I - New York
1)Unë Qesha me Vehte
This is America
Hypa si zakonisht në trenin "R" në stacionin 77 st. Brooklyn, dhe kërkova nje vënd për tu ulur por nuk gjeta,qëndrova në këmbë dhe si përherë në këto raste mbylla sytë.Mëndja më shkoi tek autobuzat e Shqipërisë.Atje të gjithë flasin për hesap të vet dhe bile me zë të lartë,këtu s'flet askush;është një qetësi e çuditëshme.Janë rreth 100 vetë në vagonin tim dhe askush nuk dëgjohet.Të gjithë indiferent për gjithëçka.Indiferentë?! Ky mendim më shpuri tek Enver Hoxha kur thoshte se:"Indiferentët janë më te rrezikshëm se fajtorët." Unë qesha me vehte.
Degjohej vetem zhurma levizese e trenit.Trenat ne New York terhiqen nga lokomotiva qe punojne me korent dhe s'bejne fare zhurme.Here pas here degjohej vetem zeri i konduktorit ne radio qe thoshte:"Ndalesa tjeter eshte..." dhe jepte me radhe te gjithe stacionet,megjithese,ç'do vagon ka dhe harten e levizjeve te gjithe trenave ne Metrone Njujorkeze qe eshte me e madhja ne bote dhe, sigurisht te gjitha ndalesat dhe transferimet perkatese.
Ne stacionin e fundit te Bruklinit, ne Court St.,hypen dy zezake te moshave 50-60 vjece; te pista,me rroba te pa lara si dy lypsare te verteta dhe pane per tu ulur.Vende kishte bosh pasi ne stacionet 36 st. dhe Pacific St. zbriten shume njerez per te marre trena ekspres pasi "R" eshte tren lokal qe ndalon ne te gjitha stacionet nga Bay Ridge I Brooklyn-it deri ne Astoria te Queens-it.
Grate zezake,para se te uleshin,nxorren letra duarsh dhe nje shishke me alkool,I njomen ato e me pas filluane ti lajne mire ndenjeset dhe te gjitha vendet e prekura me dore per rreth tyre.Si mbaruane punen e pastrimit,ato u ulen.
Unë qesha me vehte.
Nje vajze e re perballe meje,me nje veshje teper ekstravagante,lepiej si nje mace para se te prishet koha.Nje burre qeshte me vehte dhe tundete koken.Pa pritur qeshi fort nje moment dhe pastaj u shtriq sikur flinte.Askush nuk u shqtesua nga ky veprim histerik i shfrenuare.
Ne krahun tim te djathte qendronte nje djale qe leshrat e tij me kujtuane helmetat e grekeve ne filmin "Kali i Trojes".Ne krahun e majte qe ulur nje grua e trashe,shume e trashe,sa kur u çua ne kembe,dukej po aq e gjere sa e gjate!
Te gjithe ishin te lare ate mengjez dhe kishin bere me shume kujdes tualetin e tyre e ne menyre te vecante floket,me perjashtim te dy plakave zezake.Ne kete pamje ekzotike
unë qesha me vehte.
Nderkohe fillova te mendoj: "me ne fund edhe une po behem nje 'crazy' si te gjthe te tjeret."
This is America.
2) Nje dite ne Subway...
This is America
- Mirembrema Zonja dhe Zoterinj te nderuare !
Keshtu do ta fillonte ligjeraten e tij nje zezak i palare ne trenin 'B' te
linjes Brooklyn - Manhattan.Ai mbante nje thes ne krah qe do ta tundete
here pase here per te treguare qe e kishte plote me dhurata per njerzit
nevojtare...Ne pamje s'te jepte aspak pamjen e nje te kamuri qe kishte dale per sadaka por te jepte pamjen e nje lypsari.
- Me quajne Brett Longo.Une jam nje njeri qe gezon te gjitha te mirat e kesaj Bote te bukur.Kam nje familje te mrekullueshme,lavdi Zotit ! Kam nje shtepi teper komode,lavdi Atit te Shenjte ! Kam veshembathje dhe ushqim te bolshem jo vetem per vehte por edhe per te tjere qe kane nevoje,Lavdi Krijuesit dhe Sunduesit te Gjithesise !
Zonja dhe Zoterinj ! Nese dikush nga ju s'ka familje,hajdeni tek une,nese ndonjeri s'ka shtepi,hajdeni ne shtepine time,nese dikush eshte i zveshur apo zbathur,kam une per ju,nese dikush ka uri apo etje, me thoni pa turp se une kam per t'ju ngopur dhe shuare etjen. Si thoni?… Askush s’ka nevoje ?! I keni te gjitha dhe nuk u mungon asnje gje? Gezohem shume te nderuare Zonja dhe Zoterinj qe juve nuk u mungon asgje.Falenderoni Perendine tuaj per kete bujari qe ka treguare ndaj jush,por…, une kam edhe nje gje te vogel...Me qe ju keni gjithecka dhe nuk u mungon asgje atehere do tu lutesha shume ne emer te te gjithe
atyre qe nuk kane asgje...ti ndihmoni.Si thoni? Jepni nje peni* makar.
Nje peni nuk eshte nje gje e madhe per ju por per ata qe s'kane asgje, eshte shume...Ju lutem hidhni nje peni ketu.
Ai u zgjati te gjitheve nje kup letre te gjate ku ata te fusnin
nje peni.Askush nuk levizi nga pozicioni i meparem;dikush bente sikur
flinte,dikush flinte me te vertete dhe dikush bente sikur lexonte dicka dhe askush "nuk e kish mendjen" se c'far thoshte lypsari i shkrete ! Nje peni te gjithe e gjuajne me kembe por askush se futi doren ne xhep per fatkeqet...
O Zot, thashe me vehte,si nuk paska nje pike meshire kjo Bote e Bukur qe na ke servirur ! Ne mendje me erdhi vetvetiu nje thenie ne italisht:"Senza dare non si prende." (Pa dhene nuk merret.) Por ja qe s'qenka e vertete.Ata qe nuk japin marrin edhe me shume ne kete bote.
3) TOTA
Tregim I Jetuare
Nje dite te merziteshme me shi qe binte gati prej nje jave,Virxhilio,nje latino-amerikan qe punon me mua ne nje universitet te Manhattan-it,me thote nje dite:"A deshiron me pa nje kufome?"
Ne fakt nuk desha por, per te mos u treguare frikacak,pranova.
Ai hapi ngadale nje dere ne katin 9 te NYU qe ndodhet ne rrugen 24 dhe ne avenune e pare, dhe duke hyre brenda me tha:"Trupi ka qene nje grua e re qe ka vdekur para dy javesh e cila ka falur trupin e saj per $30.000."
Ecem te dy drejt trupit qe ishte i mbuluare me nje carcaf sintetik jeshil mbi nje tavoline ne mes te dhomes.Virxhilio e zbuloi duke pare gjithemone nga une se c'efekt do te me bente nje e vdekur.U afrova pa asnje lloj ndrojtje dhe pa patur aspak ate frike qe zakonisht sjell bota e te vdekureve tek te gjallet.
Trupi ishte i gjymtuare nga puna e studenteve dhe petagogeve,i mungonte nje cope krahu,po ashtu njeri gji dhe koken e kishte te rruare e ne mes te saj qe nje kunje e ngulur pingul,sic duket ishte vene per te hapur dhe mbyllur me lehte kafken.Afrohem me shume dhe i shikoj mire fytyren.O Zot! Trupi ishte i Totes,shoqes dhe mikes sime me te mire ne New York.Komshijes sime te pare ne Amerike dhe dhe nje nga njerzit me te mire qe pata njohur aty.Lexova edhe emerin e saj ne tavoline:”Tota Gjakova,vjec 42.” Djerse te ftohta me mbuluane trupin dhe mu drodhen gjunjet.U mbajta pas murit dhe ashtu duke ecur i mbajtur dola jashte deres...Virxhilio me kapi per krahu dhe me tha i shqetesuare:"Ç’pate? Nuk je mire? Te lajmeroj urgjencen?" I thashe jo dhe u ula diku per tu qetesuare.Pasi u qetesova disi,shkova ne nje banje dhe u freskova me uje te ftohte e dola jashte nga NYU.Ndihesha jashtezakonisht I tronditur.
***
Ishte Qershor i vitit 1995 kur une dhe familja ime, te saperdhur nga Shqiperia u sistemuame ne nje apartament me qira ne lagjen Bay Ridge te Brooklyn-it,ne rrugen e kishave.Mendoja gjithmone se a do te kete ndonje shqiptar aty afer.Fati e solli qe ne pallatin ku ne u vendosem te ishte sistemuare nje familje shqiptare vetem nje muaj para nesh,familja e Gezim Gjakoves nga Tirana.Qe diten e pare zonja Gjakova do te na vinte te na vizitonte dhe do te na afronte ndihmen e saj bujare per gjithecka qe ne kishim nevoje.Ne u miqesuame shume shpejt dhe u beme si nje familje e madhe qe ndanim bashke gjithecka;te miren dhe te keqen.Gjakovaret qelluane njerez shume te mire dhe sidomos zonja Tota e cila qe nje grua shume e gjalle dhe e shkathet,e humorit,e kenges dhe shume miqesore.Nje grua e tille na erdhi si me porosi pasi veshtiresite dhe hallet e emigrimit te sapo filluare ishin jashtezakonisht te shumta.Ne ndenjem bashke dy vjet se me pas Gjakovaret shkuane ne fillim ne New Jersey dhe me von ne Pensilvania e ne nje vend tjeter larg nesh,gjithmone ne kerkim te nje jete me te mire.Pas nje jete plot levizje dhe shume dinamike, nje dite humbem lidhjet.Kishin kaluare 12 muaj dhe ne s’kishim asnje lajm per njeri tjeterin.Ne keto dymbedhjet muaj kishte ndodhur gjema;kishte vdekur Tota.Dhe ja,rasti e solli qe une ta shoh Toten kufome ne banken e praktikanteve studente.
***
Une dhe Tota do te regjistroheshim ne nje univresitet per te mesuare gjuhen amerikane dhe ne shkonim e vinim bashke dhe mua do te me jepej mundesia ta njihja shume mire kete grua me te vertete shume inetelgjente qe kishte nje ambicje te madhe per jeten.
I shoqi punonte nga dy pune bashke per te perballuare qirane e larte te shtepise dhe faturat por edhe qe te kujdesej per ushqimin e gjerat e tjera te anetareve te familjes se tij.Dy djemte e tyre ishin fare te vegjel per te bere ndonje pune.Vetem ata qe kane jetuare ne New York e dine mire se ne nje familje me 4 antare,nje njeri nuk mund kurresei te perballoi shpenzimet e larta me nje rroge emigranti.Edhe une punoja nje pune prej 16 oresh dhe siguroja dicka sa per te paguare te gjitha bill-at dhe rent-in dhe njekohesisht shkoja 4 dite ne jave ne shkolle ne te cilat dite flinja vetem 2 ore gjume!
Shpesh Tota,qendronte e vetmuare dhe zhytej ne mendime te thella sa edhe kur I flisja nuk me degjonte.Nga njehere ne syte e saj shikoja lot qe Tota nuk I lejonte ti njominin faqet dhe I fshinte para se dikush t’ja shikonte.Nje nate e pyeta se pse qante shpesh.Ajo me pa nje cope here dhe mu kunderpergjegj:”Ju burrat a qani ndonjehere?”
- Po,I thashe,- edhe ne qajme por me shume qajme pa lot.
- Kjo eshte me e rende,- me tha ajo.
- Tota.Te shoh shpesh me lote ne sy dhe,me beso,me dhimbsesh si motra ime.Ç’hall ke,si mund te ndihmoj?
- Petro,vertete me pyet se ç’hall kam?! A ka me hall se te jesh emigrant ne kete moshe? Me vjen keq per Gezimin qe punon si nje kale samarri dhe kur vjen ne mesnate ne shtepi,une ja fut duarte ne nje legen me uje te vaket dhe ja ferkoj me pak krem me ore te tera se I dhembin dhe se ze dot gjumi.Djemte I kemi te vegjel,vetem ato duar te tij na mbajne gjalle dhe mua me vjen kaq inat qe s’kam mundesi te punoj pasi femijet duhen shpene dhe marre ne shkolle.Pastaj ata nuk lihen vetem ne Amerike,ti e di ligjin amerikan per femijet.
- Pse nuk merr babin tend ose vjehrren? – e pyeta.(Totes I kishte vdekur e jeme e re,ne moshen e saj nga kanceri I gjirit dhe vjehrri po ashtu nje vit me pare.)
- Babi im eshte rreth 80 vjec dhe nuk mund te udhetoje ndersa vjehrra eshte shume e semuare e shkreta. - Ajo shkundi floket sic bente gjithemone dhe me pas qeshi duke vazhduare:
- Duhet te durojme edhe pake se mire ka per tu bere.
***
Nje dite,une gjeta ne koridorin e shkolles nje afishe ku lajmerohej se '...ne japim $30.000 per cilindo qe fal trupin nje institucioni shkencor mjeksor!" Bashkengjitur me kete lajmerim ishin dhe formularet plotesues.Une,per shaka,mora dy formulare dhe i plotesova;nje me emrin tim dhe nje me emrin e Totes ku vura te gjitha te dhenat e saj pasi i dija mire dhe ja dorzova Totes duke i thene:
- Tota,professor Gary me dha keto dy forma qe ne,pas vdekjes, te dorzojme trupat tane dhe per kete qysh sot ne mund te marrim 30.000 dollare!
Vetem ta shikoje se si u prish ne fytyre dhe sa zjarr mori.Nuk e dija se mund te prekej kaq shume.Nuk me foli nje dite te tere derisa une e sqarova se desha te beja nje shaka dhe sigurisht I kerkova shume te falur.
***
Keto mendova kur e pashe trupin e Totes ne bangen e praktikanteve studente dhe u trondita nga befasia dhe cudia se si mundet ajo ta kete bere kete gje dhe si ka vdekur kaq shpejt!?
I shoqi me tha se ju cfaq kanceri I gjirit,si te jemes, dhe per tre muaj vdiq! Ajo kur pa se nuk kishte me asnje shprese per te jetuare kishte shkuare fshehur ne ate universitet qe une i pata treguare ate forme letre te mallkuare per shitjen e trupit pas vdekjes dhe,atje Tota kishte marre 30.000 dollare te cilat ja kishte dorzuare te shoqit duke i thene:"Merri keto pare.Une s'munda te bej dot me teper per ju dhe rregullo femijet ne shkolle e lehtesoh vehten nga puna e tepert te pakten per nje vit." Ai kishte shkuare ti kthente ato pare por qe e kote,ajo kishte firmosur qe kjo gje te mos ishte kurre e kthyeshme.
4)Lypsari "pa shpirt"!
E takonja kur zbrisnja nga treni nr. 6 ne stacionin "Union Square." E shihja ne radhen e disa lypsareve te tjere por une kaloja me afer njerit prej tyre qe ate do ta quaj "lypsarin tim," i cili ishte nje burre i madh ne boje,race e bardhe por i nxire nga mjerimi,me rroba te shqyera,kepuce si te "kembemadhit" nga Montana.
Perdite i flisja dhe i japja disa cent.Nje dite,ndryshe nga ditet e tjera mu drejtua:
-Sir,give me a penny please...!
Nje peni eshte nje cent amerikan,vlera me e ulet e parase amerikane, qe vlen afersisht sa 1.5 leke shqiptare dhe qe askush nuk e mban ne xhep.Kerkesen e tij e mora si tallje nga qe nuk I jepja ndonje dollare por, perhere vetem cent,keshtu qe nxorra nje dollar leter dhe ja dhashe.
-God bless you!* - me uroj pa me pare ne sy.Nje deshire me hipi me ja pa syte ketij lypsari dhe ju luta:
- Te lutem,me shiko ne sy!
Ai ngriti koken,hodhi mbrapa floket e gjata dhe shume te pista dhe para meje doli nje fytyre njerzore e bukur megjithese e vrare dhe si e skalitur ne bronx dhe pak e egersuare si ne nje kercenim.Cuditerisht i ngjante fytyres se Statujes se Lirise!Syte,syte e tij ngjyre blu ne jeshile,cuditerisht ngjisnin shume me syte e mij!Ata ishin te embel,paqesore,shume njerzore dhe me bene per vehte.Mu duk sikur e kisha vella qe e kisha braktisur ne rruge....desha ta perqafoj por dicka tjeter me frenonte...Pa pritur nje lypsar tjeter qe po na shikonte gjate tha:
- Brethren!Twins?!**
- Po,jemi vellezer,- ja ktheva une dhe ju drejtova "vellait" tim, - Ti ke shpirt te bukur!
- Ku ma shikon shpirtin ti?
- Ne syte e tu.
- Une s'kam shpirt! - me tha dhe uli perseri koken duke mbuluare fyryren me floket e piste.
U mundova te gjeja ndonje pergjigje te bukur per ate qe me tha por nuk munda.C'do fjale e imja me dukej nje hipokrizi e hapur perballe nje realiteti aq te hidhur.Ika. Ato tre fjale qe me tha lypsari me ngelen ne mendje tere kohes,bile edhe sot ato mendoj,"Une s'kam shpirt!" Valle te gjithe lypsaret mendojne keshtu? Une, po te kisha qene lypsar do te kisha vrare vehten.Perse te lypja? Per te zgjatur mjerimin tim? Nje cent i dhene nga ne lypsarit,nuk e nxjerr kurre ate nga fukaralleku dhe as ja kthen shpirtin ne vend.Me mire ti japesh helm! Ai rron nuk jeton dhe ne behemi bashkepuntore ne ekzistencen e qenies se tij ne mes te nje mizerie vuajtjesh dhe hallesh pa fund qe fillojne prej stomakut te tij qe perhere eshte ne greve...Sot, une mendoj totalisht qe do vrisnja vehten po te isha lypsar por, une sot nuk jam i tille dhe nuk e di se c'far mendje do te kisha po te isha ashtu?!
Kaluane disa jave dhe nje dite une nuk e pash me "lypsarin tim." U bera vertete merak dhe pyeta nje lypsar tjeter,ai me zor me tha:
- Ai s'ka qene kurre ketu,as qe ka ekzistuare ndonjehere!
Pashe te gjitha gazetat e New York-ut,atje kishte lajme per zhdukjen dhe vrasjen e shume njerzve jo vetem ne Amerike por edhe ne tere boten por,atje nuk pashe te flitej per asnje lypsar!”Lypsaret jane te harruare nga bota dhe njerzit mendova dhe u largova.”
"I harruari nga njerzit nuk eshte kurre i harruare nga Zoti!"- kujtova fjalet e Librave te Shenjte,Bibles dhe Kur'anit. Ashtu qofte!
5)Hasmeri ne gjak?
Puna ime ishte shume afer guzhines se nje nga restoranteve me luksoze
te Nju Jorkut,"The Four Seasons" ne 53 rruge ku vijne vetem pasanike
per te darkuare.Une kurre nuk kisha hyre ne guzhine megjithe lutjet e
krueguzhinierit Tip,nje djale shume i mire nga Tailanda dhe nje
guzhinieri i quajtur Majk qe nuk e dija nga ishte.
Historia ime ze fill me kete te dytin sepse ky pinte shume duhan dhe
kalonte shpesh tek une per te shkuare jashte te pinte cigare.Me duhet
te permend se ne Nju York eshte e ndaluare rreptesisht te pish duhan
ne guzhine dhe vendet publike.
Majk eshte nje djale bullafiq por shume i embel ne bisede dhe ai me
sillte c'do dy-tre ore nje kafe amerikane sanca me shume qumesht e pa sheqer sic e pelqej
une.Ne shkonim shume dhe bisedonim shpesh.Per cudi,kurre nuk e kishim
pyetur njeri tjetrin se prej nga jemi.Shpesh ai fliste me dashuri per
gjithe njerzit dhe e kisha kuptuare qe ishte nje besimtar i mire ne
Zot.
Une i pata falur nje kompjuter te vjeter qe punonte mire nga ata qe i
flakin zyrat dhe ai nuk dinte se si te ma shperblente.Nga
njehere,megjithese une e kundershtoja,ai me sillte nga nje pjatance
me fruta me qe e dinte se une i preferoj shume ato.
Qellonte ndonje dite qe ne nuk shikoheshim per ndonje problem pune
specifike dhe vertete beheshim merak duke pyetur te gjithe per rreth
se c'u be me mua apo me Majkun.Por,miqesia nuk vazhdoi shume gjate...
Nje dite Majku u kujtua dhe me tha:
- Si nuk te kam pyetur se c'far kombesie ke?
- Jam shqiptar,- i thashe me krenari. - Po ti?
- Ai qeshi dhe me tha:
- Nuk ta tregoj.
- Nuk ka problem por une ndihem disi jo mire kur jap dhe nuk
marr...Une ta dhashe kombesine time dhe nese ti nuk do te deshiroje
qe te ma tregoje tenden,me mire mos ma kishe kerkuare timen!
- Ke te drejte.Me fal,por,nuk mundem se ne jemi shume miq dhe nese ti
do ta marresh vesh...
- Mos je serb?
- Po.Babi im ka edhur nga Serbia.Une jam amerikan.
- Edhe une jam amerikan, - i thashe qe te dilnim nga kjo gjendje e
krijuare nga nacionalitetet tona.
- Degjo Majk,per mua ska rendesi se c'kombesi ke,rendesi ka se cili
je.Ti je nje djale i shkelyere dhe mik i imi.
Zemra me ndjente nje peshe...dhe me dukej se po thosha dicka qe zemra
se percillte...
- Drejt vella..,- tha Majku dhe me perqafoi pastaj iku.
Per dite te tera nuk u pame me.Nje bombe e padukeshme kishte rene mes
nesh.Nje ndjenje e brendeshme e cuditeshme kishte krijuare nje hendek
midis nesh.Une mundohesha ti shmangesha veshtrimit te tij dhe ai me
pershendeste nga larg pa mu afraure mua.
Kur kaloja permes koridorit qe ndante punen time nga guzhina e
Majkut,une thosha me vehete "ishalla nuk e shikoj Majkun".Ndoshta te
njejten gje thoshte edhe ai per mua.
Kafen nuk ma sillte me vete por dergonte nje tjeter.Atij tjetrit i
thashe te mos ma sillte dhe keshtu u ndame perfundimisht me Majkun.
E shikoja nga larg dhe me dukej shume i shemtuare si nje gjarper
bolle.Edhe kur ecete me dukej sikur rreshqiste si nje
gjarper.Dalngadale fillofa ta urrej...Une qe s'kam urryre kurre!
Dikur ai qeshte me tere shpirt dhe e qeshura e tij me gezonte,tani me
duket se kemi harruare te dy te qeshim.
Cuditem kaq shume se si ne u kthyeme ne dy armiq te heshtur qe na
prishi komplet humorin dhe ambjentin ne "Kater Stinet" e Nju Jorkut! Mos valle hasmeria trashegohet ne gjak?!
II-SOKRATESI
6)Sokratesi per Shqiperine
Nje dite ftova per kafe nje shok te respektuare dhe ai me tha dicka te jashtzakonshme qe une mendoj se ja vlen ta ndaj me ju.E degjova me shume vemendje mikun dhe me aq sa e mbaj mend tregimin e tij,po jua jap me posht:
- Une nuk besoj ne asgje qe nuk eshte njerzore.Per mua nuk ekzsistojne fantazmat,hijet,engjejt...dhe gjithecka tjeter qe vijne vetem nga imagjinata e jashtzakonshme e njeriut.Pervec njeriut dhe fantazise se tij nuk ka bote tjeter me shpirtra...njerzore.Gjithcka ne kete drejtim eshte nje ndertim i yni.Njeriu i nderton ato jo nga hici por nga pasqyrimi i realitetit per rreth,pra nga "balta" e tij.Njeriu krijon sipas shembelltyres se vet.Keshtu ka bere edhe Zoti Perendi me ne;Ai na ndertoi sipas shembelltyres se vet dhe ne kemi fuqine e jashtzakonshme te Tij.Kjo eshte aresye pse ne kemi fuqi te bejme cudira por jo te gjithe e dime kete gje.
Une provova nje dite te bej nje nga keto cudira.U mundova per ore te tera te sjell para meje,nga lashtesia,nje njeri te fort te ditur dhe ta pyes per disa gjera qe me kane munduare gjate dhe ja dola mbane.Une solla Sokratesin e Atkes dhe zhvillova nje bisede me te.
- Ju qenkeni pra Sokratsei Plak nga Athina.Kam degjuare shume per mencurine tuaj.Kam degjuare per gjyqin tend te famshem ku gozhdove pas murit nje filozofi dhe politike te kalbur te pushtetareve te Athines.E gjithe bota te nderon sot pervec atyre qe drejtone shtrember kete bote dhe qe ti i tall kaq bukur.
Une do te deshiroja te dija mendimin tuaj per ate qe po ndodh sot ne vendin tim te dashur, ne Shqiperi.Ini i lutur te me hapni syte e mendjes.
Me falni i nderuari Sokrates,une flas shqip dhe nuk e di nese do merremi vesh?
- Mos u shqetso per asgje.Shqipen e flas si ty dhe Shqiperine e njoh mire sepse,qe te jem i vretete,une kam lindur shqiptar.Filozofia ime i hedh rrenjet atje ku ka me shume kalbesire ose pleh idesh sic i thoni ju.Kam vene re me kenaqesi qe Shqiperia ka qene dhe vazhdon te jete nje nga vendet me te pershtateshme te lulezimit te filozofise sime.Kundermimi i plehut politik,moral,pushtetar...shqiptar i kalon te gjitha limitet e vendit tuaj.Era e tij ndihet kudo ne bote ku ka shqiptare dhe kjo duket nga qe ju shpesh kruani hunden, e cila i peson te gjitha pasojat e ketij kundermimi.Me qe ra fjal,une, juve shqiptareve ju dalloj vetem nga hunda.Po le te dalim tek pyetja juaj se c'po ndodh sot ne Shqiperi? Ne vendin tuaj nuk po ndodh asgje e re.Ajo qe po ndodh sot eshe nje vazhdim i kahershem filozofie suaj.Aty,ne epoka te ndryshme ndodh vetem nje gje qe nuk ndryshon asgje.Filozofia e nje epoke ne epoken pasardhese nuk ndryshon fare vecese ajo kthehet me koke poshte ose koke lart dhe shqiptareve ju jep pershtypjen e ndryshimeve te medha....Ne epoken tjeter pasardhese,kur jane shuare disa breza,ajo vjen e vendoset perseri ne pozicionin e me parshem.Eshte nje lloj si Fanti Spathi qe eshte njelloj nga te dy kokat.Ju nuk e dalloni kete gje sepse zakonisht ju nuk shkruani asgje ose shkruani shume pak per filozofine e jetes suaj,ju,gjithe kohen ini shume te preokupuare vetem me zhargonin e sharjeve te rruges dhe politiken e rruges.Qe te jem me i kuptueshem per ty, une po flas me shembuj.Kur te drejtohem ty nuk e kam fjalen vetem tek ty personalisht por,tek te gjithe ju shqiptare.
Mua,sic edhe e dini, me quajne Sokratesi i Mencur,Sokratesi Plak,Sokratesi i Urte...Keshtu thone ata qe me kuptojne dhe qe kane rene ne nje grope te thelle nga e cila une perpiqem tu tregoj se si te ngrihen..Ju kujtohen keto vargje? Ikam bere posacrisht per ju...
I varfer,
te vyshken
mundime e dhimbje,
deshira të dehura
me opiume.
Nga gropa e thelle
detyre e ke
me duarte e tua
te grihesh andej…
Nese nuk e ke kuptuare akoma,
rri atje ku je.
Ata qe nuk me kuptojne ose bejne keshtu per interesat e tyre,me quajne me emra shume kontradiktore si,Sokratesi Ateist,Sokratesi Fanatik i Fese,Sokratesi Kryengrites...dhe te gjithe keta jane pushtetare mjerane,politikane sharlatane qe ne shumicen e rasteve ju bie koka ere hallve.Mjere ai qytetar i ndershem qe bie ne doren e tyre kur eshte ne kulmin e deshperimit dhe shkon tek ata me qellim qe te shpetoje,dorzohet ne meshiren e tyre,(te cilet une i kam quajtur perendi per shkak se ju i adhuroni shume politikanet),ose bie ne daren e te liqve, te kusareve te tipit si Meliti,Aniti dhe Likoni qe ne mes te buzeqeshjeve te heqin edhe breket.Po le te vazhdojme rjedhen e bisedes.Jemi ne Shqiperi.
Te mos shkoj larg,ne vendin tuaj para 12 vjetesh,per rreth 45 vjet,me quanin fetar fanatik .Me kane quajtur propogandist antikomuniste,antishqiptar..dhe me kane denuare disa here me vdekje qe kurre nuk guxuane ta ekzekutojne vendimin e tyre.Me renien e komunizmit e deri me sot,keta qe moren pushtetin, me kane denuare me vdekje per ateizem,antieuropianizem dhe proshqiptarizem,nacionalizem etje.Keta jane perendite tuaja.Dje ata ju benin thirrje juve qe asgje te mos marrni nga jashte,gjithecka ta beni vete!!! Sot,po ata,ju bejne thirrje qe gjithecka ta merni nga jashte dhe mos prodhoni asgje vete!!! Dije ishte Ali Hoxha qe u terhiqte per hunde dhe sot eshte Hoxhe Aliu.
Ndoshta ti i habitur mund te me pyesesh pse asnje vendim i denimit tim me vdekje nuk eshte zbatuare? Qe te mos ikesh nga une i pa ditur po ta jap edhe kete pergjigje.Une u duhem shume perendive tuaja sot.Ata jane te percare mes tyre dhe une,jam mamija e tyre e depolitizuare.Shkoj nga te gjitha krahet dhe me marifetet e mija qis jashte te gjitha pislleqet nga barqet e tyre te shemtuare.Ata zihen se kush ka pjelle me shume pislleqe dhe nuk bejne gje tjeter vecse ja permendin njeri-tjetrit te gjitha ato qe une jua kam nxjerre ne drite....Jane te kenaqur me punen time.Ju duhem per te share njeri-tjetrin.Por edhe une jam i kenaqur se populli sheh se c'behet... dhe i hapen syte e mbyllura....Tani qe kam nxjerre shume nga ato pislleqe do te desha qe te largohem nga Shqiperia por,...po pres qe ndonje i krisur te me pushkatoje.Nese une do te pushkatohem vertete ne Shqiperi,atehere ju shqiptare do te shpetoni njehere e pergjithmone nga mashtrimi,zhgenjimi,shfrytezimi...Perendite tuaja,qe fatkeqesisht ju i kini quajtur politikanet pushtetare, si askush tjeter ne bote,nuk do te rrojne gjate pa mua.Ata filozofine time e kane futur ne guzhinat e tyre dhe duke e perpunuare ate,qisin prej saj filozofine e tyre.Ana tjeter e mire eshte sepse,ata nuk do te kene me mundesi tu thone juve se Perendia i Vertete eshte larguare nga Shqiperia per shkak te talljeve te Sokratesit.Ju te verberit,ju besimtare te vertete e keni besuare kete gje.
"Ne,-ju thone ata,-jemi te mallkuare.Perendite na kane lene ne meshiren e fatit.Perendite jane larguare nga vendet tona te shenjta.Baba Tomorri e ka braktisur fronin e Tomorrit,Zanat e Bukura nuk jane me ne guvat e Korabit dhe Shtojzavallet nuk lahen me ne ujet e Valbones.Ja,shikoni ne luginen e Drinit nuk bie kurre shi dhe shiu na mbyt ne Zadrime,ne Breg te Mates,ne Dumre,ne Myzeqe e Karavasta,ne Maliq dhe ne Vurg.Lumenjte, qe nuk dihet ku e marrin ujin,po permbytin tokat e kultivuara.Ne zona te tjera bresheri si veze breshke, shkaterron peme dhe bime bujqesore.Sheterpesia eshte shtuare ne kafshet shtepiake,filloksera ne vreshta,vrugu ne bathoret,murtaja ne pulat,bruceloza ne gjedhet,teknefezi ne kuajt,sifilizi dhe sida ne njerez....dhe te gjitha per shkakun tim sepse kam zemrauare perendite tuaja! Prandaj mos prisni kurre qe ata te me vrasin mua.Kete gje beheni ju dhe sa me pare.Le te vdes une qe te shpetoni ju.
Para 12 vjetesh nuk duhet te vdisnja.Sot eshte koha te vdes ne Shqiperi.
Sa i lumtur kam qene me ju atehere kur ju nuk vrisnit njeri tjetrin por ju vrisnin me urdher nga lart Olimpit.Ma besoni qe ishit shume me mire me pare kur ju si bagetia shkonit ne resht ne pune dhe nga puna ne vathe,teper te bindur dhe pa aspak zhurme.Une isha i lumtur teksa shikoja budallallekun tuaj aq model e naiv.Me mire ndiheshit ju.Te ndare ne grupe shoqerore;ne klasa,ku klasa "sunduese" nuk kishte asgje me shume nga ajo e sunduarë. Te dyja klasat ishit ne nje lufte te "bukur" ne dukje, pa shume gjak e te pafundme dhe te vazhdushme edhe ne gjume.Te dyja klasat survejonin dhe frikesonin njera tjetren qe Olimpi te hante buke i qete atje Larte.Ata qe u ndersenin ne kete lufte qe ne dukje nuk ishte lufte por paqe....per lufte,ishin shume te pakete dhe drejtonin qe nga ajo Maja ku ju nuk mund te arrinit edhe sikur te kisht krahe.Ata,Olimpi,kishin arritur atje me ndihmen time.Ju ishit te lumtur,ose te pakten dukeshit te tille...Mbi shpatullat tuaja kockedale qendronte Kupola e Qiellit dhe ju per kete veper ishit shpallur heronj te vrtete,njelloi si Irakliu i famshem.Bota cuditej me ju por dhe ju cuditeshit me boten. Ne ate kohe isha i kenaqur sespe ju nuk u ankuat kurre.Patjeter qe ndiheshit te lumur ne kete sherbese gjigande qe benit per perendite tuaja dhe ju kurre nuk do te leviznit nga ai pozicion rehatie...e qetsie.Sot me pikon zemra teksa ju shoh...,dhe ndihem fajtor.Me mire dele e urte se coban i eger.Por,nejse,te shkuara te harruara.
Sokratesi Plak ferkoi mjekren e dendur dhe me pas koken tullace dhe ngriti bastunin lart.Nuk qelloi pocin me uje sic bente ne sallat e gjyqit per ti dhene fund gjykimit te tij.Me kete xhest te ngelur qe ne ate kohe,ai me dha te kuptoj se biseda kishte marre fund.E falenderova por nuk leviza nga vendi.Me kishte ngelur nje enigem perseri.Pse ai kerkonte qe te vdese ne Shqiperi? Mos valle bota te na vishte edhe kete krim neve?!Sokratesi me kuptoi dhe duke ikur me tha:
- Kam lindur nga mencuria shqiptare dhe dua te vdes nga budallalleku juaj.
7) Rrefimi i Sokratesit
(Algofobia e Vendit te Shqiponjave.)
Ju qeveritare,politikane,filozofe...,gjykates te mi te nderuare, pyesni per dite se kush jam une Sokratesi i Athines? Dhe mua me duhet t'jua jap pergjigjen qe ju te mos ini me kurioz dhe as te mos lodheni se kerkuari shume per te me njohur.
Mua sic e dini dhe ju, me quajne Sokrates.Apoloni,me ate gojen e tij te shthurur me ka quajtur "njeriun me te mencur te botes".Tymi i shenjte i faltores se Delfit me ka shpallur ane e mbane botes si," filozofi me i ditur".Vendlindja ime eshte Atika dhe vendqendrimi im....Me falni se kam shume vendqedrime dhe do tu hanja shume kohe po t'jua numuronja.Megjitheate, dua t'jua kallzoj vendqendrimin tim te fundit.Ai eshte nje qytet i huaj,fqinj i Athines dhe ndodhet ne skajin verior te Epirit emrin nuk ua ze ne goje se juve do tu shkaktonte kruarje sikur te ishit me zgjebje.A e dini pse kam vajtur atje?Sigurisht qe trushkulurit do te mendojne se atje, une i fshihem ligjit pasi ky vend ligje ka dhe kurre nuk i zbaton ato.Une ju them jo! Mua me pelqen ky vend per nje gje teper te vecante qe nuk e ka asnje vend tjeter ne bote.Atje, une kam gjetur ergofobine* time dhe filozofia ime po lulezon si asnjehere tjeter.Per kuriozitet po ju them se ne kete kryeqytet orientalo-oksidental, une shikoj qe per te njejten ceshtje ka 53 mendime te ndryshme qe e kundershtojne njera tjetren ne menyre antagoniste.Eshte i vetmi vend ne bote qe mua me ben te mendohem gjate dhe me fut ne veshtiresi te percaktoj se kush mendim eshte i drejte.Nese nje njeri i zakonshem i shqyrton me vemendje keto 53 mendime qe kundershtojne ne menyre flagrante njera tjetrin,ai del ne konkluzionin e gabuare se te 53 variantet e se njejtes ide jane teper origjinale dhe se te 53 personat burimor te ketyre mendimeve kane te drejte,keshtu qe njeriu me mendje te shkurter,duke u dhene te drejte te 53 ideatoreve te se njejtes ceshtje, qorroglliset duke shkuare sa tek njeri tek tjetri dhe kjo loje behet shume zbavitese per ideatoret te cilet e sorollatin demosin** e Vendit te Shqiponjave ne nje loje pa fund dhe teper zbavitese si ne lojen, "jam apo nuk jam".Por ka edhe nga ata qe kane rene viktime e nje ideje fikse qe ne fillim, dhe nuk e ndrrojne kurre ate packa se nuk jane aspak ne gjendje ta mbrojne drejtesine e saj ne kete loje ku te gjithe kane te drejte dhe askush nuk e gezon dot drejtesine! Nejse, me falni per kete zgjatje te panevojshne.Une dua tju them juve se kush jam une qe te mos mundoheni shume....
Po ua them qe ne fillim se, une nuk jam ai qe jam ne fakt tek vehtja,por,jam pasqyra e shpirtit dhe ideve tuaja te padukshme dhe zanati im eshte mamija per te nxjerre ne drite te padukshmen tuaj te felliqur qe fshihet thelle ne "barkun" tuaj te piste dhe ne vend te saj une ju nxjerr juve ne drite dicka tjeter qe eshte e pranueshme,e bukur,mikluese,teper lozonjare dhe e embel vetem ne forme.Prandaj dhe ju (s') me doni dhe me mbani.Ajo shemtia e padukshme qe ju e mbani te fshehur,me therret mua perdite per ta nxjerre ne drite dhe per ta paraqitur te zbukuruare....per syte e budallenjeve,por...une e kam marre persiper kete detyre te veshtire pasi juve ju vjen turp qe ti nxirrni ne drite ato shemtira qe sa vijne dhe shtohen brenda juve.Ju tani e keni kuptuare se une dua t'ju shpetoj juve por vetem ne syte e qorrave....,pamvarsisht se te mencurit do tju urrejne per shkak te ketyre felliqesirave tuaja qe ata i shohin pa zbukurimet e mija.Kjo eshte edhe aresyeja qe shpesh ju beni edhe fillozofine time dhe me mbani mua shume afer.Ikja ime prej jush do te thote fundi juaje.Kjo gje juve ju tremb pa mase.Por,mos harroni se une duke zbrazur barkun tuaj nga ligesia ju kam shpetuare vetem koken por jo shpirtin tuaj.Dhe tani me thoni se ke ju vleresoni me teper koken apo shpirtin? E dija qe do pergjigjeshit te gjithe me nje goje "koken." Ju e ruani me shume fantazi ate qe e hane krimbat dhe jo ate qe do te digjet ne zjarrin e pa fund...
Te dashur qeveritare,politikane,filozofe...,gjykates te mi te nderuare,ju e moret vesh tani se kush ne fakt jam une,prandaj ju keshilloj per here te fundit,beni te kunderten e asj qe ju beni dhe mos e doni aq shume vetem jeten tuaj se do ta humbisni ate shume shpejt.Vetem ai qe ka dashuri ne shpirt do rroje gjate ne pafundesi...Te gjithe ata qe mbulojne me marifetet e mija pjellat e tyre te shemtuara do te mposhten nje dite nga vete keto ligesi.Mbi kete filozofi qendron emri im Sokrates.Kjo eshte aresyeja qe me urreni aq shume por edhe me mbani aq prane,dhe qe me kini nxjerre ne gjyq per te me denuare e qe ne fakt nuk me keni denuare kurre.Edhe sot,une e di fundin tim;ai eshte denim me vdekje qe nuk do te realizohet kurre.
Me duhet tju them o te marre qe e mbani vehten per Elite Njerzore se, ju keshtu po denoni vehten tuaj dhe jo mua.Vdekja e pa realizuare s'me tremb aspak sepse kjo me jep mundesine qe te largohem prej jush dhe punes time teper te lodheshme per t'ju shpetuare juve kopjaxhinj te marifeteve te mija.
Me vjen keq per nje gje.Ne vendbanimin tim te fundit;ne token e "pellgjeve me uje" une gjeta material te bollshem per te ushqyere filozofine time dhe per te varferuare ne kulm filozofine e "pellgaxhinjeve".Shume qytetare i shoh te semure me simptomat shumellojshmerise te neofobise***,qe eshte shume e vlefshme per punen time dhe per jeten e atyre fatzinjeve....Shpresoj qe pas ikjes sime, ne kete vend ku vetem shqiponjat jane e vetemja gje e lire sepse kane kapur majat me te larta e te pakapshme,te linde nje Sokrates i Ri qe te jete mamija e lindjes se te vertetes se bukur dhe e vrasjes se pjelles shemtim te ketij vendi fantastik,ne te kundert,ai vend ka per te rene ne vorbullen e algofobise**** qe nuk e shkaterron kurre por as e le kurre te perparoje dhe qe vetem vuan.
Vijon.
Shenim:ergofobia* =filozofia e punes,demos**=popull,neofobia***,=filozofija e gjerave te reja, algofobia****=filozofija e dhimbjes.
III - Dashuria
8)Bilbili dhe Trendafili i Kuq
Kishte vite qe ne nje zone nuk rriteshin me trendafila te kuq dhe per kete nje studente teper kapricioze qe e dinte shume mire se sa fort e deshte nje student,nje dite i tha:"Neser mbrema ne kemi nje mbremje vallezimi ne shkolle dhe mua me kane ftuare cift.Une do te ftoj ty vetem me nje kusht, qe te me sjellesh nje trendafil te kuq,atehere une do te vallezoj me ty deri ne agim."
I shkreti djale u mundua shume por askund nuk gjeti nje trendafil te kuq dhe ra ne deshperim te madh duke qare pa pushim.Nje bilbil e degjoi dhe i prekur ju afrua:"C'far te ka ndodhur o miku im?"
Djali ja tregoi fije e per pe te gjithe historine me vajzen dhe i tha se ajo me ka vene nje kusht qe une ti shpje nje trendafil te kuq te cilin une nuk po e gjej dot.Me beso.Une e dua kaq shume ate.
"Nuk me pelqen kusht i saj,- i tha bilbili,-por nese me degjon mua, une te bej nje kenge qe t'ja kendosh asaj neser ne mbremje,si thua?
Kush vertete dashuron
Dashurine nuk e tregeton.
Vallezo e dashur,vallezo
Mos lere anje kercim huq
Ti gezohu e mua me hidhero
Se s'te solla nje trendafil te kuq..."
Kishte filluare bilbili te kendonte por studenti nuk ja vuri veshin dhe u mbyt ne lotet qe i rrodhen si krua.Bilbili e kuptoi se djali e deshte shume vajzen dhe atehere i premtoi se do t'ja gjeje nje trendafil te kuq dhe pa humbur kohe u nis ne kerkim.
Bilbili e dinte se ne nje fshat te larget rriteshin shume trendafila dhe shkoi atje.
Ne kopshtin e pare pa nje kopshtar qe po punonte dhe ju lut per nje trendafil te kuq.
-Une kam vetem trendafila te bardhe,-i tha kopshtari,-por ti shko tek vellai im ne fshatin fqinj dhe kerkoi atij.Bilbili u nis per atje.E gjeti vellane e kopshtarit qe po ujiste lulet dhe ju lut per nje trendafil.
-Une i kam trendafilat te gjithe te verdhe,-i tha vellai i kopshtarit por vellai me i vogel ne fshatin e larget ne jug,rrit vetem trendafila te kuq.Shkoni atje se me siguri ai do tju jape c'far ju kerkoni.
Pa humbur kohe Bilbili u nis per ne fshatin e larget.Pas nje fluturimi te lodhshem me ne fund arriti atje.Ishte nate dhe prandaj shkoi ne shtepine e kopshtarit te Trendafilave te Kuq.Trokiti ne dere dhe pas pak dera u hap.
-Zoteri! Une vij nga larg per nje trendafil te kuq.Ju lutem me jepni nje trandafil te kuq.
-Me vjen keq o Bilbil i bukur por...sivjet nuk u bene trendafilat ketu pasi nje furtune shkaterroi gjithecka qe ne kohen e lulezimit.Ju mund te shikoni neser ne mengjez se ky fshat ka ngelur i shkrete...
-Me fal,une nuk mund te pres dot deri ne mengjez dhe nje trendafil te kuq ju mund ta keni mbjelle brenda ne shtepine tuaj...
-Jo.S'kam asnje.Por...
-Jam gati te bej gjithecka per dashurine........
-C'eshte kjo dashuri?
Bilbili i tregoi per djalin dhe vajzen qe i kerkonte nje trendafil te kuq.
-Eshte e veshtire por me qe ngul kembe ka vetem nje menyre per te patur djali nje trendafil te kuq.
-Si?
-Merr nje gjemb trendafili dhe shpoje kraharorin tend sa te dale gjaku,pastaj kendo pa pushim kenge per dashurine dhe trendafilat deri ne mengjez.Sa kenge do te kendosh aq here dote shtysh gjembin brenda kraherorit tuaj...Kur te zbardhe dita trendafili do te jete gati.
Pasi e falenderoj perzemersisht bilbili more ne goje nje gjemb trendafili te kuq dhe shkoi tek dritarja e djalit,atje beri sic i tha kopshtari dhe mes dhimbjesh,lotesh,e kengesh u rrit nje trendafil shume i bukur dhe shume i kuq.
Kur djaloshi hapi dritaren ne mengjez gjeti ate qe e kerkonte kaq shume.Bilbili kishte vdekur per dashurine.
Djali e mori trendafilin ne dore dhe i gezuare i telefonoi te dashures se trendafilin e kuq e ka gjetur.Vajza shume e cuditur se si mund ta kishte gjetur i tha:
-Nese e ke gjetur vertete ma dergo me njeri tjeter por ti mos hajde........
Djali ndjeu kaq dhimbje dhe fyerje sa e shterngoi me dore trendafilin e kuq dhe gjembat e tij i hyne kaq thelle ne damare sa gjaku i tij rrodhi si lume e djali i vdekur ra poshte dritares permbi bilbilin e vdekur.
Edhe djali vdiq per dashurine por, dashuria rron kudo qe kendohet per te me ze te embel bilbili dhe kudo qe ka Trendafila te Kuq.
9)Enkelë - Kurbani i Paqes
Kjo histori thone se eshte e vertete dhe ka ndodhur atehere kur toka,kafshet dhe njerzit shkaterroheshin nga luftrat e panderprera grabitqare te fiseve te pazhvilluara njerzore.
Ne ate kohe,ne te dy anet e liqenit te bukur te Enkelës (Ndoshta Poradeci i
sotem,por liqeni duhet te kete qene shume here me i vogel se c'eshte sot),jetonin dy fise qe ishin ne lufte me njeri tjetrin.Kjo lufte nuk mbahej mend se kur kishte filluare dhe askush nuk mund ta percaktonte dot se kur do te perfundonte.Ndoshta do te merrte fund kur te ishin shuare te gjithe ata qe e mbanin te ndezur ate.Ne fakt te dy fiset flisnin te njejten gjuhe dhe kishin te njejtat zakone qe rridhnin nga i njeti fis pellazgjik por,lakmia,egoizmi i prijesve i kishin ndare ne dy kampe kundershtaresh per jete a vdekje.Nese dikush haste kundershtarin ne pyll,rruge apo ne sinoret e veta,duhet ta vriste pa asnje medyshje.Ky qe ligj i vendosur njehere e pergjithmone dhe askush nuk mund ta c'bente ate.
Nje dite, nje vashe e re dhe shume e bukur qe kulloste qingjat ne kodrat per rreth tokave te Fisit Perendimor,kaloi pa e ditur sinorin duke hyre ne pyllin qe ishte prone e Fisit Lindor.Kur ajo e kuptoi se qe ne nje vend te huaj,menjehere u kethye nga kishte ardhur por qe von,nje djale azgan i Fisit Lindor i kishte prere rrugen.Vajza qe quhej Demnë,mbylli syte dhe mendoi fundin e saj te pa shmangshem.Ne mendje i erdhen fjalet e gjyshes qe shpesh i thoshte nese binte ne nje situate te tille ajo duhej ti lutej armikut qe te mos e mundonte por ti fuste thiken direkt e ne zemer.Per cudi goja nuk i hapej njelloj si edhe syte.Pas pake ndjeu hapat e djaloshit qe i afrohej dhe me pas nje dore te lehte mbi floket e saj.Askush se kishte ledhatuare ate ne kete menyre.Trupi ju rrenqeth dhe nje fllad i embel i mbushi shpirtin e saj te trazuare.Hapi syte e bukur dhe pa nje djale simpatik qe i buzeqeshte kaq embelsisht sa asaj ju duk se nuk kishte pare kurre nje njeri kaq te pashem,kaq te embel,kaq te dashur.A thua keshtu te ishin armiqte e tyre?!Ju duk sikur njihej me kete djale simpatik qe nga fillimi i jetes se saj te brishte.Gjaku i ngrire zuri te shkrije dhe te ngrohet duke vene ne pune rrembat e gjakut qe sa vinin e me shume fryeshin....Ne gjoks ndjeu ngrohtesi dhe shpirti i psheretiu nga nje lehtesire qe i erdhi ashtu vetvetiu.Syte e djalit shkelqenin si dy yje ne qiell te paster por sepse ishin paksa te turbullt si ata yje qe reflektoheshin ne siperfaqen e Liqenit Enkelë kur s'frynte era.Pa e kuptuare as vete te dy moren rrugen per nga sinoret e vajzes.Pothuajse ata nuk folen fare por, qe te dy djenin te njejten gje;dashuri per njeri tjetrin.
- Me quajne Illy,- theu heshtjen djali,- dhe jam nga Fisi Lindor.Si te quajne dhe prej nga je?
- Me quajne Demnë dhe jam armikja jote...
Peresi ra heshtje e gjate.
- Demnë!- E prishi heshtjen pas pak djali.- Qe nga ky moment ti do te jesh drenusha e jetes sime dhe jo armike.
- Po.- Tha goja e saj qe i dukej se nuk komandohej prej qenies se saj por prej ketij djali Yll qe edhe emrin e kisht po IllY(illi).
- Degjo drenusha ime,- vazhdoi Illy,- une mendoj qe ne te takohemi perseri,si thua?
- Perseri?!
- Po perseri.Te takohemi c'do nate kur Hena te jete e plote,si thua?
- Po.
Ai e percolli deri tek sinjori armik dhe u ndane me mall ne gji qe do ti pervelonte per 28 dite rjesht.Keshtu ata ne cdo 28 dite takoheshin dhe qendronin bashke nen driten e bukur te Henes se Plote ne Bregun
Perendimor,pra ne anen e vajzes ku djali vinte permes liqenit me nje varke te vogel qe e mbante te fshehur ne nje vend sekret diku ne Bregun Lindor dhe ata kurre nuk i treguane kujt per kete qe benin.
Kaluane muaj dhe erdhi dimri,por ata asnje cast nuk e lane premtimin dhe ne c'do 4 jave shterngoheshin ne krahet e njeri tjetrit.Nje nate ne Hene te Plote,si perhere, djali i thote vajzes:"Ne duhet tu themi njerzeve tane per kete qe po bejme dhe tu marrim lejen per martese."
- Kam frike se mos te humbas per fare ,- i thote Demnë Illyt.
- Por duhet bere,- ja kthen djali,- duhet bere se s'ben.Ndoshta bashkimi jone sjell edhe bashkimin e dy fiseve dhe ne jetojme ne paqe me njeri tjeterin.Ne jemi i njejti popull,jemi i te njejtit gjak.
- Por sikur te ngjaje e kunderta qe per fajin tone te shuhen fiset...?-Thote ajo e trembur.
- E leme per njehere tjeter pasi te takohemi perseri dhe ta kemi menduare gjate.
- Dakort.
U ndane perseri si perhere me dhimbje dhe mall te pa shuare e me padurimin e takimit te ardheshem.
Radhes tjeter kur Illy shkon tek vendi sekret per te marre varken,nuk e gjen atje.Me kot kerki kudo por asgje.Nata po kalonte dhe Hena po rreshqiste ngadale per tu fshehur ne anen tjeter te liqenit.Djali s'kishte kohe as te mendohej dhe as te kerkonte tjeter varke qe do ti linte ne dyshime njerzit e vet, por as te mos shkonte nuk bente se kushedi se c'far do te mendonte Demnë e cila e priste atje tek bregu tjeter,ne vendin e tyre sekret, sic pret vesa driten e mengjezit.Ai vendosi te notoje.Hyri ne uje por uje ishte teper i ftohte se qe muaj i pare i dimrit. "Megjitheate do te nxehem duke notuare",mendoi dajaloshi dhe beri
tutje ne uje.Rruga qe shume e gjate dhe ftohtesia e tij e beri qe ti paralizohen kembet dhe muskujt e trupit,vetem krahet i punonin disi. Kishte bere vetem pak me teper se gjysmen e rruges.Nderkohe vajza qe priste u shqetesua shume se koha e ardhjes se tij kaloi.Me syte ne liqen ajo po dridhej e tera dhe sikur zemra tja ndjente te keqen ajo nuk duroi dhe u hodh ne uje.Mirpo llapucitjet e ujet bene qe dikush ta shohe dhe me pishtar ne dore te afrohet.E njohu.Me njehere ai shkoi ne fshat per te lajmeruare.I gjithe fisi perendimor per pak minuta u ndodhen ne breg.I jati vajzes kerkoi varken e tij dhe pas pak kohe erdhen te gjithe ata qe kishin varka dhe filluane te vozitin ne liqen.Asgjekund nuk dukej asgje.Te gjithe me pishtare ne duar bene qe liqeni te dukej sikur kishte marre flake dhe i shqetesoi shume armiqte e tyre ne anen tjeter te liqenit te cilet u armatosen dhe u nisen ne ate drejtim...Kur ju afruane fisit te vajzes pane se te gjithe qene pa arme .
- Hej ! C'far kerkoni ju aty? - Pyeti kryetari i fisit Lindor por nuk mori asnje pergjigje.
Djemte e rinj dhe te fuqishem zhyteshin ne brendesi te liqenit me radhe duke e kontrolluare pellembe per pellembe liqenin...Ja..me ne fund ata e gjeten vajzen e ngrire qe mbante te shterguare per qafe nje djale qe askush nuk e njinte.
- Hej! Mos eshte i juaje ky njeri? - Pyeti dikush armiqte e vet.Dikush
afrohet dhe e njohu Illyn.
-Po, eshte i joni.
U munduane ti ndanin qe secila pale te merrte te veten por nuk munden.
- Le ti varrosim bashke,-tha dikush.
Te dy palet armike qene perzjere bashke pa e kuptuare shume armiqesine e tyre shekullore dhe me pikellim shikonin dy viktimat e fatit te tyre te hidhur.Dy me te bukurit e me te miret e fiseve.Te gjitheve u qante zemra dhe pikellimi i madh beri qe te bashkohen dhe ti varrosin ashtu sic edhe tha dikush,te dy bashke ne teritorin Perendimor.Dikush tha neper dhembe:"U dashka nje Enkelë qe ne te veme mend dhe te pajtohemi."
Vertete ashtu.U desh vdekja tragjike e ketij cifti shume simpatik qe fiset me ne fund te ulnin "unin" e tyre kapricios dhe tu linin brezave te ardheshme paqe midis tyre.Qe nga ajo kohe, liqeni u quajt Enkelë qe ne gjuhen pellazge do te thote "Kurban Paqe".
IV Sunduesit Shqiptare
10)UNE E BERA KRYEMINISTER ENVERIN
Ishte vera e vitit 1973.Ne;disa te rinj korcare nga shkollat e mesme te qyetit se bashku me disa pedagoge kishim organizuare ne kohen e pushimeve verore disa eskursione dhe vizita ne vende te ndryshme historike.Ne nje nga
keto dite ne u ndodhem ne Durres.Meqe ishte sezon plazhi ne nuk zume dot hotel dhe na shpune per te fjetur ne konviktin e shkolles se mesme bujqesore te
Golemi.Nje vend me te vertete i bukur dhe i fresket.Godina ngrihet siper nje kodre plot me ullinj dhe me poshte eshte shkolla kurse fshati Golem shtrihet ne kembet e kesaj kodre.
Une dhe Ladi,nje shoku im, shkuame ne klubin e fshatit ne kohen qe sapo qe ngrysur dhe thame te pime nga nje birre te ftohte.Kishim ikur 'pa leje.' Hyme brenda dhe zume vend ne nje qoshe te klubit.Zerat e gezuare te fshatareve
socialiste na ngrohen dhe birra po na pelqente.
Perballe meje ne nje tavoline prane qendronte ulur nje burre i vetmuare dhe per cudine time ai mbante floke te gjata e pazakonte per moshen e tij dhe per moden ala socialiste.Vertete rinia kishte filluare ti zgjatete nga pak floket por nje burre 50 vjecar nuk ishte pare kurre te merrte guximin e te linte floke kaq te gjata si femer! Me
pelqeu guximi i ketij burri dhe shpesh po i buzeqeshja.Ai me tundi nja dy here koken dhe s'ma vari me.Isha shume kurioz te merrja vesh kush qe ky koke krisur.
-Do te kishim deshire te pinit nje gote me ne-i thashe.Nuk ma hante mendja qe ai te cohej me nje here dhe te vinte ne tavolinen tone me nje gote me dhalle ne dore.
-Me quajne Abedin Çiçi .Jam frutikulturist - na tha.
Pas prezantimit te rastit dhe ca bisedave rreth ullinjeve ai pa interesimin tim te madh te dija per jeten e tij dhe mori guximin te na thote:
- A e dini ju se ullinjte mund te vrasin njerez ?
- Po te bjene prej andej - i thashe une.
- Jo.Edhe duke qene shume larg tyre. - Shikoni se ç,me ka ndodhur mua me ullinjte.
Kam studiuare jashte per Frutikulture dhe kur erdha ketu fillova te aplikoj metodat e reja shkencore qe kisha perfituare dhe nje nga metodat me te reja ishte qe ullinjte e vjeter duane nje krasitje te rende per te rimare shendet te fuqishem e jo ti lesh keshtu si floket e mi se tere ushqimin e thithin ato.Ne qeshem.
- Vendosa ta filloja me ullinjte e Vlores se ata ishin me te mocmit dhe me te dobetit.Me te thene e me te bere.Fshataret qe s'kishin pare kurre nje krasitje te tille na shikonin me mosbesim dhe te habitur, bile edhe nje
agronom me tha se "si shume dege te shendosha po qeron shoku Din !"Ne vazhduame punen dhe e mbaruame ashtu sic ishte planifikuare.Raportova ne Komitetin Ekzekutiv te Rrethit dhe u thashe se vitin e pare nuk do te kete
prodhim por vitin e dyte mund te filloi prodhimi.Ne fakt as vitin e dyte nuk dha prodhim se ashtu e ka ulliri e pas nje krasitje te rende ne vitin e trete dallohet mire rezultati dhe me pas jo vetem qe kompeson dy vitet e para por
prodhimi rritet per c'do vit sa s'ta ha mendja.Ne vitin e dyte me therrasin ne Vlore dhe me gjykojne si sabotator te popullit.U mblodhen "fakte" dhe deshmi te shumta nga fshatare dhe agronome se une kisha prere deget e mira
dhe kisha lene te keqiat.Me hodhen prangat dhe ne nje kohe rekord maramendes u gjykova dhe me "fakte" u shpalla Armik i Popullit.Vendimi i gjykates qe:
'Me Vdekje.Pushkatim." Bera apelimin dhe ma kthyene me "Burgim te Perjetshem".Kur une i kisha humbur shpresat se do te dilja gjalle nga burgu,ndodhi cudia.Ne birrucen time vjen gardiani dhe me thote: "Hajde se te kerkon drejtori." Kapteri me shpuri tek zyra e drejtorit dhe beri te dale por drejtori e ndali dhe i tha te me hiqte prangat nga duarte e kembet.Me drejtorin qe edhe shoku Hysni Kapo.
- Si je shoku Abedin!- mu drejtua Shoku Hysni.
- Ja sic me shikon shoku Hysni.
- Njerez jemi dhe gabime bejme.Une nuk mendoj si keta qe, ti e ke bere me dashje ate qe bere..Prandaj kam erdhur ketu qe te te liroj.Por para se te te liroj shtrije doren e djathte dhe nxirr perpara vetem gishtin tregues.He te
lumte ja ashtu de! Shko shoku drejtor dhe puthe ate gisht ! Shko! Te urdheroj!
Drejtori i pataksur dhe i verdhe ne fytyre beri ashtu sic urdheroi shoku Hysni,me puthi gishtin tim tregues.
Ai heshti pak dhe pasi foli disa fjale admirimi per Partine dhe shokun Enver,krojti koken.
- Pse, - s'mu durua mua te pyes,pse shoku Hysni urdheroi drejtorin te puthte gishtin tuaj?
- Duro djale.Sonte s'kemi kohe por nese takohemi neser une do t'ua tregoj.Ne kemi nje Parti qe s'e ka bota,ajo na shoshit ne site te mire dhe kokrat e krimbura bjene perhere poshte duke mbajtur te mirat me kujdesin me te madh.
Une desha ta pyes se si 'kokra' e tij ra poshte njehere dhe ..por,ai u ngrit.
Ne u ndame dhe lame takim te nesremen ne te njetin vend e ne te njejtin orar.Une braktisa shoket dhe gjithecka tjeter per te degjuare historine e lene pergjysme;nje histori qe do te me linte pa gjume ate nate.Shoket
shkuane ne Kruje.
* * * *
Me padurim vajta vetem e zura vend nje ore perpara takimit.Ne oren fiks erdhi Abedini.
- Ke shume kohe qe pret?- me pyeti.
- Tani sapo erdha,- genjeva une.
- Mire- me tha ai.-Une jam duke studiuare disa profile tokash ne zona te ndryshme ketu ne Golem dhe jam lodhur ca sot.Ti c'far ke bere?
U pertypa nje kohe te gjate sepse une pothuaj gjithe diten kisha qene me mendje dhe shpirt ne kete takim.Ai e kuptoj sikletin tim dhe tha:
- Besoj se ke bere plazh ë?
- Po,- i thashe une.
Ai filloi ca historira te tjera qe une nuk po ja degjoja me vemendje,si duket ai me kuptoi dhe ndali.
- Ku e lame mbreme?
-Tek gishti.Pse drejtori u urdherua t'ju puthte gishtin?
- Ja eshte ky gisht,-ma tregoi mua.Maja e gishtit ishte e prere - qe me qiti nga burgu.Ne fakt nuk me qiti ky, te kuptohmi por,ky ka kontributin e vet.Mua me qiti nga burgu vete shoku Enver Hoxha.Dhe e di pse? Sepse ky gisht e ka bere Shokun Enver Kryeminister ne vitin 1946 kur Shqiperia u be Republike.
Kjo qe me tha, mu duk si nje loje ose si nje lajthitje dhe Abedini mu shenderrua ne nje plak matuf.Ai e kapi mosbesimin tim dhe vazhdoi:
- Ne nje mbledhje te plenumit te Komitet Qendror te Partise Komuniste,ku do te shqyrtoheshin disa ceshtje te bujqesise dhe me pas propozimi per Kryeminitrin e Ri te Shqiperise,isha edhe une i ftuare si Agranom.Kur erdhi puna tek Kryeministri mua me thane te shkoja ne shtepi.Sapo po behesha gati te flija kur trokiti dera fort.Hapa deren dhe pashe dy oficere qe me urdheruane:" Vishu dhe eja me ne !"
Bera sic me thane.
Ata me shpune atje ku isha pra ne K.Q.P.K.SH. ku plenumi i mbledhur nuk vendoste dot cilin te benin Kryminister pasi numuri i votuesve qe i barabarte 50% me 50% per te dy kandidatet e prpozuare;per Shokun Enver dhe per Koci Xoxen.Dikujt i kishte rene ndermend qe une kisha qene atje dhe kish propozuare:"Le t'ja leme ne dore Abedinit se ne nuk leshojme dot pozicion."
Me vune pra barren me te rende;une do ta beja Kryeminstrin e Shqiperise dhe e bera.Kisha perballe dy burra qe une nuk njihja asnjerin.Ngrita gishtin dhe jua drejtova te dyve me radhe njehere njerit dhe njehre tjetrit se e kisha shume te veshtire te vendosja pasi mendoja qe te dy do te jene te zotet njelloi ngaqe vete KQPKSH qe ndare i barabarte perballe ketyre dy burrave.
Por me ne fund ja dhashe voten Shokut Enver sepse ai qe me i pashem se tjeteri,Koci nje rondokop i zi dhe i shkurter.
11) ENVER HOXHA I "BURGOSUR" NE BROOKLYN
Ishte pikerisht data 12 Prill 1996 kur ne,shqiptaret e ardhur nga Shqiperia dhe me banim ne Brooklyn,ishim te ftuare ne nje "Albanian Party" nga Pastor John Davis i kishes evangjeliste "First Evangelical Free Church" qe ndodhet ne avenune e gjashte midis rruges 65 dhe 66 ne Lagjen Bay Ridge.Ne fakt ne ishim vetem tre familje qe shkonim rregullisht ne kishe;familja ime,familja Grezda nga Tirana dhe Familja Tabaku po nga Tirana.Vinte gjithashtu edhe nje beqar po nga Tirana qe quhet Nils,nipi i artistit te popullit Sander Prosi.Te gjithe te tjeret qe beheshin 20 familje ishin miqte tane qe i therrisnim ne kete "Feste Shqiptaresh" ne shtepine e pastorit John Davis dhe zonjes se tij Dawna Davis ne rrugen 77 midis avenuse se peste dhe gjashte.Midis te ftuareve tane ishin Mira dhe Beni nga Korca,Vera me Gazin po nga Korca,Petriti me Eglen nga Tirana,Hamiti me Tatianen nga Peshkopia etje., dhe te gjithe femijet tane.Me ne qe i ftuare gjithashtu edhe Sekretari i Pare i Misionit te Perehershem Shqiptar ne Kombet e Bashkuara,Saimir Repishti dhe zonja e tij Zana dhe 4 familje amerikane,miq te shqipatereve dhe antare te Kishes Evangjeliste.
Mbremja kaloi shume bukur me lodra te ndryshme,kenge,tregime dhe deshmi per Zotin dhe demostrime te ndryshme sportive.Teuta i binte pianos dhe kendonte shume bukur.Ushqimet ishin te shumellojshme dhe gjithesecili merrte ate qe i pelqente.Kishte edhe gatime shqiptare,fruta,embelsira etje.Por,qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te tregoj kete gje,ajo qe dua te tregoj eshte befasimi qe na beri Pastor Devisi me Enver Hoxhen.
Per nje moment pastor John Davis (Xhan) cohet ne kembe dhe me pyeti mua:
- Agim,te ka marre malli per Enver Hoxhen?
U befasova nga kjo pyetje qe nuk mu duk me vend sepse une pak me pare kisha treguare disa histori ku diktatori ishte nxire krejt me vepren e tij antishqiptare.Sidoqofte mendova qe kjo eshte nje shaka e Xhanit dhe ja ktheva po me shaka:
- Ata qe i ka marre malli i kane shkuare nga pas....
- Ti je nje nga ata qe e ke ndjekur pas...! - Vazhdoi shakane Xhani. - Ti prandaj ke ardhur edhe ketu qe te shohesh Enver Hoxhen.
-Enverin e kemi lene te ngordhur atje ne token tone,-u hodh dikush.
- E cfar do Enveri ketu ne Nju Jork? Apo na ka ndjekur nga mbarapa?-Shtoi nje tjeter.
- Jo,ai nuk u ka ndjekur juve por ju erdhet pas tij...Une,- vazhdoi Davis, - e kam sjelle Enverin ketu per ta mbajtur ne burg per aq vite sa ai ju mbajti ju te izoluare ne Shqiperi.Po te mos me besoni hajdeni me mua ne basement (bejsment ne shqip ka kuptimin e bodrumit).
Te gjithe kureshtare zbritem shkallet e bodrumit dhe shkuame ne nje dhome te erret ku na drejtoi Davis dhe atje ai zbuloi nga nje thes nje bust allcie te Enver Hoxhes.
- A doni ta nxerr nga burgu?- na tha neve
Te gjithe me nje goje ju pergjigjem:" Jooooooooooo!" pervec Benit dhe Mires qe thane:
- Nxirre jashte te shikoje mire nese i ka ngelur ndonje dhemb ne goje Imperializmit Amerikan!
Nje gjakenxehte tha:
- Thyje ate qen!
Paspak te gjithe u ngjitem larte dhe tek ne vertitej mendimi se si busti i Enver Hoxhes ka mbritur ne Brooklyn?
Mua nuk mu durua dhe i them John Davisit:
- Si e ke gjetur "Enver Hoxhen"?
- Po jua tregoj,-na tha pastori.
- Kur isha ne Shqiperi dy vjet me pare,nje dite shkuame per vizite ne shkollen e mesme "Sami Frasheri" te Tiranes dhe atje une pash pastruesen e shkolles qe po e nxirrte nga bodrumi kete bust.E pyeta se ku e shpie dhe ajo me tha:"Do t'ja thyej koken qenit". Une,me qe grumbulloj gjera shqiptare,sic ju edhe e kini pare,ju luta te ma jepte mua."Ta jap me tha ajo por c'far ti me jep?" Une i thashe se nuk kam para me vehte por me thuaj se c'far ti deshiron.Asaj i vajten syte tek kepucet e mija dhe une pa e zgjatur i zbatha dhe ja dhashe.
- Edhe ty te paska lene Enveri yne zbathur! - U hodh si perhere Beni.
- Ne fakt une ngela zbathur deri sa vajta ne dhomen time ne hotel "Arberia" por aman Enverin e futa ne ate thesin qe ju e pate dhe atje do ta le per 45 vjet te burgosur.
Pastor John Davis qeshi me gjithe shpirt i kenaqur sikur vertete ta kishte burgosur Diktatorin Shqiptar.
12)Marika
Ishin vitet e para te clirimit te Shqiperise nga komunistet dhe Shoku Enver Hoxha mbante shume detyra te rendesishme te Partise dhe Shtetit Shqiptar,sigurisht qe ishte edhe lideri numur nje qe ne kishim.Ne nje nga keto vite,(vijon tregimin Mitat S.),Enveri vendosi qe te vinte per here te pare vizite ne Korce por,ai kishte nje merak te madh...,ne Korce rronte Marija e Marre,keshtu e therriste e gjithe Korca nje budallacke qe s'linte kurre dy gure bashke, e cila kishte qene e dashura e Enverit ne vitet kur ai ishte student dhe profesor ne kete qytet.Kjo ishte aresyeja qe ai me mori direkt ne telefon mua si Kryetarin e Qarkut te Policise se Korces qe ne ate kohe isha me graden Major dhe me tha:"Ne kemi qene bashke shoke,megjithese kur une isha profesor, ti ishe akoma student i liceut,por bashke kemi shume kujtime...,besoj se te kujtohen? Une kam vendosur te vij ne Korce qe te shmallemi edhe bashke por do te desha ndonje porosi se cfar duhet te kem kujdes atje? Ti e njeh terrenin sepse je korcar...Te them te verteten i trembem ndonje skandali me Marien e Marre!Se mos harroj,te dua civil ato dite qe do te jem atje."
E sigurova se asgje s'ka per te ndodhur pasi ne Marien e kemi ne dore dhe e izolojme per aq kohe sa Shoku Enver do te qendronte ne Korce.Ai ngeli shume i kenaqur dhe ma dha edhe diten se kur do te vinte.Une mezi e prisnja ate dite te shenuare per mua dhe, nje dite perpara dhashe urdher qe te arrestohet Maria e Marre.
Dita e ardhjes se Shokut Enver erdhi dhe une, se bashku me policine e Korces,Devollit,Kolonjes dhe Pogradecit si edhe me forcat vullnetare se bashku me 1200-shat,organizuame nje sherbim te persosur ne ruajtjen e sigurimin e Udheheqesit te dashur te Partise dhe Shtetit Shqiptar.Per Marijen dhashe urdher te prere qe do te lirohet vetem kur te jap une urdher.Shoku Enver erdhi shpejt ate mengjez Prilli, rreth ores 8 dhe pa ndaluare askund, shkoi direkt tek Shtepia e Pritjes aty tek rruga e Mborjes.Mua me thane qe eshte i lodhur dhe vetem pas tre kater oresh do te prese kuadrot e Korces per vizite.Ne oren 12 fiks une hyra ne oborin e Shtepise se Pritjes dhe atje prita rreth 30 minuta deri sa Shoku Enver dergoi e me thirri.Te them te verteten me kishte marre malli dhe e putha ashtu pllaq e plluq ne faqe ndersa ai hic.Pas pak me tha:
- Degjo Mitat,une jam ketu sepse kam mall me shume se ju per Korcen dhe korcaret,ju ini ketu me njeri tjetrin dhe shmalleni,per dy dite edhe une do te jem me ju.Neser,tek "Ushtari i Panjohur" une dua ti flas popullit te Korces ne ate ore qe do te vendosni juve udheheqesit e ketushem.
-Ne nuk vendosim dot pa marre mendimin tuaj shoku Enver! - I thashe,- Ja le te flase edhe Sekretari i pare shoku Piro Kondi dhe Kryetari i K.E. te Rrethit shoku Peti Shamblli.
Biseda me Enverin zgjati dy ore.Hengrem bashke edhe dreken dhe me ne fund ju dha leja te gjitheve qe te largohen por ata te gjithe i luteshin shokut Enver qe tu shkonte ne shtepite e tyre,secili e ftonte per darke.Mua me tha te mos largohem.Kur iken te gjithe dhe ra nata ai me propzoi:
-Shoku im Mitat, kam deshire qe te dal me ty ne rruget e Korces si dikur dhe te shoh edhe deboren qe bie me floke te medha si ne asnje vend tjeter te botes dhe te qendroj me koken perpjete te shoh se si une fluturoj ne qiell...
Une leviza menjehere per te dhene urdherat e rastit por ai me ndaloi.
-Jep urdher qe askush te mos na shoqeroi! dhe askush te mos e dije se nga do veme.
-Po...
-Nuk ka "po..." por me thuaj "si urdheron!"
Bera si ai me urdheroi dhe te dy pasi rasem thelle republikat ne kokat tona dhe ngritem jakat e palltove dolem vetem ne rruge,pa asnje shoqerues dhe pa asnje vezhgues...Nuk ishte ftohte.Binte nje debore flokemadhe e bute dhe moti ishte pa ere.Duke zbritur tatepjete kembet na shpune drejt bulevardit kryesor te Korces,aty ku sot eshte "Republika".Enveri kendonte nen ze por asnje fjale dhe as vijen melodike nuk ja kapja dot.E pyeta se c'far po kendonte por ai mu pergjigj se "as vete nuke di se c'far" Qeshem te dy.Une here pas here shikoja rreth e rrotull dhe konstatoja i kenaqur qe askush nuk na shoqeronte apo njihte dhe njekohesisht e ruaja Enverin.Kaluame Hotel "Vithkuqin" dhe me pas kinema "Majestic" dhe Monumentin Mihal Grameno duke ju afruare 4 Pallacinave.
-Ku po shkojme? - e pyeta.
-Kot s'te pyeta,ku behet Marika?
-Marika e Thanasit?
-Po.
-Eshte martuare dhe burrin e saj e kemi bere Kryetar Kooperative ne fshatin Dovoran.
-Ka marre ndonje burre per te qene?
-Eshte njeri i mire dhe puntor.Marika eshte bere akoma me e bukur sec ka qene ...
-Vertete? Pastaj Marika perhere ka qene e bukur,te kujtohet si i vertiteshin te tere studentet dhe profesoret e Liceut?
-Me kujtohet mire por ajo te deshte vetem ty...
-E kush ja mbajti pishen se me deshte vetem mua?
-Une e di.Ajo te ka dashuruare ty dhe vetem ty.
-Si mud ta takoj edhe njehere?
-Fare lehte.Me thuaj ti kur te duash dhe une ta sjell ne cast...
-Jo,jo,gje qe s'behet.Te ishte ne Tirane hajde de...
-Po mire,une kam aq forca sa ta transferoj ne Tirane,si thua?
Ai nuk foli por psheretiu thelle.
-Po ku banon ajo?
-Ne rrugicen me kalldrem "Dunavec",dy rruge me tutje...
Rreth nje gjysem ore ne beme ec-e-jak perballe rruges se Marikes.Enveri kishte nje deshire te papermbajtur me e pa edhe nje here Mariken.
-Neser,gjej rast ne miting dhe ma prezanto si rastesisht,si thua?
-Do ta sjell ne tribune...
-Jo! Ne asnje menyre.Kur une te zbrez nga tribuna ma nxirr aty ku do kaloi...
-Si urdheron shoku Enver.
Shikonim gra me tepsia me byrek qe shkonin ne furre per ti pjekur dhe une i vereja nje nga nje se mos shikoja Mariken.Zoti u tregua shume bujar dhe me ne fund une e njoha Mariken qe nga larg.Ajo rezatonte si nje Hene e plote e bukur qe leshonte jo vetem drite por edhe lumturi.Perhere e bukur dhe vinte era manushaqe.Menjehere ja mora kenges "Manushaqja e Prillit" dhe Marika ndali capat.
-Ore rrufian,mos ke te besh edhe ti me te?- foli me xhelozi Enveri.
-Jo,jo i dashur shoku Enver,ajo eshte vetem e jotja.
Pa pritur Enveri i foli Marikes:
-Byrekun e ke bere ti apo vjerra?
-Uff qyqja,Enveri! Beriti e befasuare Marika dhe i ra lakrori ne rruge.Shkova une qe ta mbidhja po ai qe bere bashke me boren dhe kishte ikur jakem.
Ajo u derdh ne krahet e Envert dhe e puthte si e marre dhe Enveri nuk e permbajti dot vehten por filloi ta kafshonte si nje frut te shijshem qe s'mund ta linte pa ngrene.
- Avash - avash se nuk do ngelet gje per per te tjeret,-nderhyra une.
- C'far do te thuash?! - bertiti Enveri sikur ta kishte kafshuare gjarperi.
- E kam fjalen se do ti lesh ndonje shenje dhe Ligori do behet xheloz,-shtova une i qete.
- Enver,sa me kishte marre malli!
- Edhe mua Marika pandaj erdha te te takoj.
- Po ku e dije ti se do dilja jashte?
- Une isha nisur per tek shtepia jote,,,
- Vertet?! Hajdeni ne shtepi.
- Jo.Ja une e nxorra mallin,te pashe,pastaj se mos ke ndonje vjehrre te eger dhe na gjuan me mashe?
- Kam vjehrre te mire Enver,edhe burrin e kam te mire...
- Gezohem shume Marika.Ti ke merituare nje gje te tille.
Levizjet e njerzeve u bene me te shumta dhe nga frika e ndonje dekonspirimi Enveri me propozoi te shkojme.Me Mariken e lame qe te shkojme bashke ne Tirane dhe keshtu u ndame.
13)Maria e Marre
- Te nesermen moti beri i mire, si gjithmone kur Everi dilte ne popull,- do te vazhdonte biseden me mua Mitati,- dhe ne sheshin "Ushtari i Panjohur" te Korces u mblodh shume popull qe kishte erdhur jo vetem nga zona e fushes se Korces por edhe nga Devolli,Kolonja,Poradeci si dhe nga Gora e Opari.
Ne oren dhjete u ngjit ne tribune shoku Enver dhe pas tij udheheqesit e larte te Partise dhe te shtetit shqiptar bashke me ata te prefektures se Korces dhe nenprefekturave te Kolonjes,Devollit dhe Poradecit.I gjithe populli broheriste me thirrje per lavdine e Partise Komuniste dhe te udheheqesit te dashur te Partise e popullit,shokut Enver.
Fjalimi i Enver Hoxhes me tingellon akoma ne vesh me ato fjalet tij melhem per popullin dhe bombe per armiqte.Ai mes te tjersh tha edhe keto fjale:"...Me kishte marre shume malli per Korcen time,per ju te dashur motra dhe vellezer,per ju qe me kini dashur si birin tuaj dhe une ju kam dashur si familjen time...," por, fatkeqesisht aty u prish gjithe ajo bukuri e madhe dhe tere ajo madheshti e udheheqesit tone te dashur Enver Hoxhes sepse plasi "bomba" qe ai i ruhej shume...Nuk di se si mbiu ne tribune bushtra Maria e Marre dhe ju hodh ne qafe Enverit duke bertitur ne mikrofon:
- Enveri im i shtrenjte! Ja ku jam une Maria jote! Tu befte Maria...,- por ajo nuk arriti ta mbaronte dot fjalen se nje nga ofieret e mij e shqiti prej kraheve te Enverit dhe duke e terhequr zvarre e nxorri nga tribuna.Ne ndihme i kishin erdhur edhe 100 police dhe sigurimsa qe filluane ti binin Maries me c'mundenin...Mua gati mu ndal fryma dhe e humba vetdijen.Nxorra pistoleten dhe me te ne dore mbrita tek policia ku une kisha dhene urdher qe ajo te mbahej e lidhur ne nje biruce derisa te kethehej Enveri ne Tirane!!!
Oficerit i pare qe me doli perpra i dhashe nje te goditur ne balle me dorezen e pistoletes pastaj bertita:"Kush e nxorri Marien e Marre nga biruca?"
- Degjo shef te te sqaroj,- me tha njeri qe s'me kujtohet kush.
- Nuk dua sqarim! Pushta! Kush e liroi?
- Zenel Goskova e liroi pa dashje dhe...
- Silleni ketu qenin!
- Ka vdekur.Ai vrau vehten.
Vdekja e tij sikur me solli ne vehte dhe pyeta:
- Si?
- Maria kerkoi te shkoje ne banje dhe...Atje, me qe Maria kishte duart e lidhura me litar nga prapa,ju lut Zenelit qe ishte roja i saj t'ja ulte breket...ai hezitoi shume por me ne fund guxoi dhe e beri ate gje por ajo se si e goditi keq kur ai ishte perkulur dhe e la gadi pa fryme.Ajo perfitoi nga ky moment dhe kerkoi neper xhepat e tij ku gjeti nje thike qe preu litarin dhe ja dha vrapit duke i lene breket ne degen e brendeshme...
- Mjaft! - U bertita fort dhe shkova drejt e ne zyren time.Pa asnje hezitim ngreha pistoleten dhe pa e vrare hic mendjen ja hoqa vehtes.
U permenda pas tre ditesh ne spital.Isha plagosur.Kisha bere nje gabim te madh;gjithmone kam menduare se zemra gjendet ne krahun e majte por sic me thane doktoret ajo qenka ne qender dhe anohet pak nga e majta e kraherorit...,une e mbajta pistoleten shume majtas dhe plumbi kishte prekur vetem mushkrine e majte duke i kaluare tangent zemres.Ja,jam gjalle edhe sot. - Perfundoi tregimin Mitati.
Mua nuk mu durua te di se c'pasoja pati ky besnik i Enverit dhe e pyeta.
Ai pasi u mendua pak filloi te me tregoje per vehten e vet dhe per te gjithe policine e Korces ku u be nje revolucion i vertete...
"Une pasi u permenda tentova dy here te vrsinja vehten duke hequr serumin dhe duke u hedhur nga krevati por s'qe e thene.Te them te verteten,ngjarja me Marien e Marre ishte e tmerreshme per mua me shume se kushdo tjeter pasi i kisha dhene fjalen Enverit se ajo shtrige qe e izoluare dhe se une Enverin e kam dashur shume pasi e kisha shok te vjeter dhe bashke kishim shume kujtime te bukura.Po ashtu une isha i shqetesuare se do ta paguaja rende kete histori te ndyre.Ligji jone ste falte per kesi gjerash.
Ne kohen qe isha ne spital,me vjen haberi se nja nga shoket e mij me te afert dhe zv. im ne policine e Korces,ish antentatori numur nje i ushtrise nacional-clirimtare,Ferit Sinica, ishte vrare ne kufi duke dashur te kalonte ne Greqi!Kjo qe akoma me e rende per mua dhe prisnja nga dita ne dite qe te me arrestonin por...ndodhi e pa pritura.Me thirri ne zyre Sekretari i Pare i Partise per rrethin,shoku Piro Kondi i cili ishte atje se bashku me Kryetarin e K.P.te Rrethit,shokun Peti Shambllin dhe me thane se une duhet te riformoja Policine e Korces! Pika e pare me tha Pirua,ti do te shkarkosh nga detyra te gjithe ata qe mendon se mund te jene te implikuare me agjentin grek Ferit Sinica dhe me diversantet Xhafer Goskova dhe ish polici i arratisur Bari Kuçi.Me thane se Zenel Goskoven e shpallen armik pasi ishte kusheri i pare i Xhaferit dhe e kishin publikuare se ai qellimisht e kishte liruare Marien e Marre nga policia per ta diskridituare Enver Hoxhen dhe me pas kur pa se misioni i tij u krye,ai vrau vehten!"
Zoti Mitat mori fryme thelle dhe me pas heshti.
- Po me Marien ç'far u be? - Pyeta une me pa durim.
- E mbyllem ne çmendinen e Elbasanit dhe atje vdiq.
- Po me policine e Korces?
- Une bera c'me thane dhe e rifreskova ate me djem te rinj e besnike te Partise. Ne vrame edhe Xhafer Goskoven ne nje perpjekje ne kufi dhe zume rreth 30 diversante.
- Po Bari Kucin?
- Ai na shpetoi dhe mesa di une tani ai ndodhet ne Amerike ne New York.
- Ne New York! -Thashe une i habitur.
- Po.Eshte ne New Yrok,atje ku banon edhe ti dhe mund ta gjesh.
Me vehte u betova se do bej ceshte e mundor ta gjej per te me dhene ate version qe mund te jete i kundert me deshmine e komunistit Mitat.
14)Presidenti Budalla!
Kjo histori me ka ndodhur mua Niko Gamgamit dhe c'do perqasje me nje histori tjeter eshte nje rastesi.
Sot, te gjithe ata qe me njohin, e dine qe une nuk shaj dhe fyej asnjeri,sepse kam nje kujtim te hidhur nga kjo gje.Ishte koha post komuniste kur ne shqiptaret sapo na u "zgidh zinxhirri" dhe si ata qente e terbuare ju versulem njeri tjetrit jo vetem me goje por edhe me c'mundem.Une nuk kam vrare njeri por per te share i kam nxjerre ujet e zi.E fillova sharjen me komshinjte,me shoket,me familjen,shava edhe dajen qe e mbanim si apostullin e familjes,shava shefin e personelit ku punoja,shava nje ish sekretar partie komiteti,shava nje drejtor qe kisha patur dikur me te.Po shikoja te shaja ndonje minister apo me lart.Askush nuk me mbante mua ne fyerje dhe sharje.Ne fakt edhe shoket e mij nuk ngeleshin prapa meje.
Nje dite vendosa te shaj Presidentin e Shqiperise Sali Berishen i cili kishte vetem tre kater dite qe qe bere president.Ne shtepi dhe ne rruge e shaja per dite dhe askush s'me thoshte gje por desha ta shaj publikisht qe ta merrte vesh e tere Shqiperia.E gjeta menyren.Duhej share dhe fyere ne gazeten me te madhe shqiptare qe ishte ne ate kohe dhe qe eshte edhe sot "Koha Jone." Sajova nje histori banale ku e tregoja presidentin budalla dhe titullin e shkrova "Presidenti Budalla."
"Koha Jone" e botoi ne faqe te pare ku ai shkrim zinte tere faqen dhe bile vune edhe foton e Sali Berishes.Une u bera me krahe dhe s'me mbante fare vendi.Tere shokeve dhe mieqeve te mij ate dite ua dergova falas kete gazete dhe te gjithe cuditeshin me guximin tim.Disa me thane se edhe mund ta haja per kete marrezi qe kisha bere.Une nuk u tremba fare por vura edhe nje magnetofon ne nje makine dhe dola neper rruget e Lezhes duke komentuare shkrimin tim ne gazete.Shikoja me kenaqesi se te gjithe lezhianet ishin shume te ineteresuare qe te mesonin se vertete Presidenti i porsazgjedhur ishte nje budalla.Shume vete me ndalin dhe me kerkonin hollesira te tjere me qerasen me gjithecka mundeshin dhe shume bertisnin:"Rrofte Niko Gamgami! Trim i trimave te Lezhes."
Te them te verteten isha shume i kenaqur me kete qe kisha bere dhe me dukej vehtja si President i Vertete i shqiptareve.Kjo eufori nuk me zgjati shume sepse presidenti Sali Berisha erdhi ne Lezhe shume shpejt dhe u shtrua me shoket e tij tek klubi i Terezines ne Pallatin e Kultures.Gjeja e pare qe ai kerkoi, isha une.
- Te ma gjeni dhe te ma sillni ketu ate djale!
Urdheri i tij ishte si te me kerkonte vete Perendia.Mua me lajmeroi nje shoke nga Komisariati qe me perpara dhe,te them te verteten u tremba.Ja mbatha ne Shengjin tek kusherira ime Dida qe eshte quajtur tmerri i Shengjinit per guximin dhe trimerine e saj qe ja kalonte edhe burrit me trim.Ajo me tha se "tek une ty s'te prek as Zoti"
Verte ndihesha i shqetesuare por edhe kisha shume besim tek Dida trime.
300 police dhe shikas ishin ne kerkimin tim.Me ne fund i kishin marre informatat se une fshihesha ne Shengjin dhe ja behen aty.S'lane njeri pa pyetur dhe s'lane shtepi pa kontrolluare.Nga ana tjeter Shengjini ishte rrethuare me ushtrine e Marines,Aviacionit dhe Artilerise Bregdetare.Dida me tha se jemi rrezik.U cuduta se si kjo trimereshe po frikesohej.Frika e saj me beri qe te ndihem shume keq."Mbaraova..." thosha tere kohes me vehte.Me dukej sikur do te me kapnin dhe do te me hanin te gjalle sic bejne ujqerit kur jane me jave pa ngrene dhe i versulen njeri tjetrit.
Ju luta edhe Zotit qe kurre nuk e kam besuare dhe hyra ne qymezin e pulave se mendova qe vetem aty nuk u shkon mendja.Pas pak ndjeva hapa.Pashe Diden qe po vinte dhe degjova urdherin e saj:
- Dil mor zagar pulash! Dil jashte dhe dorezohu! Nuk dua te hy ne bela me shtetin,a me degjon? Dil Jashte!
U hap dera dhe dy duar te fuqishme me terhoqen zvarre.Rashe ne doren e ushtrise se Presidentit Budalla.
Me futen ne makine dhe u nisem drejt Lezhes me rreth 100 makina pas qe kishin hapur sirenat dhe oshetinte tere Mali i Rencit dhe i Shengjinit.Me dukej vehtja si ne nje film horror amerikan,tamam si filmi "Hamarrukapung" ku njerzit qe kapeshin futeshin neper these dhe u jepeshin ujqerve ti shqyenin!
Nuk dija se ku isha,ku shkoja,cili isha dhe c'far ndodhete me mua!U bera dru.Ne kete gjendje me futen tek "Presidenti Budalla" qe s'mora vesh asgje se c'ndodhi atje por me von ma treguane disa shoke se c'far kishte ndodhur.
Prsedent Berisha kur me pa tek dera ishte cuare ne kembe dhe me kishte thene:"Bujrem he Burre i Dheut! Dua ta shterngoj ate dore qe shkruajti keq per presidentin e shqiptareve sepse je i pari shqiptar qe more guximin dhe theve kete akull,kete tabu shqiptaresh qe s'ka lejuare kurren e kurres tua fyesh udheheqesit pa le Princerat,Mbreterit dhe Sekretaret e Pare! Te lumte dora or trim i trimave!"
Une krejt i hutuare nuk dija se cfar kisha shkruare dhe per cfar isha atje.Mendja ime priste qe nga casti ne cast te me fusnin ne thes dhe te me flakin tek lukunia e ujqereve qe do te me shqyenin me gjithe kollare.
- Degjo djalosh!- Bubulliu zeri i Berishes dhe me ktheu disi ne vehte,- Si te quajne?
U mundova ta gjej emrin tim por nuk munda.Me ne fund belbezova "nn..u..u..u..k e dd..di..iii."
Pashe qe plasi gazi.Berisha per te me nxjerre nga sikleti,me hodhi doren kraheve dhe me tha:
- Ne jemi miq.Ti ke bere nje veper te madhe packa se me ke fyere dhe, me te thene te verteten, une nuk jam budall dhe s'me vjen mire qe ma ke thene ate fjale por ama, e mira qe qendron prapa atij shkrimit tend, eshte kaq e madhe sa e mbulon kete fyerje qe me ke bere.Ta shterngoj doren edhe nje here si burre dhe te them ji i qete se askush nuk do te beje gje per kete.Sot une dua te qereas,c’far don me pi?
Ketu e mblodha mendjen dhe me shkriu gjaku.Me vinte ti hidhesha ne qafe ketij trimi te zgjuare dhe mik i sinqerte.E mbajta vehten dhe i thashe me gjithe shpirt:
- Me fal Zoti President.Me fal o njeri i mire.Une kam gabuare sepse nuk te pata njohur.....
- Jo,jo,mos me kerko te falur.Cfar do te pish?
- Zoti President! Na ke ardhur ne shtepine tone dhe mos me korit.Une do te qeras.
Ketu mbaroi dhe historia ime me "Presidentin Budalla" dhe te nesermen "Koha Jone" doli me shkrimin, kryeartikull "President me fal!" Qe nga ajo kohe une nuk guxoj te fyej me njeri.
V-Drejt Yjeve
15)Jashtetoksori
Shpesh degjoja nga disa shqiptare te Bay Ridge-it (Bei Rixh) ne Nju Jork se,nje shqiptar eshte takuare me jashtetoksore! Sigurisht qe nuk i besova dhe domosdo qe nuk reagova qe t'ju mbushja mendjen atyre qe i shprehnin keto marezi megjithese kishte edhe nga ata qe me thoshin se :"...ai shikon enderra me sy hapur..." ose "...ai eshte psikopat i lindur..." etje., epitete perbuzese per djalin ne fjale.
Nje dite isha i ftuare tek nje miku im ne Bei Rixh dhe atje u njoha me personin qe behej fjale;me mikun e jashtetoksoreve.Ne fillim nuk e dija se ishte ky "miku i UFO-ve" UFO,(Unidentified Flying Objekt) objekt i paindentifikuare fluturues.Ai me la pershtypjen e nje njeriu te kultururare dhe te sjellshem.
Sapo kishte erdhur nga Shqiperia ne menyre ilegale dhe qe martuare me nje vajze qe une e njifja prej kohesh pasi e kisha patur komshije ne Bei Rixh,qe eshte nje nga lagjet me te qeta te Bruklinit.
Ky djale qe une do ta quaj Erind per te ruajtur personalitetin e tij nga ndonje keqkuptim,dhe qe emri i verte eshte A.Q., sapo erdhi,shume shpejt mesoi te flase anglisht.Ne Tirane kishte mbaruare Universitetin e Tiranes ne degen inxhinieri mekanike shkelqyeshem.
Mua nuk mu durua dhe hyra ne temen qe flitej per te por jo direkt per te mos krijuare ndonje situate te pa kendeshme:
-Rindi,kam degjuare te fletet shpesh per jashtetoksoret.Une jam shume kurioz te di ndonje gje per ta pasi mendoj se ata jane pjelle e nje imagjinate fantastike te bukur...qe edhe mua me pelqen te imagjinoj...
-Me fal.Une nuk i pelqej kurre fantazite e semura.- Ma preu shkurt Rindi dhe nderroi bisede. Une nuk e hapa me gojen dhe megjithese s'me pelqeu pergjigja shume e prere e tij.Megjitheate simpatia mu shtua per kete djale te zgjuare qe quhej shpesh "psikopat","i semure" etje.
U ndame ate nate dhe duke i dhene njeri tjetrit urimet e rastit dhe shpresen qe do te takohemi perseri.Ai me dha edhe numurin e telefonit.Per disa muaj nuk u beme te gjalle por nje dite pasi une kisha humbur punen,i telefonova dhe ai me ftoi ne shtepi.
Shkova nje te djele me shume qef tek shtepia e Rindit dhe pashe se ai u gezua shume nga vizita ime.Qe ne fillim ma tha:
-Me erdhi shume keq qe te dhashe ate pergjigje ne shtepine e Gazit por ma beso se e kisha te detyruare pasi nuk kam qef qe ate bisede qe me kerkove ti, ta bej me c'do njeri pasi shume vete me quajne te cmerndur.
-Une te kuptova dhe e dija qe nje dite do te flisnim per kete problem qe edhe per mua eshte me shume interes.
-Une di shume gjera per jashtetoksoret por nje gje dua ta them qe ne fillim qe une nuk jam takuare kurre me ata sic edhe flasin shume shqiptare ketu ne Nju Jork.
-Sigurisht qe nuk je takuare, dhe kete une e kam ditur pa ma thene ti,- i thashe.
-Te te bej nje pyetje por dua pergjigje te vertete?- me pyeti
-Sigurisht.
-Sa ti beson tek jashtetoksoret?
-Me ke zene ngushte....A me lejon qe kete pyetje te ta bej une ne fillim pasi edhe per kete kam kam kohe qe kam dashur me te pyete ty?
Ja bera kete kerkese qe te mos e fyjeja pasi une do ti jepja nje pergjigje qe nuk besoja fare dhe per kete kisha hallin qe ai nuk do te me jepte ndonje bisede rreth tyre...
-Une besoj 100%,po ti?
-Besoj, por jo 100%,- i thashe.
-Sigurisht,aq eshte e mjaftueshme kur s’ke asnje prove se ata ekzistojne...
-Po ti ke prova?
-Kam.
-Jam shume kurioz te di...
-Jo sot.Ndoshta nje dite do te flas shume per kete teme.
-Ok,- i thashe dhe e mbyllem kete bisede per ate dite.
Kaloi gati nje muaj dhe,nje dite me duhej nje makine per te shkuare ne aeroportin JFK te Nju Jorkut.Mu kujtua qe Rindi me kishte thene se nuk e njihte ate rruge dhe nese ndonje dite une do te shkoja atje,mund ti thoja atij dhe ashtu bera.Morem rrugen e aeroportit.Para se te mbrinim atje ne hyme me shpejtesi ne nje kthese rreth 50 grade, mbi nje ure.Une i bertita qe te ulte shpejtesine por ishte von.Makina shkoi dhe goditi ne murin e trotuarit dhe dhe pasi beri nje kercim perpjete del jashte rruges ne nje vend me bar pas se ciles nuk kishte asnje pengese qe ne te binim poshte ures ne rrugen tjeter qe kalonte atje, ne nje lartesi rreth 20m.Makina ndali vertikal ne cep te ures! Pas disa sekondash ajo u kthye prapa dhe ra ne 4 rrotat.Rindi doli jashte me njehere.Pas pak dola dhe une.Nje djale i ri dhe shume simpatik po bisedonte me Rindin.U afrova.
-Ky - me tha Rindi - eshte nje miku im quhet Allen.
(Nga mbiu ky ketu!- mendova)
-Hi Allen - e pershendeta une duke i dhene doren.
-Hi Kostaq - ma ktheu ai me nje aksent te qarte te emrit tim shume te veshtire per veshet e amerikaneve.
Pasi ai na uroj qe ne shpetuame mire dhe na ndihmoi qe ta nxirrnim makinen ne rruge,u largua.
Ai ishte duke u larguare kur na thirri ne shqip:
-Kostaq,Erind,mireupafshim!
-Rindi.Po ky mu duk si shqiptar? Sa mire qe i thote keto fjale shqip!-i them
-Po.Allen flet edhe shqip.
-Ku e ka mesuare?
-Ka qene ne Shqiperi per disa muaj...
-Dhe e mesoi shqipen per disa muaj?!
-Eshte shume intelegjent.
-Por,si ai u ndodh aty?!
-Punon ketu afer.
-Por ketu afer s'ka asnje ndertesa dhe as kembesore sepse eshte rruge vetem per makina, pse e le te shkoje ne kembe?
-Nuk preferon te udhetoje me makine.
U mbyll edhe kjo histori qe do te me ngelej tere kohen ne mendje.Shume pyetje ja beja vehetes per dite qe kur u njoha me Rindin dhe qe kur na ndodhi edhe aksidenti nga i cili shpetuame per mrekulli.Nuk e mendova kurre se do te vinte kaq shpejt dita qe une ta takoja perseri Allen ne Manhattan se bashku me Rindin.
Nje vajze qe kishte erdhur nga Shqiperia per studime ne Amerike mu lut nje dite qe ta shpija per vizte tek Statuja e Lirise.Shkuame ne Manhaten dhe preme biletat per te hypur ne anijet qe shkonin c'do 15 minuta atje.Papritur mu cafqen Rindi me Allenin dhe pasi i prezantova me A.Zh.;vajzen qe shoqeroja,ata shprehen deshiren qe te vinin me ne.
Hypem ne anije.A.Zh. hyri ne bisede me Allenin dhe ata tere kohes u moren bashke.Mu duk si nje fillim aventure dashurie midis tyre.Ata te dy flisnin dhe qeshnin shpesh dhe nga njehere i ngaterronin gjuhet pasi A.Zh.flet rjedhshem anglisht,ferngjisht,italisht dhe greqisht.Zbritem ne ishullin e Lirise.Une e Rindi perpara dhe A.Zh. me Allenin prapa nesh.Radha e hyrjes brenda ne statuje qe shume e madhe dhe ne fakt une nuk kisha ngrene mengjez dhe shkova te ble ndonje gje per te ngrene dhe mendova te marr ne nje hotdog.Pa pritur me vjen Alleni me nje hotdog ne dore dhe ma zgjat.
-Sikur ta dije qe kete do te blija,-i thashe. Ai qeshi dhe u largua.Mua po me dukej shume enigmatik dhe befasues!
Befasia me e madhe e imja do te qe brenda ne statuje.Radha mbahej me oficere te sigurimit qe nuk te linin te shkoje si te doje.Alleni kapi A.Zh. per dore dhe te dy shkuane jashte radhes per te hyre brenda.Pas pak minutash ata u ngjiten te dy deri tek kembet e Statujes kur neve nuk na kishte erdhur radha qe te afroheshim tek hyrja poshte! Kur ne u ngjitem deri tek koka pas 20' ata i gjetem atje duke pushuare.
-Allen,-i thashe- po befasohem nga ty.
-Pse?
-Si nuk te ndal askush dhe je i kudondodhur?
-Afrohu te te them dicka ne vesh.Jam jashtetoksor.
-Jashtetoksor?!- dhe menjehre pashe nga Rindi ne forme pyetese.Ai qeshi dhe me tundi koken.
-Nuk te besoj.-i thashe prere.
-S'ka problem,-me tha Allen,- Do nje prove tjeter?
-Po.
-Ma thuaj ti e ta bej une...
-Zbrit per 10" poshte!
-10 sekonda jane shume por per nje sekonde une jam ne toke.
Ai tha keshtu dhe u zhduk.Une nxorra koken nga nje dritare dhe pashe jashte.Allen ishte vertete ne toke dhe ma bente me dore.
-Hipnotizues! - Bertita une me te madhe.
Edhe zbritja jone qe e veshtire.Na u deshen plot nje ore qe te zbrisnim poshte.Allen na priste atje.
Cudija me e madhe,A.Zh.Nuk kishte marre vesh asgje se c'u be me Allenin!
Tash isha shume i befasuare dhe dite e nate mendoja Allen-in.Ne koke me hipi nje ide e madhe per ta provuare se ai eshte nje hipnotizues.I thashe Rindit qe dua te takohem me Allen.
-Kur dhe ku? - Me pyeti Rindi.
-Sa me pare dhe ne Manhaten.
-OK.Neser ne oren 10 paradite.Ti je pa pune dhe Allen eshte ne Manhaten.
Pasi lame dhe vendin, te nesermen u takuame ne rrugen 42 perballe Picerise PRONTO tek porta e HBO ne avenune e gjashte.Kur vajta une atje,Allen me priste.
-Ku do te shkojme? - Me pyeti
-Une dua qe ne te bejme nje shetitje me helikopter per 30 minuta.Si thua? Parate i paguaj une.
-Jo.Do ti paguaj une se ti je pa pune.
-Jo,jo.Nuk jane shume 110 dollare.Do ti paguaj une,-i thashe.
Ai nuk nguli kembe.
Hypem nje helikopter dhe u ngritem mbi Manhatan duke shkuare ne drejtim te Gjirit Hundeson.
-Tani,- i thashe une - mund te dalesh jashte po te jesh jashtetoksor...
Ai qeshi dhe, tamam sikur te shikoja ndonje film,ai doli nga catia e hermetike e helikopterit dhe me pas fluturoi ne drejtimin e fluturimit tone,ne krah te helikopterit.Ma bente me shenje qe te dilnja dhe une por une e kundershtoja dhe ja bjeja me shenje qe te kthehej.Ne fakt po ndjeja frike.Ai u kthue brenda dhe me tha:
U friksove?
-Po,jam shume I habitur..
-U binde se kush jam une?
-Nuk di se cte them.Ne fakt ti je tamam njeri si une por...si,si nje hipnotizues...
-Ti akoma dyshon.Une e di.Keshtu ishte edhe Rindi ne fillim por tani ai di shume gjera...Ai eshte takuare edhe me disa te tjere si une.
-A ini shume keshtu....?
-Jemi.
-Sa?
-Top Secret.
Nga ajo dite nuk jam takuare me dhe te them te verteten kam patur edhe frike megjithese ai eshte nje njeri shume i mire dhe shume i sjellshem dhe nje ndihmes i jashtezakonshem.Ai na shpetoi edhe nga aksidenti ne JFK.Te jete vertete nje jashtetokesor?! Apo ndoshta eshte nje iluzionist i madh?!
Ndoshta ndonje dite do te kerkoj ta takoj perseri.Deri atehere mire u pafshim.
16)KESI
Tek shume njerez,qielli eshte nje kufizim,Tek ata qe dashurojne fluturimin,qielli eshte nje shtepi.
Jane me dhjetra rastet kur piloti shqiptar ka cmuare avionin me te shtrenjte se jeten e vete dhe ka bere te pa munduren per ta shpetuare ate si:Asim Budo,Luto Sadiku,Ismet Zervoi,Martin Bregu,Maksi Rexha,Skender Demollari,Bilal Sina, etj.Apo trima te tille si Niko Hoxha,Dhimitraq Robo etje, qe kane qendruare para vdekjes si askush tjeter,te qete,te prere ne marjen e dhenien e urdhrave,te sakte e me ze burreror pa ju dridhur asnje fije zeri.Por tregimi im nuk ka te beje me keta trima dhe te tjere si ata por me nje rast te ri midis Aviatoreve Shqiptare dhe atyre amerikane pas renies se komunizmit,ku behej fjale per dinjitetin e pilotit shqiptar.
Ne vitin 1994,ne Pranvere te atij viti,vijne ne Bazen Ajrore te Gjadrit nje delegacion i Aviacionit Amerikan,ne perberje te tyre ishin qe nga reshteri e deri te gjenerali i Aviacionit Amerikan.Pasi ata pane gjithcka ju servir e mori fjalen nje Gjeneral -Leitnant i cili midis te tjerave na tha:"Une e cmoj shume punen tuaj te madhe dhe kjo duket ne mirembajtjen kaq te mire te ketyre avionave te vjeter qe u ka kaluare koha.Me keta aviona ju nuk mund te beni lufte por...sidoqofte mbajini per te mos humbur shprehite luftarake te pilotave.Na thane se keni veshtiresi per pjese kembimi.Une di qe ne Ceki ka disa aviona si te tuajet qe i kane hequr nga perdorimi dhe mbase bejme gje per tua sjelle juve...".Te gjithe ne pame njeri tjetrin dhe keto fjale na cuditen shume.Ne prisnim qe ata te na ndihmonin duke na afruare aviona amerikane moderne me cmime te leverdiseshme.Vehten e ndjenim te fyre por nuk dinim se si te reagonim e c'pergjigje ti jepnim atij.Me ngushte e kishe Komandanti i Aviacionit Shqiptar,Kolonel Klement Aliko i cili i fyere rende nuk e mori fare fjalen e rastit por beri nje propozim te bukur tek Gjenerali Amerikan:
- Ne,z.Gjeneral mendojme te bejme dicka per ju,p.sh.nje demostrim luftarak a c'far ju do te pelqenit per te treguare se avionet tane nuk i kemi vetem per te ruajtur shprehite tona luftarake por edhe per te mbrojtur Hapsiren Qiellore Shqiptare? Armiq ka patur,ka dhe do te kete Shqiperia njelloj si Amerika derisa te ekzistojne...- Befas e nderpreu fjalen!
- - O.K.!Beni c'far ju pelqeni.
- - Po,ja te bejme dicka bashke...Ne t'ju "sulmojme" dhe ju te "mbroheni" duke na "asgjesuare neve"?- thote Kesi.(Keshtu thirret Klement Aliko nga te gjithe aviatoret).
- - Ide e bukur! Por..,jo ne mal,as ne lugine.Ne do pelqenim ne det...Kjo do te jete e lehte per neve t'ju "asgjesojme" dhe shume e veshtire per juve te "mbroheni." Ai qeshi.
- -Dakort!-thote Kesi.
Amerikanet me nje anije me paisje moderne interceptuese dolen ne detin Adriatik,diku midis Kepit te Rodonit dhe Gjirit te Shengjinit,atje befasia e sulmit ajror pothuaj se eshte 0.Mënjane eshte fushe e hapur dhe ne anen tjeter deti.Shqiptaret,te perfaqesuare nga vet Kesi dhe nje pilot i dyte te cilit nuk dua t'ja permend emrin per te mos e fyere ate publikisht,moren nje Mig-15,(avion i pare ne serine e MIG-ve) per tu treguare amerikaneve se "nuk eshte shpata e Skenderbeut ajo qe pret kokat e turqeve por eshte dora e tij e lavdishme..."
Beteja filloi.Mig-u ngrit nga Zadrima,mori drejtimin e Bushatit pastaj ktheu majtas sapa kaperceu malin e Rrencit,per te hyre ne luginen e Torrovices;mes malit te Kakariqit dhe atij te Rencit,me qellim per te mos u diktuare nga Amerikanet.Lartesia e fluturimit ishte teper e rrezikeshme,5-6 m mbi nivelin e detit.Ne Balldre avioni hyri ne luginen e Drinit dhe ne hyrje te qytetit te Lezhes mori rrjedhen e lumit,rrafsh me ujin,(me argjinaturen e lumit.) (Lartesia prej 5 m e poshte nuk tregohet ne instrumentin e avionit dhe eshte teper e rrezikshme per te fluturuare,bile eshte e ndaluare.) Pastaj avioni doli ne derdhjen e Drinit afer Tales rrafsh me token dhe u turr drejt armikut me nje befasi te pa besueshme duke derdhur mbi ate te gjithe "arsenalin luftarak." Ne ikje i ktheu gazrat e turbines duke u flakur ne det te gjitha kapelat e amerikaneve.Anija "u shkaterrua krejt" dhe shqiponja u kthye ne fole shendoshe e mire pa u diktuare nga "armiku."
Pas asaj qe ndodhi patem rastin te degjojme Amerikanet dhe tregimin e pilotit te dyte icili ne koefidence me tha mua:"Agim,une kam vdekur.Me beso qe kam vdekur.Cudi eshte qe te jem vertete gjalle.Kam pare plepa qe puthnin krahet e avionit,troften e Torrovices qe ngrihej si tym prapa nesh,ujen e Drinit qe bente dallge sikur ne te ishim motoskaf... dhe ne det thashe se hyme brenda....Me pas nuk kam pare asgje dhe mendoj se kam vdekur.Kesi eshte i cmendur!"
- Kesi eshte nje shqiptar i vertete!-i thashe atij frikacaku.
Ne mbremje nuk mungonin admirimi i hapur amerikan dhe habija e tyre qe; "Ne nuk kemi pare pilote te ketij kalibri! Tani mund tu them se ju mund te mateni me aviacionin me te fuqishem te Botes.Ne e kemi ditur qe nuk eshte faktori kryesor arma por krahu.Me kujtohet ne Vietnam,vietnamezet ishin superiore ne xhunglat e tyre me avionin Mig-15 dhe ne patem shume humbje ne ate kohe.Kur ata menduane te modernizohen dhe muarren nga Rusia avione te rinj Mig 19,atehere F-16 jone u be varrmihes i tyre."
Amerikanet shternguane duart edhe me pilotin e dyte pa e ditur se ai ishte i "vdekur."
17-Miqte e Larget
(Prapa Disqeve Fluturuese)
Nga Frank Scully
Ne 25 Mars 1948,radaret ne "Muroc Air Force Base" te Kalifornise dhe radaret e instaluare ne Kolorado, kapen ne te njejten kohe nje objekt ajror te paindentifikuare (UFO) mbi shtetin e Nju Meksikos,i cili ra poshte duke u perplasur me token.Aviatoret, pasi perdoren sinjalet e dhena nga tre radaret ne te njejten kohe, percaktuane ekzaktesisht vendin e ngjarjes,qe ishte 12 milje ne Lindje te Aztekut,Nju Meksiko.Ushtaraket lajmeruane menjehere autoritetet lokale per kete "katastrofe ajrore" dhe bllokuane zonen per ta siguruare ate deri sa te identefikohej se c'far kishte ndodhur atje.Gjeneral George C. Marshall dhe Sekretari i Shtetit Amerikan,urdheruane te behen kerkime dhe rezultatet te dergohen me njehere ne "Camp Hale" te Kolorados.Nje ekip ushtarak shkoi me elikopter ne vendin e ngjarjes menjehere.Objekti ajror i perplasur me token ishte si nje pjate gjigante metalike qe shkelqente si argjendi.Ky objekt ishte i pa demtuare fare me perjashtim te nje vrime te vogel ne nje nga dyerte e saj.Shkencetaret, duke perfshire Dr.Karl Heilandin e "School of Mines" te Kolorados,Dr.Horace van Valkenbergun e "University of Colorado" dhe Dr.Detlev Bronk, u takuane ne Denver dhe me helikopter shkuane ne vendin e ngjarjes.Udheheqesi i tyre qe Dr.Gee i cili i mblodhi ata rreth vrimes misterioze te hapur ne trupin e diskut fluturues.U munduane te zgjerojne vrimen por me kot.Trupi i diskut fluturues as nuk pritej dhe as nuk digjej me as njelloj mjeti toksor.Te gjitha perpjekjet shkuane kot per te pare se c'fshihej brenda ketij gjigandi fluturues.Pasi e vrane mendjen per shume kohe,shkencetaret rane ne ujdi qe shkaku i perplasje se tyre me token ishte perplasja me nje meteor brenda atmosferes sone.Nga kjo perplasje qe hapur edhe vrima ne trupin e diskut nga e cila ishte prishur me njehere raporti i komprimimit te ajrit brenda diskut dhe si pasoje shkaterrimi dhe djegija e gjitheckaje qe atje...
Ekuipazhi ushtarak perdori nje shkop hekuri te gjate qe e futen ne vrimen e hapur dhe filluane duke trazuare me te rreth e qark brenda.Kjo qe e vetemja gje qe mund te benin.Rastesisht shkopi goditi ne pultin komandues tek butoni qe hap deren dhe dera u hap...!Butoni funksionoi per mrekulli!Shkencetaret hyme brenda ne anije.Atje ata gjeten midis te tjerave edhe 16 kozmanaute nderplanetare te vdekur.Shkencetaret nxorren jashte te 16 trupat pa jete te "vogelusheve nderplanetare" dhe i shtrine ata ne toke prane anijes se tyre.Lekura e tyre qe e kafet nga djegija dhe ata,me gjithecka qe kishin brenda,qene djegur ne nje forme teper te cuditeshme dhe te njetrajteshme.Dr.Gee studioi trupat dhe pa se te gjithe i kishin dhembet komplet ne gjendje te mrekullueshme,mosha e tyre sipas Dr.Gee ishte nga 35 deri 40 vjet dhe po sipas tij, ata ishin banore te Venusit (Aferdites).Gjatesia e tyre ishte nga 36 inc deri ne 42 inc.Te gjithe ata kishin ne stomaqet e tyre biskota vafer dhe uje te rende qe peshonte dy here me shume se ky i tokes!Rrobat e tyre qene te forta dhe te pathyeshme.Permasat e anijes ishin;99.99 kembe e gjate,18 kembe hapsira e kabines,dhe 72 inc e larte.Ata gjeten shume libra te vegjel te mbushur me piktograma te ndryshme te pa deshifrueshme.Dr.Gee percaktoi qe anija ka fluturuare duke kercyere nga nje force e linjes manjetike ne tjetren,ekzistenca e atyre linjave manjetike shkonte ndermjet 1,257 cm/2. Anija dhe ekuipazhi u moren nga "Muroc Air Force Base",ku Presidenti i ShBA-ve, Eisenhower shkoi per ti pare "mysafiret" e larget.Me pas,ata dhe pjese te anijes se tyre u transferuane ne "Wright-Patterson Air Force Base" afer Deitonit, Ohio.Si perhere,Dr.Gee qe i privilegjuari qe te vazhdoje ekzaminimet e tyre si dhe te anijes tjeter (72 kembe i gjate) qe u perplas me von ne shkretetiren e Arizones po me 16 antare te ekuipazhit,te cilet vdiqen vetem kur u hap dera e anijes se tyre nga ushtaraket amerikane dhe ata u ekspozuane atmosferes sone vdekjeprurese.
Po nje disk tjeter fluturues u ul ne Paradise Valley, afer Phoenix, Arizona. Ky ishte i vogel,36 kembe i gjate dhe kishte vetem dy vete ne ekuipazhin e tij.Keta te dy,munden ti nxjerrin me nje kapsule hermetike gjysem te gjalle dhe ti dergojne ne... Zonen 51 (Top Sekret) ku jane edhe sot trupat e tyre.Dr.Gee i ka treguare keto hollesi rreth alienve,shokut te vet,miliarderit amerikan,Silas M.Newton dhe i ka dhene atij nje cope metalike nga disku fluturues.Silas ka qene nje naftetar i shquare i Amerikes qe zbuloi shume fusha naftembajtese me anen e mikrovaleve dhe po ky person ne 8 Mars 1950 ne "University of Denver" ka mbajtur nje ligjerate para studenteve ne lidhje me njeren nga katastrofat e disqeve fluturuese duke dhene hollesira.Po ashtu ai nuk nguroi ti jape nje interviste gazetarit Frank Scully i cili edhe ka shkruare nje liber "Behind the Flying Saucers",(Prapa Disqeve Fluturuese) qe u publikua ne Shtator 1950. Pjese nga e cila ne edhe kemi shkeputur.
New York,Shtator 1999
18-DREJT YJEVE
To the stars on Humanity's First Starship!
'Shoqata Humantare e Yjeve' me qender ne New York dhe me filialin me te ri ne Pogradec, ka vene nje shpallje per kedo qe deshiron te behet anetar i saj,duhet te dergoje prane kesaj shoqate nje foto te shoqeruare me nje mesazh shpejgues se kush eshte ai (ajo) qe t'i bashkengjitet ketij aktiviteti te ri njerzor si dhe DNA e tij (saj) te cilat do te futen ne nje 'shishe' dhe do te hidhen ne qiell te hapur jashte Sistemes Sone Diellore me qellim qe 'dikush' nga boterat e tjera ta gjeje dhe te lidhe miqesi me "X" apo "Y" e tokes sone! Mendohet se qeniet me te aresyeshme se ne qe do ti gjejne 'shishet' tona te 'shpetimit' dhe ata do te mund te ndertonin shembelltyren tone te plote,nje kllonim perfekt ne boten e tyre dhe me kopjet tona teper identike ndoshta nje dite do te zbrisnin ne token tone! Pra,me kete gje kaq te thjeshte ne nuk do te vdesim kurre por do te behemi banor i perjetshem i gjithesise!
Ju te dashur lexues, gjithashtu mund te dergoni edhe mendimet,deshirat,enderrat dhe porosite tuaja te vecanta pertej botes sone.Deri me sot jane grumbulluare mbi 4.5 milion njerez qe shishet e tyre 'vozisin' ne 'oqeanin e pafund' jashte Sistemes Sone Diellore.Bashkohuni dhe ju shqiptare ne kete Starship te ri dhe shpresedhenes.Ndoshta neser jashtetoksoret zbresin ne toke dhe ju kerkojne juve per t'ua realizuare deshirat tuaja nje me nje.Mos u habisni,mos nguroni dhe shpejtoni!Jo vetem Bota por edhe gjithe Yjet jane tanet!
Anija "KRUISE 2003" po pret mesazhin tuaj.
Shenim:Mesazhet,fotot,letrat,mendimet,deshirat dhe enderrat tuaja se bashku me DNA tuaj mund ti dergoni per lehtesi ne adresen e Koços ne Pogradec: KocoTepelena@yahoo.com
VI-Humoristike 19)Fshati qe ecen se prapthi
"Shkon per lesh dhe vjen i qethur."Populli
Te gjithe kishin vite qe shkonin mbrapsht ne ecje..Te gjithe fshataret e fashatit Mesmal ecnin mbrapsht dhe koken e mbanin prapa.Kurre ata nuk shikonin perpara dhe kurre nuk e dinin se ne bote ka qe ecin mbare! Do te befasoheshin kur nje dite nje vizitor i marre nga nje fshat tjeter fqinj,ne mos gaboj nga fshati Ship,vjen ne Mesmal duke ecur para.Te gjithe fshataret u befasuane dhe e quajten anormal kete njeri.
Kryeplaku i fshatit,Fatos Pioneri,i doli perpara duke ecur mbrapsht dhe ne emer te fshatareve te tij e pyeti:
-Kush ini ju qe ecni perpara si nje...?
-Une jam nga fshati juaj fqinj i jugut dhe me quajne Bato Plaku.Kisha degjuare per ju qe ecnit mbrapsht dhe mendova qe kete gje ta shoh me syte e mij.Me qe ra fjala,a mund te me thoni pse ju ecni mbrapsht kur tere bota shkon para?
-Une nuk e di se si shkon bota por di qe bota eshte fshati im dhe fashti im eshte shume i kenaqur duke ecur mbrapsht dhe na vjen cudi me ju se si nuk pengoheni qe ecni keshtu perpara?!
-Me vjen te qesh me te madhe por, kam frike se mos ju fyej juve, i dashur Fatos.Si mundeni qe ta vendosni veheten ne nje siklet kaq te madh duke shkuare vetem prapa?! A nuk u lodhet koka duke e mbajtur shtrember?Ja, ne jemi duke ecur dhe une nuk e di se si duhet te eci une dhe se si ta mbaj trupin e koken qe te bisedojme bashke? Me thuaj te lutem si duhet te qendroj prane jush qe te bisedojme?!
-Beni sic bej une i dashur Bato.
-Me duket mbrapsht.Nuk mundem.Por..
-Por...C'far?
-Une do ta mesoj fshatin tuaj te ecni si te gjithe njerzia,sic ec edhe une...
-Eshte e pamundur! Ju keshilloj te mos e beni ate sepse do te merziteni fshatin dhe do tu gjuajne me gure ose me keq...
U ndava nga Kryeplaku pa ja vene veshin keshillave te tij dhe fillova nga detyra.Grupin e pare qe gjeta ishin ca djem te rinj qe luanin futboll.
Ne momentin qe ata bene nje pushim te shkurter,une hyra ne bisede duke i sqaruare se ata mund te luanin me mire futboll duke ecur para...Pashe qe me degjuane me kenaqesi dhe me thane se eshte e veshtire por do ta provojme.
U drejtova kokat te gjitheve dhe i vura ne rjesht sa per fillim.
-Beni sic bej une,ja ecni keshtu dhe hodha hapin e pare...
Te gjithe levizen perpara me nje hap,pastaj hodhem hapin e dyte dhe me pas te tretin,te katertin....Po benim qindra hapa dhe mes te qeshurave qe na jepte kjo zbavitje e rralle per ata,ne filluame te ecnim vetem para.Puna ime po shkonte shume mbare dhe une isha shume i kenaqur.Pasi i instruktova se si duhet te vazhdonin lojen e futbollit duke levizur para por edhe prapa ne rast nevoje,u ndava prej tyre dhe shkova ne nje grup tjeter djemsh e vajzash qe ishin aty prane.Ne fillim te gjithe qeshen dhe me thane se eshte e pamundur por kur une fillova tu mesoj te ecin mbare dhe fytyren ta mbajne perpara,djemte dhe vajzat bene me kenaqesi c'far u thashe une.
Befas ne afersi ku ishim ne u dynden me qindra kafshe shtepiake qe ecnin mbare si une.Aty kishte qen,mace,lope,dhi,kuaj,gomere,mushka dhe dele.Prapa tyre,diku i fshehur,syri me zuri Kryeplakun.Vrapova drejt tij por ai po me vidhej,megjitheate e kapa dhe i thashe:
-Cjane keto kafshe? Kush i solli ketu? Ju lutem me ndihmoni ti mesoj te rinjte te ecin mbare dhe mos me pengoni! Askush s'me ka kapur me gure dhe te gjithe duane te ecin mbare,sidomos rinia!
-Bato! Bertiti Fatosi.Ne nuk jemi kafshe qe te ecim mbare.
Batoja u fut ne mendime dhe nuk qe ne gjendje ti jape nje pergjigje kryplakut.Vertete kafshet ecnin mbare si ai.Bato u vu ne krah te Fatosit dhe filloi te ece si ai,se prapethi...
Thone se Batoja shkoi mbrapsht ne fshatin e tij dhe thone po ashtu se edhe fshati Ship ecen mbrapsht sot.
20)Si rrojne bashke burre e grua?
Krijuesi harxhoi te gjitha materialet kur beri burrin dhe po mendohej se me c'far ta gatuaje gruan.Pernjehere i erdhi ne mendje nje ide e bukur,ta beje gruan sa me te kendeshme ne syte e burrit dhe per kenaqesine e tij mori rrotullimin e henes,tundjen e llastarit,dredhjen e dredhzes,hollesine e kallamit,celjen e luleve,shkelqimin e djellit,embelsine e mjaltit,lotet e reve,padurimin e eres,butesine e qengjit dhe te maces,friken e lepurit,mbreterine e tigrit,ngrohetsine e zjarrit,ftohtesine e debores,gugatjen e guguceve,imitimin e papagallit,ndrrimin e reve dhe qendresen e maleve dhe me te gjitha keto, beri gruan dhe ja dha burrit.
Nuk kaloi asnje jave dhe burri erdhi tek Krijusi dhe i tha:
-Krijues i dashur.Ajo qe me ke dhene ishte e mire vetem naten e pare pastaj ma ka nxire jeten.. Te lutem merre prape,nuk e dua me.
-Pse c'far te ka bere?
-Me gacmon shume,flet pa pushim,kerkon shume salltanet e perkujdesje,pothuajse me ha te gjithe kohen me gjera se koti dhe cirret ore e cast.
-Dakort.Une do ta marr por mos hajde ta kerkosh prape.
-Jo,- tha burri dhe pasi ja dha u largua.
Nuk kaloi asnje jave dhe burri erdhi perseri te Krijuesi dhe i thote:
-Te lutem o Ate me fal.Nuk mund te rroj dot pa te.Vertete eshte shume e bezdishme por ama s'me le shkrete dhe une engledisem nga pak dhe kenaqem shume kur shkojme te fleme...Ishte kaq e embel sa...S'di si te them..Ajo qeshte shume,luante me mua,me puthte si askush,ishte shume e bukur per tu pare dhe e bute per tu prekur...
-Dakort! Ti do ta marresh por mos hajde tek une perseri !
Zori e mbajti burrin te mos e kthente qe naten e dyte por pas tre javesh nuk duroi dot dhe shkoi ta dorzoje njehere e pergjithemone:
-O Zot,nuk mundem te rroj dot me te.Ma nxiu jeten.Nuk e dua kurre ! Merre per fare!
-Jashte prej meje o njeri se edhe ti u bere i padurushem tek une ! Mbaje gruan se vete me the qe se sjell me ...
-Thashe se eshte e mire dhe s'rroj dot pa te por edhe nuk rroj dot me te...
-Shume mire.Shko ne shtepi dhe keto gjera zgjidhini bashke...Kur te duhet mbaje dhe dhe kur te merzitet ndaje.Ketu mos e sill me! Kuptove?
Qe atehere ka ngelur qe te gjithe burrat i ndajne dhe i marrin sa here te duane grate.Sepse s'mund te rrojne dot me GRUAN por as qe mund te rrine dot pa GRUAN.
New York,2000
VII-Te Tjera
21)ORTAKJA
O Zot sa u tremba! Sa vuajtje i shkaketova vehtes! Sa e tmerreshme te dublosh ose te triplosh vehten! Njelloi si nje superkllonim human ku vjen "pjella" jote qe eshte me intelegjente,me e bukur dhe me e zonja dhe te ze vendin tend! Te merr gjithecka qe ti ke krijuare me mund e djerse per tere jeten dhe te thote:"E dashur ‘Origjinalja’ Ime,te lutem largohu nga shteipa jote,nga familja jote,nga jeta jote...sepse gjithecka,tani e tutje me perket mua kopjes." Keshtu me ndodhi dhe mua kur krijova Henen,ortaken time,qe ua paraqita miqeve dhe shokeve te mij ne internet duke u thene se “Hena eshte mikja ime me e ngushte “ dhe ajo nuk ishte gje tjeter vecese fantasia e imagjinates sime,pra isha vete une.
Hena ime e dashur,pasi e futa edhe ne shtepi, u kthye kunder meje me tere arsenalin luftarak dhe tere fuqine e saj per te me hequr qafe!
Zemra me hidhej me vrull dhe djerset e sikletit te madh po krijonin pellgje uje...Bertisja si e marre me nje ze qe me ishte mbaruare dhe qe askush nuk mund ta degjonte.Kerkoja ndihme dhe askush nuk me perfillte,askush nuk me shikonte,bile edhe burri im me femijet e mij ishin shume indiferent ndaj kesaj gjendje makabre qe mua me kishte pllakosur.Po jetoja makthin e nje vepre qe e kisha bere vete...Po me vriste kopja ime qe te jetonte ajo!
- Degjo ti shtrige,- do me thoshte Hena,ortakja ime ne internet- ti duhet te ikesh nje sahat e me pare nga kjo shtepi!
Ktheva syte nga burri dhe ai ishte dakort me Henen.Pashe femijet e mij;Diellen dhe Yllin,edhe ata s,me njihnin per nenen e tyre!
- Po ti je burri im dhe keta jane femijet tane,ne bashke i kemi bere,si po me perzini keshtu?! Kjo femer qe eshte ketu nuk eshte gje tjeter vecese nje femer rrugesh qe nuk ju do juve sic u dua une dhe nje dite mund tu perzeje edhe juve! Si po me braktisni keshtu?! Une jam gruaja dhe nena juaje e vertete.
- Jo,ti nuk je nena ime e vertete.Hena eshte nena ime.- U hodh vajza ime e shtrenjte.
- Largohu nga shtepia e jone.-Do te me thoshte edhe Ylli,djali im si yll i vertete.
- Zhduku pa lajmeruare policine! - Do bertiste burri im i shtrenjte.
Hena,lavirja Hene do te zbardhete dhembet e kenaqur dhe do te bente nje xhest qe do te thoshte "akoma s'ke shkuare?"
O zot,c'po ndodh keshtu?! Te lutem me ndihmo.Jam ne enderr apo eshte e vertete qe mua po me braktisin femijet dhe burri per nje lavire qe une e solla ne shtepi si ortaken time per ta patur shoqe dhe mike ne "betejat" qe vete i krijoja dhe vete i fryja neper faqet e internetit e sidomos neper listat shqiptare.Tani kjo lavire, pasi shtiu ne dore burrin me mashtrim e lajka,ka bere per vehte edhe femijet e mij dhe une jam e huaj ne shtepine time! Ja dhashe te qaret me denesa.Mes ngasherimeve te mija degjoja te qeshurat sarkastike te burrit dhe femijeve qe ne korr me Henen gajaseshin me hidherimin tim!
O Zot ku je? Je apo nuk je me te vertete? Si e duron kete padrejtesi?! A nuk e shikon se une jam gruaja dhe nena e vertete ne kete familje?! Ku eshte drejtesia jote? Te lutem,nese je vertete,mos me ler te vuaj keshtu,zemra po me cahet nga padrejtesia dhe fyerja qe me behet nga njerzit e mij me te dashur ne bote,mua qe jam gati te vdes per lumturine e burrit dhe femijeve te mij.Te lutem o Zot me jep kurajon ta sqaroj kete mesele te hidhur qe nuk po me shkaterron vetem mua por edhe familjen time te shenjte.Te lutem.Te lutem.Te lutem...
Mes loteve dhe lutjeve te mija po degjoja puthje me afsh dhe te qeshura.I fshiva lotet dhe pashe se Hena me burrin tim po putheshin per shtate pale qefe.Femijet e kenaqur shkonin tek preheri i Henes dhe ledhatoheshin si dy kotele tek macja e tyre.Nuk durova me por u turra ne paradhomen dhe kerkova celsin qe hap kasaforten ku burri mban nje revole pa leje,e gjeta dhe mora sa kaq revolverin,e mbusha dhe e drejtova nga ortakja qe me shkaterroj jeten.Nuk u mendova fare dhe e shkreha drejt e ne koken e saj,pastaj ja mbajta burrit ne lule te ballit dhe me pas ju drejtova femijeve qe ishin strukur prapa trupit pa jete te Henes dhe me luteshin te mos i vrisja,Dora po me dridhej dhe zemra me rrihte sikur do fluturonte jashte kraharorit.Ndrova mendje.Tyten e revolverit e vendosa ne temthin e djathte te mendjes sime dhe pa menduare e zbraza...
"Mami,mami,mami..." degjova zerat e femijeve te dashur dhe me pas zerin e tim shoqi :"Zgjohu Mamica! Te lutem zgjohu!"
Hapa syte."O Zot! Shyqyr qe paskam qene ne enderr," - thashe dhe u turra ti mbeshtjell rreth vehtes burrin dhe zogjte e mi te vegjel.I puthja pa pushim dhe thosha:"Ishte enderr! Ishte enderr!" I shtergova fort ne gjoks te tre dhe mundohesha qe ti mbuloja si ajo kllocka zogjte e vet kur dikush i sulmon.
22)PER NJE CAST....
Thone se koha punon njelloi per te gjithe.Une mendoj qe jo.Koha eshte kaq e ndrysheme ne njerez te ndryshem sa nuk mund te krahasohet ne asgje tek njeri tjetri.Ja per shembyll,marrim nje cast ne tere boten.C'far ndodh ne bote brenda nje casti?
Njeri lind,njeri vdes,njeri bie te fleje pa ngrene dhe njerit i del gjumi nga te ngrenet e tepert.Njeri hap nje kanal dhe mendon:"Si nuk kalon hic kjo kohe!" Tjetri ne krahet e se dashures mendon:"Si kaloi kaq shpejte kjo kohe!" Njeri vjedh dhe tjetri vidhet.Njeri vret e tjetri vritet.Vjerra i thote nuses:"Plac!" dhe nusja i thote vjerres:"Ngordhesh!" Dy kunata i shesin mend njera tjetres:"Une jam me e mire se ty,-thote njera dhe tjetra ja pret,- Prandaj po ta varin kaq shume ty!" Dy deputete shqiptare zihen me grushta dhe nje deputet tjeter thote:"O behem president i Shqiperise o vdes!" Nje shqiptar i thjeshte mendon:"Mire sot u dhashe kalamaqeve te hane,po neser?"
7 vete vriten ne Kashmir dhe 10 ne Palestine.Nje avion rrezohet me 300 vete dhe nje qind makina shkapeten ne nje cast duke vrare 200 vete.Ne nje sekonde Italia i ben gol Meksikes dhe vazhdon turin tjeter dhe Argjentina me Francen shkojne ne shtepi per nje cast te gabuare.
E c'far nuk sjell casti? Ate qe sjell casti nuk e sjell as dita.
Per nje cast Bin Ladeni vrau mbi 3.000 vete te pafajshem qe shikonin punen e vet dhe kete e beri ne emer te Zotit!
Per nje cast njerez te ndryshem kane mendime te ndryshme;ushtari mendon te vrase sa me shume armiq,doktori mendon 100 semundje te shumellojshme,avokati 100 genjeshtra te ndryshme ne emer te ligjit,mesuesi si te kape ne gabim nxenesit,gruaja si ti prishi parate dhe burri si ti shtoje ato.Bin Ladeni mendon te vrase 6.000.000 amerikane dhe amerikanet mendojne ta kapin te gjalle Bin Ladenin,femra mendon mashkullin dhe mashkulli mendon femren,shqipetaret enderrojne si te hyje ne Europe dhe daneziet mendojne si te dalin prej andej,Nano mendon te behet president dhe presidenti mendon si ta heq qafe Nanon,nje deputet shqiptar mendon si ta genjeje elektoratin dhe elektorati mendon si te jape edhe jeten per deputetin,Sali Berisha mendon si tja marre pushtetin Fatos Nanos dhe Nanoja mendon si ta zhduke nga faqe e dheut S.Berishen,qeveritaret mendojne si ta vjedhin popullin dhe populli mendon si te shpetoje nga vjedhja duke mbeshtetur vjedhesit...........E keshtu e tere koha eshte e bere nga keto caste qe...............bejne jeten tone.
E shikoni sa e ndryshme eshte koha ne njerez te ndryshem?!
Lezhe,1994
23)BARDHI
Burim frymezimi per te treguare kete ngjarje u be shikimi i nje videokasete personale te Ermalit qe u kthye nga Greqia, te cilen e shoh shpesh kur jam i merzitur ose i lodhur dhe pas shikimit te saj gjallerohem megjithese mallengjehem shume por edhe ndihem krenar qe jam shqiptar.
E gjithe kaseta eshte regjistruare siper ne Akropoli Grek dhe poshte tek kembet e tij ne Tavernen "Rondo."
Tre djem te rinj shqiptare te moshave 20,21 dhe 25 vjet,Ermal B.,Orges A.,dhe Bardhi V.,jane protagonistet e kesaj vdiokasete,vecanrisht Bardhi eshte personazhi kryesor qe me beri ti shkruaj keto pak fjale.
Qe ne fillim del Bardhi,nje djale i gjate dhe i bukur duke recituare vargjet e Naim Frasherit "Bageti e Bujqesi" dhe Ermali me Orgesin duke bere nje melodi te bukur me goje..........Ne fund te recitimit duartrokitje te fuqishme nga greket per te tre djemte shqiptare qe qendronin ne shkallet e Akropolit ne nje nate Shtatori te vitit te 2001.Kalimtaret qe ngjiteshin apo zbrisnin shkallet ndalonin per te pare kete shfaqe te improvizuare nga tre djem teper te kendshem.Bardhi i shkathet jua perkthente vargjet e Naimit ne greqisht dhe greket e duartrokisnin.
Ngjitja e djemeve vazhdoi derisa arriten ne maje te kodres ku gjenden monumentet antike te Akropolit Grek.Atje kishte shume vizitore megjithese ora qe 12 e nates.Papritur Bardhi shkon dhe duke u kacavjerre hypen ne nje obelisk modern kushtuare Akropolit.Prej andej fillon te flase greqisht dhe shqip me nje ze kumbues dhe te fuqishem.
-Athinas! Une jam Bardhi nga Shqiperia qe ju me quani Sokrates! Ju falenderoj per kete emer te ndritur qe me keni vene.Une e meritoj ate plotesisht se edhe Sokratesi i vertete besoj se ka qene si une "shqiptar i greqizuare",(keto tre fjalet e fundit i tha vetem ne shqip.) Nuk e kam per mburrje por dua te jem i sinqerte me ju qe asnjehere s'keni qene kaq te sinqerte me kombin tim....sac ini ne keto momente te veshtira qe ne shqiptaret kalojme.Zoti ua shperblefte sipas zemeres!
-Degjoni dhe mos thoni kurre se nuk me keni degjuare.............o athinas! Une jam Bardhi i bardhe si vete kombi im.Une nuk jam "i zi" sic mund te me quajne disa nga ju.
"Fjalimi" i tij me nje timber te vecante te jepte pershtypjen e nje fjalimi antik si vete vendi ku ai po fliste.
-Athinas te lavdishem jo me shume se kombi im.Ju dua shume se ini shume te ngjashem me mua.Edhe ju me doni shume se kujtoni se jam si nje pjese e juaje.... Ne te gjithe jemi marres te lavdise se njeri tjetrit...
Nderkohe mbriti policia greke qe i dhane shenje te te zbriste dhe Bardhi shume shpejt zbriti ne toke dhe ju drejtoi duarte policeve qe ti vinin prangat dhe per cudi ata ja vune ato me njehere.
- Mos u merzitni o njerez te mire se edhe une jam i mire.Shume shpejt,ndoshta pas 10 minutash policia do ta shikoje qe ka te beje me nje shqiptaro-grek te ndershem dhe do te me liroje. Nderkohe i afrohet nje polici grek dhe e puth ne faqe.
Me qe ishte ne pantallona te shkurtera dhe lakuriq ne mes e siper,polici e pyeti per rrobat.
-I kam poshte tek disko "Rondo"....- I thote Bardhi.
Policet,Bardhi ne mes,shoket e Bardhit;Ermali dhe Orgesi dhe pas tyre,shume dashamires greke te shqetesuare per fatin e Bardhit zbriten poshte tek Disko "Rondo". Atje defrehej rinia dhe posa e pane Brdhin te gjithe shkuane dhe pyeten policet se cfar ka ndodhur.Policet i hoqen prangat Bardhit dhe i dhane urdher te vishej.Ndrekohe muzika e gateshme luajti ate pjese qe Bardhi e kercente shpesh ne kete lokal dhe te gjithe dike ju lutur policeve qe ta linin Bardhin te kercente.Bardhi beri nje miratim me koke dhe pa pritur lejen e policeve filloi te kerceje shume bukur dhe te kendoje nje kenge greke.Ambienti ishte shume i elektrizuare dhe ne kerceim u hodhen edhe shoket e Bardhit se bashku me ata edhe disa te rinj greke.Bardhi perdridhej dhe binte ne toke ne ure duke bere edhe vertikale si nje mjesher cirku....Muzika ritmike i beri edhe policet greke te tundeshin ne vend.
Nje polic, dicka i tha Bardhit dhe Bardhi Komik me ate zerin e forte ju pergjigje shqip:"Edhe kete e paskeni marre vesh?!"
Keto fjale me kujtuane mikun tim Arben Dervishi ne Estraden e Korces ne rolin "Emigrani Shqiptar ne Greqi" kur zonja e shtepise greke e pyet:
- A te bej edhe nje pyetje allvanos?
- Si jo zonje,me gjithe qef.
- Po ja mor djale....Me te degjuare e kam...sikur...,sikur ju allvanoset keni edhe nje si fare bishti nga mbrapa? Me fal se me te degjuare e kam.
- Edhe kete e paskeni marre vesh?!
Greket qe nuk kuptonin shqip, kerkuane sqarim dhe Bardhi i papertuare ua tha edhe ne greqisht por ata meqe nuk e dinin kuptimin e ketyre fjaleve duartrokiten ashtu kot..........atehere Bardhi filloi te recitoje vargje te improvizuara ne cast qe i shkriu me muziken greke:
Duratrokisni per "bishtin" tim
qe eshte "bisht" nga Shqiperia.
Qe nga mesnata deri ne agim
gajaset me mua grek-mavria... !
Humori ironik shqiptar dhe muzika greke vazhdojne gjate ne tavernen "Rondo" ne kembet e Akropolit Grek qe vertete gajaset i kenaqur nga Bardhi,shqiptari i ri;Sokratesi Shqiptar.
24- SOLONI*
Mbreti i Sardit,Krezi (mbreti i nje ishulli grek) e ftoi Solonin per vizite ne "parajsen e tij." Nese Soloni nuk do te qe shume i mencur atij do ti ngjante sikur nje cobani nga Mali me Gropa para disa vjetesh, qe s'kishte pare kurre qytet dhe qyteterim,dhe nese ai do te shkonte per here te pare ne Tirane,çobani do te merrte per det c'do lume qe do ti shfaqej rruges,dhe c'do banor i Tiranes do ti dukej nje mbret!
Soloni e pranoi me shume kenaqesi ftesen e tij pa e ditur qellimin e mbrapsht te Mbretit Krez.Per ta pritur i dolen para shume oborrtare te Krezit qe ishin veshur me rroba shume te shndriteshme lara-lara dhe shume te kushtueshme,me kuaj te mbuluare gjithashtu ne sixhade persiane dhe ar e argjend.Te gjithe shoqeruesit ecenin ne menyre solemne duke e mbajtur vehten ne nje madheshti hije rende.Soloni,ne fillim i ngjau si atij bariut shqiptar nga Mali me Gropa.Ai po mendonte se c'do njeri prej atyre shoqeruesve ishte Krezi!!Por e permbajti vehten.Heleni Solon, i veshur me rroba te thjeshta dhe me sandale,ecte kok ulur dhe me hapa te rregullt pas ritmit te hapave solemne te shpures qe i hidhenin hapat sipas ritmit te nje daulleje.Me ne fund e shpune tek Krezi i cili qendronte ne nje fron sikur te kishte qene Zeusi ne toke!Gjthecka per rreth ishte veshur ne ar e argjend dhe gjithekund shiheshin njerez qe rrinin si te ngrire.Çupa shume te hijshme kercenin gjysme lakuriq ne nje vend te ngritur dhe te shtruare me qilimat me te bukur qe Soloni nuk i kishte pare kurre.Sendet qe gjendeshin atje ishin punuare me mjeshteri te rralle dhe te linin me goje hapur.Shandane argjendi me qirinj ngjyra ngjyra vareshin gjitheandej.Nje pizge e embel binte prane veshit te Soloni dhe dukej sikur e ftonte ne vallezim.
Syte e Krezit ishin drejtuare vazhdimisht tek Soloni per te pare se c'far pershtypje do ti linte ky salltanet kaq i madh "njeriut me te ditur te Athines." Soloni,per cudine e tij,nuk e tregoi fare habine e tij dhe dukej shume i qete dhe pa asnje hutim.Ai I sigurte u drejtua drejt "Zeusit:"
- Miresetegjeta!
Krezi ndihej shume i fyere.”Si ka mundesi-mendonte ai- qe ky njeri nuk u mrekullua aspak nga gjithe keto gjera te bukura qe nuk i ka askush ne bote!!” Dukej ashiqare qe Soloni i precmonte te gjitha keto sa kishte pare!Per kete ai urdheroi qe mysafirit ti tregoheshin te gjitha thesaret dhe te gjitha orendite e tjera shume te kushtueshme.
Sipas natyres se Solonit,ai nuk shikonte kurre sendet por njeriun,vetem tek njeriu ai e gjente madheshtine ose shpirtvogelsine,atij nuk i hynte asgje ne sy pervec shpirtit njerzor.Ai dinte ta vleresonte njeriun si askush ne bote.Megjitheate Soloni duroi dhe i pa te gjitha ato qe ja serviren te cilat,’gjerat pa shpirt” sic thoshte ai, e mbushen me percmim.Me ne fund e shpune tek Krezi.
- I dashur Solon.A ke pare njeri tjeter me te pasur dhe me lumtur se mua? - e pyeti Krezi.
- Po,kam pare Telin nga Athina,- qe pergjigja e shpejte e Solonit.- Dhe vazhdoi - Teli rrojti si njeri i ndershem dhe la pas bij shume te mire.Ai rrojti pa ndjere asnje mungese dhe e mbylli ate duke luftuare dhe vdekur per Atedheun.
Krezit po i dukej shume i cuditshem Soloni dhe shume i trashe.Si ka mundesi qe e quajne 'njeri te ditur' kete teveqel? Pyeste vehten Krezi.Si ka mundesi qe nuk i hyri hic ne sy gjithe kjo pasuri qe une kam!! Mendonte ai.Ne keto mendime e pyeti perseri:
- A ka njeri tjeter pervec ketij Teli?!
- Po,kam njohur dy vellezerit Kleobi dhe Bitoni,- qe pergjigja e Solonit.-Ata,- vazhdoi Soloni - ushqenin nje dashuri te madhe per njeri tjeterin dhe per nenen e tyre.Nje here kur ata pane se qete qe terhiqenin karrocen me nenen e tyre po ecenin shume ngadale,hyne vete nen zgjedhe dhe e shpune nenen e tyre ne kohe para Tempullit te Heres midis duartrokitjeve dhe levdatave te njerzeve qe krenoheshin me kete nene qe kishte djem kaq te lavdishem e te mire!Edhe nena e tyre ishte shume krenare per djemte e saj.Kur mbaruane te gjitha cermonite e fijimet ne Tempull,djemte rane te flene.Te nesermen ata nuk u ngriten me,kishin dhene shpirt pa u ankuare per dhimbjet dhe lodhjen e madhe.
- Po mua,nuk me ve fare ne radhen e njerezve te lumtur? - Qe pyetja e pa durueshme e Krezit.
Soloni e pa gjate dhe pa fshehur asgje i tha ne menyre te cilter:
- Perendite o mbret i lideve,na dhane ne athinaseve gjithecka me mase;pa patur mangesi por edhe pa tepri,kjo eshte aresyeja qe ne kemi nje aresye te ndrojtur dhe popullore por jo mbreterore dhe lartesore sic e keni ju.Ne kuptojme fare mire se jeta eshte plot tallaze dhe jo e shtruare si qilimat e tu ku gjithecka duket se rjedh vaj...po qe nuk eshte ashtu...Neve s'na rritet mendja persa kemi dhe lumturine e vleresojme si dicka relative qe here duket e here zhduket...,here vjen me pikatore dhe here vjen me gryken e nje lumi...,por mbi te gjitha ne lumturohemi kur ai qe jeton "poshte" nesh eshte i lumtur dhe na do neve qe jemi "lart" tij.
Me kete dua te them qe 'i lumtur eshte vetem ai qe tere jetes,qe nga lindja deri ne vdekje ka te njejtin fat dhe begati.' Ne jete,neve nuk na lejohet te shpallim fitues te lumturise ata qe na rrethojne sepse ne akoma jemi ne gare si ai atleti qe s'ka mberritur akoma ne finish.
Krezi u merzit kaq shume nga keto fjale sa e perzuri kete njeri te cuditshem dhe mos mirenjohes por te sigurte ne c'ka thotshte.
Soloni, me torben ne krah,shkoi nga kishte erdhur.Rruges ai takoi Ezopin,fabulistin e madh,i cili edhe ai kishte qene tek Krezi dhe kishte marre vesh gjithecka.Ezopit nuk ju durua ti jape nje keshille:
- O Solon,me mbreterit eshte mire te mos flasesh fare ose nese don te flasesh,fol sipas oreksit te tyre!
- Jo i dashur Ezop.Me mbreterit eshte mire te mos flasesh fare ose fol sic eshte per te folur,- ja ktheu Soloni.
Krezi,pas njohjes me Solonin e perbuzte ate dhe kudo fliste keq.
Ne ate kohe Krezi ishte ne lufte me Kirin e Persise.Ne nje nga ato beteja ai u mund dhe u kap rob nga Kiri i cili e denoi me vdekje ne turren e druve te digjej i gjalle.Ne syte e tere mbreterise se Kirit dhe ish mbreterise se tij,Krezi u lidh ne turren e druve.Para se ti vinin zjarrin ai bertiti shume fort tre here:"SOLON!" "SOLON!" "SOLON!"
Kiri qe e degjoi kete emer dergoi nje roje te pyeste se c'far ishte ky SOLON,perendi apo njeri.Pergjigja e Krezit ishte:
- Ky njeri ishte nje nga te diturit e heleneve,qe dikur une e pata ftuare te vinte tek une qe te mesoja prej tij ato gjera qe me duheshin,dhe me qellimin tjeter qe kur te kthehej ne Athine te shpallte madheshtine time,lumturine time...,por qe me la shume te zhgenjyere sepse ai me tha qe lumturia nuk qendron ne pasurine e madhe por ne zemren dhe fatin e njeriut e cila me solli nje permbysje te madhe dhe shkaterrim ne zemren time...sepse une ndihesha shume i lumtur pasi kisha gjithecka dhe nuk me mungonte asgje...Por...,tani e kuptoi qe ai ne ate kohe kishte parashikuare edhe kete fat te hidhur qe une po heq sot...Ai me pat bere thirrje qe atehere qe te permbahesha e te mos rrembehesha ne euforine...e atyre gjerave qe gezoja sepse do te vinte edhe kjo dite e sotme...Pra,asgje spaska te sigurte jeta.Une kenaqesha dikur kur armiqte e mij i digjeja te gjalle si ju mua sot ....
Keto fjale roja ja shpuri Kirit,mbretit persian dhe ky,me i zgjaure se Krezi,kuptoi pendesen e tij tek Soloni i vertete dhe ndjeu meshire...,prandaj jo vetem qe e liroi Krezin por edhe e shperbleu per kthimin e tij ne dinjitet para nje njeriu si SOLONI te cilin dikur me mendje te shkurter e urrente.
• Solonin ne e njoihm si i pari burre shteti dhe filozof qe vuri themelet e rendit skllavopronar dhe shteteror ne Athinen e lashte duke shkaterruare rendin e aristokracise fisnore.
Soloni ka jetuare afersisht ne vitet 638-559 para Krishtit.Jeta dhe vepra e tij eshte nje jete mbreselenese dhe plot emocione te kendeshme.
25-Nje Leter per ne Ameriqi
Kollozhek,dita e deshmores Tatiane,Dardhe me 1930
I dhemcur Todo!C'do dite i bej duva Zotit qe ti te jesh mire.Selam te
bejne te gjithe fshataret.Mora karten tende dhe u gezoc shume.Pa le
sa u gezuac kur pashe edhe kadron tende ku kishe dale me ate
francexken e bukur.Sa je rritur o Todo!Ne kemi ngelur sic na le.Une
vazhdoj te kullos dhite dhe kam marre edhe keckat e tua e zbres
poshte deri afer Gurit te Capit atje tek lendina e Pashos te kujtohet
vendi ku luanim?Sa na ka zene malli te vinje edhe njehere dhe te
rokeshim neper lendinat...
E di ti qe me pyet edhe Maria e Vasos? Sa e bukur qe eshte bere kercurja o Todo!
Kur i tregova kadron tende me tha:"Kush eshte kjo?" Per ate
francenxken e bukur.Une i thashe nje shoqe e tij e punes.Ajo me tha
se kane dale si burre e grua.Po ku di ajo sec eshte Ameriqia o
Todo.Nese do ti shkruash gje ma dergo mua se ja jap.Ti e di se ajo te
do ty akoma.
Neneja jote po i mban akoma ato rrobat tende prej shajaku qe vishnje
kur qe ftohte.Une i thashe "jepja nonje fukarai se s'ti vesh Todoja
me" por Plaka u terbua fare.Ajo ruan edhe kerraben tende,thuaji te ma
jape mua se ti kurre s’ke me mbajt.Ti je bere Ameriqan o Todo.Dukesh
ne kadro,s’je me per krabe.
Ne pyec per te rejat e fshatit kete jave martuame Fanin e Ngjelos dhe
ja kemi shpene gjym.Une per vhten time u bera xurxull...Fani na kish
mbushur edhe dy kuthka me turshicka, tabakate me vere vinin e
shkonin,pastaj ja nisem me valle sa u shkunden qeramidhet e
shtepise.Kishim edhe ca prej Korce po keta nuk dinin nga vallet
tona.Qe edhe ai teknefezi qe ti e rrahe ne Varri i Cobanit a te
kujtohet.Ata luanin valle qe i thone 'Dene’ dhe plakat i thone ‘Barka
me Bark!’ Te kujtuame shume here ty dhe une pija per shendetin tend sa
here.Ti e di se si e bejme ne fshataret kur veme ne dasem,e bejme
thallasa fare.
Ne dasme qe edhe prifti dhe na tha se "shume shpejt na harroj
Todoja."Une i thashe se Todo eshte bere Ameriqan dhe u qytetrua ne
Ameriqi. Ai perseri nguli kembe qe tine ti besh nje karte.Kujtojne
fshataret e gjore se ti je akoma ai Todo qe u ruaje keckat! Me thuj te
drejten a ke ndryshuare o Todo? Plas te di te verteten!
Me dhemcuri shoku jot Vaso. Te lutem mos ma mbollis karten.
26-“Armiq te Popullit.”
kulaku
Rrija nje dite ne nje bar - kafe me nje mik nga Kosova qe shoket ne Brooklyn e therresin Nik dhe ju luta te me tregoje ndonje episod nga lufta e fundit ne Kosoven Martire.Ai nuk u mendua gjate dhe me tha:"Ne,te gjithe njerzit jemi per dite ne lufte,por sidomos ne shqiptaret jemi ne nje kasapane te tmerreshme lufte! Nuk eshte vetem serbi armiku jone por mbi te gjitha ne shqiptaret jemi armiqte me te medhenj te vehte - vehtes."Ai ndali nje hop dhe e pashe qe desh te nxirrte ndonje duf per ndonje shqiptar dhe prita.Niku u mush thelle me fryme dhe e vazhdoi biseden por nuk doli atje ku une e prisnja:
"Te rralla jane kafshet qe brenda gjinise se vet luftojne kaq me terbim me njera tjetren sa qenia me e larte e shkalles se zhvillimit,njeriut.Njeriu e ka vrare njeriun dhe e ka ngrene.Njeriu e ka mbytur,e ka pushkatuare,e ka therur,e ka rjepur,e ka coptuare,e ka torturuare....njeriun me nje urrjtje qe as nje kafshe s'mund ta kete patur gjate sulimit te saj kunder nje specie tjeter dhe jo kunder lloit te vet! Ushtria e te vrareve nga dora e njeriut eshte me e madhe se ushtria e te vdekureve natyrale qe nga koha kur eshte krijuare njerzimi madje kjo eshte pershkruare bukur ne Bibel qe tek dy vellezerit e pare te erdhur ne kete toke;Abelit dhe Kahinit,femijet e Adamit dhe Eves.Kahini e vrau vellane e vet vetem per haset dhe ambicje pasurie.Ne kete rruge ka ecur njerzimi qe nga ajo kohe,ku vellai do ta vriste vellane per nje cope toke,per nje peme,per nje ferre,per nje femer,per nje nje leke,per nje veze....Une rri dhe mendohem,sjell ne syte e mendjes ndeshjet e gladiatoreve ne Rome dhe turmat e njerezve te irrituara qe bertisnin ne shumicen e rasteve "vrite!" "vrite!" Spektatatoret ndienin kenaqesi vetem kur te shikonin gjak njeriu dhe shuarjen e jetes se tij...Vetem keshtu c'faqja ishte e plote dhe kenaqesia e madhe...Askush nuk mendonte se ajo jete qe fikej ishte e njejte me jeten e atyre qe bertisnin "Vrite!" Por,a ka ndryshuare njerzimi qe nga ajo kohe?Aspak.Edhe sot njerzit i kane gladiatoret e tyre dhe kenaqen kur shikojne viktima..."
Ai ndali perseri dhe une ngela pak i cuditur,mu duk sikur kishte mllef per te share vetem shqiptaret por perseri u kthye tek i gjithe njerzimi! A te jemi te gjithe njelloj ne ligesi?!
Une ju pershtata Nikut ne ato mendime por, me idene qe do ti kthehemi perseri botes tone shqiptare.Ashtu kot nxorra keto fjale per ta pershtatur biseden e tij:
- Bota eshte e gjakosur rende nga njeru dhe renkon me shume se kurre sot!
- - Lere boten, - me tha, - por fol per vehte!
- - Po une po pres nga ty...?!
- - Pse ju ne shqiperi nuk keni patur armiq dhe bile me te rrezikshem se sebet?
- - Po kemi patur,por,...ne kemi qene te lire prej shume vitesh..
- - Ju te lire?!
Nuk fola.Gabova.Vertete ne nuk kemi qene kurre te lire.Nuk kishim armiq te jashtem si kosovaret por,ne në Shqiperi, ne shqiptaret, ishim dhe jemi akoma armiqte me te medhenj te vehtes sone.Me erdhi frymezimi.Mu kujtuane shume ngjarje te shemtuara ku shqiptari vritej,rrihej,dhunohej,poshterohej ...nga vete shqiptari.Fillova ti tregoj kosovarit i cili me degjonte tere sy e veshe.
- Me kujtohet nje rsat kur une nuk isha me shume se 10 vjec dhe i behej gjyqi nje kulaku ne fshatin Bulgarec te Korces.Prokurori me nje ze autoritar bertiste:
- -Shikoheni armikun e popullit! Ai e mban koken poshte sepse i dhembin syte te na shikoje neve te gjalle.Ky ka dashur qe te gjithe neve te na varte po ta kishte mundesine por..,ja qe ne e kemi ne doren tone dhe, nuk po e varim se nuk jemi si ai katila,ne jemi zemergjere dhe njerzore sic na meson Partia,prandaj e denojme me pushkatim!
Turma e fshatareve te egersuare dhe e nxitur nga fjalet e prokurorit katil do te bertiste me histerizem:
-Varje!Varje! Me varje ne litar!
Nuk ngopeshin fshataret barkthare ta shinin te pushkatuare kulakun por e deshen te varur ne mes te fshatit! C'far kishte bere ky i shkrete? Per fat te mire a te keq une e kisha patur fqinj kete kulak dhe femijet e tij ishin shoket e mij.Prinderit e mij ishin komunista dhe me pushtet ne fshat per kete aresye une e kisha reptesisht te ndaluare qe te luaja me femijet e kulakeve ne syte e fshatareve te mij por,babane e kam patur shume te bute dhe zemer mire.Ai me thoshte fshehur nenes "shko bir e luaj me ke te dush por kujdes mos te shohin fshataret" dhe nena do te me thoshte:"nese rri me kulaket,s'ke vend ne kete shtepi!" Nena ime ishte e motra e Kryetarit te Rrethit.
Gjyqi behej ne kinemane e fshatit e cila ishte nje kinama shume e madhe njelloj sa ato te qytetit te Korces,bile nuk e teproj sikur te them se ishte pak me e madhe.Brenda saj mund te qendronin afer nje mije e peseqind njerez.
-C'far keni per te thene per here te fundit? - e pyeti gjykatesi kulakun.
Ai u ngrit me zor ne kembe.Pa per nje kohe te gjate gjithe sallen.Nje moment mu duk se me pa dhe mua dhe mu duk sikur me tha:"Edhe ti ketu?!" Une ula koken dhe nuk guxova ta ngre me.Me pas degjova zerin e dridhur te kulakut:
-Une nuk jam vrases.Une nuk jam kriminel.Une jam nje hallexhi qe si ngop dot femijet e mij me buke....
-Pusho qen! Ta dhame fjalen per te thene dicka per vendimin qe kemi marre duke te denuare me pushkatim..qe gjykata teper e bute ta ktheu me burgim te perjetshem.C'far ke per te thene?
-Meshire o Zot! Meshire! Merre jeten time dhe mos me ler te gjalle ne doren e ketyre katileve!
U mjaftuane keto fjale qe dilnin nga shpirti I tij I sakatosur qe gjindja te nxehej.Ne kohen qe po e nxirrnin kulakun e lidhur duar e kembe nga kinemaja,disa nga fshataret e revoltuare do ta peshtynin,qellonin me se te mundeshin dhe do te bertisnin:"Drejtesi! Ne duame drejtesi! Adem Qorri te varet ne litar!"
Po ckishte bere ai i shkrete?Mesa me kujtohet,Ademi nuk kishte paguare te gjitha detyrimet teper te renda qe u vinin kulakve ne ate kohe.Ate mot,bujqesia qe shume e shkaterruare per aresye se kishte bere nje mot i keq dhe kishte dale edhe nje lloj karkaleci qe i thoshin 'hundegjat' e qe i hante bimet qe kishin bulbe si panxhari i shqerit dhe patatja.Si perfundim,shkon policia dhe i merr te vetmen lope qe kishte dhe kalin qe punonte arat.Ademi i shkrete u leshon qenin policeve dhe qeni i tij nje qen shume i madh dhe i fuqishem e kap per fyti nje polic dhe gati do ta mbyste nese nuk do ta vriste nje polic tjeter.Kur Ademi pa se i vrane qenin qe e kishte si femijen e vet,mori nje sopate dhe ju turr policeve por dy plumba pistolete ja nderprene vrullin e tij dhe i shkreti i goditur ne te dy kembet do te binte ne gjunje me syte nga qielli....Une kam qene prezent ate dite ne ket ngjarje dhe e kam akoma para syve.Zemra me rrihte shume fort dhe ndjeja shume,shume keqardhje.Me besoni isha shume i revoltuare dhe shume i tronditur dhe ku shkova ne shtepi ja tregova babit te cilit i dolen dy pika lot qe do ti fshihte shpejt.Nuk e kuptova nese babai qau per fatin e keq te kulakut apo per mua qe isha kaq shume i tronditur.
Kur po e nxirrnin kulakun nga kinemaja,nje fshatar e qelloi ate me hekur ne koke dhe Ademit ju skuq fytyra por nuk foli dhe nuk ra per toke.Nga prapa degjova dike qe i tha atij djalit:"Pse nuk i re me fort qenit?"
Gjaku dhe lotet e dhimbjes ja lane fytyren dhe ai duke shternguare dhembet e me sy mbyllur do te hynte ne xhipsin e Deges qe e mori per here te fundit nga fshati i tij i lindjes,rritjes dhe perzenies...Ishte po hera e fundit qe une e shikoja kulakun Adem Larti (Qorri) nga fshati Bulgarec i Korces dhe pamjen e tij ne ato caste e ruaj akoma te gjalle.Vitin tjeter ai do te vdiste ne burg si shume shoke te tij “Armiq te Popullit.”
27-
Tag der Veröffentlichung: 23.09.2010
Alle Rechte vorbehalten