëndur që çifligje krijoi edhe feja e cila u bë dhe ajo nje shtypëse e rëndë e fshatarsisë. Kështu psh në fushën e Korçës teqetë kishin tërë tokat në fshatrat Melçan, Dvoran, Turan, Qatrom, Plasë etj. Me kalimin e kohës edhe kisha ortodokse i zgjeroi pronat e saj tokësore. Në fushën e Korçës kishte disa kisha e manastire, pronarë të mëdhenj tokash, si mitropolia e Korçës, e cila në fillim të shek. XIX kishte të ardhura vjetore 100 000 groshë, dy manastiret e Boboshticës, kisha e Ristozit dhe manastiri i Shën Ilisë në Mborje, si edhe manastiri i Shën Pjetrit në Vithkuq. Manastiri i Shën Naumit, buzë liqenit të Ohrit me të ardhurat nga toka mbante 60 murgjër. Voskopoja kaloi e tëra nën Pushtetin Kishtar Orthodoks. Në ato kushte as që mund të mendohet se fshati ka qënë i zhvilluar dhe lulëzuar. Blegtoria dhe bujqësia mbaheshin me vështirësi shumë të madhe. Kështu që shtypja do të sillte dhe reagimin kundër shtypjes.
Në njezetë vjetët e fundit të shekullit të XIX, si në tërë Shqipërinë, filloi lëvizja për pamvarsinë e vendit. Edhe fshati ynë krijoi çetën e vet në luftë kundër Turqisë e cila ju bashkua asaj të Shahin Matrakut dhe më von asaj të Kajo Babjenit. Të dy këto çet kanë patur bazë edhe në fshatin Krushovë pasi Pasho Krushova ishte nja nga anetarët më aktivë të këtyre çetave. Thuhet se Shahini ka patur baza edhe në Voskopojë dhe në Punmirë. Kur qe gjallë Thanas Punëmira na tregonte se kur turqit vinin dhe na rrethonin fshatin sepse kishin marrë të dhena që Shahini ishte në fshat, ne e nxirrnim Shahin Matrakun nga një dritare që binte sipër "Shkëmbit të Thepisur" i cili nuk dukej nga asnjë pozicion i fshatit. Turqit e zemruarë largoheshin duke menduar se kishin marrë një informacion të gabuar. Po ashtu na tregon edhe Dalip Malësia (ish Bacelli) i cila ka qënë antari më i vogël i çetës së Shahin Matrakut, se kur ai ishte një herë me Zalo Bashllarin në Zvarisht tek Shahin Matraku, u rrethuane nga turqit por ata luftaune si burra dhe jo vetem qe shpëtuan gjallë të gjithë por edhe vranë dy turq dhe turqit e tjerë që ngelën gjallë ja mbathën kembëve nga Zvarishti. Po kështu na ka ndodhur edhe në Krushovë, në fshatin tonë, ne i kemi thyer turqit dhe e kemi shpëtuar Shahin Matrakun sepse i tërë populli e deshte shpëtimin nga Turqia dhe e donin Shahin Matrakun se urrenin Turqinë dhe donin Shqipërinë.
Për herë të parë, në fillim të dhjetë vjeçarit të parë të shekuulit të XX, filloi mësimi i gjuhës sonë në fshatin Krushovë. Të parët kanë qënë dhjetë djemtë e fshatit të moshave 20 deri 27 që filluan të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë shqip. Mësuesi i parë ka qënë Arif Kodra nga një fshat i Maliqit dhe më pas (1908-1920) babai jonë Telha Bacelli. Për shkollë kanë shërbyer shtëpitë e fshatarëve taëe; si ajo e Saitit, Muhametit dhe sidomos e Telahit. Mësimi bëhej fshehur. kur turqit e morën vesh, behën befas dhe e arestuan mësuesin patriot Arif Kodra dhe askush nuk mori vesh më se çu bë me atë njeri. Ndërsa Telhai iku në Amerikë dhe u kthye në 1912 kur Shqipëria fitoi pamvarsinë. Saiti, Muhameti dhe dhjetë nxënësit e parë ikën nga fshati dhe rrinin fshehur nëpër miq. Turqit bënë raprezalje dhe kërcënime derisa rrahën edhe Qerim Bacellin, vëllanë e Telhait. Mustafanë e kërcënuane se do ti djegin shtëpinë. Po ate dite Qerimi largohet nga fshati dhe turqit arrestaunë vëllanë e tij Pashon dhe një fshatar tjetër, Litin. Po atë dite u largua nga shtëpia së bashku me Qerimin edhe Nevruzi dhe ju bashkuanë çetës së Kajo Babienit.
Kur Xhonturqit shpallën Yrjetin, të gjithë të larguarit u kthyen në fshat. Turqia po propogandonte se Shqipëria do të kishte liri dhe se do të hapeshin shkollat shqipe. Natyrisht që kjo qe një manover e turqëve për të lehtësuar sadopak barrën e rënde të luftimeve të shumta në Shqipëri dhe kudo që ata sundonin. Asgjë nuk erdhi nga premtimet e tyre derisa Shqipëria u shkëput nga Turqia në vitn 1912.
Në Dhjetor të vitit 1912, pas largimit të turqëve nga Korça, ne ramë preh i grekëve të cilët mezi e prisnin largimin e Turqisë nga Korça e Gjirokastra. Filluanë aventurat e lakmive të vjetra greke për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Pas një viti ata u larguan nën presionin e Austro-Hungarezëve dhe të Europës por pas një viti ata erdhën përsëri. Këtë radhë çetat shqiptare qënë krijuar dhe forcuar por s'mund ti bënin ballë një ushtrie të rregullt kombëtare siç qe ajo greke. Megjithatë, çetat i dolën përpara ushtrisë greke dhe luftunë si burrat në kufirin e sapo vendosur. Shumë burra nga Krushova të ndarë në dy grupe, morën pjesë së bashku me çetat e vëndit; në zonën e Gramozit dolën të luftonin nën komandën e Pasho Bacellit këta fshatarë, Qerimi, Kodheli, Tahiri, Lamja, Dokoja, Ferko, Baze, etj. Dhe në anën tjetër, në malet e Pilkatit, dolën këta krushovarë; Muharrem Moglica, Temua, babai im, Ferrua, Dalipi, Seiti, jonuzi, Taipi, Qerimi, Meti dhe Maliqi të cilët ju bashkuanë një çete të Moglicës. Në ditën e parë të luftës, çetat shqiptare patën shumë sukses sepse grekët nuk e mendonin këtë sulm. Më pas çetat u thyenë dhe u tërhoqën pasi nuk kishin as municion të mjaftueshëm. Nga fshati ynë nuk pati të vrarë por vetëm dy të plagosur, Dalip Bacelli në dorë dhe Telha Bacelli në këmbë. Si rrjedhim grekët e morën Korçën dhe hynë deri në Maliq. Kjo kohë ka qënë aty nga fundi i shtatorit kur fshatarët grumbullonin të lashtat. Në këto kushte të reja pushtimi, fshatarët tanë, për të ruajtur fshatin, kishin marrë masa për mbrojtjen tonë duke hapur disa trashe dhe duke vënë roje në vëndin e quajtur Nikolli, deri tek Boriga e Osmanit ku ishte i vetëmi shteg për të hyrë në fshat. Brënda në fshat erdhi edhe çeta e Mokrës e cila u bashkua me çetën e Gorës dhe të dy çetat u pozicionuan tek Sheshi i Madh, sipër fshatit. Grekët nuk vonuan të vinin duke patur me vete edhe disa fshatarë të Kozicës (Shën Kostandin) që bashkëpunonin me grekun dhe hynë në fillim në Shipckë e pastaj u varën poshtë për nga Krushova nëpërmjet rrugës që të shpie tek Saçi. Ata kishin marrë të gjitha të dhënat për dy çetat e pozicionuar në Krushovë.
Duke parë këtë gjëndje, të gjithë burrat e fshatit qenë afruar tek çetat e Gorë-Oparit, me armët e tyre, gati për të luftuar përkrah vëllezërve komit. Grekët, siç qe parashikuar, mbritën në mëngjez herët. Filloi një lufte e tërbuar për jetë a vdekje. Lufta përfundoi afër mbrëmjes kur fshatarëve po ju mbarohej municioni dhe kur forca të shumta greke po u vinin në ndihmë ushtarëve që luftonin në Krushovë. Atëhere krushovarët, filluanë tërheqjen por duke u mbrojtur dhe pa panik e duke dërguar një lajmës në fshat që fshatarët të lagoheshin. Ata e dinin se grekët do të hakmerreshin ndaj familjeve të tyre kështu që gjatë tërheqjes ata morën me vete edhe ndonjë nga familjarët që kishte ngelur në fashat dhe kështu u larguan. Kishin ngelur vetëm pakë pleqë dhe fëmijë. Në këtë përpjekje prej dhjetë orësh mbeti i plagosur rëndë Nevruz Bebri, i cili është larguar nga fronti duke u tërhequr zvarrë pasi askush nuk e kishte parë. Forcat greke hynë në fshat duke i vënë zjarrin pasi e plaçkitën dhe tërë fshati u dogj e shkatërrua. Ata pleq e fëmijë qe u kapën u vranë me spatë si Metush Bezhani, Bilal Bacelli me të birin e vetëm, Riza Bacellin. Po ashtu ata kapën e vranë edhe Qazim Bacellin. I gjithë fshati u largua në drejtim te fshatrave të tjerë të Gorës, në Opar, Mokër dhe disa ikën deri në Myzeqe.
Kjo luftë, megjithëse e humbur, tregoi se krushovarët ishin patriotë dhe se ata kishin shpirtin e lirisë të cilën e kërkonin me çdo kusht, edhe me gjakun e tyre. Këtu është edhe rëndësia më e madhe e kësaj beteje të pabarabartë. Rëndësia tjetër e kësaj beteje është edhe ajo që trimat që luftuanë u dhanë mundësi fshatarëve që të largohen nga fshati e të mos ndodhete siç kishte ndodhur gjetkë ku grekët i kapshin fshatarët shqipatrë muslimanë dhe u prisnin kokat si kishin bërë psh me Panartin ku brënda një dite therën 364 panaritas.
Nuk kishte kalur as dy vjet nga Pamvarsia e Shqipërisë dhe vëndi që bërë një shesh lufte ku nuk merrej vesh se kush luftonte. Grekët mënjanë, italianët në ann tjetër, sërbët po ashtu, austro-ungarezët po luftonin me të gjithë, francezët deshën edhe ata pjesën e vet në Korçë! Shqiptarët e shkretë, të paorganizuar dhe pa ndihmën e vërtetë të askujt, luftonin me të gjithë. Grekët për ne korçarët ishin më të rrezikshëm pasi ata Korçën e konsideronin greke dhe e deshën pa shqiptarë muslimanë, për këtë ata ringjallen shërbimin e vjetër kriminal në funksion të zbatimit të përpjekjeve të vjetra të “Megalidesë”.Ata filluan menjëher nga veprimi i dispozitave të Protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 i cili iu imponua popullit shqiptar me thikë në fyt nga ushtria greke, e cila për t’ia arritur këtij qëllimi atëherë dogji dhe shkretoi gjithë Shqipërinë e Jugut dhe veriun e Greqisë ku kishte vetëm shqiptarë.
Kur Korçën e morën francezët, kushovarët filluan të riktheheshin në fshatin e tyre të shkatërruar duke bërë nga një barakë sa për të futur kokën. Në fillim atyre u mungonin të gjitha që nga buka e gojës por me punë e durim ja arritën që të mbjellin, të blenë ndonjë bagëti dhe të fillonin kështu jetën e re plot halle e vështirësi. Krushova e bukur rifilloi jetën nga e para.
Fakte gjeografike nga Krushova
Emri Krushovë (Shën Koll ose Mesmal)
Gjërësia Gjeografike: 40.6763889
Gjatësia Gjeografike: 20.5666667
Popullsia: 9 banorë
Lartësia mbi nivelin e detit: 1480 m
Ora: Njëlloj si në Tiranë
Lindja e Diellit: E shtunë 28 Nëntor 2009 - 06:39:00
Perëndimi i Diellit: E shtunë 28 Nëntor 2009 - 16:12:00
Koha me Diell 4 deri 8 orë në ditë
Shikimi Drejt Perëndimit
Regjimi i Zogut
Kështu e gjeti Krushovën regjimi i Zogut i cili nuk bëri asgjë për ta lehtsuar dhimbjen e tyre, përveçse krijoi një farë mundësie për emigrim nëpërmjet një marrveshje me Italinë. Taksat e shumta që vuri regjimi i Zogut, e lanë popullin e Krushovës shumë të varfër. Vështirësive të natyrës ju shtua dhe shtypja e shfrytëzimi i shtetit. Krushovarët paguanin; xhelepin, vergjitë, të dhjetat etj. Për të paguar tërë këto taksa fshatarit i duhej që pjesën më të madhe të prodhimeve duhet ti shiste në treg paçkase se i ngelej pak ose aspak për veten e vet. Krushovari i shkretë mezi arrinte që me tokën e tij të prodhonte drithë për buke vetem per tre kater muaj te vitit. Kur prodhimi behej i mbare ai arrinte te siguronte buke per familjen e tij deri ne 6 - 7 muaj. Në muajt e tjerë ata bëheshin argatë të fusharakëve të Korçës ose shkonin në krahina të tjera për të bërë lëndë druri e duke u bërë kështu sharrëxhinj që të siguronin familjen me bukë. Kishte familje të dobeta që s’kishin më shumë se një krah pune dhe toka u ngelej djerrë pasi i zoti i shtëpisë bridhete sa andej këndej për të bërë punë hamallkshe e për të siguruar bukën për tërë vitin. Edhe në këtë rast kur toka nuk punohej, shtei mërrte taksat njëlloj si për tokën e punueshme. Xhandari rrinte tek dera e çdo fshatari që s'paguante takasat e shumta dhe kur taksidari s'merrte dot gjë, hynte xhandari e konfiskonte ç' të gjente me dhunë. Një rast tipik që ne s’mund ta harrojmë ishte ai i dy fshatarëve tanë; Hasan Metushi dhe A.Selimi të cilët pasi nuk mund të paguanin dot taksat dhe s’kishin asgjë në shtëpitë e tyre për tua marrë, xhandari i mori në Voskopjë. Siç na ka treguar më vonë veteëHasani, neëxhandarmerinë e Voskopojës ata u rrahën nga postkomandanti Bajram Gega dhe nga xhandari Zalo Grybeci. Kur u kthyen në fshat së bashku me një nga Panariti, Bido Kopaçja, ata tregonin të lemerisur sikur të kishin qënë në një postkomande turke apo greke. Kështu që në fshatin Krushovë kishte filluar të rritej urrejtja edhe për Mbretin Zog. Edhe për ne bacellinjtë situata qe pak a shumë e rëndë. Na duhej të punonim tokën kur tërë jetën qemë marrë me mullinj dhe gjah. Kjo s’ishte e lehtë.
Deri në vitin 1938 fshati kishte arritur të kishte vetëm 40 shtëpi me 300 frymë. Jeta e tyre nuk kishte ndryshuar aspak nga e kaluara. Të gjitha shtëpite ishin pa tavan dhe me dritare pa xhama, atje ku nuk kishte kandila për dritë, përdornin pishtarë që nxinin gjithçka. I vetmi ndryshim nga disa zona të tjera të Shqipërisë ishte se krushovarët si shumica e korçarëve, nuk i mbanin kafshët në shtëpi dhe nuk përdorin rrogoza për shtroje por rrobe si qilima, vurca, poste, etj. dhe mbuloheshin po me rroba, jorganë ose guna dhe mbulesa të tjera të bëra vetë në vegjë. Nuk përdornin kërcunj në vënd të jastëkut por jastekë të mbushur me lesh deleje ose me kashtë të regjur. Një e metë e madhe qe se në fshat mungonte shkolla. Disa nga fshatarët shkonin në Voskopjë për të bërë 5 klasë fillore. Rreth 90% e fshatareve qenë analfabetë. Unë shkollën pesë vjeçare e bëra në Porodinë tek hallo Gjylja. Kështu e gjeti Krushovën edhe pushtimi fashist i Italisë më 7 Prill 1939. Mbreti iku në Greqi e më pas në Egjypt, Angli dhe Francë ku vdiq.
Krushova & Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare.
Në kohën e okupimit fashist dhe pikërisht më 8 Nentor 1941, në Tirane u krijua Partia Komunste Shqiptare, sigurisht që këtë gjë në nuk ë dinim në atë kohë. Kjo parti erdhi në një kohë që populli kishte filluar të organizohej vullnetarisht në rezistencë spontane antifashiste. Komunistët filluan të punojnë qytet më qytet e fshat më fshat për të bërë propogandën e tyre jo vetëm për çlirim kombëtar por edhe për një vëllazërim barëkombëtar dhe për mirëqenie të të gjithëve. “Luga e Floririt” që na premtohej hynte vesh më vesh e derë më derë e nuk ngeli njeri pa e marrë vesh. Bile nuk munguan as premtimet si n përralla se " ne do jo vetëm hame me luge floriri por s’do të kemi padronë dhe nëpër zyrat e shtetit do të hymë si në shtëpinë tonë!" Apo përralla të tilla si "ne do të jemi edhe puntorë edhe drejtues të shtetit." Këto lloj fjalësh të bukura marramëndëse na bënë që ne të mendojme seriozisht për të ardhmen tonë dhe të bëhemi preh e kësaj propogande kaq joshëse! E kush nuk do që të jetë vet zot vetë shkop?! Askush s’mund ta dinte me të vërtetë se çfar qe në fakt komunizmi që na propogandohej me aq bujë dhe aq bollëk. Këtë gjë e dinin vetëm ata që kishin dalë jashtë Shqiperisë dhe që kishin mesuar për komunizmin rus dhe që e dinin mirë se Rusia qe një nga vëndet më të varfëra të botës. Në Voskopojë vetëm Dhimitër Falo dhe Dhimitër Fundo e dinin të vërtetën pasi kishin qënë për studime në Rusi. Fatkeqesisht, në këtë kohë nuk jetonte babai ynë që kishte jetuar shumë vite në Amerikë dhe qe ishte njeri i kënduar dhe që mund të na mësonte të vërtetën e kësaj propogande. Ne bacellinjtë ramë në influencën e propgandës komuniste pasi miqtë tanë te shkolluar si dy dhimitrat, Xhezar Senishti, Malkë e Zalo Zvarishti nuk na thoshin asgjë rreth këtij problemi. Ata, kur binte biseda rreth komunizmit na thoshin se, "Ne jemi luftëtarë të kombit dhe si të tillë do të luftojmë armikun paçka se na thonë apo jo kumunistët që të luftojmë. Ne do të luftojme." Vetëm djali i Sali Butkës, Safeti, na këshilloi që të mos i besojmë propogandës komuniste por ndikimi i tij qe i largët pasi ai vetë nuk erdhi kurrë në fshatin tonë siç bënte i jati. Ndërsa komunistët vinin e iknin për ditë. Miqtë tanë në Voskopojë ishin bërë komunistë, kështu, unë rash nën ndikimin e tyre. Ndër më aktivët prej komunistëve kanë qënë Teki Kolanci (nga Kolaneci i Maliqit), Nuri Resnja nga Resnja dhe Jorgji Pina nga Voskopoja. Takimi i parë që ne krushovarët bëmë me këta shokë në shtëpinë e Novruz Bebrit dhe puna ime përgatitore e bërë që më parë, solli që fshati jonë, totalisht ra nën ndikimin komunist.
Si rashë unë nën ndikimin komunist?
Ishte Dhejtor i vitit 1941. Një dite duke shkuar tek miku jonë Jorgji Pina në Voskopojë, ai më ndali dhe më tha, "Deme, dua të bisedoj shtruar me ty." Unë i thashë se "jam përherë i gatshëm të dëgjoj këshillat e tua pasi ti je mik i shtëpisë sime." Jorgji kishte punuar si gazetar por fashistet e kishin pushuar nga puna si propogandist komunist. Atë ditë Jorgji më foli gjërë e gjatë për Partinë Komuniste dhe për çlirimin e Shqiperisë. Të them të drejtën, unë kurrë nuk kisha dëgjur për komunistët dhe as për Bashkimin e Madh Sovjetik, kjo gjë më la pak të habitur por më ngëlën në mëndje fjalët "barzi", "vëllazeri", "qeverisje nga vetë populli", "se nuk do te trokasim në zyrat e qeverisë por do hymë atje si në shtëpinë tonë", "do të hamë me lugë floriri" etj. Ika në Krushovë dhe tërë kohës vetëm këto fjalë përserisja në mëndje. Më dukej sikur një ditë edhe tek ne do të agonte ajo ditë e bukur Sovjetike dhe ne do të hynim në Parajsen Komuniste. Ja vlente të sakrifikoje për këtë qëllim kaq të lartë ku brezat që do të linim pas do të na bekonin. Por edhe ne do të iknim një ditë nga kjo botë me mëndjen e fjetur duke i lënë pasardhësit të sigurtë në paqe dhe mirëqënie.
Në muajin Shkurt të vitit 1942 Jorgji më thirri përsëri në shtëpinë e tij në Voskopjë dhe më tha se në "…dyqanin e tij (ai kishte hapur një rrobaqëpsi) do të më takonte me disa shokë të mirë. Po deshe mërre dhe vëllanë e madh, Beqirin pasi ai është dhe Kryeplak i Krushovës" Shkuamë atje dhe pashë pesë burra të cilët porsa më panë u ngritën në këmbë dhe na përqafuanë sikur të ishim miq të vjetër. Siç mora vesh më vonë ata qenë komunistët Nuri Resnja, ish sekretari i komunës të Voskopojës (atë vënd do ta zija unë pas clirimit), Miallaq Dollaku, një rrobaqepës nga Korça, shok i Jorgjit, Naum Mençalliu dhe Ali Zbogji. Ata na folën gjatë per idete komuniste dhe vendin e parajsës popullore, siç i thoshin ata Bashkimit Sovjetik. Në fund ata më ngarkuanë edhe disa detyra, e para ishte që këto ide të reja që mësova, tua shpërndaja fshatarëve te mij besnikë në Krushovë, e dyta, të kryenim sabotime dhe te krijonim pengesa për armikun fashist që ai te mos komandonte në fshatin tonë. Beqir Bacellit i dhanë detyrë që të punojë me fashizmin në dobi të luftës kundër pushtuesit të cilin gjë Bequa e parnoi me shumë dëshirë, bile u tha se, “Do të bëhem ‘fashist’ për ti shërbyer Shqipërisë.” U larguam mes të qeshurave dhe urimeve të miqëve komunistë.
Shkova në fshat dhe bëra ashtu siç më porositën ata shokët e Voskopojës. Këtë detyrë e bëra me shumë zell. Bile fshatarëve të mij u shtoja akoma më shumë fantazira për një Parajsë në botë që e ka emrin Rusi. Fshatarët më dëgjonin të habitur dhe më bënin qindra pyetje që nuk dija tj’u jepja përgjegje por duke patur fantazinë e madhe i lëshoja pa doganë premtimet, zbukurimet, jetën në Paeajsën Komuniste! Isha i vetmi banor i fshatit që kasha mbaruar 5 klasë në Porodinë dhe dy klasë më të larta në Voskopojë e më pas tre klasë të Liceut Francës të Korçës. Në këtë frymë fantazie dhe pas disa takimesh me shokun Nuri, ne në fshatin tonë krijuam njësitin gueril.
Në 15 Shtator ne krijuam këshillin nacional - çlirimtar i cili më ngarkoi mua detyrën e sekretarit të këshillit dhe kryetar shokun Haxhi Ferko i cili nuk e kreu siç duhet detyrën e tij dhe u përjashtua duke mi lënë mua të dyja detyrat. Në këtë mbledhje kanë qënë të deleguar shokët Teki Kolaneci dhe Nuri Resnja.
Në detyren e sekretarit të Këshillit Nacional Çlirimtar qëndrova deri më datën 10 Shkurt të 1943 kur dola partizan, në fillim në çetën e Zalo Zvarishtit dhe më pas në Batalionin Gorë-Opar, fillimisht në kompaninë e dytë me komandant kompanie Mehmet Senishtin dhe përfundimisht në Brigaden e katërt Sulmuese me Komandant, mikun tim Nexhip Dervishi (Vinçani). Në brig. E katërt fillimisht u inkuadrova ne batalionin e tretë dhe më von në atë të katërt por shumë shpejt komandant Nexhipi do të më mërrte në shtabin e tij si korier dhe si shoqërues i tij.
Krushova, Fshat Partizan
Po në muajn Dhjetor ne ndërtuamë edhe Këshin e Luftës Nac.-Çlirimtare për fshatin tonë dhe pak më von u bë mbledhja e parë e Këshillit në shtëpine e Maliq Bebrit. Këtë dite ne zgjodhëm edhe kryetarin e parë të këshillit nacional çlirimar, shokun Haxhi Ferko siç e thashë më siper, ky fshatar nuk u tregua shumë aktiv në punë por e tërë puna e tij u bë nga dy ndihmesit e tij; Suleman Bebri dhe Osman Fidani dhe nga unë si sekretar. Po në dhjetor të atij viti u krijua edhe Njësiti i Parë Gueril i fshatit me 15 anetarë dhe me kryetar te njesitit Refat Bacellin e mua nënkryetar i njësitit dhe lajmës për të rejat që vijnin nga Voskopoja. Refati ra dëshmor në korrik te vitit 1944 në një pritë nga ballistet e Beçe Turanit. Në janar te vitit 1943 u krijua Organizta e Gruas me kryetare Qerime Bebrin dhe në Shkurt u krijua Organizata e Rinise me kryetar Bezat Bacellin. Në mars të vitit 1943 u krijua në Voskopojë Keshilli Krahinor i luftes nacional- çlirimtare. Përfaqesues i Krushovës u zgjodh Samit Bebri. Nga vera e atij viti, filluan të dalin partizanët e parë nga fshati jonë. Ata luftuanë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe në fund të luftës nga fshati ynë numuroheshin 18 partizanë dhe këta kanë qenë:
Adem Bacelli, Adem Dango, Adevije Bezhani, Alush Zere, Baftjar Bebri, Besim Bebri, Idriz Fidani, Isuf Bebri, Jashar Zere, Mersin Bezhani (nje muaj), Muharrem Fidani, Rahman Bebri, Ramiz Bacelli, Sadik Bebri, Samit Bebri, Shefki Bebri, Tefik Zere dhe Xhemal Zere. Nuk është e vërtetë që sot mbahen 21 partizanë nga fshati ynë, kjo sipas historikut të fshatit të përpiluar nga Selami Bebri.
Gjatë luftës Nacional-Çilirmtare u vranë katër partizanë dhe u plagosën tre të tjerë. keëa tre të plagosurit jaëe; Seamit Bebri në Grykën e Pocestës në lufte me italianët, Adivjie Bezhani dhe Sadik Bebri po në luftë me italianët. Në vjeshtën e vitit 1943 me vndim të shtabit të qarkut të Voskopojës, në Krushovë u ngrit spitali partizan në godinën e shkollës së fshatit që sapo ishte hapur me gjithsej 20 shtertër dhe me një doktor bullgar që udhëhiqte punët e spitalit. Komisar i spitalit ishte Kiço Shamblli. Doktori qe një agjent i fshhtë i italianeve dhe ai punoi që të sëmurët dhe të plagosurit të vdisnin duke u prerë edhe damarët e gjakut ose duke u dhënë helm! Një nga të vdekurit prej tij ishte dhe Rexhep Demollari nga Bicka i cili u shtrua në spital me një gërvishtje dhe doli i vdekur duke humbur komplet gjakun e tij nga një prerje në damarët e duarve bërë prej doktorit i cili u dyshua por akoma nuk u zbulua. Zbulimi i tij u bë në rastin flagrant të vdekjes së Komisarit të Batalionit Gorë-Opar, Skënder Çaçit dhe plagosjes së vetë komandantit T.Kolanceit. Doktori u arrestua dhe u gjykua. Ai i pranoi të gjitha akuzut dhe kështu u pushkatua nga një skuadër partizane. Kryetar i gjyqit që gjykoi doktorin qe vetë Teki Kolaneci. Mbas tij në spital erdhi një mjek shqiptar i quajtur Vasil Tomço i cili shërbeu shumë mirë dhe spitali u ndihmua shumë nga fshatarët e Krushovës dhe veçanrisht nga nëna ime Sanie Bacelli e cila kishte dy djemtë e saj partizanë; mua dhe Ramizin.
Në Shtator të vitit 1943, me vendim të shtabit të Qarkut të Voskopojës dhe atij të Këshillit të Krushovës, në këtë fshat u strehuanë misionarët anglezë. Ky mision u vendos në shtëpinë tonë pasi vetëm shtëpia jonë I kishte dritaret me xhama. Përkethyes u caktua Tashuli nga Voskopoja dhe ndihmës i tij fshatari ynë dhe mik i babait, Seit Bebri, i cili kishte qënë në Amerikë së bashku me babanë tim tashmë të vdekur. Pas erdhjes së tyre filluan zabarkimet me veshëmbatheje, aramtim dhe municion për partizanët. Parshutat hidheshin në krye të fshatit tek vendi i quajtur Sheshi i Madh. Anglezeve u shërbente nëna ime, xhaxha Tahiri dhe vellai im i madh Beqiri i cili ishte dhe kryeplak i fshatit. Magazinë e materialeve u bë shtëpia e Osman Fidanit i cili ra dëshmor në luftë. Intendent i materialeve të Misionit Anglez u be partizani trim, Raqi Qirinxhi që më pas do të bëhej edhe intendent i Brig. IV S. i cili u vra në rrethana akoma të panjohura. Për këtë zhdukje do te jap mendimin tim në fund të këtij kapitulli.
Kështu, Krushova jonë u bë një qendër shumë e rëndësishme për të ndihmuar luftën nacional-çlirimtare. I gjithe fshati pa përjashtim u vu në dispozicion të luftës, po ashtu edhe kafshët e tyre u përdoren për transport të materialeve të luftës sidomos ato që hidhnin anglezët dhe që dërgoheshin nëpër bazat e tjera të luftes si në Bakull e në Shen Kostandin. Gjithashtu u ndihmua shumë edhe spitali qendror i Lavdarit ku fëmijët e fshatit e bënin me radhë për të shpënë ndihma. Një nga më të palodhurit dhe udhëheëq i adoleshentëve të karvaneve u bë vëllai im Besim Bacelli.
Ne bacellinjtë, siç e kam përsëritur dëndur, si traditë kishim mullirin, prandaj kishim ndërtuar edhe në Krushovë dhe në Shipckë dy mullinj dhe në ata mullinj punonte Bequa me Xhaferr Bacellin ditë e natë pa pushim duke bluar kështu edhe për partizanët. Ballistë në fshatin tonë nuk ka patur por simpatizantë të tyre ishin dy familje. Për të percaktuar se kush qenë ballistët shqiptarë, po them vetëm dy fjalë që ata i kanë thënë me gojën e tyre, " Ne ballistët në fillim patëm një rrugë të suksesëshme sepse ne akoma nuk qemë bashkuar me armikun por kur disa nga ne u bashkuan me gjermanët, puna jonë mori fund pasi nuk na mbeshteti më populli, kështu që n'atë rrëmujë të përgjithshme që kishim krijuar, ku s'merrte vesh i pari të dytin, ku s'mund të jepeshin urdhëra as mund të mbahej rregulli, dhe ku terrori gjerman u bë si një ankth i paduruarshëm, Balli Kombëtar pësoi tronditjen më të madhe, një pjesë e elementevet të tij (ata që ishin grumbulluar në të rastësisht) nisën të shkëputëshin dhe të shkonin si banda pas Gjermanëve. Anarkia dhe rrëmuja s'kishin se ku të shkonin më tutje.Ata që jetonin në shpirt dramën më të tmerrshëme ishim ne udhëheqësit e Ballit Kombëtar, të cilët u përpoqëm të bënim çdo gjë që ballistët të ndaleshin në këtë rrëmujë po të ishte e mundur për të frenuar pasionet e dobëta, për të ndaluar anarkinë, për të vënë disiplinën, rregullin, për të mbrojtur e shpëtuar atë që mund të shpëtohej...por më kot" Kjo e thënë nga vetë Abaz Ermenji.
Raqi Qirinxhiu
Dy fjalë siç kam dëgjuar se si u vra Heroi I Popullit, Raqi Qirinxhi, vdekja e të cilit akoma është një enigmë e madhe e mbuluar me një mister të çuditshëm. Raqin e njihja shumë mirë dhe e kisha mikun e familjes time. Ai ishte një djalë shumë i gjallë dhe i zoti. Raqi ka banuar në shtëpinë time për disa kohë gjatë Luftës Nacional – Çlirimtare. Ai ishte i dashur me nënën time e cila edhe ajo deshte njëlloj si ne djemtë e saj. Raqi qe i qeshur dhe i dashur si me familjen time dhe me të gjithë fshatarët. E meta e Raqit ishte sepse ishte shumë dorështërnguar me partizanët. Kisha parë raste kur partizanët me opinga të grisura i luteshin atij për një palë këpucë ushtarake angleze por ai kurrë nuk ua plotsonte dëshirën pa një urdhër nga komanda e brigadës. Raqi i linte ata të vuanin me ato këmbët tërë gjak e dhimbje!! Nganjëherë mendoja se kjo është disiplinë ushtarake. Shpesh nëna ime, fshehur Raqit, ja vidhte atij këpucet dhe ua jepte partizanëve. Po ashtu ajo u jepte edhe çorape që i thurte vetë enkas për ata.
Disa fshatarë më kishin treguar një episod të çuditshëm dhe të trishtueshëm për Raqin. Ai një ditë ngarkon një mushkë me dy arka të mëdha me florinj nga të anglezëve dhe shkon drejt Kozicës, diku afër kishës së Shën Konstandinit së bashku me katër italianë, atje i urdhëroi italianët që të hapnin një gropë të madhe dhe pasi i fshehu florinjtë duke i mbuluar, i vrau të katër italianët dhe i hodhi në përruan përtej. Kur unë u ktheva nga Dolani ku kisha shkuar me shërbim si korier, fshatarët ma dhanë këtë lajm të tmerrshëm dhe unë për të vërtetuar rrëfimin shkova në Kozicë dhe pashë me sytë e mij 4 italianët e vrarë që ata akoma ishin atje në përrua. Kërkuam gropën e floririt por nuk e gjetëm, bile asnjë shënjë të saj dhe kjo gjë më bëri që të mos e besoj këtë histori të tmerrshme. Vrasjen e italianeve do t’ja lija një misteri akoma më të madh qe as sot nuk e di se kush dhe në ç’rrethana u vranë.
Në katër Janar 1944 dita kur u dogj shtëpia ime, Raqi së bashku me kapitenin anglez, Viktor Smith dhe me një partizan tjetër, mik dhe shok i afert i Raqit nga Korca i cili ne mos gaboj quhej Lefter pasi Raqi e therriste me emrin Tiri, të shoqruar edhe nga tre fshatarët e mij, dy vëllezrit, Seit dhe Shupe Bebri dhe një tjetër, ngarkuan një pjesë të floririt që mundën të shpëtonin si dhe plaçkate e anglezëve në dy mushka dhe morën rrugën për të shkuar në depot e Voskopojës ku i priste Brig. e IV dhe pasi morën atje gjërat më me vlerë të Brig. IV, u nisën për në Lavdar dhe që nga Lavdari u nisën për në Skrapar ku ishte destinacioni i fshehjes së brigadës sonë për ti shpëtuar operacionit famkeq gjeman të dimrit ‘44. Brigada ishte nisur disa orë përpara. Me aq sa kam mundur që të mbledh të dhëna për rrugën e këtyre gjashtë burrave, mund të them se kjo është rruga e fundit e Raqit që humbi në menyrë tepër misterioze. Një mendim më bën të besoj se Raqi u vra nga kapiteni anglez Smith. Ja pse i besoj këtij varianti; sapo ata kalojnë fshatin Xere, pa pritur, Tiri qëlloi me pushkë kapitenin Smish dhe plumbi i çpoi vetëm kapotën. Kapiteni shumë i shkathët nxorri revolverin dhe i ra Tirit në ballë! Më pas Raqi u grind me tre fshatarët e mij dhe i cilësoi bashkpuntorë të Tirit, ose më mirë nxitës për këtë incident dhe i përzuri duke qëlluar me kobure mbi kokat e tyre. Seiti, Shupja dhe ai tjetri, të frikësuar dhe pa armë ja mbathën nga sytë këmbët duke lënë kafshët e tyre në dorën e Raqit dhe Smithit. Rruga që nga Xerja deri në Potom të Skraparit u bë nga ata të dy, Kapiteni Smith dhe Raqi Qirinxhiu. Rugës Raqi humbi (!!!) dhe të nesërmen majori anglez mbriti në Potom të Skraparit vetëm pa asnjë shoqërues, pa mushkat dhe pa floririn! Smithi raportoi se Raqi së bashku me mushkat me florinj dhe plaçka i kishin humbur rrugës dhe kjo gjë u besua. Vetëm kapiteni Viktor Smith e di të vërtetën e kësaj zhdukje të mistershme të Heroit të Popullit, Raqi Qirinxhiut.
Krushova në Luftë
Ne kishim një entusiazëm të papërshkrueshëm për të punuar dhe luftaur nazi-fashizmin dhe tradhëtarët e vendit. Nuk na mbante vendi dhe mezi duronim që ta çlironim Shqipërinë. I tërë Atdheu qe mbushur me partizanë, rreth 70.000, kur ne nuk ishim më shumë se një komb i vogël me 800.000 banorë dhe se gati një në 10 vetë qe partizan. Kjo e paparë ndonjëherë që nga koha e Skënderbeut, ku shqiptarët luftonin secili për hesap të vet në çeta komitësh e në organizime të vogla në bazë krahine, fisi apo shtëpie.
Zalo Zvarishti shkonte fshat më fshat dhe thërriste djemurinë për t’ju bashkuar atij në luftë kundër Italisë. Një ditë ai erdhi në fshat dhe pikërisht në shtëpinë tonë pasi për neai ishte dai. Zalo na tha që duhet të dalim malit komit për të luftuar pushtuesit. Nga të gjashtë ne djemeve, ai mu drejtua mua: "Ti Adem duhet të vish me mua." Mua më shkëlqeu fytura dhe i thashë i gatshëm: "Qysh tani dai Zalo!" Ai më përqafoi dhe më tha: "Sapo unë të dërgoi sinjalin ti do të vish në Zvarisht të bashkohesh me çetën time. Çeta e xha Xhezarit nga Senishti është gati dhe ne mund ti bashkohemi atij një ditë. Janë duke u krijuar shumë çeta në Gorë dhe Opar dhe mos harroni që jemi shkëndia e parë në Shqipëri që po ndezim zjarrin ku do të digjen të gjithë pushtuesit dhe bashkëpuntorët e tyre. Hasan Bardhi nga Moglica e ka krijuar çetën e tij dhe po punon në Opar për krijimin e çetës së oparit së bashku me Agush Gjergjevicën e të tjerë. Në Protopapë Çome është duke krijuar një çetë. Po ashtu ne kemi dhe shokë që janë milicë e duanë të luftojnë për vatanë si Ibrahim Ruka (Kovaçi) etj. ndërsa Sali Pilurin ne kemi marre vendim qe ta vrasim se është një pengesë e madhe për bashkimin e milicëve me ne."
Ne dëgjonim Nuri Resnjën dhe sytë na ndizeshin flakë nga urrejtja për okupatorin dhe dashuria për lirinë e Shqipërsë. Ne si Bacellinj i dhamë luftës 15 partizanë, nga të cilët dy dëshmorë; Rifat dhe Yzeir Bacelli, pa thënë për Metin që ishte nip i jonë. Unë dhe vellai im Ramizi u bashkuam në luftë kundër Italisë që në fillimet e saj si vullnetarë me të rinjtë e zonës së Voskopojës dhe më pas, pikërisht në datën 10 Shkurt 1943 unë ju bashkova çetës së parë të të gjithë zonës së Korçës që mbante emrin Çeta e Gorës me zv. komandant daiun tim Zalo Vesel Zvarishti dhe Xhezar Ali Senishtin komandant. Komisar i çetës ishte Nuri Resnja. Më von çeta jonë u bashkua me çetën e Oparit të Agush Gjergjevicës dhe mori emrin Çeta Gorë-Opar por edhe kjo u bashkua me disa formacione të tjera të vogla dhe kështu ne krijuam batalionin e parë luftark të zonës Gorë-Opar me komandant Teki Kolanecin dhe komisar Skënder Çaçin. Zv. Komandat ishte Hysni Selca. Ende pa u formuar mire ky batalion u pagëzua me luftë.
Unë u caktova në kompaninë e dytë me komandant kompanie Mehmet Senishtin. Në atë kohë isha 21 vjeç djalë. Qëndrova në këtë batalion deri në fund të vitit kur ne u shkrimë për tu bërë në dhjetor embrioni i Brigades së IV Sulmuese me komandantin legjendar Nexhip Kareman Vinçanin (Dervishin).
Në fillim më inkuadruan në batalionin e tretë dhe pas një periudhe të shkurter u caktova korier i Shtabit të Brigadës së Katërt Sulmuese. Pas disa muajsh, Nexhip Vinçani më mori shoqruesin e tij personal dhe njëkohësisht isha edhe korier i komandës që ai drejtonte. Në këtë detyrë do të qëndroja deri në Nëntor të vitit 1944 kur u plagosa në Lozhan dhe ngela për tu mjekuar në spitalin partizan të Lozhanit. Brigada jonë e ndoqi armikun edhe në tokat tona në Jugosllavi por unë nga që isha i plagosur ngela në komandën e vëndit që ishte pranë Brig. së 15 Sulmese në Pogradec ku u njoha edhe me shoqen time të ardhshme (Ervehe Grabockën) e cila qe partizane e Brg. së 15 Sulmese. Pas çlirimit ngele efektiv i rep. ushtark Nr.830 në Pogradec dhe jam liruar në Nëntor të 1947.
Mbaj tre medalje të Luftës Nac. – Çlirimtare dhënë nga Presidiumi i Kuvëndit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë; medaljen e çlirimit të datës 5-2-1953 dhe me nr. dekreti 17198, (kjo ju dha të gjithë atyre që morën pjesë në luftën partzane deri në çlirimin e vëndit), medaljen e kujtimit, nr… nuk lexohet pasi është dëmtuar, (kjo u jepej vetëm atyre që kishin më shumë se një vit në formacionet e luftes nac.- çlirimtare dhe medaljen e trimërise me nr. drekreti 1948 të datës 25-10-1954 (e cila u jepej vetëm atyre që kishin bërë akte heroike gjatë luftës për çlirimin e vëndit dhe që ishin dalluar në luftime.) Medalja e trimërisë mu dha pas insistimit të Komandant Nexhip Vinçani i cili propozoi:
“Adem Telha Bacelli ka qënë një ndër partizanët më trima të Brig. së IV Sulmuese. Ai ka qënë gjatë tërë luftës shëmbull trimërie për të nxitur guximin dhe trimërinë në radhët e partizanëve të brigadës që unë komandoja. Ademi në luftë ka qënë një i ri i shkathët, i zgjuar, i papërtuar dhe luftëtar që nuk njihte tërheqjen në çdo betejë qe ne kemi bërë. Unë e kam për nder ta propozoj Adem Telha Bacellin të mbajë medaljen e Trimërisë. Deklaruesi, Gjeneral Lejtnant Nexhip Dervishi (Vinçani). 14 Mars 1950.” Pas këtij propozimi N/Kolonel Teki Kolaneci do të më jepte një deklaratë të cilën e ruaj edhe sot e kësaj dite dhe që është kjo:
“Deklaroj unë i nënshkruari N-Kolonel Teki Kolaneci se shoku Adem Telha ka qënë partizan që nga Shkurti i vitit 1943 dhe ka pas përgjegjësinë Batalionin Gorë – Opar, në fillim skuadër komanadant dhe ka qënë luftëtar i mirë, është dalluar në luftë, ka qënë i patrembur, është lavdëruar për trimërinë që ka patur në luftimet në Kurtës të Kolonjës, në Gur I Kamjës në Gorë, në Pogradec, etj. E lëshoj këtë deklaratë për daljen e dekreteve për dekorim me medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe Trimërisë, prandaj ja lëshoj këtë deklaratë ku ti lypet nevoja. Deklarat dhënësi. N-Kolonel Teki Kolaneci.”
Po ashtu kam marrë edhe nga Nuri Resnja këtë deklaratë:
“Deklaroj nën përgjegjësinë time si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv K.P. Rrethit Korçë, Nuri Resnja, se Adem Telhaj nga katundi Krushovë i Lokalitetit Voskopojë, ka marrë pjesë ne lëvizjen N. Çl. që nga viti 1942 dhe në Shkurt të vitit 1943 ka shkuar vullnetar në rradhët e çetave partizane, në bataljone dhe në brigada dhe në vitin 1945 pasi u plagos, ka mbetur në prapavijë nën Komandën e Vëndit Pogradec. Gjatë periudhës së luftës ka qënë përgjegjës dhe udhëheqës në skuadra dhe kompani luftimi. Është dalluar në luftimet dhe ka qënë luftëtar i mirë dhe i dalluar. Ja lëshoj këtë deklaratë që ti jepen dekoratat që I takojnë, një medalje kujtimi, një medalje trimërie dhe një medalje çlirimi. I jepet kjo deklaratë pasi njihet fare mirë prej meje dhe ta përdori ku ti lupet nevoja. Deklarusi (Nuri Resnja/ Firma).
Për fat të mirë por edhe për fat të keq kam mbajtur ditar në kohen e luftes. Them për fat të mirë pasi kisha kryer shkollën pesë vjeçare “Mikste të Voskopojës” me nr. amze 147 dhe me nota të shkeëlqyera dhe dy klasë të liceut në Korçë. Them për fat te keq sepse isha shumë i lidhur me misionin anglez që banonte në shtëpinë tonë dhe kjo do të shikohej me dyshim kur u prishëm me anglo-amerikanët. Sigurisht që kisha patur një simpati për kapitenin fytyrëkuq (Viktor Smith) që rrinte në shtëpinë tonë dhe këtë gjë e dinin të gjithë të shtëpisë e në veçanti nëna ime e dashur, po ashtu dhe fshati bashkë me Voskopojën. Kur partia i zboi anglezet dhe i shpalli armiq, nëna nga frika se mos ditari im binte në dorë të ndonjë spiuni, i mori dhe dogji shumë nga shënimet e mija. Kështu qe s’ mund të ve dot të gjitha datat e sakta për disa ngjarje të jetës dhe luftës sime por që muajn apo stinën, dhe nga njëherë edhe datën, nuk i harroj kurrë. Po ashtu nuk harroj as emrat dhe dëshmitarët e ngjarjeve të cilët për fat të mirë janë gjallë edhe sot.
Ne kemi bërë sakrifica të shumta dhe jemi vënë me mish e me shpirt luftës e cila vetëm ajo do të na sillte lirinë. Duke gjykuar vehten time në atë kohë por edhe shumë bashkluftëtarë, kam dalë në konkluzionin se ne, një popull shumë i vogel, kemi mbetur gjallë vetëm nga ky shpirt i madh luftark dhe nga përkushtimi e dashuria për çdo gjë shqiptare. Ne kemi qënë dhe jemi fanatik të shqiptarizmës. Këtë gjë e kishin kuptuar shumë mirë ata komunistë që na dirigjuanë dhe që më von korrën tërë atë përpjekje dhe luftra që ne bëmë. Por përsa i përket luftës, unë nuk mendoj kurrë se dikush nga ne që luftumë është bërë pishman për atë sakrificë sublime me që frutet e saj ranë në dorën e disa individeve...
Por le tua le radhën kujtimeve të mija të luftës Nac. - Çlirimtare.
Voskopoja

Në veri të Voskopojës është vazhdimi i rrugës së Beratit me përroin Pelltek dhe me kishën e Shën Thanasit, që vazhdon në drejtim të kishës së Shën Mërisë e më pas, duke u ngjitur deri te kryqëzimi i rrugës për Shipskë, shkon pranë përroit të Zhombrit. Në lindje është kryqëzimi i rrugës për në Shipskë. Ndërsa rruga në jug të lumit të Voskopojës shkon deri te kryqëzimi me rrugën në jug të Shën Gjergjit.
Në jug përsëri është rruga që të çon tek Shën Gjergji dhe që vazhdon për nga rruga Korçë-Voskopojë, më tej është rruga që kufizon zonën e banuar deri te kisha e Shën Kollit. Në perëndim gjendet Kisha e Shën Kollit, në drejtim të kishës së Shën Ilias që gjendet po në kodrën me të njëtin emër, duke ndërprerë përroin e Strugut deri te kryqëzimi i rrugës së Beratit me përroin Pelltek. Në veri është rruga e Beratit me kurrizin e kodrës në veri të përroit Pelltek (lagja Poshtenikë), e cila lidhet me rrugën që shkon për në Shipskë dhe më tutje tek kisha e Shën e Premtes. Ndërsa në lindje, atje ku fillon kisha e Shën e Premtes, vjen lumi i Voskopojës deri te kryqëzimi i rrugës së Korçës me lumin e Voskopojës. Në Jug Voskopoja kufizohet me rrugën e Korçës dhe me lumin e Voskopojës, me rrugën për Lavdar, me rrugën për në urën e Zhombrit deri te kisha e Shën Mëhillit. Në perëndim, Voskopoja shkon që nga Kisha e Shën Mëhillit dhe deri te kryqëzimi i rrugës së Beratit dhe përroit Pelltek.

Qyteti ka qënë i banuar që në vitin 1300 e që arrin kulmin e lulezimit të tij në vitin 1764. Popullsia e atëhershme ishte rreth 30.000 banorë, 24 kisha, një akademi, një biblioteke, një shtypshkronje, dhe shume institucione të tjera arsimore e kuturore. Kryeqëndër Ballkanike që kishte marëdhenie tregtare me shumë vënde të huaja si Venedikun, Vienën, Lajcpigun, Athinën, etj. Voskopoja shtrihet në një pllajë mbi 1160 m të lartë, rrethuar prej maleve me pyje, përrenj dhe dy lumenj; ai i Voskopojës dhe ai i Strugut.
Shkatërrimi i parë erdhi më 1769 i cili u pasua nga dy të tjerë (1789 dhe 1916) që sollën fundin e një epoke të ndritur për Voskopojën dhe braktisjen masive të saj.
Më 1630-ën, kur dhe ngrihet kisha e Shën Prodhonit, thuhet se qyteti kishte një moshë 250-300-vjeçare. Por ekzaktësisht, vitin e themelimit të Voskopojës na e jep konsulli austriak J. G. V. Han, i cili thot se i qyteti Voskopojës i përket vitit 1338 dhe është themeluar nga Petro i shtëpisë së madhe të Muzakajve.
Voskopoja ishte ndërtuar mbi shtatë kodra që përshkoheshin nga tre lumenj; Strugu, Pelteku dhe Zhombri. Të tre lumenjtë (ne fakt janë përrenj) derdhen në Lumin e Voskopojës. Këto kushte të favorshme i dhanë shkas një zhvillimi ekonomik e shoqëror dhe arsimor të mbarë. Qyteti i lulëzuar i Voskopojës është shkatërruar në luftën e parë ruso-turke në vitin 1767-1774 pasi voskopojarët mbajtën anën e rusëve.
Arsimi në gjuhën greke është më i hershmi që dokumentohet të jetë zhvilluar në trojet e banuara nga paraardhësit e shqiptarëve, sidomos kur greqishtja u imponua në Shqipëri si gjuhë zyrtare e shkruar.
Si qendër e rëndësishme e zhvillimit të arsimit në gjuhën greke ndër shqipëtarë ka qenë Janina. Shkolla më e vjetër greqishte e atij qyteti që njihet e dokumentuar është shkolla e manastirit të Spanjot, në ishullin e Janinës, e ngritur në vitin 1206 prej themeluesit të despotit të Epirit, Mihali I, apo Engjëlli i Parë.
Shkolla greke ndeshim edhe në qytete të tjera, si: më 1728-ën në Korçë, më 1741-shin në Vlorë, më 1736-ën në Elbasan, 1860 në Qestorat, në Berat etj. Shkollat me alfabet grek e arritën nivelin më të lartë kulturor-pedagogjik në Voskopojë.
Pater Kurilla, në veprën e tij “Voskopoja dhe Akademia” na jep 26 emra akademikësh të Voskopojës, që ishin “konceptonjës të idhesë së punimit të shqipes”.
Ky fakt bën të mendosh se fenomeni i futjes së shqipes në shkollën e Voskopojës flet për ekzistencën e një persioni nga poshtë të elementëve atdhetarë, përfaqësues të një populli, i cili fliste gjuhën shqipe në jetën e përditshme dhe dëshironte që gjuha e vet të mësohej nga fëmijët e tij në shkollë.
Shkolla e Voskopojës ishte me nivel të lartë arsimor e pedagogjik për kohën. Zhvillimi dhe lulëzimi i arsimit në Voskopojë nuk ishte një fenomen i rastit dhe i shkëputur. Ai ishte rezultat i zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik dhe i asaj klime të përshtatshme që krijonte vetë populli ynë mësimdashës në këtë krahinë, i cili nuk kursente për arsimin e fëmijëve as asprat, groshët dhe lirat, por as arat, vreshtat dhe dyqanet, pavarësisht se ky arsim, për kushtet e robërisë së gjatë, u zhvillua në gjuhën greke dhe jo për qëllime kombëtare, rrjedhojë kjo e politikës arsimore të pushtetit otoman që vinte fenë mbi kombësinë.
Në vitin 1710 u ngrit një shtypshkronjë dhe një bibliotekë. Biblioteka e Akademisë së re të Voskopojës ishte e pasur me dorëshkrime e shtypshkrime të dhuruara nga voskopojarët ose me botime filozofike, teologjike, didaskalike që u botuan nga shtypshkronjat e asaj qyteze. Bibloteka që numëronte atëherë mbi 700 volume librash të rrallë, përveç dorëshkrimeve, u dogj gjatë Luftës së Parë Botërore nga ushtritë ndërluftuese. Sistemi pedagogjik praktik i Voskopojës u përhap edhe në Korçë, Vithkuq, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Janinë e gjetkë, duke vazhduar deri rreth viteve 1802-1822. Theodhor Kavalioti që punoi në vitin 1743 si mësues në shkollën e Voskopojës, më 1746-ën emërohet dejtor i shkollës dhe e ngriti atë në rangun e një shkolle të mesme.

Një nga më të shquarit e Voskopojës është dhe Mihal Gora i cili shumë pak njihet sot. Mihal Gora ishte nga Shipcka, (fshat afër Voskopojës), ka qënë një nga gorarët me një kulturë të gjërë dhe që ka lënë një trashëgimi të pasur kulturore, historike e letrare në Voskopojë. Kultura e ti intelektuale qe formuarë në gjuhën greke dhe turke pasi shqipja qe një “mollë e ndaluar” nën regjimin turk. Në fillim ai u arsimua në shollën greke të Kosturit, ku veç lëndëve fetare zhvilloheshin dhe lëndë të shkencave të natyrës dhe shoqërorë si mathmatika, fizika, kimia, historia, filozofia, llogjika, pedagogjia, psikologjia, gjuhë të huaj si greqishte e vjeter dhe latinishte, etj. Mihali pasi mbaroi shkollën greke u kthye në Shipckë ku u caktua drejtues i fshatit. Sipas tregimeve te voskopojarëve ai njihet si gorari më i ditur. Ai ka qënë autor, redaktor, pedagog, në Voskopojë. Pas Grigor Voskopojarit, Mihal ka qënë redaktor i qindra librave që shtypeshin në Voskopojë.
Të mos harrojmë që Shipcka ka qënë qytet para Voskopojës dhe është shkatërruar nga ushtria turke pasi shipckallinjtë lutonin për pamvarsi dhe nuk deshën ti dorzoheshin turqisë. Pas shkatërimit, një pjesë e tyre u vendosën në Voskopojën që sapo kishte filluar të ndërtohej aty nga viti 1333 dhe jo siç thuhet në vitin 1670. Në voskopojë ata sollën kulturën e tyre të lashtë shqiptare. Shipcka më pas, ashtu si Voskopoja pas djegies, erdhi dhe u bë vend i barinjëve dhe vllehëve që sollën bagëtitë për verim. Me ndërmjetsinë e Greqisë, një pjesë e shipcallinjëve u kthyenë përsëri në Shipckë dhe rindërtuanë fshatin, një ndër ato familje ishte dhe familja nga do të dilte Mihali.
Mihal Shipcka njihet si shkrimtar, poet, kronist, redaktor, mesues dhe patriot. Ai vlerësohet për mjeshtërinë e fjalës në disa nga vepart e tij si “15 Martirët e Shënjtë”, “Jetëshkrimi i Shën Naumit” etj. Ai ka botuar disa vëllime me poezi të titulluar, “Mbi zinë në Maqedoni”, “Ballada e Lirisë”. Ka shkruar gjithashtu librin e tij më të rëndësishëm, “Kronika të Voskopojës” ku ka përshkruar bukur të kaluarën dhe kohën që ai jetoi në qytetin e Voskopojës. Ndërsa kryevepra e tij dhe libri me shumë rëndësi për Voskopojën dhe Shqipërinë është pa dyshim “Kodiku i Manastirit të Shën Prodhomit”, monumet i madh i kultit të Voskopojës dhe Shqipërisë. Libri ka një kronikë të saktë dhe të shkruar bukur duke filluar që nga viti 1630 deri në vitin 1880. Aty jepen të dhëna jo vetëm për manastirin por edhe për Voskopojën, Gorën, Mokrën dhe Korçën.
Në vitin 1750 Mihali ka qënë kryeredaktor i Shtypshkonjës Voskopoja.
Duhet përmëndur një gjë. Kur shipckallinjtë ikën nga qyteti i djegur, një pjesë e mirë e tyre u vendosën në Bullgari ku kanë krijuar një fshat me emrin “Heronjtë e Shipckës”.

Kolegji grek (Frondistidhio) ngritur në vitin 1710 qe një hop i madh cilësor në fushën e kulturës. Nxënësit të ardhur nga anë të ndryshme të Shqipërisë e nga Maqedonia, futeshin në një ambient të ri intelektual, pajiseshin me ide të reja , me pikpamje filozofiko-fetare të ndryshme nga ato të vjetrat, stërviteshin të përdornin “arsyen” për abstraksione konkluzione deduktive, duke u bazuar në “teoritë” dhe njohuritë e kohës. Frondistidhio-ja ishte e vendosur në qendër të qytetit, në godinat ngjitur me kishën e Shën Kostandinit. Edhe pas prishjes së qytetit shkolla gjendej përsëri aty dhe pllaka e shtruar te dera e Akademisë (Nea Akademia) u soll dhe u vendos te hyrja në fjalë (nuk dihet ku humbi mbas kohe) siç na thotë Dhori Falo.

Po kush ishin voskopojarët e parë, ishin ata shqiptarë apo vllehë? Trashgimia gojore flet për një qytet të pastër shqiptar, I cili pas djegies së parë dhe ikjes së voskopojarëve nëpër Shqipëri dhe botë u mbush me çobenët e malit të cilët flasin një gjuhë midis latinishtes dhe shqipes dhe qe jane edhe ata latinë të shqiptarizuar. Pretendimi se rumenët kanë themeluar qytetin e Voskopojës është krejt i pathemeltë pasi vlelhët endacakë kurrë s’kanë ndërtuar qytete, bile as fshatra, ata kanë hyerë në vënde vakante siç është rasti i voskopojës.

Sot në Voskopojë jetojnë rreth 300 familje me mbi 2000 banorë që përbëjnë fshatin Voskopojë të ditëve tona e cila, si qëndër e komunës me të njejtin emër ka filluar të jap shënjat e mira të zgjimit dhe ringjalljes. Le të shpresojmë.
Dy Fjale per Brig. IV S.
Brigada e IV Sulmuese u formua në 28 Dhjetor 1943 në Voskopojë me partizanët e kuadrot e batalionit "Shqiponja" si dhe të tjerë të erdhur nga batalionet "Fuat Babani", "Hakmarrja", "Tomorri", "Reshit Çollaku", "Gorë-Opar" si dhe të rinj të tjerë nga Korça dhe rrethi i Korçës. Të gjithë të lajmëruarit erdhën po atë natë duke u gdhirë dita e martë, 28 Dhjetor. Për të shmangur ndonjë përplase me armikun në kohën që neve akoma s’ ishim organizuar mirë, u dha urdhëri të shkojmë në Shipckë. Atje u bë organizimi i plotë duke u emëruar dhe kuadrot drejtuese. Në datën 31, pra në natën e vitit të ri, na u dha urdhëri që të nisemi në marshim. Nuk e dinim se ku shkonim. Dëbora kishte bllokuar gjithëçka dhe trashësia e saj arrinte vënde vënde mbi një metër. Herë pas here ndërroheshin partizanët pararojë që çanin dëborën e cila na raskapiti, sidomos ata djem e vjaza që vinin nga fushat dhe qyteti. Neve malsorët e mblodhëm mëndjen shpejt dhe i perjashtuamë qytetarët dhe fusharakët që të çanin dëborën por ishte e vështirë që ti ndaloje ata. Kalume Krushovën, Bodenë dhe hymë në Lozhan. Unë e njiha shumë mirë vëndin dhe nuk u ndërrova për asnjë çast nga pararoja megjithë urdhërat që më jepshin nga eprorët. Me mua u bashkounë të gjithë gorarët. Pasi u shlodhëm mirë në Lozhan dhe pasi hëngrëm dhe pimë, dy batalione, i pari dhe i treti, u nisëm për në Malin e Bofjes. Duhej të rrethonim fshatin Dushar ku ishin përqëndruar shumë forca balliste. Ky fshat gjendet në majën e malit rrethuar me pyll të dëndur. Në datën 2 janar ne mbritëm rreth fshatit. Po shkruaj pak për këtë luftë pasi qe dhe pagëzimi i luftës së Brig. së IV Sulmuse. Ne lëshuamë tërë breshërinë e armëve tona kundër ballistëve por ata u mbrojtën mirë. Ata luftuanë derisa u herr me qëllim që të përfitonin nga errësira dhe të largoheshin. Ashtu ndodhi. Ballistët sapo u herr lëshuanë tërë batërinë e zjarrit mbi ne dhe ja dhanë vrapit në drejtime të ndryshme por të studiuara mirë për të shpëtuar. Ata çanë rrethimin dhe ikën në drejtim të Tomorricës. Në krye të tyre ishte Maliq Dushari. Po atë ditë, më tre Janar 1944 gjermanët dogjën disa fshatra si Gjergjevicën dhe Lavdarin. Të nesërmen do më digjej mua shtëpia nga gjermanët të cilët dogjën gati tërë fshatin. Po ashtu ata dogjën disa shtëpi rrugës për në Krushovë që nga Senishti, Lozhani, Zvarishti, Dolani dhe përfunduan në Shipckë dhe Voskopojë. Atë ditë gjermanët vranë dhe korierin tonë, Yzeir Bacelli.
Që në fillim Briga e IV Sulmuese numuronte 550 partizanë nga të cilët ishin komunistë rreth 70 vetë, që ishin dhe motorri i brigadës. Më von, deri në çlirimin e Shqipërisë, brigada arriti të kishte 2000 partizanë dhe numuri i komunistëve shkoi deri në 600.
Kjo brigadë ka një histori shumë të lavdishme dhe ka qënë për mendimin tim një nga brigadat më shëmbëllore në Shqipëri. Unë mendoj se një meritë të veçantë për këtë ka patur komandanti i brigadës shoku Nexhip Vinçani që Partia më von e ka goditur. Me urdhërin e komandës së brigadës, ne që dinim shkrim e këndim u bëmë 'mesues’ të partizanëve analfabetë të cilëve u mësuam shkrim e këndim, por kjo nuk ishte detyra jonë kryesore. Ne kemi bërë beteja me gjermanët dhe ballistët dhe e them me burrje që ne nuk kemi patur asnjë humbje. Ne kemi bërë mbi 250 beteja dhe veprime luftarake ndaj armikut dhe që të gjitha me fitore. Komandantët tanë trima kanë qënë komunistet Nexhip Vinçani, Rita Marko, Petro Papi, Josif Pashko,etj. Po ashtu dhe shokët drejtues Vaskë Gjino, Spiro Shalësi, Kristo Isak, Pano Xhamballo në Brigadën IV Sulmuese.
Ne vramë mbi 2300 gjermanë (pa përmendur ata që u vranë në bashkëveprim me brigada të tjera), kemi kapur robër mbi 200 gjermanë, po ashtu një sasi të konsiderueshme armatimi.
Ne çliruam gati tërë rrethin e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës duke bërë shumë beteja si në Dushar, Shtyllë, Gjergjevicë, Tudas, Lvadar, Protopapë, Punemirë, Osojë, Qafë e Beçit, Potom, Treskë, Trebickë, Luaras, Qafzes, Gostivisht, Kaltanj, Vithkuq, Gurmujas, Moglicë, Gopesh, Shënepremte, Lozhan, Dolan, Kolanec, Maliq, Melçan, Porodinë, Symiz, Dardhë, Arrzë, Guri i Kamjes, Guri i Bletës etj. Ne çliruam Korçën, Kolonjën, Devollin dhe ndihmuam në çlirimin e Pogradecit e me radhe deri në Kosovë. Ne kemi thyer edhe forcat fashiste bullgare në Tushemisht e Peshkëpi. Luftrat tona me të ashpra kanë qënë; Grabovicë, Pllocë, Moçan, Qafë Thanë, Krosnisht (në këtë fshat unë u kapa rob), Osojë, Gjinikas, Mali i Dusharit, Qafë e Gjarpërit dhe Bitinckë.
Gjatë datave 15-20 Qershor të vitit 1943, në Vithkuq u mblodhën shokët e Shtabit të Qarkut të Korçës: Nexhip Vinçani dhe Pëllumb Dishnica, si dhe disa shokë të Shtabit të Zonës së Parë Operative, Vlorë-Gjirokastër: Islam Radovicka dhe Tahir Kadare. Në këto data unë kam bërë një heroizëm që dua ta shkruaj më von në një kapitull më vete.
Koçi Xoxe, Miku i Adem Bacellit (nga Agimi).
Nëse sot shkon tek shtëpia e Niko dhe Rrapi Zgurit, djemëve të ndjerit Ndino Zguri apo tek Rrako Zguri në Voskopojë, ata do të flasin shumë për miqësinë e babit tim me Koçi Xoxen dhe Vangjel Shkodranin të cilët takoheshin shpesh tek kisha e Shën Përdhonit dhe bisedonin gjatë duke ngrënë mish të pjekur dhe duke pirë raki të zjerë dy herë. Stafan Zguri ruan akoma një fotografi ku kanë dale së bashku Adem Bacelli, Koçi Xoxe dhe Llambi Shkodrani.
Misioni Englez në Shtëpinë Tonë
Para se të flas për Misionin Anglez dua të them dy fjalë per 13 infermjeret amerikane që u strehuan në shtëpinë tonë që nga 1 Dhjetori deri në 8 dhjetor të 1943. Ato ishin si drita, si zana mali që erdhën në shtëpinë tonë atë natë dimri të ashpër. Ato qenë 13 njëra më e bukur se tjetra. Ajo që na tregoi se kush ishin qe Anjeza (Agnes Jensen Mangeriç, nga Agimi) dhe ngjarja fillon në 8 Nëntor, 1943. Ajo tregon për atë grup infermieresh, dhe të tjerë (gjithësej 30 veta) në kohën e luftës së dytë botërore të cilat po transportonin me avioni të plagosur nga Siçilia në Bari por për shkak të kohës së keqe si dhe territoreve mbi të cilat nuk mund të fluturonin sepse ishin në gjëndje zjarri, avioni bën një ulje të detyruar në tokën Shqiptare, nën pushtim gjerman atë kohë. Ato tregojnë kështu forcën e grave amerikane të cilat mbijetuan, kjo falë mirësisë, bujarisë dhe mikpritjes shqiptare. Gjithashtu ajo tregon për kushtet e Shqipërisë në atë kohë, të ilustruara këto edhe me foto. (Duhet patur parasysh se secili e tregon një ngjarje sipas pikpamjes së tij.)
(Shënimi im, Agimi). Në librin “Albanian Escape: The True Story Of U.S. Army Nurses Behind Enemy Lines” - Historia e vërtetë e infermiereve të ushtrisë amerikane, prapa linjave armike, - sipas tregimit të Agnes J. Mangeriç-ut, ashtu siç iu tregua Evelin M. Monahan-it dhe Rosmary I. Neidel-it publikuar nga Universuteti i Kentucky-t në 1999. Agnes Jensen Mangeriç, ishte infermjere ne shtëpinë tonë dhe këtë e ka përmëndur në libër. Për Krushovën në këtë libër shkruhet në faqet; 100-102; 105; 116; 117; 118; 119; 120; 121; 130; 138 dhe 152.
13 infermjeret kanë ndënjur në shtëpinë tonë prej 1 Dhjetorit, ditë e mërkurrë, 1943 deri në datën 8 Dhjetor 1943. Victor Smith vajti i mori në Lavdar dhe për të përcjellë i përcolli Lietnant Gavin B. Daffy për në Gjregjevicë.
Përshtypjet e tyre në shtëpinë tonë.

Anglezët

Siç e thashë më lartë, në Nëndor 1943 në shtëpinë tonë, me vendim të Keshillit Nacional Çlirimtar të Zonës së Voskopjës, mbriti një Mision Anglez i kryesuar nga Kapiteni Smith që më von u gradua major. Ata në fillim erdhen dy vetë por më pas edhe disa të tjerë. Dy të parët ishin ky kapiten i quajtur Viktor Smith dhe një major i quajtur Alen Palmer. Kapiteni ishte nje shukalaq i kuq por shumë zemërmirë dhe majori ishte një i ri, me trup atleti që spara të jepte muhabet. Atyre u shërbente vëllai im Ramizi (para se të dilte partizan) dhe nëna jonë, Sanija. Unë në atë kohë vija në shtëpi pasi isha korier partizan. Isha në moshën 22 vjeç dhe Ramizi po bëhej gati që të vinte me mua. Ramizi ishte vetëm 15 vjeç. Vëllai i dytë Bequa, (Beqiri) ishte 27 vjeç, ai punonte në mulli ditë e natë së bashku me xhaxhanë tonë Qerimin. Vëllai i madh kishte pesë vjet që jetonte në Australi dhe ishte 30 vjeç. Ndërsa Besimi, Barjami dhe Halimi ishin të vegjel; Besimi 14, Bajrami 11 dhe Halimi 9 vjeç. Më shtatë dhjetor erdhën edhe dy anglezë të tjerë që u hodhën me parashutë tek Sheshi i Madh; Markus Llajani dhe Toni Northropi. Pas një jave u hodhën me parashutë edhe Xhek Dimulani e Norman Uilleri, ky i fundit zvëndësoi komandantin e misionit anglez në Shqiperi, Gjeneral David-in që kishte rënë rob tek gjermanët. Përkthyes ata kishin Tashul Bardhin nga Voskopoja.
Një natë unë munda të bisedoj me Smithin dhe bile ai më fali në shënjë kujtimi një kapelë stof-leshi anglez, një palë qillota dhe një xhaketë po stofi të trashë, të cilat i kam ruajtur deri më sot pasi janë material i mirë. Këto rroba kanë një ngjyrë të gjelbër të hapur, shumë të këndëshme.
Me ndihmën e përkthyes Tashulit ne biseduamë gjatë. Smithi më tregoi se ai kishte erdhur nga Kajro në natën e 15 duke u gedhirë 16 Tetori i 1943 dhe kishte zbritur me parashutë në Bizë të Martaneshit së bashku me Komandantin e ri të Misionit Anglez në Shqipëri, Gjeneral Brigade, Z. Devis ‘Davies’ (Trocki siç ai e quante) i cili zëvëndësonte Gjeneral David Smajlin e zënë rob nga gjermanët, Kolonel Nikollas dhe Major Alen Palmer. Ay tha se së bashku me Smajl-in kishte takuar në Helmës Enver Hoxhën në 12 Korrik për ti shpënë atij mendimin anglez të pajtimit të partizanëve me nacionalistët, të cilin mendim Enver Hoxha e Hodhi poshtë me përbuzje.
Tashul Bardhi
Nje burrë trupvogël nga Voskopoja. Me një fytyrë të fishkur si oshafe e tharë. Me mustaqe si të Çarli Çaplinit, me dy sy tepër zhbirilues dhe të gjallë. Tashuli kishte qënë 20 vjet në Amerikë dhe ishte kthyer në Voskopojë fukara! Ai u miqësua shumë shpejt me anglezët dhe me ta luante letra, domino, tavëll. Hanin e pinin dhe si përfundim Tashos po i fryheshin xhepat nga stërlinat e verdha angleze. Një ditë kur vizitova shtëpinë ai më tha, “Gjynah që nuk je këtu pasi anglezët e kanë zgjidhur qesen, paguajnë vetëm me flori dhe janë shumë dorlëshuar. Dëgjo Deme, dua të them një sekret, më kërkuan ndonjë femër duke më thënë se, paguajmë sa të doni. Ku mund t’jua gjejmë ndonjë nga qyteti se këtu në fshat të varsin për këtë?” Bëra sikur se dëgjova fare dhe ika.
Me sa di, pas çlirimit, të shkretin Tashul e dënuan për agjitacion e propogandë. Të gjithë thoshin, ‘Tashuli e gjeti nga që i flet edhe bytha’!
Anglezët në shtëpinë tonë
Kapiteni e kishte emrin Smith por ne e thërrisnim për kollaj Miti, ndërsa majorin ne e thërisnim shqip Garib. Ata mua më thërrisnin Adam dhe Ramizit i thoshin Ram. Nënës i thërisnin seç e thërrisnim ne, nënë. Ata nuk mësuan dot shqip dhe ne e keshim të vështir të komunikonim por kur natën vonë vinte Seit Bebri (i jati Selami Bebrit që kishte qënë në Amerikë me babanë) pasi Tashuli ikte Voskopojë, ne bisedonim gjatë me anglezet dhe ata nuk mërziteshin të na dëgjonin e të na përgjigjeshin. Mbaj mënd njëherë kur Smith më tha mua, ‘Ju partizanët po luftoni si luanë dhe mua më vjen shumë keq kur ju shikoj të zveshur dhe zbathur. Ne do t’ju ndihmojmë që juve të mos u mungojë më asgjë. Ne do t’ju sjellim edhe armatim.’ Mua s'mu durua dhe i thashë, ‘Po ju po ndihmoni edhe armiqte tane, ballistët!’ Ai qeshi dhe mu përgjegj, "Ne kemi udhëzime që ti ndihmojmë të gjithë shqiptarët që luftojnë gjermanin por, unë po shoh që ballistët nuk po luftojnë armikun tonë të përbashkët dhe këtë gjë ua kam thënë atyre që më urdhërojnë mua. Me zemër, unë dua që t’ju ndihmoj vetëm juve.’
Avioni katër motorësh "Alifaks" (Alifax) vinte çdo dy ose tre javë dhe hidhte me parashuta armatim, e veshmbathje sipër fshatit tek Sheshi i Madh. I gjithë materiali grumbullohej tek një tjetër shtëpi ku ishte bërë depoja e anglezeve dhe, rinia e fshatit që akoma nuk ishte mobilizuar në luftë, bënin transportimin e tyre tek magazinat qëndrore në Bakull të Osojës dhe në Staraveckë por edhe disa materiale transportoheshin në Lavdar, Leshnjë-Vithkuq dhe deri në Panarit e në Backë të Skraparit ku gjendeshin depot e ushtrisë partizane. Në krye të djemëve të Krushovës printe vëllai im Besimi i cili e bënte këtë punë me dëshirën më të madhe pasi anglezët i jepnin ndonjë ‘verdhushkë’ të cilën ai ja jepte nënës sonë. Kështu që kur Ramizi erdhi në mal tek mua, shtëpinë e mbanin Bequa i cili flinte në mulli dhe Besimi që megjithëse fare i vogël, ishte bërë zot shtëpie.
Në fillim ndodhi një incident me anglezët. Kur dy avionë, (ndoshta një por u rrotullua dy herë) hodhën materialin jashtë Sheshit të Madh dhe, fshatarët nga që nuk e dinin akoma se ç'po ndodhte, sulmuan dhe morën kush mundi e çfar mundi, pasi parashutat ranë në Gradishtat, Luadhi i Madhe dhe në Përroi Gjeçi i Madh.
Atë ditë në fshat u ndodh edhe shkrimtari Fatmir Gjata që shoqërohej nga Bequa, i cili këtë episod e përshkruan tek romani i tij "Përmbysja" dhe për fat të keq ai përmend emrat origjinale si Hanushen e Dervishit e cila qe shumë e vafër por grua trime, familja e saj qe më e varfëra në fshat. Hanushja u turr të marrë sa më shumë gjëra për fëmijët. Për fat të keq ajo kishte marrë brekë për bythë që rëndonin me kunjtal dhe jo për bythët e thata dhe të çjerra të krushovarëve. Po ashtu Fatmiri thotë se anglezët hidhnin materiale që nuk i hynin kujt në punë si, brekë grash, këpucë vetëm të majta ose vetëm të djathata, rrobe fëmijësh ose uniforma për qikllopë e diva! Etj., etj. Fatmiri ka patur shumë të drejtë. Mua mi ka thënë këto Bequa, të gjitha siç Fatmiri thotë, bile, për mendimin tim Fatmiri ka thënë pakë.”
(Shënim nga Agimi): Këto gjëra që thotë babai im dhe Fatmir Gjata nuk janë të vërteta pasi ata kanë qënë të detyruar të thoshin ashtu siç PKSH përgatiste gënjeshtrën e madhe anti anglo-amerikane, viktima të së cilës propogandë ata kanë qënë. Unë personalisht kam folur me z. Naim Bacelli i cili është dëshmimtar ocular i asaj ngjarje dhe më ka treguar që vetëm 20 kepucë te djathta u hodhën gabimisht në Krushovë dhe për këtë gjë ai më thotë që të pyes edhe dy dëshmitarë të tjerë nga Krushova si Teki Bebri qe banon në Korçe dhe Adil Bebri në Voskopoje.
Të nesërmen erdhi xha Rizai (Riza Kodheli) dhe i dha urdhër njësitit të fshatit që ta ruajë zbarkimin me armë në dorë. Nëse dikush nuk dëgjon të largohet, të qëllohet në mënyrë që të venë mënd të gjithë e të mos afrohet askush tek Sheshi i Madh. Mësymja vazhdoi edhe javën tjetër dhe njësiti i fshatit s'bëri dot asgjë për ti ndalur. Atëherë me urdhër të komandatit të Brig. së IV sulmuese, shokut Nexhip Vinçani u caktua një toge mbrojtese e cila do të komandohej nga intendenti i brigades Raqi Qirinxhi i cili qëndroi në shtëpinë tonë. Gjatë kësaj kohe partizanët plagosën rëndë një fshatar dhe gjëndja ndryshoi. Askush s'guxoi më tu afrohet parshutave angleze që binin tek Sheshi i Madh në Krushovë.
13 amerikanet në shtëpinë tonë
…..
Parathënie e librit të Agnes Jensen. (nga Agimi)

“ Më 8 nëntor të vitit 1943, infermierja e ushtrisë amerikane Agnes Jensen linte pas krahëve një shi të ftohtë në Katania, Siçili dhe hynte në një C-53 aeroplan për transport.
Por, ajo dhe dymbëdhjetë infermieret e tjera nuk arritën kurrë në Bari, Itali, ku duhej të transportonin ushtarët e plagosur, në spitale larg linjave të frontit. Një stuhi e fuqishme dhe ndjeka nga Messersçmittët gjermanë, ishin shkaqet e uljes së detyruar të avionit në një vend të humbur të Shqipërisë, duke lënë infermieret, skuadrën e mjekve dhe ekuipazhin e fluturimit të bllokuar dhe të humbur në një teritor të pushtuar nga nazistët. Ajo që vjen pas kësaj ishte një lojë e rrezikshme “kukamfshefthi” me armiqtë, një situatë kjo për të cilën Presidenti Roosvelt kërkonte të vihej në dijeni çdo ditë.
Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur për të gjetur një Mision të Inteligjencës Angleze dhe grupi filloi kështu një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut, gjatë javëve që ndoqën, ata kaluan malin e dytë në Shqipëri për nga lartësia, nëpër stuhi të forta bore, u goditën nga aeroplanët gjermanë, arritën të braktisin një qytet pak çaste para se të bombardohej dhe u gjendën në pamundësinë për të bërë diçka, se si një përpjekje për t’i shpëtuar ata dështoi, duke u penguar nga forcat naziste.
“Ikje nga Shqipëria” është një tregim i mbushur me të papriturat e të vetmit grup infermieresh të ushtrisë, që kaluan një kohë të gjatë në një territor të pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Infermieret dhe ushtarakët duruan kohën me ngricë, me mot shumë të keq, mbijetuan me shumë pak ushqim dhe “lanë” në kuptimin e vërtetë të fjalës, këpucët e tyre, në ato 800 milje të ecuri në ato rrugë pa rrugë.
Të shtyra kundër vullnetit në një situatë të rrezikshmë dhe të vendosura për të mbijetuar, këto gra gjetën guximin dhe forcën tek njera tjetra dhe tek zemërmirësia e shqiptarëve, të cilët i fshehën ato nga gjermanët.”

Më 1995, e shoqëruar nga djali i saj Jon dhe nga vajzat Karen, Jensi u kthye në Shqipëri. Në shtëpinë e Stefës, ajo foli për disa orë me të venë e tij. Stefa ishte pushkatuar nga komunistët në një burg shqiptar afër Beratit në vitin 1948. Ajo zbuloi gjithashtu, që djali më i madh i Stefës, Alfredo, të cilit ajo i kishte dhuruar “krahët e fluturimit” ishte i sëmurë në spital. Ai vdiq të nesërmen e asaj dite, përpara se ajo të kishte mundësnë ta takonte. Ajo hetoi edhe për Hasanin, por u njoftua që kishte vdekur më 1988.
Djegia e shtëpisë
Shtëpia jonë në Krushovë është djegur nga gjermanët ditën e martë, ora 16 të datës 4 Janar 1944 dhe u bë shkrumb e hi me gjithëçka kishte brënda.Të njëjtin fat pësuan edhe 70% e shtëpive të fshatarëve të mij.
Mbaj mënd se dimër më të ashpër se ai, ne kurrë nuk kishim parë. Dëbora kishte arritur një shteresë prej dy metrosh në disa vënde dhe rrugët qënë të bllokuara. Vetëm gjermanët mund të lëviznin me mjetet e tyre të blinduara, të cilët erdhën nga Plerinat e cila është në rrugën që vjen nga Dolani. Po ashtu dua të shtoj se operacioni gjerman i dimrit kundër partizanëve u bë në këtë qamet të madh. Ne, brigada jonë e katër që sapo ishim formuar, mbijetuam mirë dhe ju shmangëm goditjes frontale të gjermanëve, mirpo disa brigada të tjera si ajo e dytë dhe e tretë, na thane se ishin shkatrruar fare. Shumë partizanë të Brigadës së parë ishte shpërndarë pa urdhër dhe Mehmet Shehu mundohej që ti mblidhte ata shtëpi më shtëpi.
Atë mëngjez, para se gjermanët dhe ballistët ti drejtoheshin fshatit tonë, një ballist, mik i familjes sonë, vjen dhe i thotë nënës sime se, "gjermanët do t'ju djegin shtëpinë si shtëpi partizane dhe si bazë angleze. Largo fëmijët, anglëzet dhe plaçkat. Kaq mund të bëj për ju. Kurseni ç’të mundni." Nëna, e cila ishte lajmëruar edhe njëherë tjetër më parë (të mërkurë më datën 1 dhjetor 1943) se do t'ja digjnin shtëpinë, i kishte nxjerrë të gjitha plaçkat me vlerë si qilima, sixhadera të bukura persiane, enë guzhine farfurie, plaçka të saja dhe të djemëve që babai i kishte sjellë nga Amerika etj. dhe i kishte depozituar në një vënd sekret afër Kroit të Madh, por të nesërmen gjermanët nuk na dogjën shtëpinë dhe ajo kur shkoi tek vëndi ku kishte fshehur plaçkat nuk i gjeti shumicën e tyre! Tani vijnë përsëri dhe i thonë që ti nxjerrë jashtë të gjitha plaçkat pasi do t'ja djegin shtëpinë dhe nënës ndoshta nuk ju besua. Për këtë ajo ju përgjegj ballistit se ishte betuar që të mos i nxirrte jashtë plaçkat dhe se, vetëm kur të nxirte xhenaze (të vdekur) të shtatë djemtë do ti nxirrte plaçkat jashtë shtëpisë! Ballisti i mirë iku i çuditur.
Nëna, megjithëatë ju dha alarmin anglezëve të cilët për 5 minuta u bënë gadi dhe u nisën në drejtim Shën Kostandin afër Voskopojës ku ishin forcat e shumta partizane të Nexhip Vinçanit, ku ishim edhe ne; Ramizi dhe unë dhe ku kishim depot me materiale si veshmbathje dhe armatim dhe të tjera materiale luftarake. Raqi këtu bëri një gabim të madh, pasi u dha alarmi që gjermanët po vinin në atë drejtim, partizanët i kërkuan që mallin ta merrnin duke ju shpërndarë secilit partisan aq sa të mundej por Raqi Qirinxhiu nuk lejoi të merret asgjë nga depot. Ai vet ngarkoi vetëm dy mushka me paisjet personale të anglezve dhe u nis nëpermjet Lavdarit ku kishte shkuar N.Vinçani dhe Koçi Xoxe që në mëngjez. Të parët që mbritën në Lavdar qenë rreth 4000 partizanë e civila, ndërsa Raqi me anglezin, Terrin dhe dy krushovarët i ndoqën nga pas. Në Lavdar u mblodh shtabi i brig. Ku asistonte dhe Koçi Xoxe si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushrisë Nac-Çlirimtare. Për të diskutuar si ta kalonin Qafën e Beçit pasi kjo qafë ishte zënë nga gjeramanët. Nexhipi mendonte që forcat partizane të kalonin në krahun e majte të Ostrovices dhe Koçi ngulte këmbë që të kalonin në krahun e djathtë. Koçi i nxehur e urdheroi Nexhipin që të bëhej ashtu siç ai urdhëronte por Nexhipi i tha këto fjalë, “Nëse ti dëshiron që partizanët ti kalosh drejt kasapanës, mblidhe brigadën, shkarkomë mua nga detyra si komandant i saj dhe pastaj bej si të duash! Ndryshe, unë do të bej ashtu siç mendoj.” Këtu Koçi u dorzua, pamvarsisht se që të dy mendonin për ti shpëtuar partizanët. Rruga që deshte Koçi të bënim ne partizanët, ishte rruga më e gjatë por jo më e sigurtë pasi gjermanët e zgjuarë kishin kapur të gjitha qafat, luginat, rrugët dhe shtigjet e mundëshme nga ku do të kalonim për ti dalë rrethimit tonë në Voskopojë.
Kalimi u bë natën jo më larg se 100 m larg gjermanëve në njësh kollonë pa bërë asnjë fjalë, pa pirë duhan, pa bërë asnjë zhurmë dhe në një distancë prej 10 m larg njëri tjetrit. Edhe kollitja duhej të mbahej duke kafshuar dëborë. Kushdo që do të gabonte do të vritej në çast duke u mbytur me një shall a me një rryp! Në fund të kollones ishte majori anglez, Raqi Qirinxhi, Lefteri dhe dy krushovaret; Seit e Shupe Bebri me Isufin e Ademit të cilët udhëtuanë bashkë deri në Lavdar ku Raqi u dha urdhër që të kthehen në shtëpitë e tyre në Krushovë, pas një incidenti të ndodhur. Gjatë kthimit dy vëllezërit mundën të arrijnë në shtëpi ndërsa Isufin e kapën gjermanët. Në një vënd gjermanët panë një lepur dhe filluan ta ndjekin lepurin, në këtë kohë Isufi së bashku me një korçar që edhe ai qe zënë rob, ja dhanë këmbëve dhe ikën. Korçari nuk arriti dot të largohej aq shpejt sa Isufi dhe kështu ai u vra ndërsa Isufi ra në përruan e Osojës dhe pastaj në lumë duke ecur përpjetë lumit derisa arriti arriti tek Ura e Koços. Atje doli nga lumi dhe u kthye tek kasollet e Qerim Bacellit. Atje Isufi ngeli dy ditë sa ju shruanë nga këmbët që ishin henjtur dhe i ridhnin gjak.
Ne partizanët e brig. se katërt e kaluamë me sukses Ostrovicën dhe arritëm të gjithë gjallë në pyjet e Zaloshnjës duke ecur për tërë natën. Në mëngjez gjermanët u çuditen sesi gjurmët e një autokollone partizane u kishin kaluar aq afër pa i degjuar! Kjo qe situata kur gjermanët na dogjën shtëpinë ne bacellinjve.
Në këtë kohë që ne kalum në drejtim të Qafës së Beçit, vëllezërit e mij të vegjël, Besimi, Bajrami dhe Halimi shkuan nga xhaxha Tahiri. Beqiri ishte në mulli dhe Rexhepi kishte 5 vjet që kishte emigruar në Australi. Në shtëpi ngeli vetëm nënë Sania.
Sapo kaloi mezi i ditës, gjermanët dhe ballistët erdhën dhe u dukën siper mbi Shullë të Krushovës. Pasi e mitraluan për disa çate fshatin nga sipër Shullërit dhe vranë kushëririn tim të parë, Yzeirin djalin e xhaxha Tahirit, ata zbritën në fshat dhe i vunë zjarrin. Ata spërkatën tërë shtëpinë tonë me benzinë dhe i vunë zjarrë. Shtëpia jonë ishte e madhe dy katshe dhe të gjitha gjërat e shtëpisë u bënë shkrumb e hi. Nuk shpëtoi asgjë, bile një gjerman kur pa qenin tonë të madh me emrin Xebo që ishte strukur i friksuar në një qoshe afër ashefit (guxhinës) e qëlloi me plumb në kokë. Nëna, siç më thanë fshatarët më von, kishte qëndruar trimëreshë dhe nuk kishte bërë fare zë. Si ikën gjermanët, nënën e mori kunati, Pasho Bacelli, në shtëpinë e vet i cili banonte 20 metro më lartë shtëpisë sonë. Ne kishim tre vjet, që nga vdekja e babait, që nuk flsinim me xhaxhan për një çështje të ngatërruar dhe jo fortë të qartë; punë vjedhje. Thuhej se 16 dhen ishin vjedhur nga disa miq të tij.
Duhet thënë që të vetmen gjë që bëri nëna për të shpëtuar para se të vinin gjermanët të digjnin shtëpinë, ishin monedhat e floririt (disa kilogram) që babai i kishte grumbullar nga shitja e tokave dhe bagëtive tre vjet më parë se të vdiste dhe paratë e Amerikës që I kishte kthyer në flori. Po ashtu, edhe anglezët, në ikje e sipër, kishin lënë disa monedha floriri të cilat nëna i numëroi dhe i bashkoi me arin e vet për tua dhënë anglezëve kur të ktheheshin. Të gjithë sasinë e floririt e fshehu diku prapa shtëpisë, në selishtën pranë lëmit që shtrihej midis shtëpisë sonë dhe asaj të xhaxha Pashos, në një vënd të sigurtë. Këtë gjë e bëri sapo ajo mori lajmin se do të na digjnin shtëpinë, pra, në atë mëngjez që u dogj shtëpia. Si u vra Yzeiri ajo shkoi nga shtëpia e xhaxha Tahirit ku kishte rënë zija.
Yzeiri, djali i Tahir Bacellit. Gjermanët vinin nga Dolani. Yzeiri kulloste dhentë tek Shullëri dhe kur pa gjermanët bëri të shkojë në shtëpi të lajmëroi ardhjen e gjermanëve. Në atë kohë në shtëpinë tonë sapo kishin ikur anglezët e lajmëruar nga nëna. Gjermanët dyshuan për ikjen e tij me vrap dhe i ranë e vranë. Yzeiri ishte 14 vjeç djalë. Ai u vra përtej Shullërit. Kjo sipas tregimit te vëllait të tij më të madh, Naim Bacellit i cili e kishte parë me sy ngjarjen.
Pas ikjes së gjermanëve, nëna shkoi të marrë foririn por nuk e gjeti. Hysnia, e bija e xhaxha Pashos që ishte martuar në Gjonomadh ishte parë duke hyrë në shtëpin e të jatit me teneqenë e floriririt në dorë. Në këtë kohë ajo kishte lënë florinjtë brënda dhe pastaj mori nënën për krahu dhe i thotë se në këtë fatkeqësi ne do t’ju jemi pranë dhe se nëna duhet të shkonte tek i kunati, që ishte i jati i saj. Nëna tepër e traumatizuar, për çastin, nuk mendoi gjatë dhe e shkeli amanetin e babait tonë që i kishte thëne se me Pashon të mos kishin asnjë mardhënie dhe të mos flisnin kurrë. Në shtëpinë e të kunatit ajo gjeti mgushllimin e çastit dhe kaloi ditën e natën e parë. Kur ardhi koha që ti jepnin florinjtë, ata e mohuanë grabitjen!
Floriri
Xhaxha Pasho në atë kohë ishte në moshën mbi shtatëdhjetë vjeç por i mbajtur mjaftë mirë.
Nëna pas kësaj filloi të ishte e lemerisur jo vetëm për floririn por edhe për humbjen e gjithëçkaje tjetër përveç jetës së saj dhe të shtatë djemëve. Ajo zbriti me vrap poshtë duke qarë dhe shkoi tek shtëpia e kunatit tjetër, Tahirit, i cili banonte disa dhjetra metro më poshtë se shtëpia jonë. Shtëpia jonë ka qënë midis shtëpisë së Pashos dhe asaj të Tahirit.Vëndi vinte i pjerrët dhe me një bregore që ngjante si një taracë nga ato ëe hap sot rinia në bregdet.
Xhaxha Tahiri megjithë hallin e madh që kishte e priti ëmbël dhe e futi brënda duke u munduar që ta qetsonte nënën e cila dridhej e tëra nga fatkeqësia dhe inati që kunata, "su ngop me shtëpinë dhe mallin e djegur, dhentë që i shiti në Senisht por më mori edhe floririn që e ruaja për të rritur djemtë jetimë!" siç do të thoshte ajo në ato momente. Më në fund pasi e mblodhi mëndjen, ajo ju lut Tahirit që të më lajmeronin mua dhe Beqon. "Nëse ti Tahir nuk i lajmeron djemtë e mij, Demen (mua) dhe Beqon, qysh nga ky moment, unë nuk qëndroj asnjë minutë në shtëpinë tënde." Tahiri i tha se duhet të priste deri të nesërmen, dhe se ajo duhet të pushonte pak e ndërkohë ta diskutonin se kë të dërgonin deri në Dushar apo gjetkë ku unë isha në luftë me batalionin e trete ndërsa brigada po bëhej gati të shkonte në Skrapar. Kjo gjë paraqeste rrezikshmëri shumë të lartë pasi kudo ishin gjermanët.
Fati që isha korier më shpuri në vëndin ku qe disllokuar brigada ime. Unë pasi dëgjova nga anglezët që erdhën nga fshati jone se, "Krushova është djegur" mora leje dhe u nisa. Qe akoma natë kur mbrita në Krushovë. Nuk e di nëse eca rrugës apo fluturova! Nuk ndjenja asgjë, nuk shikoja asgjë, nuk mendoja asgjë tjetër veçse nënockën time dhe vëllezërit e mij të vegjël të ngelur në dyertë e botës, pa asnjë mall e plaçkë pasi e kisha ditur me kohë që ajo thoshte se "nëse na djegin shtëpinë, unë kurre s'kam për të nxjerrë jashtë asgjë shtëpisë!"
Mbrita në krye të fshatit tek vëndi që ne e quajmë "Vadha e Varreve" dhe nëpër dritën e pishtarëve pashë shumë shtëpi të djegura dhe midis tyre shtëpinë time që dukej nga larg si një pirg i zi i cili akoma nxirrte tym. U lëshova tatëpjetë siç lëshohet një shqiponjë kur gjuan dhe për disa minuta mbrita tek porta e madhe e xhaxha Tahirit të cilën e gjeta mbyllur. Nuk u drejtova nga shtëpia e Pashos pasi babai para se të vdiste më kishte thënë, "Biri im, po vdes nga dora e vëllait." Kjo është një histori më vete që nuk dua ta tregoj në këto kujtime pasi atë e dënoi Perëndia siç do ti dënojë të gjithë atë që gëzohen me fatkeqësinë e tjetrit dhe sidomos ata që ja rëndojnë atë.
Trokita tek shtëpia e xhaxha Tahirit dhe bile e shtyra me tërsëllime. Nga brenda dëgjova zërin e xhaxhait, "Ja, ja erdha. Kush je ti?" Unë e pyeta nëse është nëna atje. Xhaxhai më hapi derën dhe më përqafoi duke më thënë, "Sanija është këtu biri i xhaxhait. Ruani gjakftohtësinë bir! Mos ja shtoni më hallet vetes." Nuk e dija se Yzeiri I shkretë qe vrarë.
Hyra brënda dhe e rrëmbeva nënockën në krahe dhe e putha. "Nënockë, - ju drejtova, - ne jemi të rinj dhe ti ke 7 diva që mund të ngrenë shtatë saraje si të Sulltanit e jo më një shtëpi si ajo që iku." Nëna më puthi dorën.
Pas pak heshtje ajo më tha, "Bir i nënockës, nuk më erdhi aq keq për shtëpinë por..." Dhe nëna heshti. "Çfar ka ndodhur?! Më thuaj nënockë!" I thashë.
"Pashua na mori tërë floririn e shtëpisë dhe ca nga ato që lanë anglezët kur ikën dje ashtu rëmba - këmbës."
Gjaku më hipi në kokë. Po ky nuk u ngop me babanë që na e vdiq të ri por edhe këtë na bëri që të na vrasë të gjithëve! Mendova këto dhe rrëmbeva pushkën e ika si veriu jashtë. Mbrita tek porta e Pasho Bacellit dhe i dhashë një shqelm e ajo u shqye e u rrëzua për tokë. I futa plumbin në gojë pushkës dhe ngjita shkallët për tek oda e Pashos që binte pas ballkonit të shtëpisë. U betova se nëse xhaxhai nuk do të më jepte floririn, unë do ta vrisnja si një qen!
Nga dritarja prapa shtëpisë dëgjova që largohej me vrap i biri, Fazlliu (Likja). E shoqja më doli përpara dhe më kapi për xhakete por i dhashë një të shtyrë dhe ajo u rrëzua nëpër shkallë. Hyra tek oda e Pashos. Ai ulur këmbëkryq me tespie në dore rrinte ulur në një shilte të trashe jeshile dhe pa e prishur shumë terezinë mu drejtua, "Erdhe bir!"
I drejtova pushkën por ai dukej fare i qetë ndërsa unë isha në kulmin e egërsisë. “Pasho! Nxirr florinin e vjedhur! Nuk bëj asnjë muhabet me ty. Për shpirtin e babit të pres vetëm pak minuta dhe ti bashkë me këdo që do të më dalë përpara do vdisni si qen!” Ai më vështri drejtë e në sy. “Ngadalë o bir, mërre shtruar. Le të bisedojmë si është puna…” Më dridhej trupi dhe kjo zgjatje e tij më dukej një dredhi apo më keq akoma, ajo ma shtonte egërsinë. “Jo Pasho! Asnjë bisedë. Fjala e fundit, do të ma japësh floririn që këni vjedhur apo jo? Nuk dua asnje fjalë më shumë, vetëm një “po” ose një “jo”!” Ndërkohë sytë po i bëja katër. Ai uli kokën dhe po mendohej. Koha që ai s’po fliste mu duk kaq e gjatë sa e humba durimin. Qëllova me pushkë mbi kokën e tij E dija që Pasho ishte trim, bile shumë trim dhe këtë e tregonin të gjithë ata që e njihnin. Mendova ta vras dhe më pas të vras dhe veten. I dashë karar mëdyshjes. “Pasho edhe një herë po të them, do ma kthesh floririn apo jo? Ke vetëm një minutë kohë.” Fillova të numëroj. Nuk e di se sa kisha numëruar kur ai I qetë më tha, “Deme! Unë s’të kam marrë ndonjë flori. Dëgjova nga gratë që Hysnia ka marrë diçka dhe e ka nisur në Gjonomadh. Më jep kohë ta verifikoj dhe nëse ajo ju ka marrë floririn, le të shkojmë në Gjonomadh ta marrim.”
Kur kisha shkrehur pushkën, ishte dëgjuar nga xhaxha Tahiri dhe nëna se bashku me Beqon që sapo kishte mbritur nga mulliri, erdhen me vrap tek xhaxha Pashua. Nëna mu derdha dhe më mbajti pushkën dhe Bequa hyri mes meje dhe Pashos. “Deme, - do të më thoshte Bequa, - Qetsoju! Ne do t’ju marrim floririn. Si thua xhaxha Pasho?” Pashua nuk foli derisa Bequa ja përsëriti disa herë atë pyetje. Ai premtoi se kjo pune do zgjidhet shumë shpejtë dhe se ata të dy do të merreshin vesh bashkë. Mua, nëna me Beqon, më nxorrën jashtë dhe unë ika ashtu siç edhe kisha erdhur. Brigada ishte nisur për në Skrapar.

II

Disa nga Luftrat e Mija
Stervitu fort,lufto lehte...dhe fito.
Stervitu lehte, lufto fort...dhe vdis.
Nuk besoj që të këtë një vënd, fshat, mal, luginë apo grykë ne rrethet Korçë, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Pogradec ku të mos ketë luftuar çeta, batalioni dhe brigada ime. Ndër luftimet më të ashpra që kemi bërë janë ato të Vosjkopojës, Snosit, Gurit të Kamjes,Gurit të Bletës, Zbogjit, Babjenjit, Korçës, Turanit, Maliqit, Qaf Luçit, Qafa e Gjarpërit, Dusharit, Kapinovës, Leskovikut dhe Frasherit. Disa episode nga këto luftëra ku unë kam marrë pjesë po i tregoj këtu më poshtë.
Aksioni im i parë - Prerja e shtyllave telefonike në udhën Voskopojë - Korçë.
Në mos gaboj ishte mëngjezi duke u gëdhirë 23 korrikut 1942 kur në Krushovë erdhi Naun Mençalliu nga Voskopja dhe më kërkoi mua. Ai më tha se partia na ka ngarkuar një detyrë tepër të rëndësishme dhe se unë duhet të merrja me vete dy tre djem të fuqishëm nga fshati dhe në orën tre të pas mesnatës, duke u gedhirë dita e 24 korrikut, të jem tek Dheri i Kuq matanë Shën Porodonit, karshi Urës së Kovaçit, atje do më priste Nauni. Ai na porositi që me vete të mërrnim edhe armët. Bëra siç më porositi ai, me vete mora kushëririn Qamil Bacelli dhe vëllanë tim Beqirin. Fiks në orën tre të natës ne u ndodhëm tek vendi i caktuar ku na priste Nauni. Ai na tha se ne kemi marrë urdhër të presim shtyllat e telefonit që lidh Voskopjën me Korçën. Na porositi që ne ti prisnim të qetë shtyllat sepse një skuadër e armatosur vullnetarësh nga Voskopja do të na ruanin por, nëse do të shikonim italianë në rrugë, pa marre sinjalin e Naunit nuk do të qëllonim por do të iknim pyllit pa rënë në sy të tyre dhe pastaj të shkonim në shtëpi ku do të vinte edhe ai të na takonte. Aksioni shkoi shumë mirë, italianë nuk pamë fare dhe pasi premë shumë shtylla, nga ora 6 ose 7 e mëngjezit u futëm në pyll dhe morëm një shteg që na çonte në fshat.
Nga dreka, një fshatari ynë që vinte nga Voskopoja, na tha se në Voskopjë janë prerë shtyllat e telefonit dhe dhe se italianët kishin filluar të ngrinin shtylla të tjera. Rruga është mbushur plotë me italianë.
Mbas dite doli urdhëri nga postkomanda e milicisë italine që të gjithë kryepleqtë e fshtrave për rreth të vinin në Voskopjë. Atje oficeri i xhandarmerisë Sali Piluri dhe një major italian i kanë mbajtur kryepleqtë deri në mesnatë duke i kërcënuar se "po nuk i gjetët banditët, këtë dëm do ta paguani ju." Bequa ishte nga Krushova kryeplak dhe më tregoi përsa ndodhi atje.
Haxhi Tabaku (Dolani), një kryeplak i tha italianit, "Gjeji vetë banditët, ne nuk jemi për këtë punë! Nuk është detyra jonë të gjejmë banditët." Dhe iku nga mbledhja. Vellai im Beqiri qe ishte edhe "bandit" edhe kryeplak i tha italianit se," Na armatosni, na jepni edhe nga një xhandar me vete dhe neve do ti gjejmë banditët. Ne kemi vetëm nga një çifte apo teke, armë gjahu ëe nuk mund ti përdorim dot as për derra dhe as për banditë pasi banditët kanë pushkë automatike." Të gjithë qeshën dhe fashistët u tërbuan me keq.
Mesa më kujtohet, ata burra të zgjuar dhe patriotë kryepleq e dinin se kush e kishte bërë aksionin e prerjes së shtyllave telefonike pasi atë natë disa prej tyre erdhën së bashku me Beqon dhe qëndruan në shtëpine tonë. Ata ishin Azem Adili nga Lozhani, Rakip Bashllari nga Zvarishti, Haxhi Tabaku nga Dolani,Nevrus Hamit Pejani nga Tresova dhe Lluka Naqi nga Shipcka. Ata më përgëzuan mua si inisiatorin kryesor dhe Nevruzi më fali një pistoletë me një dorezë të bardhë prej sërmi të punuar me disa figura shpendësh grabitqarë të cilën e kam edhe sot si kujtim.
Gjithe natën e gedhimë me biseda patriotike dhe përgëzime për këtë aktë të parë patriotik në zonën tonë dhe disa aksione të tjera në Korçë dhe në tërë Shqipërinë. Ndihesha shumë krenar dhe ky aksion më dha guxim e forcë që të vazhdoj luftës kundër pushtuesve. U tha se atë natë ishte djegur edhe Selia e Federatës Fashiste të Korçës. Këto aksione janë shkruar edhe në Historinë e PPSH-së.
“Nata e 24 korrikut duhet të jetë një natë sulmi të përgjithshëm mbi armikun. Prisni telat, shtyllat telefonike e telegrafike të qarkut tuaj, goditeni armikun atje ku e dëmtoni më shumë!”. Kështu thoshte direktiva e Komitetit Qëndror (Shih: “Dokumenta kryesore të PPSH”, vëllimi I, faqe 75.)
Më shtatë Gusht morëm vesh se në Korçë qenë varur dy organizatorët kryesorë të djegies se SFF-së Midhi Kostani dhe Kiço Greço.
Lufta e Voskopojës
Kjo qe lufta e parë që unë kam bërë me batalionin Partizan Gorë-Opar.
Përseri më ra rasti pas gjashtë muajsh që të pres shtyllat e telefonit që lidhte Korçën me Voskopojën dhe kjo ishte organizuar në kuadër e prishjes së postës së milicisë në Voskopjë nga ana e oficerit të xhandarmërisë Riza Kodhelit i cili qe lidhur me partizanët. Këtë radhe unë nuk isha nje guerilas civil por isha një partizan.
Ishim vënë në njësh kollonë dhe po ecnim mes pyjeve të lartë me pisha teëShipckës dhe këndonim kënge partizane. Papritur na doli përpara korieri i batalionit dhe u takua me shokun Teki Kolaneci duke i thënë se, "Në drejtim të Voskopojës po vjen një autokollonë e madhe me italianë dhe ballistë per të shpëtuar postën ushtarake të Voskopojës...". Kjo postë Komande, siç morëm vesh më vonë, ishte duke luftuar mes vehtes pasi komandanti i postës, Riza Kodheli me 13 milicë ishte ndarë nga pjesa tjetër e post komandës dhe lufton kundër italianëve dhe milicisë shqiptare të cilët ishin bashkëngjitur grupit të italianëve. Në ndihmë të italianëve po vinte një autokollonë nga Korça që një dreq e di se si e kishin marre vesh se ç'po ndodhte në Voskopojën pa telefon, dhe neve na duhej ta shpëtonim Riza Kodhelin me shkoët e tij, për këtë, shoku Teki na dha detyrat e duhura dhe na urdhëroi që të dalim e të zëmë pritë në të dy anët e rrugës Korçë –Voskopojë tek "Ura e Kovaçit" e cila është në hyrje të Voskopojës. Rrugë tjetër nga do të hunin italianët që vinin nga Korça nuk ka. Pozicion prite më të bekur për të luftuar dhe mbrojtur nuk ka rruga Korçë-Voskopojë. Për atë që ka kaluar në këto anë do të shohe se në afërsi të ures ka shkëmbinj dhe gurë te shumtë që përbëjnë një mbrojtje të përsosur naturale. Është e pa mundur qe t’ju afrohesh këtyre shkëmbinjëve që nga rruga. Ne zumë pozicionet tona dhe pritem. Pas pak kohë në rrugë u duk autokollona që gjarpëronte drejt Voskopojës me shpejtësi të madhe. Urdhëri na ishte dhënë që kur të qellonte vetë komandanti, vetëm atëhere ne do të hspnim zjarr mbi armikun. Sapo "koka e gjarperit" pararoja doli nga prita jonë dhe porsa hyri autokollona italiane, Tekiu shkrehu pushken e tij dhe ne që i kishim tërë kohës sytë në shënjestër qëlluamë njëheresh. Pastaj hodhem bombat dhe me dhenien e sinjilait "Para Partizane" u ngritem nga pozicionet qe kishim dhe u hodhem poshte rruges me terbim. Dy makinat e fundit të autokollonës, manovruanë me shpejtësi dhe u kthyen mbrapsht për në Korçë, të gjitha makinat e tjera u shkatërruan plotësisht. Ngelën të vrarë 9 vetë; shtatë italianë dhe dy ballistë. Tetë italianë dhe 5 ballistë u kapën robër. Ndërsa Riza Kodheli kishte vrare 8 italiane të tjerë në Voskopojë, midis tyre edhe një major italian, si edhe disa milicë shqiptarë së bashku me majorin shqiptar Sali Piluri. Xha Rizai dhe reshteri Ibrahim Ruka se bashku me 13 milicët e tij erdhën dhe na përqafuan dhe qysh nga ajo ditë ata dolën malit partizanë. Nga ana jonë, duke perfshirë edhe humbjet në postëkomandë, u plagosën dy partizanë, Hazis Çaçi nga Peshtani dhe Samit Qencka, mbiemri i tij s'me kujtohet por di që ishte nga Qëncka e Gorës i cili pas dy ditësh vdiq. Ne kapëm një sasi të madhe armatimi të cilën e grumbulluam në pikën tonë të grumbullimit në Shipckë.
Nuk do të kalonte as një javë dhe ne do të ndesheshim përseri me italianet në Vërçë por këtë radhë lufta do të ishte edhe më e ashpër për aresye se italianët rezistuanë shumë, gadi dy ditë. Këmbëngulja jonë bëri që italianët të thyhen keq duke lënë të vrarë 36 vetë dhe duke u shpartalluar komplet një batalion i tërë me italianë. Shumnica e italianëve ikën nga sytë këmbët. Ne zumë robër 20 vetë të cilët qenë të plagosur dhe s'mund të iknin dot. Ne u sollem shumë mirë me të plagosurit dhe i mjekuam duke I dërguar në një kamp pune që kishim ngrityr në Punëmirë. Nga radhet tona u plagosën vetëm dy veta.
Shënimi im, Agim. Sipas dëshmisë së një italiani, partizanët kishin krijuar në Punëmirë, në veri-perëndim të Voskopojës, nji kamp përqëndrimi për ushtarët italianë, të cilët mbaheshin në kushte çnjerzore, me shumë pak ushqim dhe detyroheshin me punue në shërbim të komandës së kampit. Figura ma e urryer e kampit të Punëmirës ishte komisari i komandës partizane të Voskopojës, nji kriminel sadist, që përdorte gjithfarëlloj torturash mbi robt italianë. Nji sulm gjerman detyroi ma vonë partizanët t’ia mbathnin e vetëm atëherë robt fituen lirinë dhe u nisën drejt bregdetit, edhe pse shumica vdiqën rrugës apo u kapën prej fshatarëve dhe u detyruen me punue për ta për nji copë bukë.
Luftrat tona s'kishin të pushuar; pas dy ditësh ne sulmuam e çliruam Babjenjin dhe të nesrëmen luftuam tek Guri i Kmajes në Pogradec. Pas tre ditesh u kthyeme në Pleshisht për ti përzenë ballistët që atje. ëe këtë lufte u vranë 4 ballistë dhe zumë robër 6 të tjerë. Nga ne u plagos lehte komandanti jone Teki Kolaneci.
Në Dolan
Një nga ato luftra që ma ka ngelur akoma në mëndje për aktin heroik të pleqëve të Dolanit, fshat afër Lozhanit, ka qënë lufta qe ne bëme atje. Pasi e rrethuamë Dolanin plot me gjermanë dhe i bëmë thirrje popullit të largohej nga zona e luftimit, ne i sulmuamë. Ishim të bindur se atje s’ka më asnjë fshatar dhe sulmuamë. Kur hymë brënda në fshat pamë që disa pleq e plaka nuk kishin ikur por luftonin me gjermanin nga brenda shtëpive të tyre. Ata, me këtë akt të pashëmbullt, na nxitën që të luftojmë akoma më me furi kundër gjermanëve.
Nuk e harroj një plak të vjetër që më doli përpara në rrugë dhe që ishte me një këmbë. Ai me një dorë mbahej pas patericës dhe në dorën tjetër mbante një nagant.
- Ç'bën?! - I thashë. - Futu brënda se do të vritesh!
- Nuk ka gajle o djali im . Për Atdhe po vriteni ju që jeni nipat e mij e jo unë që jam me një këmbë në varr. Po si mund të duroj vallë pa luftuar këtë ditë?! Më është bërë trupi me mornica me që s'jam aq i zoti sa ju e të vras ca nga kjo farë e keqe që kanë mbirë në tërë botën.
Plumbat na fërshëllyen rrëzë veshtit. E mora në krah plakun trim dhe e shpura deri tek porta e parë që më doli përpara dhe e futa brënda.
- Si quhesh ? - E pyeta.
- Mua më quajnë Tahir. Po ti i kuja (i kujt) je mor djalë? Mos je gjë Bacell?
- Po. - I thashë. - Unë jam Bacell po, si më njohe vallë?!
- Ju njiheni në tërë krahinën se jeni kaleshë.
Unë në atë kohë nuk e dija cdo të thoshte ajo fjalë të cilën e kisha dëgjuar shpesh të flitej për delet por jo për njerzit prandaj qesha.
E përqafofa xha Tahirë dhe u largova.
Dolani u çlirua dhe gjermanët u shpartallun plotësisht. Disa u vranë, disa i kapëm robër dhe disa ikën nga sytë këmbeët. Nga ne pati vetëm dy të plagosur.
Guri i Bletës
Beteja e Gurit të Bletës në Grybec do të mbahet mënd si një nga betejat më të ashpra që ne kemi bërë. Si gjithëmonë, ne partizanët do të kishim më shumë inat me ballistët dhe më pak me gjermanët. Kjo luftë është bërë në 16 Tetor 1943 kundër 600 armiqve ballistë të kryesuar nga Jani Dilo, Demir Staravecka, Hetem Frashëri që ishte burri i hallës së Skënder Çaçit dhe Maliq Dushari. Ne, me batalionin e Teki Kolanecit, zumë majën e malit për karshi Gurit të Bletës, dhe nga ana e Çereshnikut kishte zënë pozicion një çetë partizane e Mokrës. Që nga Zbogjëria erdhën partizanët e Riza Kodhelit në batalionin Tomorri dhe kështu bëme një rrethim të plotë të armiqve. Ky rrethim u bë në një fshehtësi të madhe dhe për këtë është një nga betejat më të papritura për nga befasia e sulmit. Kishm urdhër që të sulmonin në të njëjtën kohë.
Sulmuam me fuqinë e tërë armatimit tonë në të njëtën kohë dhe për pak orë i shpartalluam armiqtë duke vrarë mbi dhjetë trupa dhe midis tyre komandantin gjerman. Zumë afër njeqind robër dhe një shumë të madhe armatimi dhe municioni. Në këtë luftë neve na u vranë dy shokë; Skënder Çaçi, komisar i batalionit tonë dhe një partizan trim nga Senishti i Gorës me mbiemrin Matraku. Duhet përmëndur që Skënder Çaçi i plagosur rëndë u tërhoq menjëherë nga prapavija jonë dhe u dërgua urgjentisht të mjekohej tek doktori jonë bullgar. Në këtë kohë edhe komandanti ishte plagosur lehtë dhe shkoi të shikonte komisarin kur fati e solli që doktori bullgar u kap në flagrancë duke i prerë damarin e dorës Skënder Çaçit. Doktori u arrestua, u gjykua me gjyq të shkurter dhe u pushkatua. Komisari vdiq.
Në këtë luftë unë kam qënë një nga më të dalluarit dhe pasi pushoi zjarri i luftës, Teki Kolaneci më nxorri para batalionit duke më falenderuar por edhe duke më kritikuar pasi unë, në gjaknxehje e sipër kisha hyer thellë në zonën e armikut dhe qe fati im që nuk u vrava.
Në fakt e kisha menduar mirë sulmin që bera. Vërtetë hyra shumë thellë në radhët e armikut por arrita të zinja një vënd ideal midis dy gurëve të mëdhenj që krijonin një bunker natyral shumë të mbrojtur. E gjithë batareja e armëve të tyre godisnin në shkëmbinjtë që më mbronin dhe plumbat fërshëllenin duke bërë rikoshetë apo duke thyerë copa shkëmbi. Nga një e çarë e shkëmbinjëve qëlloja më nge dhe me shumë preçizion. Kjo gjë i bëri armiqtë që ti lënë pozicionet që ishin përballë dhe nën zjarrin tim dhe të dalin në një zonë që nuk ishte shumë e sigurtë. Për këtë Tekiu do të më thoshte me shaka "langoi im" sepse unë jua nxorra gjahun nga strofulla.
Ja se çfar shkruan Shuaip Panariti, komisar i batalionit Tomorri për këtë betejë: "… Pas luftimesh shumë të ashpra, batalioni "Gorë Opar" i theu keq armiqtë në sektorin e tij dhe vazhdoi sulmin e papërmbajtur për të pushtuar Gurin e Bletës.” Ndërsa në raportin që Komanda e Shtabit NÇ të Qarkut të Korçës i dërgoi Shtabit të Përgjithshëm, ndër të tjera bën fjalë edhe për luftën e Grybecit ndërmjet forcave partizane dhe atyre balliste. "Në goditjen e Grybecit, u plagos një partizan dhe komisari i Batalionit Gorë-Opar, shoku Skënder Çaçi. Të dy pas tri ditësh vdiqën. Prej plumbave tradhtare të Ballit Kombëtar humbëm një nga shokët më të mirë dhe më të guximshëm. Humbjet e Ballit janë këto: 5 të vrarë, disa të plagosur dhe 4 robër. U plagos rëndë dhe Demir Staravecka, komandant i Ballit, i cili vdiq të nesërmen në Teqe të Melçanit. Goditja doli me sukses dhe përfitimi politik ishte i mjaftë."
Siç shihet edhe nga kjo komunikatë e Shtabit NÇ, lufta e Grybecit ishte një luftë civile midis shqiptarëve. Në këtë dokument dhe në dokumentet e tjerë arkivorë si edhe në kronikën e betejës nga Sh.Panariti, nuk thuhet asgjëkundi që forcat e Ballit luftonin së bashku me gjermanët kundër partizanëve, por për një goditje me armë ndërmjet shqiptarëve që doli " me sukses " dhe " përfitimi politik qe i mjaftë", ndonëse u plagosën e u vranë shumë luftëtarë ngë të dy anët, midis tyre edhe komisari komunist Skënder Çaçi dhe komandanti nacionalist Demir Staravecka.
Skënder Çaçi ishtë një i ri idealist, antifashist i orëve të para, i internuar nga italianët në Ventotene, luftëtar aktiv dhe drejtues i luftës nacionalçlirimtare, që i mori armët për të luftuar pushtuesit nazifashistë, por që PK e ideologjizoi dhe e drejtoi kundër shqiptarëve në luftën civile, ku edhe ai gjeti edhe vdekjen.
Është për t'u shënuar se në fillimet e lëvizjes nacionalçlirimtare Demir Staravecka ishte komandant i çetës së parë partizane të Kolonjës, ndërsa Skënder Çaçi, Petrit Dume e të tjerë kanë qenë luftëtarë të thjeshtë të çetës së tij që luftonte kundër pushtuesve, mirëpo prishja e marrëveshjes nga komunistët i ndau dhe lufta civile i hodhi në luftë me njëri-tjetrin, madje në këtë luftë vëllavrasëse ata gjetën edhe vdekjen. Ndërsa Skënder Çaçiu u shpall dëshmor dhe iu dha titulli i Heroit të Popullit, Demir Staravecka u quajt për gjysmë shekulli dhe konsiderohet edhe sot e kësaj dite bashkëpuntor me okupatorët e kriminel lufte!
Kapiten Jani Dilo, ishte nga një familje atdhetare dhe intelektuale e Zagorisë, i biri i Ilo Dilo Sheperit, intelektual i shkolluar në Perëndim, oficer i karierës, nacionalist, lider i Ballit Kombëtar, kordinator i tij me Misionin Britanik, luftëtar dhe komandant në disa beteja kundër italianëve e gjermanëvesi në Pocestë, Qafën e Thanës etj. Po Maliq Dushari?
Një atdhetar nga Gora, luftëtar i Pavarësisë, antifashist që u nis më 7 prill 1939 me 200 vullnetarë dusharakë për të ndaluar zbarkimin e italianëve, luftëtar i rezistencës dhe i luftës kundër tyre, misionar i bashkëpunimit ndërmjet Nacionalçlirimtares dhe Ballit Kombëtar (në shtëpinë e tij në Dushar janë bërë mbledhjet për marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të këtyre organizatave: Spiro Shalësi, Nexhip Vinçani, Kahreman Ylli, Mestan Ujaniku, Dhimitër Falo, Pasho Kolaneci dhe Dr.Hamdi Kasimati , komandant i një çete nacionaliste që luftonte kundër italianëve.Ai u përpoq shumë të ndalë luftën civile, duke biseduar me krerët e të dy organizatave, por e pëson edhe vetë kur u sulmua në Grybec nga forcat e tre batalioneve partizane dhe humbi nga çeta e tij 7 luftëtarë dhe 3 të plagosur.
Ja si e përshkruan komandanti Jani Dilo, fundin e M.Dusharit: "Maliqi qëndroi. Ai e dinte mirë se çe priste duke rënë në duart e katilave, të cilët e morën ashtu siç ishte, gjysmë i vdekur, e lidhën mbi një gomar dhe, në një tufan erë e bore, e suall dhe e shëtitën nëpër rrugët e Korçës, të asaj Korçe që Maliqi i kishte falur vitet më të bukura të jetës së tij. U bë gjyqi "i popullit", e goditën me shuplaka, e pështynë dhe, së fundi, e vranë në fushën e aeroplanëve duke ia prerë kokën…"
“Vdekja” ime!
Në betejën e Grybecit dhe sidomos pas kësaj beteje, lashë pa thënë diçka që dua ta shkruaj më vete pasi është një ngjarje që jo vëtëm s’mund ta harroj unë por asnjë nga familja ime, nga të afërmit e mij dhe nga tërë miqtë e shokët e mij. S’mund të harrohet pasi unë “vdiqa” dhe u qava përsë gjalli!
Në kohën kur dola nga “bunkeri” im, komandant Teki Kolaneci më nxorri para tërë batalionit për të më lavdëruar, pastaj më mori mënjanë dhe më urdhëroi të shkoja urgjentisht në Krosnisht ti shpija një letër me shumë rëndësi shokut Haxhi Lleshi. Kisha nevojë të pushoja, të pija ujë dhe të haja diçka por urdhëri ishte, “gjallë a vdekur sonte letra duhet ti bjerë në dorë Haxhi Lleshit!” Krosnishti nuk ishte larg nga Guri i Bletës por rruga qe shumë e vështirë pasi për gjatë Luginës së Devollit kishte gjermanë dhe Ballistë dhe më duhej që të udhëtoja maleve. Duhet të kaloja Zbogjërinë dhe të dilja në Lozhan e të mërrja rrugën përpjetë për në Krosnisht. Në mëndje më vetëtiu mendimi që të zbrinja tatëpjëtë e të dilja në Babjen ku kisha disa kushërinj dhe të haja e te pija diçka. Nga Manastireci deri ne Babien rruga qe tatëpjetë dhe e bëra udhëtimin me vrap dhe kjo nuk u bë jo më shumë se 30-40 minuta megjithë dredhat që i bëra rrugës. Në Babien trokita tek shtëpia e xha Faslliut dhe pasi piva një sahan me dhallë e mora një cop kulaç me djathë me vete, ja thera rrugës për ne Moçan, poshtë Dolanecit pasi siç e thashë Lugina e Devollit ishte poltë me armiq. Urdhëri më ishte dhënë që të mos kapesha nga forcat armike dhe në rast rreziku, të azgjesoja letrën. Koha ishte e ftohtë por pa dëborë dhe pa shi që mund të më pengonin. Pemët, vënde vënde, kishin filluar të zvisheshin dhe kjo bënte të mundur që të diktohesha më kollaj. Një mëndje më thoshte të kaloja Devollin dhe të hidhesha për nga Senishti pasi që andej e njihja rrugën më mirë. Atje qe martuar halla ime e madhe, Diliko, e cila kishte vdekur e re. Kur isha i vogël unë shkoja dëndur atje dhe dilja maleve me me senishtarë. Kështu bëra. Në Senisht nuk gjeta asnjë burrë. Mu desh që të largohem vetë për në Krosnisht. Pashë dhe një herë me mall shkëmbin “Nusja dhe Dhëndërri” dhe renda tatëpjetë. Vrojtova njëherë nga rruga poshtë, mbi Devoll, dukej fare qetë. Mendova që të dal në rrugë dhe të vrapoj se do të qe më e lehtë dhe ashtu bëra. Nëse do të shikoja diçka të dyshimtë mund të fshihesha sa kaq. Kështu, po thyeja urdhërin që më ishte dhënë se, “në asnjë mënyrë s’duhet të shkoja rrugës së Lozhanit.” Në krahun tjetër të lumit më zunë sytë një fëmijë me dhi. Fëmija pasi më pa ja dha vrapit i trembur. Pas pak, nga një gëmushë dolën edhe disa fëmijë të tjerë por unë nuk e ndala vrapin. Befas dëgjova zërin e tyre që kënduanë në korr:
O ballist të rëntë pika
Të gënjeu gjermani
Me ca gorrica-fica…!
Fëmijët pandehën se isha ballist. Qesha me vete dhe ika tutje. Në lumë po shikoja kurrizin e një mushke. Ndala vrapin dhe dhe me kujdes po afrohesha për të parë se kush mund të ishte me mushkën. Dy gjermanë ngarkonin mushkën me bidona me ujë! U tremba. Ndala dhe u ktheva mbrapsht por ata më diktuanë dhe dolën në rrugë. “Alt! Bërtitën me një zë. Pastaj se çfar thanë dhe shkrehën një batare mbi kokën time. Leshtë e kokës mu ngrit përpjetë. Më vranë mendova. Isha me shpinë nga ata. Gjermanët vazhdonin të flisnin por unë vetëm fjalët, “alt!”,“partisan” , “stoppen!” dhe “kaput!”, kuptoja. I vrarë se i vrarë jam, mendova. Ti qëlloi sapo të kthehem drejt tyre dhe t’ja mbath. Po shpëtova, shpëtova! U ktheva rrëmbimthi drejt tyre dhe qëllova sa kaq me revolverin tim disa herë në drejtim të tyre. Si duket ata se pritën këtë reagim rrufë. Njëri, ai që kishte automatikun u rrëzua dhe tjetri u hodh anash shtratit të lumit. Ja mbatha vrapit me sa fuqi që kisha. Kur arrita në Goçë kalova urën e goçës dhe hyra përsëri në Zbogjëri. Që andej mora rrugën për në Krosnisht. Nuk e di se si mbrita dhe nga ika por di që vajta në kohë dhe letrën ja dorzova në dorë Haxhi Lleshit në atë shtëpi që më ishte dhënë adresa. Ai më dha për Teki Kolancenin një letër tjetër. Gjatë kthimit nga Krosnishti për në Marjan përsëri rashë në pritë më ballitët. Ata ishin shumë dhe nuk kundërshtova por më parë grisa letrën. Më kapën, më çarmatosën dhe mi lidhën duart pastaj më morën me vete per tek komandanti i tyre bashkë me copat e letrave që mundën të mbledhin.
Kur më shpunë tek komandanti i tyre një farë Tele Baçi, në fillim puna ndryshoi për mirë. Tele Baçi urdhëroi të më zgidhin dhe më pyeti ëmbël se i kujt isha, kur i thashë se isha djali i Telha Bacellit nga Krushova, ai i zbriti kalit dhe më zgjati dorën. E dinte që babai më kishte vdekur dhe foli me shumë respekt për tim atë. Sigurisht mu bë qefi. “Dëgjo djalka i Telhait! Nëse do të ishte gjallë yt atë ti nuk do të shkoje pas partizanëve, pas të paudhëve, por do të ishe me ne. E njoh mirë të tatë. Ndërkohë u hodh një nga ballistët që më shoqëronte dhe i dha copat e letrave që kisha grisur. U munduanë me kotë të kuptonin se çfar shkruhej atje por më kotë. Disa copa unë i pata ngrënë. Në fakt as vetë unë se dija se çfar shkruhej. Kjo gjë do të më dilte për keq. Tele ngrysi vetullat dhe më tha perë, “Na thuaj që nga vjen, kush ta dha këtë letër dhe çfar shkruhet atje?! Pastaj do të jesh i lirë.” Dikush i tha se letra ka një emër, “Dibrani”. Tele më në fund mu drejtua, “Dëgjo djalë i mbarë, na thuaj të paktën kush është ky ‘Dibrani’, mos është Haxhi Lleshi? Na trego këtë gjë, përndryshe do të dërgoj në Krosnisht ku do të bëhet gjyqi! Neve para një muaj kemi luftaur bashke me partizanë dhe jemi vrarë. Të kujtojnë gjë këto vargje?
Ballista me parrizanë,
ndezën luftë me gjermanë,
Drashovicë te ura mbanë,
ç'bëre moj paç belanë...
Nejse. Të dola borxhit. Merreni dhe shpjereni në Krosnisht dhe gjykoheni!”
Atje, një gjyq fare i thjeshtë më dha dënimin me vdekje. U çudita se sa kollaj mund të vritet një njeri për një copë letër apo se partizanët kishin vrarë disa ballastë tek Guri i Bletës! Dy ballista më morën me duar të lidhura dhe më nxorrën në një bregore ku do të më pushkatonin. Ndërkohë, një ballist nga Dërsniku, mik i familjes sonë, (siç e mora vesh më vonë), shkoi dhe hapi fjalë se Ademin e Telha Bacellit e pushkatuan.
Në Krushovë fjala se unë isha vrarë kishte mbritur sa kaq. Më qau jo vetëm nëna e vëllezërit e mij por tërë fshati. Për kujtimin tim, një fëmije që lindi atë ditë i vunë emrin tim.
Kishte kaluar gati një javë nga "vrasja" ime dhe lajmi i dërguar në Krushovë u kthye mbrapsht me lajme të reja nga fshati. Komandant Teki Kolaneci më dha lejë të shkoja pranë shtëpisë sa më parë.
Kur mbrita në fshat, Krushova qau dhe një herë por këtë radhë nga gëzimi. U putha u përqafova dhe u gëzova bashkë me nënën time, vëllezërit e mij dhe tërë fshatin. Vetja më dukej si personzhet e përrallave që më tregonte babai kur isha fëmijë. Si ai vëllai i vogël i papërfillshëm që triumfonte ndaj kuçedrave, divave dhe shtrigave. E kush s'do pranonte nga vajzat e fshatit të martohej me mua tani?! Mëndja më shkonte vetëm tek njëra të cilën e kisha pjesë të ëndërrimve të mija por që ajo mbahej mbyllur në shtëpi si e Bukura e Dheut. Unë heroi i Krushovës, tani mund ta çliroja atë nga "burgu" dhe bashkë të bënim një jetë të lumtur. Ky ishte vetëm një mendim sepse isha i dyzuar, mendimi tjetër, ai më kryesori ishte se unë isha një luftëtar dhe duhet të luftoja me "Bajlozin e Zi" derisa ta vrisnja.
Lufta e Leskovikut
Sot dëgjohen zëra se partizanët kërcisnin një pushkë aty këtu dhe ja mbathnin këmbëve! O Zot sa harbutëri ka tek disa shqiptarë, sa urrejtje kanë disa për partizanët të cilët kanë qënë idealista të mëdhenj që luftonin për Mëmëdhenë dhe kanë sakrifikuar jo pakë. Unë, që e kam jetuar atë luftë heroike, e kam kaq te freskët dhe kaq të të afërt sikur ka ndodhur dje. Vetëm një gjë nuk e kuptoj sot, si kishin aq dëshirë për të luftuar, si nuk kishim aspak frikë dhe ku e gjetëm atë shpirt aq të sakrificës sa me vetëdije të plotë të përballonim gjithëçka të keqe që binte mbi ne?! Ishim të pangrënë mirë, të paveshur mirë, me pakë municion, pa shtëpi dhe pa qefet e sotme. Bënim një betejë dhe pa na zënë mirë e nesërmja hynim përsëri në betejë. Çanim me gjokse dëborën dy metroshe, rrinim me orë të tëra të lagur dhe të ngrirë. Pa buke e pa gjumë. Të lodhur e të raskapitur trupërisht por me vullnet dhe me shpirt qëndrese. Nuk na detyronte askush të bënim këtë sakrificë, e bënim më dashuri dhe përkushtim. Kemi qënë heronj të vërtetë. Kjo gjë nuk duhet të nënvleftësohet kurrë dhe t’ju tregohet brezave të ardhëshme sepse është një epope e lavdishme që mund të krenohet në çdo kohë populli jonë.
Një nga ato luftra që ka qënë shumë e vështirë për ne, pasi ne rrethuamë italianët dhe u gjendëm vetë të rrethuar, është lufta e Leskovikut të cilën po e tregoj shkurtimisht më poshtë.
Në Leskovik ishim grumbulluar 10 çeta te qarkut te Korçës, për të goditur garnizonin armik të Leskovikut. Në këtë kohë, përfaqësuesit ushtarakë, të qarkut të Korçës, shokët Nexhip Vinçani dhe Pëllumb Dishnica, mblodhën komandantët dhe komisarët e çetave për t’u dhënë detyrën luftarake. Sulmi kundër garnizonit italian, do të bëhej në tre drejtime. Çeta e Gores në të cilën bëja pjesë unë, çeta e Oparit dhe çeta Devollit u ngarkuam të godisnin gazermën e karabinerisë brënda në Leskovik. Çeta e Rrëzës së Korçës, Tomorit, ajo e Kurorës dhe Leskovikut do të sulmonte garnizonin e rojeve te financës. Ndërsa çeta e Kolonjes dhe dy te tjera, u ngarkuan të sulmonin gazermën e ushtarëve të këmbsorisë italiane. Çeta e Vithkuqit do zinte pritë tek ura e Shalësit. Ajo e Ostrovicës në rrugën e Çarshovës. Sulmi pritej të fillonte rreth ores 3, afër mëngjesit të 16 majit 1943. Sulmuam të gjithë në befasi dhe me rrëmbim. U turrëm mbi armikun si një ortek i madh dëbore sa oshëtiu e tërë zona, mund të them se edhe malet për rreth u drodhën. Forcat armike u kapën në panik, u futën brënda nëpër gazermat. Që andej ata na hodhën tërë arsenalin e zjarrit që patën duke përdorur qëndrat e zjarrit dhe dritaret. Nga të dy krahet, forcat partizane, kryen disa sulme kundër armikut, por nuk ja arritën qëllimit. Na mungonte artileria dhe armatimi i rëndë për të rrëzuar muret mbrojtëse. Pas 9 orë luftimesh, garnizonit armik i vijnë përforcime nga ajri, një çift avionësh gjuajtës-bombardues. Ata na mitralonin dhe ne e patëm të vështirë të qëndrojmë nën zjarrin e tyre. Po ashtu një autokollonë me italianë nuk e di se që nga mbriti! Dy batalione këmbësorësh të përforcuar me artileri e autoblinda erdhën nga Erseka dhe ishin të divizionit ARESO. Disa thoshin se që nga Tepelena po vinin edhe disa batalione të divizionit PARMA. Në këtë situatë, komandantët e çetave me porosi të komandës drejtuese, urdhëruan tërheqjen e forcave partizane nga Leskoviku dhe riorganizimin për ta goditur armikun jo në Leskovik. Kështu, çetës së Ostrovicës ju dha urdhëri ti bënte pritë divizionit PARMA që vinte nga Tepelena me 47 kamionë dhe 4 autoblinda. Kjo çetë e dëmtoi shumë rëndë armikun ne Çarshove, duke i shkaktuar 13 ushtarë dhe 2 oficerë të vrarë si dhe 7 makina të djegura. Çeta e Vithkuqit i bëri pritë batalionit armik që vinte nga Erseka e që ishte pjesë e divizionit ARESO me 43 kamionë dhe 2 autoblinda. Prita u bë tek ura e Shalesit duke u shkaktuar dëme në njerez dhe mjete dhe duke i gozhduar në vënd ushtarët italianë, të cilët me shumë vështirësi arritën në Leskovik në mengjesin e 17 majit. Natën e 17 majit, komanda e përbashkët operative me disa forca partizane, kreu me shpejtësi disa lëvizje mashtruese nga Leskoviku për në Ersekë. Partizanët organizuanë 20 prita të vogla sa për ta çorientuar armikun dhe pastaj katër të mëdha që e dëmtuanë rëndë. Këto prita u bënë tek ura e Shalesit, shkalla e Sanjollasit, kthesat e Barmashit, Pylli Plakës, etj. Pastaj forcat partizane në fshehtësi u larguanë nëpër pyje. Italianët menduan se partizanët ikën dhe u turrën nëpër shtëpitë dhe dyqanet e fshatarëve dhe qytetarëve duke i grabitur e duke pire pije alkolike. Korierët tanë që vëzhgonin me hollësi të gjitha lëvizjet e armikut lajmërojn për këto bastisje. Bile u tha se kanë vrarë dhe disa fshatarë pa asnjë faj. Menjëherë u dha urdhëri për tu dalë zot fshatërëve dhe qytetarëve kolonjarë. U bë sa kaq plani goditës dhe na u dha urdhëri. Kur Batalioni i Divizionit Areco po kthehej në mbasditen e 18 majit për në Erseke, ne e sulmuam në 4 prita që ju bemë tek Ura e Shalësit e më tutje. Sulmi qe si rrufeja. Hodhëm bombat dhe qëlluam më tërë forcën e armëve. Mes breshërisë së plumbave dhe tymit të bombave ata mundën të largohen më shpejtësi duke lënë disa të vrarë dhe dy makina të shkatërruara. Pak më tutje tek fshati Sanjollas i priste goditja tjetër. Po ashtu edhe në Kurtes. Italianët pasi kaluan katër pritat lanë të vrarë mbi 50 ushtarë. 24 ushtarë u dorzuanë robër, u shkateruan 14 makina, u zune 12 mitroloze 30 pushke 28 arka me municion dhe materiale te tjera qe kishin vjedhur në Leskovik. Nga ana jonë mbetën të vrarë 2 partizanë dhe 12 partizanë të plagosur. Aty, në Kurtes të Kolonjës, u vra shoku im i luftës, italiani Giuseppe Pignatelli.

Xhuzepja

Një mendim i keq ekziston për ushtarët italianë në Shqipëri, sikur ata ishin njerëz të qefit dhe jo luftëtarë. Ky mendim nuk është aspak i saktë. Italianët në Shqipëri, në Luftën e Dytë Botërore, ishin mercenarë që ishin të detyruar të bënin atë që s’ju urrenin. Po ashtu, dita me ditë italianët po ndërgjegjësoheshin se fashizmi ishte një aksident në Itali që duhej shporrur. Këtë mendim ma ka përfurcuar miku dhe bashkëluftëtari im italian në Brig. iV S., Xhuzepja (Giuseppe Pignatelli). Xhuzepen e pata shumë shokë dhe unë kam shumë kujtime për atë djalë trim, të zgjuar dhe të dashur. Ndoshta do të kem kohën e duhur që të shkruaj më gjatë për Xhuzepen e mirë i cili në betejën e Leskovikut e tregoi se kush ishte duke dhënë jetën për çlirimin e shqipërisë.

Komannda e Brig. ma besoi mua dhe italianit Xhuzepe, shoqërimin e shokut Haxhi Lleshi nga shtabi i brig. që ishte në Dolan për në Lozhan. Siç kam thënë kjo rrugë ishte si tërë zona për rreth shumë e njohur prej meje por ne, nuk e dinim që rruga ishte zaptuar nga ballistët. Ashtu të shkujdesur po zbrisnim tatëpjetë rrugën kur befas, shumë afër, nga prapa një gëmushe, na urdhëron një zë, “Ndal! Hidhni armët për tokë!” Kthej kokën dhe dallova dy shqiponjat në dy kapelat e ballistëve të cilët nuk ishin më larg se 10 m nga ne. Sigurisht që ndalëm. Zëri buçiti përsëri, “Hidhni armët! A jeni patrizanë?” Pastaj ata dolën nga shkurrja dhe po na afroheshin duke na mbajtur në shënjestrën e pushkëve. Ne u ndodhëm fare të papërgatitur dhe ishim gati të dorzoheshim sikur Xhuzepja në çast të mos kishte punuar një reng të bukur. Ai kishte në dorë një gur dhe bëri sikur e kishte bombë dhe “i hoqi” me dhëmbë siguresën. Me atë shqipen e çalë u tha, “Nëse ju do të na vrisni neve, bomba do pëlcasë dhe do vriteni dhe juve. Na lini në punën tonë.” Këtë jua thashë dhe unë më shqip dhe ballitët u trembën. Filluanë të latgohen mbrapsht dhe pastaj ja dhanë vrapit në drejtim të Bodesë.

Pas Operacioni të Qershorit & Lufta për çlirimin e Tiranës

Pas operacionit të qershorit trupat gjermane ndoqën një taktikë tjetër të luftës së tyre, ata u përqëndruan pranë rrugëve tona nacionale si Korçë - bilisht, Korçë - Tiranë, Korçë - Ersekë, etj. Kjo gjë solli që pjesa e brëndëshme, sidomos pjesa jug - lindore, nëpër male dhe kodra, ta ndjejë lirinë e vëndit. Në këto vënde fshatarët filluan ta rindërtojnë jetën e tyre më me hoh se përpara lufte. Rifilloji ndërtimi i shtëpive, urave, rrugëve të dëmtuara dhe gjithëçka që ishte prishur nga lufta. Në atë kohe edhe familja e Bacelli-njve filloi të ndërtojë dy shtëpitë e djegura nga ballisto-gjermanët; shtëpia e jonë, pra shtëpia e Telhait, siç e thërriste fshati, dhe shtëpia e Qerimit që ishte djegur pjesërisht. Shtëpia jonë siç e kam thënë me lart, qe djegur tërësisht, megjithëçka kishte brënda pa shpëtuar asgjë, siç i thonë fjalës, ne u dogjëm me kuç e maç.
Lufta pas Operacionit të Qershorit solli shumë ndryshime edhe tek partizanët, të cilët ishin me të formuar e kalitur në luftë, po ashtu ata ishin më shumë të furnizuar nga ushtria anglo-amerikane se më parë. Tani ne kishim në përdorim edhe radio-dhënëse e marrëse, kishim fishekë gjurmëlenës dhe burie për cdo njësi partizane. Mua si korier i shtabit te Brig. së IV sulmuese mu lehtësua shumë puna pasi nuk vrapoja si me parë të shperndaja cdo lajm me post. Kjo qe një gjë shumë e mirë për mua, tani vetëm shpërndaja letra personale të komandanit Nexhip Vincanit dhe ndonjë lajm shumë të rëndësishëm për brënda brigadës e cila shtrihej e shpërndar në pothuaj tërë Gorë - Oparin e Korçës.
Ishte koha kur Gjermania hitleriane po hante për dite 'dru' nga forcat aleate dhe shumë truopa të saj në Ballkan po tërhiqeshin drejt fronteve kryesore; në perëndim drejt trupave anglo - amerikane dhe në lindje drejt trupave të BS.
Siç duket Shtabi i Përgjithshëm i forcave partizane e kuptoi këtë gjë dhe luftën partizane e drejtoi kundër autokollonave gjermane nëpër rrugët tona nacionale dhe sidomos në rrugën Greqi - Jugosllavi që kalonte nëpërmjet territorit të Shqipërisë.
Gjermanet, pas betejes se Qafë-Krrabës në afërsi të Tiranës, nuk udhëtonin me natën nga frika e goditjes së befasishme partizane. Ata, si përherë, kur kalonin në autokollona të mëdha, godisnin me mortaja për të bërë zhurmë dhe për të frikesuar partizanët.
Gjatë luftës për çlirimin e Tiranës ku morën pjesë Brig. e Parë dhe e Katërt, si dhe disa pjesë të brigadave të tjera, lufta u bë shume e furishme. Në këtë luftë, për herë të parë në Shqipëri u ngrit i tërë populli i Tiranës në luftë. Këta banorë trima na lehtësuan shumë punën tonë pasi ata ngrinin barikada të pakapërxyeshme për nazistët që tërhiqeshin drejt veriut. Avionë zbulimi gjermanë na zbuluan pikat tona të vrojtimit që i kishim për rreth kodrave të Tiranes dhe artileria e tyre filloi të na godasë pa pushim. Në një nga këto goditje, në datën 4 nëndor 1944, gjermanët në vënd të godisnin ndërtesën tonë, goditën ndërtesën përballë nesh, një ndërtesë e bukur dy kateshe te Z. Myrteza Stefa, një tregëtar qe kishte ndihmuar shumë luftën tonë, predha ra në sofrën e tyre ku u vranë 12 vetë ; gjithë familja e Myrtezait me përjashtim të graus së tij. U vranë Myrteza Stefa 60 vjeç, vëllai i tij 24 vjeç me gruan dhe një fëmijë, Hysen Stefa, djali i Myrtezait 22 vjeç Mustafa Stefa, djali tjeter më i vogel 18 vjeç Bajram Stefa, vajza 16 vjeçe Fatime Stefa, vajza e vogël 14 vjeçe Bedrie Stefa dhe njerkën 50 vjeçe, Emineja. Mes tyre edhe miqtë nga Elbasani; Hysen Shyti 50 vjeç, gruaja e tij 35 vjeçe dhe djali i tyre Resmiu që ishte 5 vjeç. Ndrësa vajza e tyre Teuta u plagos rëndë duke lënë një këmbë dhe tjetra vajzë e miqëve që ishte 9 muajshe shpëtoi gjalle nën gërmadha. Nga familja e Myrtezait, siç e thashë më lartë, shpëtoi vetëm gruja e tij Zyraja (Laja) e cila në këtë kohë kishte shkuar në ashef për të marrë pak lëng armeje. Laja mori një plagë të thellë në zverk. Zyraja në atë kohë ka qënë shtatzënë dy muajshe me Nadiren e cila sot është gruaja e nderuar e kushuririt tonë Reshat Bacelli në lagjen Ali Demi në Tirane.
Forcat partizane të batalionit të dytë të Brig. së Pare i morën të plagosurit dhe në fillim i dërguan në spitalin e çetës së Dajtit, më pas në atë të Pezës dhe në fund në Krujë, nën kujdesin e mjekut të dëgjuar Hamdi Sulçebegut.
Në 29 Mars 1945, Zyraja lindi Nadiren në Shijak tek vëllezërit e saj. Nadirja u rrit dhe edukua nga nëna e saj dhe u bë një infermjere e talentuar që punoi për shumë kohë në abulancën qëndrore të Tiranës. Zyrja, e jëma e Nadiresë vdiq në vitin 2002.
Familja e nëne Lajes ka vuajtur shumë dhe është persekutuar si familje tregëtare pamvarsisht gjakut të derdhur dhe parave të grabituara nga Pushteti Popullor!! Asaj nuk ju dha asnjë ndihmë nga ky pushtet dhe ajo jetoi në një kasolle që e ngriti vetë pranë 12 varreve në kodrën ku pranë saj sot është shkolla Mihal Grameno. Edhe atë pak tokë që asaj i kishte ngelur pas reformës agrare, ja mori më pas qeveria komuniste për të ngritur shkollën duke e lënë nënë Lajen 'pronare' vetëm të dymbëdhjetë varreve. Ajo kërcënohej të vdiste urie dhe në një depresion të madh mund të vriste veeten. Përherë thoshte pse e la Zoti gjallë që të vuaje kaq shumë. Më mirë e vdekur me familjen e saj sesa kështu buzë varrit. Më në fund Kryetari i Kp. të lagjes, Sabri Pilkati, kur Laja ishte në moshën 60 vjevçe, e vendosi në punë si sanitare në shkollën e ndertuar mbi truallin e burrit të saj që nuk vazhdoi gjatë por vetëm 10 vjet dhe në vitin 1970 ajo u pushua nga puna si borgjeze!!
Po atë ditë që u godit shtëpia e M.Stafës u godit në Prisk edhe shtëpia e Daji Cenit (Bazi i Cenës) ku lanë të vdekur 14 vetë!
III
PAS LUFTA
O tempora! O mores! (O kohë! O Zakone!)
Fituam apo humbëm?
Çlirimi dhe paqja erdhën. Në Traktatin e Paqes që u nënshkrua më 1947, Italia hiqte dorë nga të gjitha të drejtat, konçesionet, pasuritë dhe interesat që kishte pasur në Shqipëri (Neni 29), dhe njihte gjithashtu se ishulli i Sazanit ishte pjesë e Shqipërisë (Neni 28). Kurse Greqia kërkoi që "çështja e Epirit të Veriut" të vihej në bisedim në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1946. Propozimin e Greqisë e kundërshtuan Molotov-i dhe nën kryeministri jugosllav Kardelj-i. Por sidomos ndërhyrja e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Byrnes, që e hodhi poshtë propozimin grek, dhe e ashtuquajtura çështje e Epirit të Veriut nuk u muar fare në bisedim. Shqiperia u be nje shtet i pamvarur pamvarsisht se ishte i cunguar dhe me shume se gjysma e teritoreve dhe popullsise se saj ngelen jashte.
Regjimi i Tiranës, i shtyrë nga dinakria greko-sërbe që Shqipëria të prishej me Amerikën, nuk e kuptoi qëllimin e tyre dhe vazhdoi që të mbante një qëndrim armiqësor kundrejt Amerikanëvet dhe të pengonte çdo vepërim të misionit të tyre në Shqipëri. Në ato kushte Amerika i njoftoi qeverisë së Tiranës, më 5 Nëtor 1946, se nuk kishte më asnjë arsye që misioni i saj të qëndronte në Shqipëri. Atëhere policia e shulingut Koçi Xoxe u vu menjëherë në lëvizje për të kurdisur proçesin e inxhinjerëve të Maliqit, të cilët kishin qënë gjoja në lidhje me misionin amerikan dhe qenë shtytur prej këtij për të sabotuar punimet e tharjes së liqenit. Gjashtë inxhinjerë u varën!
Misioni amerikan iku prej Shqipërie, Atdheu Komunist ngeli si një teneqe e lidhur pas Jugosllavia qene! Kulmi i komedisë ishte se vetë Jugosllavia, ku kishin varur të gjitha shpresat "të mënçmit" e Tiranës, është mbajtur me ndihmën e Amerikës!
S’do të ngelej pas as prishja me Angline, vetëm kështu, Shqipëria në dorën e budallenjve hoxhistë do të tërhiqej pas nga Jugosllavia si një rrosoke për të fshirë këmbët e Titos dhe shokëve të tij. Po në atë mënyrë u godit edhe misioni ushtarak britanik, sikur kishte dashur gjoja të organizonte një komplot kundër regjimit enverian. Kjo e ndaloi Anglinë t'i vazhdonte më tej bisedimet e nisura me Shqipërinë më 10 Nëntor 1945 për njohjen e qeverisë së Tiranës. Po prisheshim me tërë botën që na deshën duke u afruar me miqtë tradicionalë të grekëve dhe sërbëve, me tërë Pan Orthodoksinë Slavo-Komuniste!
Shqipëria e ndodhur në mëshirën e fatit ku e përplasnin valët e oqeanit orthodoks sllav, do të ngelej tash e mbrapa si një leshterik që s’di nga vjen dhe ku shkon. Populli shqiptar do përdorej si raja në Çifligun Komunist, de jure drejtuar nga çobenët e maleve shqiptare dhe de facto nga mjeshtrit çobenë të komunizmit botëror. Në këtë situatë u ndodh dhe Familja Bacelli si tërë familjet e shqiptarëve të shkretë. Partia, nën drejtimin e së cilës ne u vumë dhe i dhamë besën pasi qëllimi i luftës që bëmë qe i drejtë, u vu kokë e këmbë nën shërbimin e armiqëve tradicionalë antishqiptarë dhe në këtë mënyrë filloj të shuhej e fashitej ndjenja kombëtare, liria individuale dhe ëndërra pëer një Shqipëri Etnike e të vërtetë. Kjo situatë solli që në vënd të dënoheshin tradhëtarët e vërtetë të kombit filluanë të dënohen pa mëshirë ata që dënuan këtë tradhëti. O tempora! O mores! Siç thoshte ciceroni.
Ervehe Grabocka
Ervehe Grabocka është gruaja më heroike që ka nxjerrë Grabocka, e cila edhe sot ruan akoma tiparet e një gruaje trime dhe të zonjën. Është një shëmbull i gjallë i një gruaje të moshuar, (sot ajo i ka kaluar të 90 vjetët), e cila të jep përshtypjen e një zonjë që mundohet të ruajë tiparet e një gruaje të re, të fortë, të paepur dhe trime. Kujtdo që i bie rasti të takohet me Ervehenë, ngelet i çuditur me vitalitetin e saj. Mosha ka bërë të sajën por nga goja e Ervehesë askush nuk ka dëgjuar asnjë ankesë për shëndetin, pleqërinë, apo çfardolloj ankese që zakonisht, sot bëjnë njerzit në përgjithësi, sidomos pleqtë.
Kujtesa e saj është e plotë, e saktë dhe e veshur me një humor që të kënaq. Ne biseduam gjatë dhe u çmallëm.
Kush është Ervehe Grabocka?
Ka lindur në Grabockë, fshat në thellësi të maleve të Korçës, në zonën ku ndahet Korça me Skraparin. (Fshatin e saj e ndan një përrua me fshatin Backë të Skraparit.) Është e bija e Bektash Grabockës (1870-1956) nga Panariti, dhe Zylfie Shtyllës (1890-1981) nga Shtylla. Dy prindërit e saj vijnë nga një familje me tradita të mëdha luftarake, patriotike, arsimdashëse që i kanë dhënë Shqipërisë burra të mëdhenj si luftëtarë për liri apo burra shteti, si Dëshmorin e Kombit, Qazim Panaritin, (1866-1918), i cili ka qënë xhaxhai i Ervehesë, Medar Shtylla, (1888 - 1963), dajiu i saj, Behar Shtylla,(1918-1994), kushëriri i pare, Myftar Grabocka, (1917) vëllai i Ervehesë, etj. burra dhe gra të shquar që i ka njohur Shqiperia. Duhet përmëndur se paraardhësi i shtatë i Ervehesë takohet me themeluesin e Korçës, Iliaz Bej Mirahorin, (Ilia Panariti) që ishte nip i Papa Petro Panaritit(1360-1440),stërgjyshi i Ervehesë.
Vetë Erveheja ka qënë luftëtare në radhët partizane që me krijimin e formacioneve të para luftarake. Ajo është dalluar në luftime me armikun dhe mban dekorata dhe dinstiktiva të shumta që tregojnë se ka qënë një luftëtare dhe puntore e palodhur në shërbim të kombit dhe shqiptarëve. Që në fillim të vitit 1942 Erveheja u aktivizua nga Lëvizja Nacional - Çlirimtare për të ngritur në luftë fshatrat Grabockë dhe Panarit së bashku me tre shoqe të tjera të cilat kanë qënë, Noi Polena, Antigoni Gjançi dhe Anie Vila. Këto gra bënë të mundur që disa vajza prej këtyre dy fshatrave të dalin partizane. Erveheja doli partizane në fillim të vitit 1944 së bashku me tre vajza të tjera nga Grabocka; Sedie Sejfulla Selenic, Përparime Brahim (Abazi) Cane dhe Vajide Jaupi. Erveheja u inkuadrua në Brg. XV S. në batalionin e parë me komandant Selman Vishocicën dhe komisar Hamdi Babanin.
Pas çlirimit Erveheja ka punuar në Kryqin e kuq Shqiptar, në fillim në Voskopojë së bashku me tre shoqe, Përparime Cane, Meleqe Protopapën dhe Dadenë e Porodinës. Në Voskopojë ajo u njoh me burrin e saj të ardhshëm, i cili punonte si sekretar lokaliteti. Më pas ajo punoi në Korçe derisa u martua me Ademin, një nga ish partizanët më trima i cili ka mbajtur medaljen e Trimërisë dhe ka qënë korieri i Shtabit të Brg. IV S.
Ademi vdiq papritur në moshën 65 vjeçare nga një atak kardiak dhe u varros në Lezhë në vitin 1987. Erveheja ka 6 fëmije; pesë vajza dhe një djalë.

Erveheja Partizane

Në shtëpinë tonë një ditë erdhi Safet Butka që ishte mik shtëpie dhe i tha babait tim, Bektash Canes se ku i kishte djemtë. Babai i tha se djemtë e tij ishin partizanë. Safeti ju lut që ti thërresë djemtë dhe nipërit që ta braktisin luftën partizane dhe të luftojnë më forcat balliste. Babai nuk pranoi pasi ai më parë kishte biseduar më Medar Shtyllën që e kishte kunat të cilit i kishte dhënë fjalën se shtëpia e canellarëve do të mbante anën e partizanëve.
Në atë kohë erdhi në shtëpinë tonë, Katina Starja, Noi Polena dhe Antigoni Gjançi dhe takuan babanë tim të cilit i kërkuan që unë të dal partizane. Ato kërkuan që të dalin partizane edhe Përparimja, çupa e xhaxha Brahimit, edhe Vaideja, komshija ime, çupë e Jaup Grabockës. Prindërit tanë nuk nguruan dhe na dhanë lejën duke na pyetur neve nëse pranonim te dilnim malit partizane. Ne mezi prisnim që të luftonim pasi në shtëpitë tona në ato kohë s’kishte bisedë tjetër veçse trimërisë, guximit dhe gadishmërisë së shqiptarëve për të luftuar pushtuesin. Ne kishim punuar në terren për një kohë të gjatë dhe ishim përgatitur për këtë punë.

Ishte muaj prill i vitit 1944 kur na mblodhën në Katund, fshat i vogël afër Trebickës. Atje, në një lëndinë ishte një mur një metro i lartë. Neve na reshtuan të gjitha vajzat e fshatrave të zonës së Panaritit dhe na thanë se, kalimi i këtij muri do të jetë simbol i pranimit të kapërcimit të mentalitetit patriarkal dhe dëshirës për të kapërcyer çdo vështirësi që do të na dilte përpara në luftën kundër pushtuesit. Ne ishim rreth nja 50 vajza të zonës sonë. Siç e thashë më sipër, nga Grabocka ishim vetëm tre çupa; Përparimja, Vaideja dhe unë. E para që kaloi murin qe Perparimja e cila thirri, “Nuk do të ketë asnjë mur që do të na pengojë në rrugën tonë drejt lirisë dhe pamvarisë!” Pas ne vajzave murin e kapërcyen edhe disa djem nga zona. Nga Grabocka ishin edhe dy kushërinjtë e mij, Kadri dhe Arshin Cane së bashku me tre të tjerë. Pastaj shkuam në Lavdar të Korçës ku na veshën partizane. Atje gjeta kushëririn tim të parë Behar Shtylla i cili u gëzua shumë dhe ka qeshur pasi dikush i tha që Erveheja do të bëhet një luftëtare më e madhe se ai. Na caktuan fillimisht në prapavijën e forcave partizane dhe pikërisht të punonim në spitalin partizan të Lavdarit. Atje ndënja rreth katër muaj. Në atë kohë spitali i Lavdarit u transferua diku gjetkë dhe neve na dërguan në Brig. 15S ku do të kishim të njëjtën detyrë, pra do të punonim në prapavijë. Me mua qenë edhe Përparimja së bashku me Vaidenë. Të plagosurit ne i shpinim në Gurmujas dhe atje i mjekonim. Atje punova rreth dy muaj. Në tetor më dërguan në brigadë si partizane me përgjegjës kompanie Avni Babanin dhe komandant batalioni Selman Vishocicën.
Mora pjesë në disa beteja së bashku me brig. e XV Sulmuse….Më kujtohet një rast kur na u plagos shoqja jonë Neta e cila po këndonte dhe një plumb i ra grykë. Sa e shpunë në spital ajo vdiq.
Pasi u çlirua Shqipëria mua më dërguan të punoj në zonën e Vithkuqit, Panaritit, Treskë, Trebickë, Qinam dhe Radovickë. Më pas në Voskopojë dhe Korçë. Me mua ishin dhe Perparimja, Meliqe Protopapa dhe Mynever (Kolaneci) Shtylla. Detyra jonë ishte të ngrinim organizatat e grave atje ku nuk kishte dhe të forconim ato organizata grash që ishin ngritur gjatë luftës. Në Vithkuq na erdhi për vizitë Enver Hoxha që na përgëzoi për detyrën tonë. Enveri bëri dhe një foto së bashku me ne. Atë e shoqëronte kryetari i Këshillit të Vithkuqit, Miti Rrapi.

Bacellinjtë pas Luftës së Dytë Botërore

Shpërndarja e bacellellinjëve:

Në Shqipëri bacellinj ka në Krushovë, Voskopojë, Tiranë, Yzberisht, Korçë, Bulgarec, Vloçisht, Pocestë, Vashtëmi, Lushnjë, e gjetkë. Në Amerikë bacellinj ka në Niw York, Virginia, Florida, Miçigan, etj. Në Australi bacellinj ka në Queensland, Tasmania, Victoria, etj. Greqi bacellinj ka në Athinë. Në Stamboll janë disa bacellinj. Po ashtu dhe në Itali, sidomos në Siqili.

Krushovë

Nga 1 shkurti 1948 deri në 15 qershor 1952 isha sekretar lokaliteti në Voskopojë.
Në vitin 1958, ishte gusht, më thirrën në Korçë shokët Mitaq Vodica, sekretar i parë i partisë në rreth, Loni Kotelli, kryetar i k.p. të rrethit, si dhe nën praninë dhe kujdesin e shokut Gaqo Kita, mu dha urdhër për të krijuar kooperativën e Krushovës. E cila u krijua menjeher dhe unë mbajta dertrën e Kryetarit të këshillit për dy javë pasi po atë muaj shkova familjarisht në Bulgarec tek nëna dhe vëllezërit e mij.

Xhafer Bacelli

Nuk pranonte të hynte në kooperativë. Kur e pyeta pse, ai mu përgjegj se, “ unë jam vetë 11 në familje; kam gruan dhe 5 djem e katër vajza. Murati psh është vetë i dytë; burrë e grua. Kur të ndahen prodhimet unë do të marr më shumë se ai dhe kështu në fshat do të hyjë pakënaqesia. Me parë i mbushni mëndjen Muratit dhe ndonjë tjetri dhe në fund hajdeni tek unë”. Kështu u veprua por Muratit nuk i mbushej kurrësesi mëndja dhe një ditë ai u gjend i varur në xhaminë e fshtatit. La prapa gruan shtatëzënë. Sot i biri i tij, Gëzim Bacelli, është në Tiranë pasi ka shërbyrë për disa vite në sigurim e udheheqjes së lartë të Partisë dhe shtetit shqiptar.
Fshatarëve të Krushoëes nuk u mbushej fare mëndja për të hyrë në koop. Mbledhje pas mbledhje në shkollën e fshatit dhe delegat pas delegati nga Korça për t’ju mbushur mëndjen. Koop. kishte vetëm dy anetare; mua dhe Bezatin, djalin e xhaxha Tahirit!
Një ditë pranvere të vitit 1956 erdhën disa të deleguar nga Korça dhe thirrën Xhafer Bacellin dhe i thanë se duhet të hyje në koop. pasi vetëm ai po e mbante varur ndërtimin e saj. Xhaferi u tha se, “ unë e dua partinë prandaj më jepni diçka që t’ju jap besën”. Të gjithë prisnin se çfar ishte ajo diçkaja që ai kërkonte kur befas i deleguari nxorri koburen dhe ja zgjati. Xhaferi e mori në dorë dhe e mbushi sakaq. Të gjithëve ju ndal fryma. Mos vallë bën ndonjë të pabërë!! Por Xhaferi nuk ishte i pabesë, ai u ngrit në këmbë dhe të shtatë plumbat i futi në tavavanin e shkollës dhe pasi u zbraz e tërë karikatorja tha: "Të na rrojë kooperativa!” Të gjithë të pranishmit duartrokitën dhe ky moment qe fillimi i kooperativës së Krushovës.

Kryetar i koop. u zgjodh Liko Bebri, nën kryetar Reshat Bacelli, Brigadier Bezat Bacelli dhe Myslim Bebri, llogaritar Ferik Bacelli. Vendët e tjera të drejtimit u plotsuanë me von. Për 15 minuta i gjithë fshati prej 80 shtëpish u bë me koperativë. Unë në atë kohë kisha dorzuar detyren time si sekretar lokaliteti në Voskopojë dhe po bëhesha gati të shkoja tek vëllezërit e mij në Bulgarec ku ata kishin vite që ishin larguar dhe atje ne ishim duke ngritur një shtëpi të re dy katëshe dhe kishim përfunduar një një katëshe, prandaj nuk pranova asnjë detyrë.
Si u largova unë, filloi edhe largimi i të tjerëve në masë, të parët pas meje u larguan Seit dhe Shuaip Bebri që shkuanë në Maliq, Xhafer e Xhevit Bacelli shkuanë në Yzberisht të Tiranës, Familja e Murat Bezhanit shkoi po në Tiranë, në Vaqarr. Pas tre katër vjetësh u larguanë të tjerë, mes tyre Ahmet Bacelli dhe Ferik Bacelli, kështu që në Krushovë ngelën vetëm dy familje Bacelli; familja e Pashos, dhe ajo e Tahirit.
Ferik Bacelli punoi në batalionin e ndjekjes me Çobo Rapushin dhe Reshat Bacelli u bë polic në legatat e huaja në Tiranë.

Bido Bacelli i biri i Beçes, vdekur në Krushovë. Ka lënë dy djem; Ali Bacellin dhe Selim Bacellin.
Feko Bacelli i biri i Beçes, vdekur në Krushovë. Ka lënë tre djem; Zalon, Beçen dhe Fazlliun të cilët banojnë në Vloçisht. Ka lënë dhe një çupë, Resmien.
Zaim Bacelli ka lënë një djalë; Veli Bacellin në Krushovë.
Hybe Bacelli, kushërirë e Zaimit dhe Osmanit martuar në Krushovë, kishte tre djem, Sulon, Tekinë dhe Dilkën.

Bacellinjtë e Tiranës
Ahmet Bacelli që ka grua Verën, punoi si shofer në ushtri dhe me pas ai u be shef i oficinës së transporteve për Tiranën derisa doli në pension. Demokracia e bëri përsëri shofer dhe atje duke ngarkuar një makinë i ra infarkt i miokardit dhe vdiq. Ka lënë dy djem dhe një vajzë.
Katër çupat e Xhaferi Bacellit në Yzberisht u shkolluan me arsim të lartë. Po ashtu dhe bacellinjtë e tjerë në Tiranë punuan kudo në industri e bujqësi, në fshat dhe në qyetet; Qazime Bacelli mësuese letërsie, Ferdane Bacelli mësuese rusishte, Zinet Bacelli mësuese, Hyrije Bacelli shefe llogarie në Karburantet e Tiranës, Zyka punoi në industri, Vajbeja në Kombinatin Tekstil, Rrahimeja punoi në fermë bujqësore, Shabani punoi në ndërtim, Nefiu në minierën e Valiasit, Qerimi punoi shofer urbani në Tiranë, Aipi punoi si eskavatorist në tullat silikate, etj.
Murat Bacelli i biri i Sune Bacellit ka lënë dy djem; Gëzimin dhe Bardhin të cilët jetojnë në Tiranë.
Selimi i Bido Bacellit që ka qënë oficer, banon në Tiranë.

Pas rëniës së komunizmit në Krushovë iken të gjithë bacellinjtë me përjashtim të një shtëpie, ajo e Naim Bacellit i cili sot është pronari i vetëm i fshatit Krushovë, fshat që është kthyer në një gërmadhë të vërtetë. Edhe Naimi një ditë do të largohet pasi ka bërë shtëpi në qytetin e Korçës.
Krushova tani është vetëm Krushovë e Kishës dhe Xhamisë së bashku me varret e vjetra të gjysh-stërgjushërve tanë.
Pyjet dhe pemët i ka prerë një dorë kriminele dhe kurora e bukur që e hijeshonte fshatin nuk ekziston më. As krojet me ujë të ftohtë akull nuk janë më, as luadhet e gjelbërta me bar e lule erëkëndëshme nuk janë më. Bashkë me njeriun kanë ikur edhe bukuritë e fshatit. Nuk thonë kot që një shtëpi, një lagje, një fshat apo qytet e mban gjallë fryma e njeriut.
Bacellinjtë e Bulgarecit
Ishte kjo gjëndje kur unë u lirova nga ushtria dhe pikërisht nga reparti ushtarak nr.830 në Pogradec ku shërbeva për tre vjet. Në fund të 1947 mbrita në Krushovë dhe menjëherë fillova të ndërtoj një shtëpi të vogël me tre dhoma dhe një koridor përballë me arrën e Bacellinjve qindravjeçare. Në hyrje u ndërtuanë 7 shkallë dhe një verandë. Kështu që familja ime shpëtoi nga ashefi që ishte kthyer një shtëpi gatimi, ndënje dhe fjete. Megjithëatë shtëpia qe e vogël për 7 vetë sa ishim ne. Beqos i lindi ideja që të shkojmë në Bulgarec ku ne kishim disa toka të blera nga gjyshi. Një vit më von unë u martova dhe Bequa mori nënë me katër vëllezërit e tjerë dhe përfundimisht u largua për në Bulgarec ku ai kishte ndërtuar një shtëpi fare të vogël dhe kushtet për banim akoma ishin shumë të këqia pasi Bequa kishte vetëm një shtëpi përdhese me dy dhoma; në një dhomë flinte Bequa me Asijen dhe dy fëmijët dhe në tjetren flinin, nëna, Ramizi, Besimi, Bajrami dhe Halimi. Dhomat ishin të dimesioneve 2.5 me 2.5. Të gjithë flinin përdhe.
Me mund dhe përpjekje Bequa që shquhej per inisiativë dhe shpirt krijues ju fut punës për të ndërtuar një pallat. Pallati përfundoi në vitin 1955 dhe ishte i bollshëm për të gjithë pasi kishte 8 dhoma në dy katet e saj. Mirpo paratë mbaruanë dhe shtëpia vetëm sa u ngrit si karabina. Brënda ajo ngeli bosh.
Krushova s’ka patur një shkollë të mirëfilltë para çlirimit. Ndërtesa ka qënë por pa mjete mësimore dhe pa mësues. Vetëm në vitin 1946 u hap shkollë e rregullt dhe Halimi që ishte dhjetë vjeç u dërgua të mësojë shkrim e këndim. Ai për gjshtë muaj mbaroj klasën e parë dhe në vazhdim për tre vjetë të tjera ai kreu filloren dhe në vitin 1953 e dërguam të përfundojë shtatëvjecahren në shkollën Fuat Babani në Korçë. Në atë kohë të gjithë vëllezërit e mij, siç e thashë më lart, banonin në Bulgarec. Bequa në atë kohë kishte hapur Mullirin e Bulgarecit. Në atë kohë qe martuar edhe Bequa. Bequa kishte dy fëmijë, Sofikën 1948 dhe Rizanë 1952. Unë kisha Dhuratën 1949 dhe Agimin 1951. Ramizi s’kishte akoma fëmijë pasi u martua në vitin 1955.
Për të gjithë kujdesej shumë Bequa me Asien, sigurisht dhe nëna. Bequa me Asien ishin shumë të dashur dhe bujarë ata sakrifikuan rehatinë e tyre vetëm e vetëm që ne të mos ngeleshim në Krushovë e cila pasi u bë kooperativë u bë e padurueshme nga varfëria. Bulgareci ishte një kooperativë e përparuar me të ardhura të larta.
Halimi tregon se në vitet 1950 - 1951 ka qënë një krizë e madhe për bukë por me që Bequa punonte në mulli ne s’ngelëm kurrë pa bukë. Ishte koha kur shteti i paiste qytetarët e saj me triska buke ku jepte vetëm 500 gr bukë për frymë dhe vetëm bukë misri. Racioni im aq ishte, thotë Halimi, një e kafshuar dhe unë kur dilja nga shkolla desha përsëri bukë dhe Asia e hiqte nga goja e saj e ma jepte mua. Nuk mund ti harrosh ato ditë e vite.
Në Bulgarec banonin këta bacellinj të tjerë përveç vëllazërisë sonë:

Zenun Bacelli (Kodra). Ka lënë tre djem e dy çupa.
Ramadan Bacelli ( ). Ka lënë një djalë e pesë çupa.
Shaban Bacelli (Agolli).
Zylfie Bacelli, martuar në Senisht dhe zbritur në Bulgarec.
Dilkë Bacelli (Krushova). Ka lënë këta djem; Xhemalin, Enverin, Rustemin, Guraliun. Ndërsa çupat quhen Sheriban dhe Hane.

Bacellinjtë e Vashtëmisë:

Vashtëmi.Dy vëllezër; Temo dhe Çaush.
Sabri, Kodhel, Nuri, Kalem, Shefki, djem të Dalip Malësia (Bacelli).

Bacellinjtë e Fermës dhe Libonikut:

Osman Bacelli ka lënë dy çupa; Guren martuar në fermë dhe Çelniken martuar në Libonik me Shefki Shemen.

Bacellinjtë në Pocestë:

Refat Bacelli.


Zia e bukës!
Parazitizmi është kanibalizëm që ha veten
Që të mos dukem i çuditshëm në teorizmie të kota, po jap pak shëmbuj se si njeriu nga njëherë del jashtë ligjeve të natyrës dhe këtë gjë e pëson në kokën e vet.
Po marr një pemë që rron në saje të punës së vet dhe që thith nga toka ushqimin, gjithashtu po marr edhe një pemë tjetër që rron parazite në kurris të një peme tjetër dhe rrënjët e saj nuk janë në tokë por në trupin e pemës mike. Çfar do të ndodhë nëse pema mike do të vdesë? Të gjithë ata që e njohin natyrën e pemës parazite e dinë fare mirë që edhe ajo do të vdesë. Në këtë rast, ligji natyror për këto dy pemë thotë, "Nëse vdes pema puntore, do të vdesë edhe pema parazite." Në këtë ligj nuk ka ekuivoke dhe as meshirë. Kjo gjë nuk ndodh me natyrën njerzore. Psh kur një fëmijë dembel e parazit rritet dhe bëhet i pa aftë të rrojë vetë, ai preferon të hajë në kurris të prindërve dhe kur prindërit vdesin, ai vazhdon të rrojë në kurrizin e ndonjë tjetri nëse prindërit nuk i kanë lënë pasuri, ose bëhet lypës por kurrë s’mund të rrojë nga duart e veta! Po ashtu edhe në shoqëri ose në një shtet, turma të tërë parazitësh dhe dembelësh, mjelin shtetin e tyre pa mëshirë dhe rrojnë edhe kur ai shtet vdes, në këtë rast ata i bshkëngjiten shtetit tjetër që vjen në pushtet. Jeta e tyre parazitare dëmton shumë rënde 'shëndetin' e prindërve apo te shtetit të tyre, po ashtu ata rrojnë pa asnjë qëllim në jetë dhe pa dhënë asgjë marrin çfar ju duhet. Ata rrojnë vetëm për të marrë, ata janë vetëm konsumatorë dhe kurrë nuk bëhen prodhimtarë. Në këtë rast, ligji i natyrës thotë. "pa dhënë nuk merret" ndërsa ligjiparazit njerzor thotë, "merret edhe pa dhënë asgjë!"
E keqja më e madhe në ligjet njerzore është kur kthehen në parazitë liderët e shoqerisë dhe shtetit. Në këtë rsat ata do të prodhojnë ligje antihumane të cilat do të favorizojnë shumë drejtuesit parazitë të një shteti e kombi dhe duke e shpëne dita ditës varfërinë absolute në eksterm për ata që punojnë, e shpienë në sakajet më të lemerisshme, bile në vdekje të tërë shoqërisë! Pastaj? Kjo shkelje e ligjeve të natyrës (që janë dhe ligje të shoqërisë) pa tjetër do të sjellë një reagim pasi ligjet e natyrës siç është ligji "goditje-kundërgoditje" do të fillojë të veprojë pa pyetur asnjëri. Çfar do të ndodhë? Parazitët drejtues, ose do të vrasin popullin e tyre, gjë që është e pamundur, ose do të hanë kokat e tyre, gjë që është përherë e mundur. Pra, në këtë rast, atë qe nuk e bënë njerzit do ta bëjë natyra dhe ligjet e saj që veprojnë edhe atëhere kur njerzit i shkelin dhe i përbuzin ato.
Goditja cerebrale

Më dhjetë Prill 1983 ndërsa po prisnja një kumbull të egër rrëzë kanalit që ndan tokën time me rrugën që shkon për nga ish xhamija e fshatit, mu morën mënd dhe desh u rrëzova në kanal. E lashë kumbllën pa prerë dhe hyra në shtëpi. Isha vetëm. Nuk qëndroja dot në këmbë dhe u shtriva ashtu siç isha në minder dhe më zuri “gjumi” në aneksin që shërbente si dhomë ndënje. Dikur kishte erdhur vëlla Ramizi dhe më kishte mbuluar me një batanie pa më “zgjuar”. Ku ta dinte ai se unë po vdisnja! Nuk isha në gjumë por në koma. Pasdite kur erdhi gruaja ime, Erveheja , nga kopshti ku punonte si edukatore, më gjeti në atë gjendje. Ajo e trembur, pasi më kishte thirrur për tu zgjuar dhe unë s’kisha lëvizur, me hodhi ujë në fytyrë. Mezi kisha hapur vetëm sytë pa kuptuar asgjë se ku isha dhe çfar më kishte ndodhur. Ajo kishte thirrur sa kishte në kokë. Për gruan time trime e të mirë s’gjej dot fjalë falenderuse dhe lavdëruse për të thënë pasi ajo më është gjendur pranë si grua, si shoqe, si kujdestare, si nënë shëmbëllore e fëmijëve dhe si Ëngjëlli im Qiellor. Në atë gjëndje tepër të rëndë ajo nuk e humbi llogjikën por lajmëroi abulancën e qytetit dhe urgjentisht më shtruan në spital. Doktor Gaqo Kane më tha, kur u përmënda pas disa orësh, se ja hodha! Kisha pësuar një hemoragji cerebrale.
Kur u mundova të flas pashë se goja më kishte shkuar shtrembër dhe se nuk e lëviznja fare dorën e djathtë. Erveheja lajmëroi djalin, Agimin, në Lezhë i cili erdhi shumë shpejt dhe qëndroi me mua 21 ditë derisa dola nga spitali. Ai flinte në një krevat bosh aty pas meje dhe nganjëherë vinte dhe e ndërronte Erveheja. Në dhomë ishim dy të sëmurë, unë dhe një oficer i cili vdiq ditën e tretë. Më erdhi shumë keq kur mësova se Agimi kishte djegur lejën e zakonshme për të më shërbyer mua. Bile ai kishte marrë një fletë kavaleshence për në Durrës në muajin Qershor dhe ja dha një shokut të vet.

Hysni (Hajdaraga) Selca
ka qënë një nga bulgarecarët më të dëgjuar në tërë krahinën e Korçës. Kjo, në radhë të parë, për origjinën ë tij fisnike dhe patriotike, në radhe të dytë për jetën e tij tepër kontradiktore dhe për pamjen e sjelljen e tij prej një xhentëllmeni të vërtetë. I jati i tij Xheladin Selca ka qënë një figurë qëndrore në luftën e shqiptareve korçarë kundër turqëve dhe grekëve. Ai vinte nga një familje e pasur nga Selca e Gorës.
Ka qënë i biri i Xhelo Karafil Hajdaragës (Selcës). Xheladini lindi në Selcë të Gorës në vitin 1874 në një familje patriotike që për çështjen e atdheut ka luftuar me armë në dorë kundër çdo pushtuesi. Vetë Xhelo ka qënë një bashkëpuntorët më të ngushtë dhe më besnikë të Th. Gërmenjit dhe është shumë për të çuditur se si ky hero e theror është harruar nga të gjitha regjimet shqiptare ! Xhelo ka qënë anëtar i Komisionit të Popullit të Qarkut të Korçës i cili kishte 18 anëtarë. Dy nga këta anëtarë që ishin më aktivë në luftën kundër pushtimit grek, Xhelo Selca dhe Besim Vinçani, komanda franceze i pushkatoi menjëherë tek Lumi i Mborjes mbi Korçë pasi një shqiptar grekofil, i shtyrë nga agjentët grekë, kallzoi veprimtarinë patriotike të tyre, tek forcat franceze, për një Korçë pa asnjë pushtues të huaj. Francezët hynë papritur brënda në sallën e mbledhjes dhe pa thënë asgjë arrestuan duke i tërhequr zvarrë të dy patriotët shqiptarë. Kjo u bë me një qëllim që Th. Gërmenji dhe patriotët e tjerë të trembeshin dhe tu shërbenin me besnikëri francezëve. Nje vit më von të njëjtën gjë do të bënin dhe me Gërmenjin të cilën ua dhuruan grekëve në Selanik duke e mashtruar burrin trim korçar se do të shkonte atje për bisedime. Grekët menjëherë e lidhën, e nxorrën në gjyq dhe e pushkatuan me shpejtësi.
Është gjetur një material shumë interesant nga Myftar Grabocka ku përshkruhet momenti i pushkatimit. Qëndrimi i Themistrokli Gërmenjit para pushkatimit është tepër madhështor e burrëror që s’mund të përshkruhet dot. Ai kërkoi ti lironin sytë dhe në fjalën e fundit ju tha grekëve se kërkonte që skuadrën e pushkatimit ta drejtonte vetë.
Xhelua la dy djem; Fetah Selcën dhe Hysni Selcën. Fetau u vra në Kavajë në një betejë kundër gjeramnëve dhe sot është dëshmor i kombit. Shkolla 9 vjeçare e Selcës mban emërin e tij. Ai ishte një partizan trim i Brigadës së Parë Sulmuese. Ndërsa Hysniu, në fillim ishte partizan, bile zv. komandant i Çetës Gorës kur Komandant ishte Rahman Bashllari (Zvarishti) dhe komisar Gaqo Peristeri. Pas një betej në afërsi të fshatit Zboq, komisari mbledh çetën dhe lajmëron se ka marrë një rekomandim nga Shtabi i Luftës Nac.-Çlirimtare që në çetë të pranojnë edhe luftëtare femra. Më pas plasi sherri mes komisarit dhe komandant Rahmanit i cili, ky i fundit, nuk pranon elementin femër në njësinë luftarake pasi çeta nuk kishte asnjë lloj kushti higjeno-santitar apo një strehim të veçantë për femra. Do t'ju duhej që ato të përballonin kushte mizerabël mes burrash! Kjo qe e papranueshme për kushtet e tyre që gdhiheshin e ngryseshin në mes të pyllit, në një fushë apo mal, pa shtroje, pa bukë, pa rroba të përshtatshme, ku guzhinë, ËC, dhe për dhomë gjumi do të kishin natyrën. Gaqua e kundërshtoi ashpër pasi, sipas tij, qe urdhër dhe urdhëri duhej zbatuar. Rahmani i nxehur dhe duke qënë i papërmbajtur nga natyra, e qëlloi me shuplakë komisarin. U desh ndërhyrja e shokëve të tyre dhe veçanrisht e Hysni Selcës që gjakrat të uleshin. Rahmani menjëherë doli mbi një bregore dhe duke mbajur Flamurin Shqiptar në dorë u bëri thirrje partizanëve që të braktisin Luftën Nac.- Çlirimtare dhe ti bashkoheshin Rahmanit i cili mbahej fortë pas moralit të traditës shqiptare ku femra respektohet si shënjtore. Menjëherë atij ju përgjigjen 13 partizanë të cilët shkuanë pas tij. Ata morën rrugën drejt Gurit të Kamjes ku ishin disllokuar foircat balliste. Në këtë situatë, Hysniu që priste ta bënin komandant, u zhgënjye. Vendimi për të emëruar një komandant të ri u vonua shumë. Një ditë kur përfaqësuesit e Ballit Kombetar të kryesuar nga Safet Butka dhe ato partizane të kryesuar nga Nexhip Vinçani u takuan në Shipckë të Voskopojës dhe ku ishte dhe Hysniu së toku me Kom. e Brig. së Katërt, Nexhip Vinçani, në mbarim të mbledhjes, Safeti ja bëri me shenjë që të rrijë pak mbrapa. Hysniu doli së toku me Nexhipin jashtë dhe i tha atij se kishte harruar diçka brënda në shtëpinë ku ishin mbledhur. Këthehet atje dhe Safeti midis të tjerave i tha, "I dashur Fisniku Hysni! Unë kam menduar që it të vish me ne dhe do të bëjmë komandant. Si thua? Hysniu nuk u mendua fare dhe ja preu, "Qysh nesër më ke gati!"
Hysniu pas çlirimit u arrestua dhe u dënua më vdekje si një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. E ëma dhe gruaja e vëllait Feta që ishte dëshmor, shkuan në Tiranë dhe takuan Enver Hoxhën. Nëna e dëshmorit dhe ballistit ra në këmbët e Enverit dhe ju lut që ti falte djalit jetën pasi ajo nuk kishte djalë tjetër dhe Enveri e fali. Hysniu, nga i dënuar me vdekje u burgos me dhjetë vjet. Ai bëri tetë vjet burg dhe doli nga burgu. Kur erdhi në Bulgarec ishte po ai Hysni, burrë i pashëm, mustaqe spicë, veshur me sqimë dhe i pispillosur si askush në fshat. Bleu dhe një kalë të bardhë dhe bridhte fshatit vetëm me të. I dhanë punë të rëndë por nuk pranoi dhe luftoi derisa u bë bsotanxhi e më pas roje. Pispillosjen nuk e harroi kurrë dhe ai mbahet mënd edhe sot si teptil-bandill-rrufjan. Qefli si ai dhe ktheu mbrapsht. Nuk e kishte fare per turp të gacmonte gratë, sidomos vejushat e fshatit por, siç duket edhe ato e kishin qef Hysni Selcën. Hysniu ishte mik me babanë tim dhe kur takoheshin rrinin me orë të dy në vënde të fshehta. Unë mbaj mënd se babai im e riarmatosi dhe të dy shkonin për gjah dhe bënin qitje më të gjitha llojet e armëve që kishin në përdorim si, çifte, teke, gjahu, revolver, nagan, pushkë dhe automatikë të vegjël. Babai im ka qënë ndoshta i vetmi person në fshat dhe ndoshta në tërë krahinin që mbante të fshehura një arseanl të madh armësh të cilat ne i zbuluamë pas vdekjes së tij pasi i kishte fsheur në hatullat e shtëpisë në fshat. Nëna ime, si merak nëne, i mori të gjitha ato armë dhe një natë, së bashku me motrën time Mimoza, shkuan dhe i hodhën në lumë.
Më kujtohet një histori e vonshme, ndoshta ka qënë viti 1970 kur kosarët e Bulgarecit kostitënin barin në aerdromin rezervë të Lumalasit, shkon dhe ulet Il-14 apo siç njihej atëhere, avioni qeveritar. Nga avioni zbriti Kryeministri, Mehmet Shehu. Ai përshëndeti kosarët dhe kur pa Hysniun mes tyre e thirri, "Ti, mos je Hysni Selca?" Hysniu bëri përpara dhe e nderoi ushtarakisht duke ju përgjigjur, "Si urdhëron zotrote. Shoku Mehmet, unë jam Hysni Selca!" Mehmeti ja ktheu, "Po akoma gjallë qënke ti mustaqe mut?!" Hysniu i skuqur në fytyrë ja ktheu serbez, "Se u bëra mut pa jam gjallë" po Mehmeti i ktheu krahët dhe bëri sikur nuk e dëgjoi.
******************
Shënime:
PRESPA: Origjina mijravjeçare e jonë.
Pjesa shqiptare e ujrave te ketij liqeni eshte 49,5 km2. Meqenese keto dy liqene kane lartesine mesatare shumevjecare te ujit te perafert me njeri -tjetrin, rreht 852 m mbi nivelin e detit, eshte arritur ne perfundimin se ne kete rast kemi te bejme me te vertete me nje liqen, por me te vetmin ndryshim se gjate periudhes se laget, kur nivelet e ketyre liqenve jane te larta, te dyja pjeset komunikojne me njera tjetren duke formuar nje te tere, ndersa gjate periudhes se thate kur nivelet jane te ulta ato shkeputen dhe formojne ne kete menyre dy Prespat: Prespen e madhe dhe Prespen e Vogel.

kjo zonë me një natyrë të magjepsëse dhe biodiversitet mahnitës. Banorët e saj më besnikë dhe më të rrallë, pelikanët dalmatë ose pelikanët me xhufkë (kjo specie unike dhe nën ruajtje), "Venecia e harruar maqedonase, shfaq objekte prehistorike". Bëhej fjalë për qendrën kulturore në Resen dhe disa varka që kishin një moshë rreth 4000 vjeçare. Këto varka ishin përdorur nga banorët prehistorikë të Prespës. Të ndërtuara nga një trung i vetëm, ato janë punuar me një lloj peme karakteristike për zonën e Prespës, që rritet më së shumti në ishullin Golem Grad. Krahas vërshimit të liqenit në vitin 1960, i cili i detyroi për disa kohë banorët që të lëviznin në rrugët e dikurshme me varka, janë edhe disa shtëpi shekullore të ndërtuara mbi trungje pemësh, ato që bëjnë lidhjen e emrit me Venecian.
Unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug."-thotë Aristidhi në studimin e tij. "Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia. Një tjetër rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan krahinën e Samotrakës dhe së andejmi u gjendën në Azinë e Vogël. Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t'i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesisçe Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.
Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues.
Gjuha Shqipe
Gjuha shqipe (dhe sidomos Dialekti Geg ) nuk është 100 % indoeuropiane, po ashtu eshte e argumentuar qe gjuha e Pellazgeve dhe Etruskve nuk ishin gjuhe 100 % indoeuropiane, ne te cilat gjuhe ka gjurme te shumta te gjuhës Shqipe. (Ne fakt për këtë thezen "gjuhët indoeuropiane" ka dyshime, dhe është shumë e mundur te jetë një gabim i studiuesve te shekullit te 19, sot ne shekullin 21 ka fakte qe raca e bardhe nuk është perhapur nga India ne drejtim te Europes, por ishte e kundërta, pra nga Europa (apo me sakt Europa jugore dhe Afrika veriore, Egjipti, pra nga Mesdheu) ne drejtim te Azise deri ne Indi. Këto gjëra mbeten te shihen ne ardhmërinë e afert).

Një gjë është shumë e qartë, siç na tregon Mytologjia "Greke" (në fakt Mythologjia Pellazgo-Iliro-Shqiptare), që tre fëmijet e Zeusit me hyineshën Elektra ishin Jason, Dardanus dhe Harmonia .

Jasoni nuk ka pasardhës, kurse nga Dardanusi jan Dardanët (këta far Europianet e sotëm thonë se nuk paskan kurrfar lidhje Dardanët e Ballkanit me Dardanët e Homerit, nejse, këta far Europian po thonë gjëra edhe me te keqe për neve, si p.sh. shqiptarët i paskan sjellur turqit nga Kaukazi para 300-400 viteve si rober lufte musliman për te qenë si lloj pyke mes Sllaveve dhe Grekeve, s'prish pune se i vjen koha edhe ksaj), kurse Harmonia e martuar me Kadmos kishin 6 fëmijë. Njëri nga fëmijet e tyre kishte emrin Illyrios, dhe thuhet qe Kadmos dhe Harmonia jan shperngulur ne Illyrin e me vonshme (te djali me i vogel Illyrios, kjo eshte tipike shqiptare) ku jan shendrruar ne gjarperinje. (Mos harroni qe Mythologjia nuk është vetëm perralle, ata perendi kan qenë njerz qe kan jetuar, këto gjëra kan qenë te vërteta, por koha e gjat i ka zmadhuar dhe zbukuruar, i ka bere Hyj, se mos më pas kan nuk i kishin than, thot një fjale popullore Shqiptare).

Këtu skjarohet edhe një gjë tjetër, qe Dardanët jan pak me te vjetër se Ilirët dhe nuk mund te jenë fis Ilir. Pra Ilirët dhe Dardanët jan fise Pellazge shumë te afërta mes vete. (pra Illyri-os ishte nipi i Dardanus apo Dardhanit)
Te ashtuquajturit "Greket e vjeter" jan ne fakt Pellazgo-Iliro-Shqiptaret, shkrimi i vjeter "Grek" eshte ne te vertet shkrimi i vjeter Pellazgo-Iliro-Shqiptare, mitologjia "Greke" eshte ne te vertet mitologjia Pellazgo-Iliro-Shqiptare dhe i gjith civilizimi i vjeter "Grek" (qe njihet tash si civilizimi Europian) eshte ne fakt civilizimi i vjeter Pellazgo-Iliro-Shqiptar
“Albania in Occupation and War”
October 16, 1943. Page 287
German Minister, Dr. Hermann Neubaçer, reiterated recognition of Albania independence and arrogate for an exçange of diplomatic representatives ëith the Albanian provisional government. The repeated assurance that Germany ëould not interfere ëith Albania’s internal affairs, that the ëas a friend of Albania and had sent her division solely in interest of the Albanian people, to protect them from the threat of an Allied Invasion and from Bolshevism.
Kaluan vite.Shahini e mësoi të vërtetën. Gjerasimi nuk ishte milioner, sic i kishin thënë, po ishte dhaskal dhe vinte në Korcë për të hapur shkollë shqipe për fëmijët e popullit. Nuk ishte i pasur, po njeri i ditur që mundohej për të mirën e vendit.I vinte turp nga vetja për këtë gjë që kishte bërë.I vinte inat edhe me hanxhinë e Ohrit që e kishte mashtruar. Dhe nuk duroi dot më. Ishte muaji i ramazanit. Mori dy shokë dhe fshehur hyri në Korcë. Ishte mbrëmje. Trokiti në derë. Gjerasimi e njohu nga zëri. Hapi portën dhe i tha :
 Urdhëro brënda kapedan!
Kapedani qëndroi si i ngrirë. Të dy ballë për ballë e vështruan njëri tjetrin në sy. E,në këtë vështrim të shkurtër u bë në moment akuza, mbrojtja dhe falja.
 Do të më falësh për të keqen që të kam bërë -, tha Shahini-, dhe ra në gjunjë.
Gjerasimi buzëqeshi. E ngriti dhe e përqafoi. Ashtu sic ishin të përqafuar, Shahinit i ranë dy pika lot dhe foli edhe një herë me ngashërim :
 Me të vërtetë më ke falur ?...
Hynë brënda. Shtëpia e Gjerasimit atë natë kishte miq.Kapedani dhe shokët e tij, e prishën ramazanin.
 Si të ta shpërblej të keqen që të kam bërë-, vazhdoi Shahini-, cfarë do nga unë ?

Dhe atë natë ata u sqaruan për të gjitha. Gjerasimi, ky njeri i mirë dhe i urtë, iu lut Shahinit që të mos i bënte keq hanxhiut të Ohrit dhe po të kish mundësi të ruante shkollën e cupave që posa kishte celur në Korcë. Se kishte nxënëse që vinin edhe nga zona të tjera dhe u sillnin pengesa.Shahini u zotua se do ta ruante e do ta përkrahte shkollën e tij. Nuk do të linte njeri të sillte pengesa.Dhe besën e dhënë kacakët e mbajtën deri në fund. Sa ishte gjallë kapedani, shkolla nuk pati shqetësime, po edhe më vonë qe Kajo Babieni ai që shpëtoi shkollën dhe drejtoreshën e saj Sevasti Qiriazi nga andartët grekë që donin ta digjnin në ngjarjet e hidhura të prillit të vitit 1914.

Me veprimtarinë e saj luftarake, ceta e kacakëve i sillte dëm të madh pushtuesit dhe mbante ngritur në popull ndjenjen e revoltës dhe të urrejtjes ndaj turqve, prandaj ata i ndiqnin kudo kacakët dhe në pazar të Korces kishin “ngritur litar “ për Shahin Matrakun. Po kapedani me shokët e tij nuk u trembën nga kërcënimet, pritat e perpjekjet, nuk u lëkundën nga dredhite, nuk u gëgjyen nga premtimet. Kudo qëndruan ata me armë në dorë dhe gjithmonë fitimtarë.

Populli këto veprime i përkrahte dhe kishte simpati për trimërinë dhe heroizmin e tyre.Dhe këtë simpati e inkurajim e shprehte në këngë. Nuk ka pritë e përpjekje ku ka shkrehur pushkë kapedani që të mos ketë këngë. Dhe këto prita e përpjekje ishin të shumta. Në Gavlisht, Vrëpckë, Prespë, Marian, Voskopojë, Përroi i Thellë e tj.Në cdo përpjekje ceta e Shahinit dilte fitimtare. Shumë herë Zalo be Prodani, mydir i Oparit, i ngriti prita dhe e rrethoi, po asnje herë nuk e shtiu dot në dorë :

Ditë dhe për ditë bastisnje Oparë,
Dale Zalo dale , të shohsh kapedanë.
Sa shokë që pate, aq guna të lanë,
Mydir i Oparit njih Shahin Matraknë.

Në përpjekjen që u bë në Qafën e Gavlishtit , në Pëllumbas, mydiri la 4 të vrarë dhe disa të plagosur. Në Marjan kur krisi dyfegu: “ Sec thërret Shahini,/ Ti kapim të gjallë /Bini moj muzika, /Bini në të qarë./ Në Përrua të Thellë , kur forca të shumta e rrethuan cetën, ndonëse në kushte të vështira, ata nuk u dhanë:” Në një pyll në errësirë, / Bën dyfeg xhaxha Shahini, / Bën dyfeg e s’tundet trimi./ Dhe në Voskopojë: “ Karakoll e vranë, Kajon e plagosnë,/ Ik o Shahin ikë se dhe ty tu sosnë.
Simpatia e popullit për kacakët shkon deri atje sa ai në këngët e tij nuk këndon vetëm trimërinë e zotësinë e tyre, po edhe bukurinë fizike , ndjenjat intime, cilësitë e vlerat e tyre morale. Shahin Matraku donte një vajzë nga Osoja, Vasilikën ose Silen , sic e thërrisnin shkurt. Për këtë dashuri, e pa zakontë për atë kohë, ka një numër të madh këngësh. Anonimi ka zgjedhur vargjet më të bukur, rimat më të goditura : “ Këmbë për mbi këmbë në sofat të portës,/ Zemrën sec ma more, kaurk e Osojës.”/ Dhe vajza oparake i përgjigjet këaj dashurie të sinqertë: “ Në drit’ të kandilit , ja pash bukurinë,/ Do ta marr moj nëne kapedan Shahinë./

Po kjo dashuri, e pastër dhe e sinqertë, ishte e paracaktuar që të mos përfundonte në martesë: “ Në dac me kurorë, në dac me nigja,/ Merrmë Shahin merrmë , se jam fukara.”/Dhe Shahini me dhimbje i përgjigjet : “ Nuk të marr moj Sile , se un jam firar,/ Në pazat të Korcës kan’ ngrehur litar”./Po vajza oparake nuk ndalet përpara kësaj pengese. Ajo është gati të bëjë sakrifica të tjera për të mbrojtur dashurinë e saj, ndaj me guxim e krenari deklaron : “ Do vete në Korcë të ble një martinë,/ Do të shkoj moj nëne kacak me Shahinë.”/Dhe intuita popullore, për ti dhënë një karakter më të butë e optimist kësaj drame të vërtetë, na jep një portret lirik të kapedanit të kacakëve : “ Me kalcat e bardha, me fruta fustanë,/Oh ky kapedani, shastisi dynjanë.”/

Turqit pasi e panë se nuk ja dolën dot me trimëri e drejtperdrejt cetës së kapedan Shahin Matrakut, përdorën armën e tyre te preferuar, mashtrimin e tradhëtinë. Atë armë e kishin përdorur edhe për kacakët e tjetë dhe luftëtarët e lirisë. Pas gati 50 vjet në arrati, i lodhur nga jeta e vështirë, po jo i thyer e i nënështruar, Shahini “ u fal “ nga Turqia e u caktua si kollxhi ( roje për kontrabandën e duhanit ) në zonën e Vrëpckës. Po nuk kaloi shumë kohë dhe aty rreth vitit 1900, një mylazim turk i quajtur Muharrem, së bashku me Mestan Dusharë si kallauz, vegël e qeverisë turke, me një tog zaptiesh, erdhën nga Devolli për të vrarë Shahin Matrakun. Eftuan në teqe të Vrëpckës si mik dhe aty e vranë me tradhëti, në sofrën e bukës. Mbeti i vrarë edhe Muharremi me Mestanë.

Këtij akti të fundit populli i ka kënduar me krenari, po edhe me dhimbje.Mallkim e nëmë ka lëshuar për vrasësit e tradhëtarët . Ashtu si për Bilbilenjtë : “Mallkuar qofsh Xhelil Voshtina,/Vrave 13 trima”./ edhe për Shahinin :” Kjo teqe e Vrëpckës , mbushur me të vrarë,/O pusht i pabesë , vrave kapedanë.”/

Vrasje e Shahinit bëri jehonë e ngjalli pakënaqësi në tërë Oparë.Shokët e tij nuk u ndodhën aty të gjithë.Po ata që u ndodhen , e morën hakun në vend, kokë për kokë :

Kur erdhi Dikja Osojë,
Nxirë si lyer me bojë.
 Dike si qëndrove gjallë,
Kur na vranë kapedanë ?
 Vrava Mylazimn’ e Mestanë.
Hidoja e puth në ballë,
 Të paskam kushri të parë.

Pas vrasjes së Shahinit autoritetet turke bënë masakra e morën masa te rrepta dhe të egra për të trembur e frikësuar popullin. Kokën e Shahinit e ekspozuan në një degë arre në Dushar. E motra e Shahinit, me trimëri, si burrë, pa pyetur për xhandarët turq që vinin aty rrotull, e varrosi trupin e tij aty në Vrëpckë me të gjitha nderimet e duhura. Mjaft trima si Islami, Filja ,Mediu, Hajdari, Isufi nga Vrëpcka dhe Dushari që kishin përkrahur Shahinin e kishin qënë jatak për të, u zunë dhe u dërguan në Bodrum Kala ku u dënuan me nga 10 vjet burg. Këta dy të fundit vdiqën atje. Ndërsa familjes se Mestan Dusharit turqit i dhanë 30 lira shpërblim për tradhëtinë e kryer.

Ra Shahini , po nuk ra rezistenca e popullit të Oparit dhe të Gorës ndaj pushtuesit turk se nuk kish rënë shtypja , shfrytëzimi dhe padrejtësitë. Rrugën e Shahin Matrakut e vazhdoi i nipi i tij, pjestar i cetës , trimi Kajo Babieni, një nga figurat më të pastra të lëvizjes kacake. Ai, nën ndikimin e patriotëve të kohës Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji e tj, mik e shok me të cilët ishte, veprimtarinë e tij dhe të cetës e inkuadroi në luftën për clirim dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit tonë.
SMILEY DAVID
Colonel David de Crespigny Smiley, (11 April 1916 – 9 January 2009)
Britain 1936-1988 Albania 1943-1949 Thailand 1945 Poland 1948-1949 Malta 1949-1950
Greece 1950 Germany 1952-1955 Sëeden 1955-1958 Oman 1958-1962 Yemen 1962-1966
Aty ndodheshin edhe nja gjashtë të tjerë, që nuk morën pjesë në bisedime, përveç dr. Shtyllës, i cili e fliste frengjishten rrjedhshëm, sipas të folmes të Tuluzës.( Gjenerali Dejvis: Bisedat E Mia Sekrete Me Enverin, Dëshmia befasuese e ushtarakut britanik). Ne bisedonim ndërsa shëtisnim nëpër fushat jashtë shtëpisë, pas kopshteve të qershive, sipër shkëmbinjve prej nga gurgullonte uji i ftohtë akull. Ky ishte rasti i parë që flisja vetëm për vetëm me Enverin, dhe për ta njohur me të vërtetë. Ai kishte shumë plane për zhvillimin e vendit pas luftës, edhe për ndërtimin e hoteleve turistike. Udhëtimet në Francë dhe Belgjikë ia kishin hapur horizontin dhe ia kishin nxitur inisiativën. Ai ishte i shqetësuar të dinte se cilën parti kisha vendosur të përkrahja. Ia përsërita për të satën herë që derisa aty vazhdonte lufta civile nuk do përkrahja asnjë parti, por shpresoja që të bënte të gjitha përpjekjet kundër gjermanëve, dhe të mënjanonte grindjet me Ballin derisa të mposhteshin gjermanët.Pasazh nga libri “Aventura iliriane”
Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arësye në sallat e diplomacisë
Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota
Shënimi i mëposhtëm ështe i imi, Agim Bacellit
Unë kam qëë disa herë në Voskopojë dhe Krushovë dhe kam folur me fshtarë që e njihnin babanë tim dhe për këtë po jap përshtypjet e dy burrave më të vjetër të Voskopojës dhe të Krushovës; ato të mikut të babait tim Dhori Fallos dhe ato të kushuririt të tij Naim Bacellit.
Ja se çfar më ka treguar Dhori. “Demja, - kështu thirrej im atë nga voskopojarët dhe krushovarët, - ka qëë sekretar i lokalitetit të Voskopojës pas çlirimit të Shqipërisë. Ai banonte bashkë me ne në shtëpine tonë derisa u martua. Ai qe tamam si vëllai ynë më i dashur. Nëna jonë, Pandora e mbante me hatër si djalin e saj më të përkedhelur dhe neve nganjehrë na ngelej hatri e beheshim nga pak xhelozë. Demja qe nga të pakët në Voskopojë që kishte shkollë dhe qe më i papertuari që tu jepte rekomandime, tu bënte kërkesa, tu shkruante letra dhe ti mësonte sesi të kërkonin të drejtat e tyre. Nëse Demja të jepte një letër për në zyrat në Korçe, puna qe e mbaruar pasi në Korçe të gjithë zyrtarët e njihnin dhe e respektonin si njeriun dhe komunistin me të drejtë të zonës sonë. Ata të thoshin, nëse të ka dërguar Adem Bacelli, puna është e mbaruar. Ai merte për ditë uratat dhe bekimet e Voskopojarëve dhe fshatarve të tjerë përr rreth Voskopojës. Neve si shtëpi na vinte zor ti luteshim për kërkesat tona dhe nëna na thoshte të mos i binim në qafë se Demja ka shumë probleme. Njëherë neve na duheshin dy qe dhe bënim shamatë me nënën Pando që s’na jepte leje ti kërkonin Demes dy qe për të lëruar. Ai na kishte dëgjuar dhe një ditë papritur e papandehur ai na dergon në shtëpi dy qetë qe na duheshin. Një fshatar i jonë që na ë solli na tha se nje burrë pe Korçe mi dha t’jua sjell këta dy qe. Siç duket ju keni bërë kërkesë për këtë gjë. Ne të habitur pamë njëri tjetrin por edhe e kuptuam që këtë gjë e kishte bërë njeriu jone i shtëpisë, Demja. Atë natë kur Demja u kthye në shtëpi për të ngrënë darkë, nëna i tha se, “sonte ti Deme nuk do hash darkë pasi ke bërë më kokën tënde pa më pyetur mua. Demja, ashtu buzeqeshur siç e kishte zakon, u ngrit i puthi dorën nënës duke i thënë se ai ishte i kënaqur edhe pa darkë të rrinte vetëm arat të lëroheshin se po u kalonte koha.
Në atë kohë Kryetar Lokaliteti ishte Vangjel Shkodrani por asnjë fshatar nuk shkonte tek ai për kërkesa dhe ankesa pasi Vangjua qe shumë hie rëndë dhe mezi të mbaronte punë.
Kam kaq shumë kujtime të bukura për atë burrë shtatlartë, faqekuq, me sy të bukur larushanë dhe vetulla të zeza korb e të trasha dy gisht. Demja qe i pastër nga jashtë dhe nga brënda. Ai mbante rroba të bukura e përherë të lara. Fliste dhe qeshte me zë të lartë sa të gjithë kthenin kokën. Ai ishte trim sa asnjë tjetër. Këtë e them jo për të bërë qefin ty si djale i tij. Ai ishte gjahtari më i mir i zonës dhe mbante përherë 4 armë gjahu sa askush tjetër. Ishte I apasionuar pas armëve dhe gjuetisë. Më kujtohet një herë kur një baldosë na vinte dhe hante misrin në arë. Ne të shqetsuar vumë roje për çdo natë por askush nuk e vrau dot. Një natë Demja na tha se ai do të qëndronte roje në arat me misër. Në mëngjez ai na e solli baldosën e varë në shtëpi.
E çfar të them më parë për Demen? Ai ka lënë emër e nder kudo ku ka jetuar, punuar dhe luftuar. Ti të jesh krenar që je i biri, ashtu si ne jemi krenar që e kemi patur vëlla, shok dhe mësuesin tonë më të mirë.”
E përqafova Dhorin dhe u largova të takohem me Naim Bacellin i cili më tregoi shumë histori për babanë por po shkruaj vetëm disa të cilat më lanë më shumë mbresa.
Naimi midis të tjera më tha, “Demja qe i vetmi djalë me shkollë nga ne bacellinjtë dhe ne e kishim mësuesin tonë për gjithëçka. Ai qe edhe njeri i gjesdisur dhe njihte shumë gjëra në jetë. Kishte shumë veti e cilësi të larta. Qe më I miri nga ne të gjithë. Gjëja më e bukur e tij ishte besa dhe dashuria për ne bacellinjtë dhe për fshatarët tanë. E them këtë pasi kur komunizmi mori pushtetin, u dha orientim që për çdo fshat të shpallej nga një kulak. Ne në fshat kishim dy familje që e kishin mbështetur ballin indirekt dhe njëri prej tyre qe xhaxhai jonë Pashua. Motra e Pashos i pat vjedhur florinjtë nënës së Demes gjatë djegies së shtëpisë nga gjermanët më 4 janar 1944. Demja, tani kishte shumë pushtet dhe mund ta bënte kur të duash Pashon kulak por ai nuk pranoi. Ai i tha të deleguarit të partisë që kishte erdhur nga Korça se, ‘Krushova nuk ka asnjë kulak’. Për këtë gjë Demen do ta thërrisnin në Korçe për ti bërë presion që të shpallte të paktën një kulak në fshat. Demja si trim që ishte u dha emrin e tij në një copë kartë dhe doli jashtë duke ua përplasur derën turinjëve dhe erdhi në Krushovë ku më tregoi se çfar i kishte ngjarë. Të them të vërtetën unë u tremba se komunizmi të bënte gjëmën por Demja më tha të rrija i qetë se ata s’mund të bënin dot azgjë pasi një Deme tjetër në Krushovë ata s’mund ta gjenin dot sepse asnjë nuk kishte aq shkollë sa ai dhe asnjë nuk meritonte aq respekt dhe dashuri sa Demja që kishte qënë luftëtar i dalluar. Në fakt ata i punuan një reng, një ditë e thirrën dhe i dhanë një bursë që të studionte në B.S. për tu bërë doktor, këtë ofertë Demja e refuzoi. Une nuk i di aresyet sepse e refuzoi por them se këtë gjë ai e bëri nga inati pasi shokët e tij më të mirë po arrestoheshin e disa vriteshin në kurthe një e nga një. Ndoshta ai mendote se ata deshen ta heqin qafe e më pas ta zhdukinin pasi këtë gjë ata s’mund ta bënin dot hapur pasi Demja i kishte shpatullat e ngrohta nga gruaja e tij, nëna jote që ishte motra e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Korçës dhe një dajua i saj ishte Kryetar i Kuvendit Poppullor dhe një kushëri i parë i saj ishte Minister i jashtem i Shqipërisë. Të gjithë njerzit e Ervehesë kishin pozita kyçe në pushtetin komunist. Shumë ishin në rag ministrash dhe drejtorësh drejtorie të shpërndarë në tërë Shqipërinë.
Ne bacellinjtë kemi qënë mullixhinj nga zanati dhe gjahtarë nga pasioni. Demja i kishte këto gjëra por ai gjënë më të dashur kishte leximin dhe shkrimin. Ai lexonte kaq shumë sa fshatarët e quanin Hoxhë megjithëse ai nuk kishte shkelur kurrë në ndonjë xhami! Demja qe ateist që besonte vetëm në Zot. (Në fakt Naimi donte të thoshte se babai im qe deist por ai nuk e dinte këtë fjalë. Shënimi im. Agim Bacelli.)
Dua të them edhe diçka tjetër, diçka të vërtetë që askush nuk ta ka thënë deri më sot pasi nuk kanë guxuar ose nuk e kanë ditur. Unë bëja shpesh biseda kokë më kokë me Demen dhe ai më thoshte hapur, ‘O Naim, më mirë të kishte fituar Balli Kombëtar sesa ne. Edhe ne komunisët do të rronim më mirë po të kishin fituar armiqtë tanë!’ Këtë gjë ja thashë një ditë në verën e vitit 1996 Nexhip Vinçanit që e kisha mik në shtëpinë time në Krushovë dhe ai më tha, ‘Demja ka qënë partizani që unë kam njohur më mirë nga të gjithë të tjerët pasi e kisha korierin e shtabit të Brig. së IV dhe një nga partizanët që unë e kisha lavdëruar para tërë brigadës pasi ishte shumë trim. Ai shpesh më bënte mua që të dyshoja pasi më fliste hapur se jam takuar me X ballist dhe Y zogist pa u bërë fare merak se unë mund ta dënoja. Bëja sikur nuk e dëgjoja dhe ai ndërronte sa kaq temë. Ademi ka qënë shumë i çuditshëm për mua.’

“Dhe flamuri kuq e zi
Do valojë përsëri
Në Kosovë e Çamëri”.

Degradimi i Pyjeve
Statistikat zyrtare arrijnë në përfundimin se prerjet ilegale të lëndës drusore arritën kulmin në vitin 1997, kur vendi u shkatërrua nga një konfuzion i vërtetë i ndjekur nga falimentimi i një serë firmash piramidale. Sipas studimeve të bëra, pjesa me e madhe e prerjes ilegale te drunjve ne Shqipëri është shitur në fshehtësi jashtë vëndit, gjithashtu, janë përdorur dru për ndezje zjarri dhe si materiale për industrinë e ndërtimit pa asnjë kriter.
Hapësirat pyjore mbulojnë 36% të sipërfaqes së Shqipërisë por që janëduke u shkatërruar rëndë në këto dy dekadat e fundit të ashtuquajtur demokraci
Degradimi i maleve të Voskopojës dhe Krushovës në komunën e Voskopojës nuk është një rast i veçantë në Shqipëri. Janë mijra hektarë hapësira malore që priten në masë siç janë pyjet midis Voskopojës dhe Krushovës tek Boriga e Bregshipckës, Boriga e Saçit, Boriga e Maçokut, dhe më lartë, nën dhe mbi Murin e Krushovës që është një mur ndares antik i shtruar me gurë e plloça midis Sheshit të Vogël dhe Sheshit të Madh. Tek Plevicat, Plerinat, në Korie, apo tek Varri i Plakës, në Porogjeç, në Kroi i Bardhë, tek Gëmushë e Stanet, apo Pylli i Kozicës, që kanë të njëjtin fat të hidhur duke u shpyllëzuar. Shumë kamionë dhe ekskavatorë punojnë dhe ngarkohen me drunj të prerë ilegalisht dhe kalojnë në rrugën e tyre duke u nisur për ne qytetin e Korçës dhe që andej nëpër Shqipëri.
Vjedhësit s'kanë fare probleme me rojtaret e pyllit."Kur policet e pyllit na ndalojnë neve, ne thjesht paguajmë një ryshfet prej 1,000 lek të reja dhe ato na lejojnë neve të kalojmë pa na shqetësuar," -thotë një hajdut.
Shumë kompani që merren me prerje e drunjve ilegalisht janë banorë vendas. Disa janë te varur nga qyteti Korçës dhe Tiranës.

Voskopoja me Krushovën lidhen më një rrugë qindravjeçare, të pamirëmbajtur, të parihapur dhe të pashtruar që paraqiet shumë rreziqe gjatë kalimit me makinë në kohë vere se në dimër as që bëhet fjalë të kalohet. Kur e pyeta Nexhip Bacellin që është kryetar komune pse nuk e rindërton këtë rrugë, ai mu përgjegj, "Nëse unë do ta bëj të kalueshme këtë rrugë nga makinat e mëdha, brënda një nate, pyjet e Shipckës, Krushovës dhe tërë pyjet rreth e rrotull tyre do të zhduken si me magji.

Sekreti i Jetëgjatësisë

Sipas të dhënave të studimeve, botuar në disa revista shkencore, njerëzët janë më të lumtur në vendet ku cilësia e jetës është e lartë. Kjo cilësi varet nga disa faktorë ku më kryesorët janë; pamvarisa individuale, liria e lëvizjeve, ajri i pastër, jeta në natyrë dhe patja e një jete seksuale shumë aktive. Të gjitha këto gjëra i gjen me shumicë në Krushovë. Po ti shikosh krushovarët, ata janë faqekuq, shpatullgjërë, flasin lirshëm me zë të lartë si dhe pjellin shumë fëmijë deri në moshën e thyerë. Fatkeqësisht, sot s’ka më krushovarë nw Krushovw.

Punmira

Pleqtë e fashtrave përrreth Punëmirës, siç ishim dhe ne krushovarët, përdornin një nofkë tipike për punëmirësit, kuqaloshët! Shumë kush nuk e ka vrarë mëndjen për këtë gjë por unë i kam rënë në të pasi kam pyetur shumë për këtë fjalë. Dikur fshatarët e Punmirës besonin se ngjyra e kuqe tremb çdo gjë të ligë dhe veçanrisht kafshët që vrasin ose hanë njerëz apo kafshë të tjera. Ngjyra e kqe, sipas tyre, përdorej nga qe ata besonin se kafsha ka aftesi të shikojë rrjedhën e gjakut të kuq nëpër damarë. Nëse vishesh me ngjyra të ndezura të kuqe, kafsha grabitqare nuk do ta dallojë më gjakun që lëviz nëpër damarë por thjeshtë një njollë gjaku të stërmadh dhe trembet...Kjo do ketë qënë arsyeja që fshatarët e Punëmirës visheshin me të kuqe si feste të kuqe, xhaketë të kuqe, këmishë të kuqe, çorape të kuqe dhe madje edhe opinga të kuqe! Kjo traditë ka vazhduar deri shumë vonë. Është ndërprerë një shekull më parë. Ndërsa sot ata mbajnë vetëm një shënjë të kuqe, një shall apo ndonjë jelek. Kam vënë re se nga një shënjë të kuqe kanë shumë fshtarë të tjerë shqiptarë në disa fshatra të Shqipërisë dhe besoj që kjo vjen nga e njëjta arësye. Por le të kthehemi e vazhdojmë të flasim për Punëmirën dhe Krushovën ashtu siç më kanë treguar pleqtë tanë të cilëve ua kanë treguar pleqtë e tyre, stërgjyshërit tanë.
Punëmira dhe Krushova janë fshatra fqinj, i ndan një përrua, përroi i Voskopojës...


Stichwörter: 
Bacellinjte
Beiträge und Kommentare
Wichtiger Beitrag
markwahlberrg4

Arsyeja që martesa ime është në turpin e saj më të mirë sot është si rezultat i magjisë së Dr Eziza. Magjia e tij është e përballueshme dhe e besueshme. Burri im ka shikuar duke kryer detyrat e tij si njeri i shtëpisë dhe gjithashtu ka ndaluar pirjen e pamatur. Jam shumë e lumtur t'i tregoj ndokujt atje për të shpëtuar problemet e tij / saj të martesës me doktor Eziza përmes këtyre detajeve. ezizaoguntemple@gmail.com ose... mehr anzeigen

Wichtiger Beitrag
Alex Thomas

A jeni të lodhur nga kërkimi i huave dhe hipotekave, a jeni kthyer vazhdimisht nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Ne ofrojmë çdo lloj kredie për individët dhe organet e korporatave me normë interesi të ulët. Nëse jeni të interesuar të merrni një kredi, jini të lirë për të na kontaktuar sot, ne premtojmë t'ju ofrojmë shërbimet më të mira ndonjëherë.Vetëm na jepni një provë, sepse një gjyq do t'ju bindë.Çfarë janë... mehr anzeigen

1 Kommentar
Dieser Kommentar wurde gelöscht.
Wichtiger Beitrag
Alex Thomas

A keni nevojë për një hua emergjente për para të gatshme për të plotësuar nevojat tuaja, Tivoli Financial Loan Comoany është një opsion i përshtatshëm për ju. Shërbimet e kredisë personale të Tivoli Credit mund t'ju japin paratë në kohë që ju nevojitet për të siguruar nevojat tuaja të menjëhershme dhe t'ju përgatisin për shpenzime të paplanifikuara. Nëse kjo është për përmirësimin e makinës suaj, blerjen e pajisjeve... mehr anzeigen

Wichtiger Beitrag
Alex Thomas

Ne jemi huadhënës të certifikuar të kredisë që ne ofrojmë kredi të siguruara për individë dhe kompani me normë të ulët interesi prej 3%. Ne ofrojmë kredi afatgjata dhe afatshkurtra. Firma jonë ka shënuar shumë përparime në ofrimin e shërbimeve financiare të klasit të parë për klientët tanë veçanërisht në fusha e sindikatës së huasë dhe sigurimi i kapitalit për individët dhe kompanitë. Për më shumë informacion me mirësi Na... mehr anzeigen

Um eine optimale Funktionsweise zu gewährleisten, verwendet unsere Website Cookies. Durch die Nutzung der Website stimmst Du der Verwendung von Cookies zu. Mehr Infos
OK
Top of page
Kein Miniaturbild Entfernen Bitte wähle einen Grund aus Bitte gib die Stelle im Buch an. de de_DE