Aty ku dhimbja t'vret,
Aty ku dhe vete fjala mundohet të hesht,
Aty ku dashuria lehët menjëanë,
Atje ku hipokrizia stoliset me diamant.
Ni lule e brisht,që hidhet tutje,
Ni zambak i bukun vyshket me lutje.
Pa za, Pa ditë,
Aty mësohu të mbytesh në errësirë,
Me psherëtima e britma,
Aty mësohu të kapesh mas marrësirave.
Ni far e rrallë ra nga qielli,
Ajdeni o burrani t'a njomim,
e me shpresë të zotit t'na celi.
Ja kështu ka ngel njerëzia,
me shpresë t'zotit me dal nga marrëzia
Ai ishte i drejtë,ku në këtë botën e zhdrejtë
Që gënjeshtrat bërtasin,si të jenë të vërtetë.
Ai mbytej në të qara për dikë e ata e quanin të marrë për këtë ,
Ai ëndrronte natë e ditë , eh i budallëpsur i mbetur në errësirë,
Ai i heshtur për ta ishte nëpërkëmbësh
Ai i grindur për ta ishte i pagdhëndur
Ai bëhet i keq për ta ishte i shëmtuar
Ai bëhet i mirë për ta ishte përfitues.
Me 107 maska e 107 ftyra në botën e gri gjendet e bardha dhe e zeza ,
Përpiqesh të bëhesh “dikushi” dhe dhe kopjon “gjithkushin” e sërish për ta do mbetesh “askushi” .
Hynë në atë vend që e quan "shtëpi" ,
Një strehë për të mos lagur kokën.
Një strehë për tu ndjerë jo i vetëm.
Një strehë për tu revoltuar ,
Një strehë që në fund të revoltës,
Sërisht është dikush që pret të gjesh qetësi.
Është dikush që lufton që mos biesh në shi,
Është dikush që i dhemb shpirti kur flasin keq për ty,
Është dikush që dhe shkrum e hi ti hedhesh në sy,
Sërisht në ditë të vështira do jetë me ty.
E kur ky person s është më,
Fjala "shtëpi" bëhet një vend i shkretë.
Që gjithçka që të je është të rrëzë për të vajtuar me veten,
Një rrëzë që vetëm kujtimet do mbetën.
Shumë histori kam dëgjuar,
Shumë egnigma kam zbuluar,
Por...
A thua qe t'a kemi provuar!?
Ehh sa shumë flasin!
Që dinë c'është, e dinë c'bën,
Ama a dhe kur e kanë provuar,asnjeri nuk u lanë të mbijetuar...
JO! Ata mbijetuan! Ama Jetuan,
...Thua?
Jetuan se ishin ne këtë sipërfaqe të etur në dhembje,
Por...
Jeta mbrënda tyre ishte e dhuruar,
Zemra ishte tjetër kujt, por rrihte si një uragan ne trupin e tyre!
Zjarri i guximit ishte i shuar,ne vendin ku ish dhuruar,
Por...
për atë që e kish ndezur,
Zjarri merrte flakë në të gjithë strofkullën e tij,
e nëse do ishte nevoja do bëhej hi,
Mendja ish ngulur që në fillesë në të,
Ama, flente tjetër kund!
Ai e kuptonte
E sërisht s'guxonte e s'mundej t'a ndalonte
se për të ajo lule dëshironte të rritej, e mirë dhe e shëndetshme
Por kur lulja bëhej dy me dikë tjetër,
atëherë preferonte t'a shkatërronte t'a lëndonte e mallkonte
t'a shkulte që në rrënjë,
Sesa të duronte dhembjen,mbi supe,
Koha kalonte e do kalojë,
Ato që dhurove, do ti dhurojnë,
por ajo që do të mbesë aty,
do të jetë ai "Njeri"
Që me kohën tashmë është bërë ''Ti"
Mirë në heshtje, po dhe në grumbull,
Do vish ti, që mos ardhshë.
Do vish ti, që trrurin ma trazon,
Do vish ti, që për ne ska më,
Do vish ti, që s'më kujton.
Do iksh sërisht, me fjalë e forcë,
Do iksh sërisht, me dhimbje që spushon,
Ikën e vjen , vjen e ikën
Deja vu gjithçka përsëritët.
Ni fjalë t'bukun du me ngju,
Eni realitet me fantazu,
Mos me ec n'ajër,
Aty në për re, në për yje e jo në dhe,
Aty në dhe mos mu shtrrëngu,
Mos me vdek,
E mos mu kalbëzu,
Po du që imagjinata mos me u hezitu,
Ashu çdo natë me fantazu,
Se ditën pakuptu shkojmë në ferrin e materializum.
Hë more shihe qat atje , more shok,
Është i pasun, e me njerëz plot,
Ne këtej po rrojm kot, po,po, kot po rrojm,
Një djalë i ri, këtë frazë vazhdon të thotë.
E një plak i vjetun, e vëzhgon,
E i'a pret :"pse more djalosh?"
A s'të del tërë këto mrekulli?
Gjithë ky qiell e lule me erë t'mirë,
Apo s'beson në dashuri?
Pa le je dhe i ri,Shih tanë këto vasha plot bukuri,
Apo se e mendon vetën në përjetësi? se je ende shumë i ri,
Kush ka le e ska ik?
Që do mbesim na? që as vlerën s'po i'a dimë.
Nën agimin e së premtës,
Do shkoj dhe unë si lule behari,
Atje,nën gurët e miletit ,
Atje,nën dheun te të vdekurit.
Me lot pa lot s'ka më as rëndësi,
ç'u bë u bë tani s'kthehem më dhe ti, e di?.
S'ka më as kohë për të ndryshuar ,
S'ka më as fjalë duheshin treguar,
S'ka më as ditë që të ishim takuar,
Të qeshnim të qaheshim iku ska më për mua.
Atje,nën lulet e mbjella sipër kraharorit,
Atje,as vajtimet as të qara mos më bëni,
Të iki e qetë dhe unë ky dyjqëzim,
Të iki e qetë nga kjo udhë pa kry pahezitim.
Dëgjoj një zhurmë,
Po,po dëgjoj një zhurmë
S'po më le të fle,
Jo,jo s'po më le të fle.
Është diçka e pazakontë që natën po e shtrembëlon,
Dhe at natë e drejta s'ekziston,
Sikurse zemrat e ngurta që kudo po mbizotrojnë,
Sikur yjet janë shuar dhe s'po vezullojnë.
Ndjehem e heshtur e menduar,
Në këtë natë të pazakontë.
Që ushtarët e ditës asnjëherë s'kanë për ta përjetuar,
Këtë hije dyshimi,
Këtë zvrasësinë pikëllimi,
Kujton ato fjalë me vner që në fund të bëjnë nder.
Përjeton kohën në një pikë të vetme që arrinë edhe të kuptosh vetveten,
Shpërndan kohën në disa vende.
Që atje ku sërish kohën ta kthejnë,
Atje dhe vleren supozohet ta gjesh.
Presupozimet kurr s'do kenë një fund,
Ama kësaj nate duket sikur i ka ardhur këtu.
Diku në mal isht një vashë ,
Mbështjellur me rruza e gjerdanë.
Vite më parë, ja kish dhuruar një i huaj ,
Që të tjerët i kishin thënë isht i fejuar.
Qante vasha pa pushim,
Që këto lot ti bëheshin gëzim,
Edhe ditët po kalonin dhe ai jo nuk vinte.
Kaloj vera ardh dimri, Lotët e vashës iu bën mallkimi,
Përshkak mallkimit që vasha në qafë i'a kish varë,
Të nesërmën, dikushi vendos gjerdanë në varr.
Mundohem t'flas, oh, sa mundohem të flas,
E kush vallë në këtë terr të zi po më dëgjon?
A ni lugat? a ni krijesë e shtirshme?
Ni farë drite po kërkoj,
A vallë ma jep kush?
Ja ti që po sheh ama s'don,
Ni far drite po kërkoj,
Ni far dite e për mua po shpresoj.
Ja këtu po bërtas , po bërtas more!!!
Dëgjoni!? dëgjoni se po mundohem të flas,
Ku jam e shtrirë këtu?
Ma e ba a nuk jeni këtu?
Në këmbën e djathtë po ndjej një akullsi,
Që po më shtrëngon ngadalë tërë përkëdheli,
Mundohem të hap sytë por më kot.
Ndjehem e vetmuar askush spo më ndihmon.
Në malet e asgjes me duket sikur jam,
As majtas as djathtas s'po përfundoj,
Ahh sikur nje grimcë më tepër mirësie të kisha dhënë.
Atje ku mërzia thjesht të vëzhgon,
Atje ku tradhëtia të le shenja,
Atje ku besimi të le mbresa.
Dhe dashuria te bën të ndihesh e paket.
Ne vallë jam e pakët?
A ne valle jam aq e padobishme?
A ne vallë thjesht jane lojra të mendjes sime?
Sikur t'a dija përgjigjen.
Ndoshta , as duke mërmëritur me veten s'do kisha nis,
Dhe as shikimin e përhumbur s'do kish zë fill,
Në këtë dhomë që dyshimi s'paska një fund.
Kur thellësia e mbyt gjithçka.Janë ca pikëza uji që ndryshojnë çdo gjë ato që ne i quajm 'lotë", janë pikëza uji që rrjedhin nga burimi i ndjenjave ose nga humnera e të metërve, por ka shumë ndryshime, s'do të thotë se s'ka më lotë që i thërrasim lëndim,e sdo të thotë që ska lot jo të vërtetë.
por prap nuk qëndron, sepse dhe te lotët e një manipulatori gjenden një vërtetësi tjetër , vetë fakti pse po e përdor lotët si armë e shkak realizimi i një
ndjenje e dëshire, që sërish të sjellin në burimin e ndjenjave.
Askush dhe asgjë si shpëton burimit të ndjenjave dhe një njeri i ftohtë si akulli e një i nxehtë si llava e vulkanit për sa kohë thërritet" njeri" e për sa kohë është mendërisht akoma çka ne quajmë "Normal"
Mbaroi gjithcka,
Çdo ditë mendonte por sërish s'të kuptonte,
Donte të ndryshonte por as veten s'dinte ta kontrrollonte,
Egoja mbi supe nuk e lejonte.
Pse? me thuaj ç'ke?
Që asnjëherë s'dite ti vlersosh fjalët e tija, dëshirat e dlira,
Se ti kurre nuk e dite se ç'ishe duke berë vetëm vazhdon dhe lëndon.
Por pse? pse do të lëndosh?
Thua se s'do vi dita kur edhe ti te jesh si ai person qe ti po e manipulon?
Thua se zoti nuk te vëzhgon?
Thua do vdesësh i lirë dhe askush s'të ndëshkon?
Thua se zemra e vrarë s'të dënon?.
Më thuaj, a me të vërtetë e beson?
Thellë në kraharor çdogjë të vret,
Sepse e di jo çdogjë shpëton lehtë,
Sepse e di qe dikur ishe ti në të njejtin vend.
Nga t'ia fillojë?
Sigurisht, që do thosha me "veten"
Ama a thua se une me te vertete e njoh "veteveten"?!
Unë njoh mbrendësinë e ndjenjave të vetes,
Dëshirat dhe poshtërsitë e të vërtetës,
Egon që më shoqëron bashkë me atë krenari që po më shkatërron,
Shkatërron atë çiltërsi që zor se e rindërton.
Ndofse them se veten e njoh,
Prap e di, me plot dije qe po gaboj,
Dhe bukura e gjithë kësaj është se askush s'ka ditur t'a kuptojë,
Ndofse dhe veten ndoherë as arrijë t'a konceptojë,
Disa mendime që për njerzillikun tim e të gjithëkujt më bëj të dyshojë.
Ndoherë arrijë dhe vetes t'ia mbush mendjen,
Që je në dhimbje e errësirë,
Në thua sikur jam vetëm unë,
Në gjendje nate në mendime në këtë shkretëtirë.
Me sytë e një ëngjëlli flet marrëzira,
Buzëqeshje e ngrirë nga vetmia.
Buzët e roza sikur të jenë pikturuar,
Drejtë e në kraharor peshë faji i rënduar.
Shikim i ftohtë dimër i acartë,
As pranëvera s shihet më të dalë.
U bë kohë që në ëndrra më del si vegim,
Në thua je bekim a mallkim.
Në agim vetëm heshtja gjendet ,
Ama jo për ata që rënkojnë me shpirt për të dal nga kjo gjendje.
Dhe kur mërzia të mbyt shprehit,
Dyftyrësia të bëhet shtëpi e dytë,
Dyftyrësi për veten tande,
Të qeshura pafund me të tanë.
Eh sikur ta dije dhe ti sikurse edhe hana sonte,
Vetmia mbyt dhe malet ama jo mungësën tande,
Kush është e kush s'je ,
Kur s'din as veten , s'din as ça ke.
Më mirë të dinë të tjerët ndaj dhe flasin,
Të kishin njohur vertetë veten këto fjalë as nuk i qasnin,
Ndoshta ngaqë e njohin mirë bëjn si ti jepet,
Gurët stë dhembin kur goditën të tjerët.
Dyfytyrësia vazhon si te unë edhe ti,
Unë mbuloj e vuaj me veten,
Dhe ti s'ruan të tjerët nga vetëvetia.
Krimineli i vërtetë varet sipas këndit,
Ktheje nga të duash ,
Po ti dhe unë, po kriminel në fund do mbetem e mbetesh.
Botë e mbushur me shkëmbinj,
Gur e gur hidh mbi çdo njeri,
Për të vrarë me hidhëtim,
Thua në jemi e janë më të mirë.
Gurë që hedh sot mbi ata sot
Pengohesh vetë nesër,
Thua pa faj, e qan, po tani?
Thua , O i mjeri unë tani.
Erë e ftohtë në një natë gushti,
Ti s'je as sot dhe as s'do jesh nesër,
Ditë re do dal nga shtatori, muaji ytë,
Pikërisht kështu do më mbetet në memorie.
Do ikin ëndrrat sikurse dhe netët,
Do shuhet gjithçka,ama jo mbrenda atje diku nën zemër,
Do t'a mbulojë pluhri edhe hiri,
S'do duket asgjë, e sigurt që mos të dal më nga dëshpërimi,
Sot, të të gënjej kot nuk është zhdukur ende për dreq ky hidhërimi.
Por ti, mos u merakos, diku dritë edhe për mua do të gjendet,
Ndoshta jo me ty, e ndoshta as me dikë tjetër,
Po ti prap mos u merakos,
S'do thotë të zëvëndesohen rolet me tjetrën,
Për të gjetur lumturi me vetëveten.
Ka copëza gëzimi, ja shih,kudo...
Veç se s'janë për ty e mua sot.
Botë e çuditshme kjo e jona,
Sonte e trishtuar dhe nesër prap mund të jem kështu,
Ose ndoshta jo, për ca copza gëzimi,
I hapim krahët edhe trishtimit.
Fundja është gjithçka që ende presim këtu,
Të gëzojmë ca ditë para se me shku.
Tag der Veröffentlichung: 22.08.2021
Alle Rechte vorbehalten