Cover

BUKURI TREDIMENSIONALE


I

Përkthimet

Pablo Neruda


1-Nese ti me harron mua

Dua t'ju njoh
nje gje.
Ju duhet ta dini c'far eshte ajo:
Nese une shoh
ne henen e kristalte,
ne degen e kuqe
te vjeshtes se ngadalte,
permes dritares sime.
Nese une prek thengjillin e burbuqete
prane zjarrit,
ne hirin e zbehte pa asnje kuptim,
ose trupin e rudhosur te kercurit qe digjet,
te gjitha keto me percjell mua te marrit
drejt e tek ju.
Ç'do gje qe aty ekziston
qe nga kohe e gurit;
si aroma,drita,metalet,
ngjyrat;e verdhe,e kuqe,blu...
si te ishin barka te vogla,
ku velat
i shtyjne gjithecka drejt ishujve te tu,
pak e nga pak,
edhe mua bashke me to
qe ende s'jam plak.
Nese tani,
dale ngadale
ju nuk do te me doni mua,
as une nuk do t'ju dashuroj juve aspak.
Befas ju me harroni mua,
sikur te ishit zemer qorruare,
nuk shikoni me per mua,
edhe une bej te njejten gje,
gati ju kam harruare.

Nese ju veproni si nje e marrosur,
era e banderolave
do te kaloje permes jetes sime,
pamvarsisht nga marrezia juaj e vendosur
pamvarsisht nese nuk doni te me prisni mua
ne bregun e zemeres ku une kam rrenjet,
ju lutem kujtoni me mend,
ne ate dite,
ne ate ore,
une do te rrah krahet e mij
per te kerkuare nje tjeter vend.

Por
nese c'do dite
c'do ore
ju mendoni se ini per mua
me embelsi te patreteshme
si dita e nje lule qe dua,
une do te kacavirrem tek buzet e tua
dhe ti do te me shijoje vetem mua.

Ah dashuria ime,ah e imja dashururi,
me te gjithe zjarrin tend je shumuare
dhe tek une nuk ka asnje shuares
qe te shuaje e ti te jesh e harruare!

Dashuria ime ushqen dashurine tende,
edhe pa te thene "te dua".
Kjo dashuri e gjate,e gjalle
do te jete ne krahet e tu,
edhe pa me dashur mua.


2-Sot po qaj ...


Zemra ime qan nëpër labirinthe,
C'far po ndodh sot në botë?
Befasi,ankth dhe dëshpërim plotë.
Askund s'shoh dorën e ndihmës.
Eshtë kjo Jeta,Parajsa apo Ferri?
Ju e dini që unë s'mund ta gjej dot.

Ku eshte miresia ne veprim?
Meshira ka ikur larg se ku nuk e di.
Mos kemi harruar ta perdorim ate,
Te gjithe;une ju edhe ti?

Aty gjithecka ka nevoje per ne.
Nje femije i vogel buzeqesh,
Nje femije i vogel na zgjat doren deri ne re..
Na beson neve dhe s'ka trishtime...
Ai nuk vrenjtet se eshte plot me dashuri
Ai kufijte sheshon nder agime.

Le te mbajme dashurine e tij
Ne zemrat tona si une dhe ti.


Nga Pateena Alexa Judd*
Australia, NSW.Pershtatur ne shqip nga Agim Bacelli,2002

*Marre nga "The National Library of Poetry" qe del ne Amerike.

3-Kukllat e teatrit te kukllave...

Ato ngrihen dhe bijen,
Dhe ngrihen perseri...
Duke qeshur e duke qare
Ne hidherim e lumturi,
Ne dimrin e ftohte e veren e thare.

Ato fluturojne ne enderr,
Me krahet e kohes...
Njera kukull flet,
Nje tjeter i kenaqet lojes,
Gjersa me e vjetra ashper bertet.

Ato dashurojne dhe urrejne,
Ato puthen dhe luftojne...
Ato harxhojne dhe kursejne,
Ato shkelqejne,
Formuare nga jeta nepermjet dite-nates
Qe ne te na defrejne!


Nga Alfred Palma

Zabbar, Malta
Kjo poezi ka fituare cmimin e $ 10,000.00 ne konkursin "Poetry Winers" ne USA 1999.


4-Një urim Irlandez


Paçi mure kundër erës,
Një çati t'ju mbajë shiun,
Raki,zjarr e llozin derës,
Një mace t'ju zëre miun.

Paçi gaz,hare pa pushim,
Të dashurën sigurisht pranë
Që t'ju sjellë përherë gëzim,
Endërr,ëmbëlsi pa fund pa anë.

Poet Anonim

5-Ndryshimi

U ngrita shpejte sic bej perhere
Dhe vrapova t'i hyj dites brenda.
Aq shume un' pata per te bere
Sa nuk u luta sic ma ka ënda.

Rremuj' ishin problemet rreth meje,
Per c'do detyre ndjej pergjegjesi.
"Perse o Zot s'me ndihmon?" Pyeta
"Sepse nuk me pyetet." U pergjegj Ai

Desha te dukem mire e bukur.
Dita punoi per mu' bardhe e zi.
U habita,Zoti s’me do mua!
"Ju nuk me kerkuat ndihme." Tha Ai.

Provova te hyj brenda tek Zoti;
Provova celsat ne brave pa hezitim.
Zoti njerzishem,dashurisht me qortoi,
"Perse nuk trokisni o femija im?"

Me pas, u ngrita shpejt c'do mengjez
Perher' u luta para se ti hyj dites.
Pata kaq shume rremuje si perhere
Por isha i mbushur me rrezet e Drites.

Allen Pote,nga poezia me te njejtin emer “The Difference”


6-Zeri i Pendimit

Premtime boshe,nje shkrepje ne koke,
Ju keputet nje jete perpara se ajo te filloje,
Nje problem qe kurre s'do ta ndreqni dot.
I trembur do te jeni,tere jeten do t'ju rendoje.
Nje jete ju e flaket tutje
Dhe ajo mori edhe jeten tuaj.
Jeni i sigurte per tani,por do t'ju gjykoje nje dite,
Si padrejtesia me e madhe ne duarte tuaja,
Shpirtin tuaj te vertete dhe gjithecka ju e nxite.
Shikoni tani ne refleksion,
Per ate qe keni bere do te ndiheni helm e vrere,
Ju keni ndryshuare pergjithemon,
Edhe nese keto gjera nuk ndodhin perhere.
Shikoni tani edhe nese mend keni vene
Ju rrini ulur bashke me vdekjen ne te njejtin fron.
Shikoni sesi instikti juaj i pare ka vepruare,
Mendoni per gjithecka ju patet dhene...
Nje femije qe nuk pati asnje ide te dhuruare
Nje,qe kurre s'mund te fale
E nese ju mend nga kjo keni vene.
Kush vret njehere eshte i vdekur jo i gjalle.

Leonard Patrick Bacelli;poet amerikan

7-TE DUA


Nuk mund te gjej fjale,nuk eshte pune,
Te te pershkruaj se cfare kam ndjere gjate gjithe kesaj kohe,
Cfare mund te bej qe ti te me duash ashtu sic te dua une?
Po te shihje ne syte e mi atehere do te me doje.
Qe c'do gje qe dua eshte te shtrengoj ne gjoksin tim,
Jam ndjere ne kete menyre per kaq kohe,
Fakti qe nuk jam me ty, do me vrase c’do nate deri ne agim.
Te jem me ty eshte gjithcka qe enderroj,
Zemra me dhemb e dua te therras
Une qesh vetem kur per ty mendoj.
Gjithmone imagjinoj prekjen tende te bute.
Sikur t'a dije se sa te ndjej...
Kur nuk jam me ty,digjem si nje fuci me barut...
Sepse nuk di si te jem te zemra jote i future?
Sikur t'a shihje dashurine ne syte e mi
Gjithe ato nate qe jam lutur.
Me shih mua si nje femi,
Mjafton te me therrasesh dhe une do te jem atje
Dhe diten qe do te vij tek ty, jeta do te me ndricohet
Dua te dish se sa deshiroj te jem i vetmi burri jot mbi dhe!

Shqiperim mga nje Poet Anonim Amerikan

8-ERA*

Era është si një dritë,
një gëzim që te përkund,
ajo është si një bletë -
melodi e tërë pa fund.

Ajo është një pyll që përkund,
e fshehtë por si një fllad,
pa fjalë ç’do gjë e lëkund,
të flesh në të është një fat.

Eshtë ëmbëlsi e patretshme
e bërë n'më t'mirën ditë
kur orët e pavdekshme
tingëllojnë në mesditë.


Autor:Emily Dickinson (Ainherst, 1830 - 1886)

Sipas poezisë “The Wind”


9-Një...

Një këngë mund të shdritë si një yll,
Një lule mund të kundërmojë erën,
Një pemë mund të filloje një pyll,
Një zog mund të lajmerojë Pranverën.

Një buzëqeshje fillon një shoqëri,
Një shtërngim duarsh ngre një shpirt,
Një yll mund të udhëheqë një anije në det,
Një fjalë mund të formojë një flirt.

Një votë mund të ndryshojë një komb,
Një rreze drite driçon gëzimin.
Një qiri shpërndan errësirën,
Një e qeshur do të përzejë trishtimin.

Një hap bën të filloi udhëtimi jonë,
Një fjalë bën të filloi ç'do lutje,
Një shpresë do të ngrejë shpirtin tonë,
Një prekje e këndëshme na ngren tutje...

Një zë mund të flasë me urtësi,
Një zemër mund të njohë ç'është e vërtetë.
Një jetë mund të bëjë bukuri,
Një gjë që varet nga ju vetë !


Perkthim nga anglishtja I poezise ”One” I Jose Balados


10-Dashuria e vërtetë

Nga Gibran

Le të ketë hapësirë në bashkësinë tuaj,
e fryma hyjnore le të vallëzojë mes jush.
Duajeni njëri tjetrin, e mos bëni lidhje dashurie,
Le të bëhet ajo një zjarr e prush,
mes brigjeve të shpirtave plot hir lavdie.
Mbushni kupat njëri tjetrit, e mos
pini prej kupës së njëjtë.
Jipni njëri tjetrit prej bukës suaj,
e mos hani prej copës së njëjtë.
Këndoni e vallëzoni së bashku dhe dëfrehuni
e lejoni që secili të mbetet vetë.
Madje dhe telat e lahutës janë vetëm,
ndonëse fërfëllojnë me muzikë që asgjë se tret.
Dhuroni zemrat tuaja,
e mos i lini pranë njëra tjetrës nën roje.
Se, vetëm lumi i jetës mund t'i kënaqë zemrat tuaja.
Qëndroni së bashku si bletë në hoje
e prap se prap jo aq së toku ne dherat e huja.
Edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara
e qielli me tokën s'bashkohen kurrë,
dhe ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit,
se në tokë s'kemi re dhe në ajer s'rriten drurë.

***

II

Miqëve


11-Per here me ju

Nese do ndalja kohen ne pafundesi,
gjene e pare qe do beja sot ketu;
të ruaja c'do dite ne perjetesi
gjithëçka timen se bashku me ju.


12-KUR Ti…

kur ti të ndihesh i dobët,dua të jap forcë e besë,
kur ti të ndihesh i vetmuar,dua të jap shpresë,
kur ti të ndihesh i lodhur,dua të jap energji,
kur ti të ndihesh i trishtuar,dua të jap lumturi.

Le të jetë miqësia jone nje fanar drite në det
kur ne të ndihemi të humbur në anijen me emrin jet'.

Të gjitha sa të thashe më lart,të lutem bëju vënd
duke më llogaritur gjithenjë mua në krahun tënd.


13-Amanet

Nëse vdes nesër...
dhe jam i gjallë në një jetë tjetër,
lus familjen time në "Mëmëdheu"
që të thotë se jeta me ju s'më gënjeu...
Ju do të ini përsëri ata që s'do më qani,
ju do të ini ata që gjallë do të më mbani;
do të më mbani të gjallë në këtë listë vëllazërore,
me burra,djem,gra e vajza burrërore.

Mimoza e bukur do të më bëje epitafin,
Vitorja e shenjtë do të hapi 'zarfin'...
ku janë të gjitha sekretet e mija që i lë kujtim,
dhe Nirvana intelegjente për mua do të bëjë një rrëfim.
Merita e ëmbël do ta thotë dhe ajo magjiken fjalë
dhe unë nga varri do ngrihem,do të shaloj një kalë.
Mes jush do të jem përherë i bukur si tani,
dhe ju do të qeshni, nuk do të mbani per mua zi.

Nuk harroj as mikun e vjetër Resminë Albany
që do ti thotë dy fjalë se ai më njeh mirë në Shqiptari.
Gjetua,ky mik i vjetër do të flasë përmes lotëve:
"Agimin e njoh mirë se kemi kaluar mes dy botëve;
nëpër 'Parajsën Komuniste' dhe 'Skëterrën Demokratike,'
komunizmin e peshtyu pa frikë në fytyrën diabolike
dhe për demokracinë tha:- Kurrë mos ardhët në derë
nëse se bashku me komunizmin në një hale ka dhjerë!"

S'mundem kurrë të harroj edhe miq të tjerë,
si Lekën,Petraqin,Sokolin dhe Nardin 'bythë çjerrë,'
as Nelin shakator dhe te kolmen Brunë,
që më kujtonin si ne kohë me djell dhe furtunë.

Mbi varr kurrë nuk do të kem vrenjtësi por vetëm diell.
Unë nuk do të jem atje por diku shumë lart në qiell.
Prej andej o miq do t'ju nxis të bëni me mua shaka.
Mos kini frikë,tek Zoti më kini këshilltarin tuaj dhe vëlla.

14-Me fal!

Ti shoku mesues,Kaloshka!Kaloshka!
gjithemone e therrisje shoqen time,
e rrembeje per qafe si ujku qingjin...,
por jo.Me ty ishte e lumtur shoqja ime.

Per kete gje dyshim te keq kishin disa,
por ah,ah sa dyshim te keq kisha unë
dhe sa shume te kam urryer mesues,
dyshimin e mbaja "petk te grisur nen gune!"

Nje dite,me fal mesues,te kam pergjuar
kur shoqen mësoje më tërë ëmbëlsinë;
dashuria s'pranohet si bleta ne lule,
Kaloshka te kishte kujdes dashurine.

Lotet më dogjën si acidi sulfurik,
dhe petkun e dyshimit e dogja pa fjal'
më vinte të të puthja por kisha turp,
të thosha,mësues më fal,më fal,më fal!

Korce,Qershor '68

15-Keshilla Miqeve

Heshtja eshte perkthyesi me elokuent i gezimit,
Fjala eshte fytyra e vertete e te gjithe njerzimit

Pulat do te hane po te perzihesh me krunde,
Po te jesh qurre do te rjedhesh prej hunde.

Djalli thote:"Nese thua dicka qe s'fyen askend,
Ti ske thene asgje qe ne radhen tone te zere vend."

Zoti thote:"Me mire kashoje gjuhen kafsherisht
Se te vrasesh me dashje dike shpirterisht."

16-Miq te mij!

Mos eceni perpara meje,
ndoshta une nuk ju ndjek dot.
Mos eceni as prapa meje,
ndoshta nuk ju udheheq dot.

Të gjithë mos kemi armiq,
Prandaj lutem degjoni sot,
Eceni perkrah meje si miq.
Prijes kemi vetëm një Zot!

***


(Dashurise)

17-Per here me ju

Nese do te ndalja kohen ne pafundesi,
gjene e pare qe do te doja sot ketu,
ruajtja per c'do dite deri ne perjetesi
gjithe jeten time se bashku me ju.


18-Bukuria e një gruaje

Bukuria e gruas është brënda,
ajo nuk duket as në moshe dhe as në rolin social;
Bukuria e vërtetë e nje gruaje që ta ka ënda,
është reflektuarë në shpirtin e saj që fal.
Bukuria është mirësia që ajo dashurisht jep,
është pasioni për të dashuruare,marrë që në djep.

19-Të këputa në zemërimin e motit...

M & A

Shpirt ftohtë dhe i vrejtur si mot me shi,
njomur deri në palcë nga rebeshi jetësor;
zvarritur baltrave të fatit për të ardhur tek ti,
unë, shpresë humburi jot me shpirt hyjnor.

Për të gjetur ty nuk besova më as fe e Zot,
qiellpastër do të bëheshe për mua vetëm ti,
vetëm në sajën tënd unë nuk rroj por jetoj sot,
ti më solle Diellin në shpirt e hoqe motin me shi.

20-Sa të kam pritur !

Të kujtohen fjalët e para që unë të thashë ty:
"Kam vite që pres,më thuaj,ajo që pres a je ti?"
Ti ëmbël hape gojën dhe çapkënshëm shkele një sy,
e me ca fjalë si furtunë më godite:"Akoma nuk e di."

Pastaj vetëtima pashë dhe dëgjova bubullima,
megjithëse qielli ishte i pastër pa stuhi e re,
ndjeva të më derdhej e keqja si shi me gjyma
njëlloj si ai që nuk beson kurrë në Zot e fe.

Kaluanë muaj dhe lulet e mollës lidhën fruta,
s'ngurova të pyes përsëri:"Ajo që pres a mos je ti?"
Përgatitur për një furtunë të re isha,andaj s'u tuta,
lumturisht ti hape gojën:"Këputëm e mbamë në gji."


21-Burri & Valentini...

Kur burrit i vdes Valentini n'shpirt,
vazhdimisht ai ndjen shumë të ftohtë.
Ngrijnë antenat e dashurisë,
dhe qirinj akulli varen poshtë.

Besoj,në varr do t'jetë më ngrohtë...

Çelsi që vdes o ngjall Valentinin
gjendet përher' në tru tek c'do burrë.
Mos mbyllni asnjëher' atë çeles
që mos ini të ftohtë si nje mur.

Besoj se në varr s'do shkoni kurrë...


22-Kur shpirti më djeg

Kur shpirti më djeg,
të shuhem, diçka tek ty kërkoj,
por kur ti nga ajo nuk më jep dot,
në oqeanin e rrezikshëm të dashurisë përfundoj...
Nuk kam frikë edhe nëse atje kam per te vdekur,
mjafton që etjen tek e panjohura ta shuaj,
mjafton,kurre zjarr të mos kem për tu djegur.


23-NE MEDYSHJE JAM SOT...

Nje shuplake te hidhur mora sot,
Ma dha nje qe e desha shume fort.
Shpirti i keq Kainit me shtyri tutje
Shpirti i Abelit e ndali kete ngutje.

Mes dy shpirtrash vertitet mendja;
Te degjoj vetem njeren ma ka endja,
Por i zoti ta bej ate nuk jam aspak
Dhe medyshjes nuk i ve dot kapak.

Atehere rrij ne medyshje un'magari
Njelloi si midis mullareve gomari.

24-Vetem per Ty!

Ne c'do cast qe mendoj per ty;
mbushet plot hambari im...
Une jam lulja me e bukur per ty,
ti je bleta qe thith nektarin tim.

kur mendja ime te pushoje,
jeta ime te shuhet si qiri,
zemra ime me te mos te doje,
dije,jam kufome e jo njeri!

25-Sateliti Im

Dashuria e jone eshte me rrezik!
Jam planeti jot, ti i imi satelit,
Prandaj moj nuk te them dot as eja as ik,
Rrotulloju rreth meje nate e dite.

26-BINJAKE SHPIRTERORE

Që ditën kur të njoha ty
Më nuk jam i vehtes sime...
E tash e tutje nuk jemi më dy
Por vetëm nje o zemra ime.

Për ty,orë e çast mendoj unë
Dhe ti në çdo sekondë për mua.
Unë në stuhi të jam si një gunë
Dhe ti në shkretëtirë më je krua.

Dy "binjakë shpirtërorë" o shpirti im.
Tash e tutje,unë jam ti e ti je unë.
Ti Mëngjez i bukur e unë Agim,
Nuk na tremb as Stuhi e as Furtunë...

Njëshi nuk do qe asgjë o shpirti im
Dhe te dyshi unë ty të gjeta,
Të paça binjake të shpirtit tim
Sa te jenë Dielli, Ajri, Uji e Jeta !

27-Ç'ESHTE DASHURIA?


Le te isha me I zgjuari I botes
le te flisja te gjitha gjuhet e saj
po ti mungonte dashuria botes
do te isha nje motorr pa vaj.

Ne se profet do te isha bere
te dija cdo mister ne bote,
te levizja nje mal te tere
pa dashuri do te ishte e kote.

Nese trupin do tua falja
gjithe te varferve per ushqim
Pa patur nje dashuri te madhe
gjithecka nuk kishte kuptim.

Nese do te gezohesha une
ne hare e lumturi pa cmire
perseri nuk eshte pune
pa dashuri do isha pus me hirre.

Nese do te duroja gjithemone
ligesite e botes pa perjashtim
dhe po te fluturoja si shqiponje
pa dashuri jeta s'ka kuptim.

Pa dashuri nje kumbim do te isha
I nje daulle bosh pa akordim
qe nuk pushon as dite as nate
ne kaos tingujsh pambarim.

Dashuria jo kurre nuk rri vetem
vella ka besimin e moter shpresen.
Te na thote te verteten kush e di,
pa dashuri a do ta deshem jeten?

Agim Bacelli,New York,1 Shtator 2001


28-DERA E MBYLLUR
Kushtuarë: "P&F"

Derën trokas me tërsëllime,
Dridhen muret dhe tavani,
Lutjet e mija si vetëtimë:
Hape deren ! Jam Jarani.

Në se s'hapet dera jote,
Nuk trokas në asnjë derë.
Le te iki prej kësaj Bote
Ashtu sic edhe kam lerë...

M' kot pres,dera s'çelet.
Vallë si duron brënda tinë?
Gjeraku pas dere ngelet.

Hape derën o Gjeraqinë!
Hape derën Gjeraqinë!
Hape Gjeraqinë!
Gjeraqinë!

29-NJE VAJZE TE PANJOHUR

Qe karriket i patem prane,
Kjo qe nje rastesi
Por "pse-ne" e poezise
Qe po te shkruaj nuk e di ?!

Ndoshta me pelqyete ju
me stoicitetin tend
Kur ka disa vajza ketu
Qe ne k'si rastesh ndrojne vend.

Apo te pelqeva shikimin e cilter
Dhe floket e verdhe si kadaif
Qe me ndezen perbrenda
Si nje mase ekspoziv.

Mundem te te kem pelqyere
Sentimentalizmin me hidherime...
Kur "Burri me pantallona te shkurtera" tha:
"Zonje ! Ju ini nena ime?"

Nuk di si te te them.Asgje.
Ndoshta te gjitha i ben rastesia
Dhe gjetjen tuaj
Kur une hyra tek pasticeria?!

Vlore 1973


30-SIKUR TE QE PERRALLE...

Na ishte sec na ishte
Nje Lule me bukuri te rralle
Mes shoqkash ne trendafilishte
Si nje gonxhe trendafilbardhe.

Nuk e preka asnje dite
Prisnja qe ajo te celte petalet,
Te shkelqente e dilte ne drite
Se vetem keshtu prekja falet.

E adhuroja si askend ne bote
E ajo rritej ne kete adhuri,
Por, ah c'do gje shkoi kote
Se si po jua tregoj qe tani.

Nje dite e gjeta te hapur me zor
Sigurisht nga nje dore mizori.
Vrapova tek kopshtari nervoz,
Ai hapi gojen e tha:-Drejtori !

Oh sa mire do te qe per mua
Qe kjo te ishte nje perralle.
U dashka ne jete per ate qe dua
Te luftoj ta mbroj me palle!

Tirane, 1978

31-Jepëm një shpresë moj...

E ndjej zërin tënd të ëmbël në kadencë,
e ndjej dhe zemra ime pëson një atak.
Të lutem,ngrije lart zërin tënd të ëmbël
dhe jepëm një shpresë moj,të rroj edhe pak.

32-Jam kthyer ne Ti

Nese do te degjosh
melodine e shpirti tend,
nje mengjezi te bukur
ne agim,
te lutem fryje lekuren time
dhe bjeri
si nje gajde pa pushim.
Do shohesh e dashur
se gjithecka bie per ty;
tek c'do note,
tek c'do melodi,
tek c'do rrahje zemre
dhe do bindesh
se une jam kthyer ne ti.

33-Do te vij tek ty e dashur

Si një yll i bukur blu
u shkëpute nga unë
dhe shkove shumë larg.
Vërtetë s'të shoh më
o Dritë e jetës sime.
Në sytë e mij kam blunë tënde,
në zemrën time kam pulsimin tënd,
në shpirtin tim
kam gjithcka që më përmënde.

Rreze drite do bëhem
Plote ngrohtesi dhe ndricim
e do të vij tek aroma jote
një mëngjez në agim.

34-Mall!

Jemi grindur,jemi "vrarë",
Kemi pak kohë që s’jemi parë.
Ti je qumësht e unë farë,
Nga takimi yne
kos I thartë përherë ka dalë,
Prapë se papë malli,
Ty dhe mua do na marrë.


35-Si vjen Dashuria

Në portën e ndjenjava ran' për herë të parë,
disa trokitje që n' zëmrën time hodhen farë;
- Dashuria! - thirra dhe hapa porten i gëzuar,
i gatshëm për tj’u hedhur ne qafë e përqafuar...

Flladëmbelën nxitova ta pyes, kush ishte ta dija!
Ajo më tha:"Ti pret dashurinë por jam e bija..."

Trokitjet ranë disa herë nga miqesia...
gjithënjë i zhgënjyer,pse s'vinte dashuria?!
I zemeruar,ne portë vara "S'kam pritje."
Kaloi kohë dhe nuk u dëgjuan trokitje.

Nje ditë,një frymë e ëmbel plot me lumturi
erdhi pa trokitur dhe i tha shpirtit:"Psherëti!"
Un' i hutuar nga ëmbelsia e pa pritur,
pyeta:"kush je ti që më vjen kështu pa trokitur?!"

Ajo më pushtoi të tërin dhe s'më la ta shihja,
hapi gojën e më tha:"S'më njeh? Jam Dashuria."
Korçë,1968


36-Takimi i Dashurisë së parë

Unë kurrë nuk kam qënë aq i lumtur
Sa në takimin e parë të dashurisë sime.
Erë ëmbëla në c'do qelizë më qe futur
Dhe rrëmbeu për tëre jetën zemrën time.

Fytyra ime mu zverdh në atë çast,
Këmbët refuzuan të shkojnë tutje,
Ndjeva si miliona të humbura në bast
Dhe nuk e di pse pata një si ngutje.

Kujtoj që gjaku më vërshoi në fytyrë,
Sytë mu errën,u ndjeva i zënë në faj.
Ajo,kopësht i bukur në shëmbëlltyrë
Dhe unë i tronditur,kopshtar i saj.

Në atë moment nuk kuptova asgjë
As si unë i nxorra dy fjale:"Të Dua"!
Rruga ku ishim mu duk krejt pa gurë
Se të gjithë gurët ranë mbi mua.

Lulen nuk e shikonja por i ndjeja erën
Megjithëse ishte mezi i dimrit,janar
Thithja erën e majit,jetoja pranverën,
Ndihesha si kopshtari qe ka bërë zarar.

Ju betohem që ne s'folëm asnjë fjalë.
E ç'mund të flitet në një takim të parë
Kur takohet vajza e bukur me një djalë?
Mbaj mënd që e bukura vetëm ka qarë.

Fytyrën e saj e kam parasysh përherë,
Erëmirë,aq të ëmbël si Djelli në agim.
Ç'do takim tjetër kurrë s'ma dha atë erë,
Zemra ime edhe sot është në atë takim.

37-Dashuria e Parë

Oh Zot, sillma atë përsëri këtë ditë,
Atë zjarrmi vibrante e aq të ngrohtë
Që më mbushte ç'do ditë me dritë,
Atë Dashuri të Parë si Hena e plotë.

Kur mrekullia e dashurisë përrallore
Beri zemrën time të përmbytet nga ty
Dhe ditët e mija një parajsë tokësore
Sepse ne u deshëm kaq shumë të dy!

Isha tepër i pasur dhe shumë fukara
Dhe asgjë nuk mund ta fshija nga ty
Kur në ty më shndrohej gjithëcka...
Dhe asgjë pas teje s'më hynte në sy!


Ti ishe Bota,Lumturia dhe parajsa,
Asgjë s'ekzistonte përmatanë teje,
Oh dashuria e parë sapo un' tu qasa
Ti më përmbyte si lumë në deje!

Oh,pushtoma zemrën time përsëri,
Për këtë lutja ime do të jetë përherë
Që të bie në atë tënden magji,
Lë të vdes, po të kem edhe një herë!

38-Femra

Femra është dielli jonë,
jeta na vjen vetëm prej saj.
Nëse nuk do të ishte ajo,
c'far do të ndodhte pastaj?

Si një yll i shndritëshem ajo
errësiren tonë ndrit,
meshkujt si planete rrotullohen
sepse prej saj presin dritë.

Nëse femër s'do te kishte,
kush do të donte të rronte?
Edhe vetë dielli bujar
vehten do ta shkatërronte!

Korcë,shtator 1970
***

39-E vogëla...


E vogël, e imët,me vlerë si ari,
më pasurove zëmrën time sot.
S'më tremb më as era dhe acari,
dashuria jote me mban ngrohtë.

Kjo dashuri duket e pazakontë,
por,të shumta janë format e saj.
Dashuria s'ka moshë as normë,
dashuria kurre s'ështe me faj.

Të dua,te dua vogëlushe me zjarr
të dua kaq shumë sa frikesohem
një ditë kur ti do me largohesh,
me beso,ate dite unë do hidhërohem.(perpunohet)

E vogël,e imët,me vlerë si ari
E dashur ti rinove zëmrën time sot.
S'më tremb me as era dhe acari
Asgjë nga lumturia s'më mban dot.


IV

Emigracioit

40-Shqipëri - New York

Një mbrëmje te ngrohtë un' njujorkezi
Shëtisja në "shore road"* me një femije.
Befas fëmija më pyeti:"ku ështe qielli?"
S'ngela shumë i habitur nga pyetja e tij.


Shpesh natën unë nuk e shoh dot qiellin,
Nga smogu s'duken yjet në New York.
Ditën të zë malli dhe për Djellin,
Prapa reve të tymit ai vrapon me trok.


Bashkë në Shqipërinë e Bukur,
Shpesh ne numëronim gjithë yjet!
Dielli digjte ditën n' të dukur,
Për tu freskuar kërkonim pyjet.


Përse t'lamë o vënd i bekuar'
Dhe morëm rrugët e dheut,
Vallë të jemi ne të mallkuar'
Që nga koha e Skënderbeut?

***

41-Atje ku eshte origjinal gezimi

Atje ku njerzit dhe shqiponjat
indentifikojne njeri tjetrin,
atje ku rete e virgjera dhe liria
te shoqerojne c'do dite e nate,
atje dhe vetem atje eshte Shqiperia.

Atje shpendet dhe kafshet
nuk lodhen se beri dashuri,
atje ku bari dhe gjelberimi
te mbushin shpirtin me pangopesi...
Atje dhe vetem atje eshte origjinal gezimi.

Atje deti,liqejte dhe lumenjte,
ne miresi,bollek dhe egersi
jane porsi njerzit rreth e rrotull.
Ata i japin pa kursim e me bollek jetes...
Atje dhe vetem atje,kur zemerimi merr kufi
beji vendin vehtes.

***

42-Më e shtrenjtë se jeta ime

Nuk më vjen keq
Nëse jam i gjallë
Apo jam i vdekur.
Nuk më vjen keq
Nëse jam i dobët
Apo i fort si hekur.
Nuk mendoj asgjë
Për vheten time
Dhe cfar' do
Që të më ndodhi,
S'më vjen keq
Asnjë thërrime.
Por,
Kur keq dëgjoj
Për Mëmëdhenë
Më hypin të dridhura
Dhe fuqitë më lenë.
Prandaj i lutem
Prëndisë
Me përgjërime
Le ta bekojë
Shqipërinë,
Se vlen më shumë
Se jeta ime.

***

43-EMIGRANTI

Punova tërë këto vite si një kalë,
Mbajta në shpinë samar dhe shalë.
Fitova, por shpirtin se gëzoka dot paraja
Se shpirtin e gëzon Mëmëdheu,jo dynjaja.

Në dhe të huaj pashë vetëm punë dhe gjumë
Dheri im ka nevojë për mua, por un' më shumë.
Mëmëdheu im i dashur më prit se po vij tek ty,
Babë e bir le të jemi përherë të dy.

New York,Janar 2002

V

BESIMI

44-Një Lutje Universale

Jepna o Zot ç'fare syri nuk na sheh,
Ç'fare s’kuptojmë kudo e në ç'do vënd,
Ç'fare veshi kurrë neve nuk na dëgjon,
Ç'fare kurrë o Zot nuk na vjen në mend.

Na drejto ne nga irealja tek realja,
Që shpirti jonë të rrojë në qetësi.
Na drejto ne nga erresira në drite.
Na drejto nga vdekja në pavdekesi.

45-Zoti e do botën

Për një çast le të ndalet bota !
Frymën le ta mbajë gjithësia.
Le të heshtin punërat e kota,
Një fjalë do ta thotë Perendia.

Zoti hapi gojën neve të na thotë,
Të gjithë sa jemi;atij,ty dhe mua.
Fjala e tij dëgjohet nëpër botë:
"Kurrë mos harroni,Unë ju dua!"

46-A do te kete nje Noe te Dyte

Marrazi me pushton nganjehere,
Dua te shaj e te mallkoj me terbim,
Mbrapsht te kthehet c'do gje nje here,
Le t'kete vecse Nate, jo Agim!

Te vije koh' e Noes ne Bote,
Uje t'mbuloje gjithecka me terbim,
Le te vdese kjo bote e kote,
E te mos ket' per njeriun amshim!

Vall' do t' kete nje Noe te dyte,
Jet' e Re te rifilloje nga e para?
Ku te mos kete me vese po virtyt,
Ku te mos lulezoi sinapi por fara.

47-Njerëzia

Si lule është njerëzia,
Ngjyra - ngjyra e lloje - lloje.
Sipas ngjyrave edhe bukuria,
Ca si grerëza, ca si blete ne hoje.

Ca të këqinj e ca të mirë.....
E para e ka zaptuare njerëzinë
Me egoizëm,xhelozi dhe smirë.
E dyta,rri përherë me Perëndinë.

Korçë,Maji 1973


NJE DHURATE

Nje dhurate eshte atje Lart,
nje dhurate per c'do zemerplasur,
nje dashuri teper e zjarrte,
nje bekim per c'do krize te hasur,
nje drite ne c'do erresire,
nje shprese atje ku mungon,
nje ushqim per njerez te uritur,
nje izolim per catine qe pikon,
nje zjarr atje ku eshte ftohte,
nje dashuri ne c'do emocion,
nje monedhe floriri per c'do fukara,
nje jete te paster e te arte,
nje ndihme per ate qe nevoje ka,
nje dhurate e pacmuare qe vjen nga Lart.

48-Fluturim pa "Busullën Qiellore"

Biene tjegullat nga çatia e jetës,
si meteorët mbi trupin e raketës.
Jeta,ç'do ç'ast mund të ngelet bosh...
E pa mundur të vazhdosh të fluturosh
në rrugën e mundimëshme të ekzistencës
kur "Busullën Qiellore" ke hedhur në kosh!

49-Një çast

Në fëshfërimën e erës,
Ndjeva përqafimin tënd o Zot.

Si zëri i një të dashuri,
Unë dëgjova të më flasësh sot.

Duke u parë në pasqyrë,
Buzëqeshjen tënde po vë.

Për një cast unë e kuptova,
Ti o Zoti im, dhe unë jemi një.

Agim Bacelli,perkthim nga "One Moment" i Elaine Meyer

VI
MORALI

50-Dy Fjale te Keqit

Te gjithe te shajne,
dhe ti s'je hic i qete!
Une te shoh,
ti rri ulur ne cepin e thepisur
te perbuzjes njerzore,
si nje qen i rrahur e i shkrete.
E di,
plane per hakmarrje thur ti,
plane qe ngrihen deri ne re
o i keqi njeri,
plane te dala nga honi i thelle i mallkimit
plane qe te ndajne nga te gjithe ne.
Kurre goja jote
nuk nxorri nje fjale te mire
por vetem te vjella dhe vrer
te hedhura nga mendja jote ne erresire.

Une nuk te urrej o njeri i keq!
I di mire te gjitha bemat e tua
qe do ti kishte zili edhe nje dreq.
Perkundrazi,
une ndjej keqardhje
dhe doren dua ta ve mbi balle,
pastaj te pushtoj fort me krahe
e te perqafoj sikur te kisha djale.

Mos u cudit o i keqi njeri!
Une te dua,
kjo eshte ajo qe aq shume don ti.

Me shume se kush
ti ke nevoje
per nje shpirt te ngrohte,
per nje fjale te embel,
per nje njeri qe te te sheroje.

Une e di,
prandaj te kam ne zemer.


51-JETE-VDEKJA

Te dyja binjake mortore
Historia i njohu toke.
Jane motra te vjetra
Qe te ndara
Nga njera dhe tjetra,
S'rrojne dot.

Me kot perpiqet
Marrezia njerzore
Qe kurre s'njohu
Te verteten;
Vdekjes ti thote:
-Shtrige !
Fjale te embela
Te thote per Jeten.

Mos u marrosni
O ju njerz.
Ndroni fleten!
Mos e lavderoni
Vetem njeren
Dhe shani
Vetem tjetren...
Ato jane dy motra
Qe kane bashke,
Te mire e te lige...
Qe te dyja
Jane te keqia
Nese njera eshte shtrige.

Shikoni o njerez
Jeten per dite;
Ajo,
S'ben dallime,
Me besoni,
As nje therrime....
Te gjitheve na shkund
Ne te njejten site,
Dhe ca nga ne,
Biene ne darke,
Te tjere,
Biene ne te gedhire,
E kur ne bieme poshte,
Vdekja na mbledh
Te liq e te mire.


Sa shume
Jeta dhe Vdekja,
E duane njera tjetren!
Bashke kudo
A nuk i shikoni?
Vdekja per jeten
Kur vjen ne jete
Nuk leshon fare lot.
E jeta per vdekjen
Qan e s'pushon dot.
Jeta,
Vehten s'e leshon,
Zemres i ve nje gur.
Vdekja,
Embel e ngushllon,
Ne qetesine
E perjetshem
I ngreh nje mur.

Rrugen,
Ato e pershkojne se toku.
Perqafuare si dy motra,
Perhere,
Bashke shkojne.
Njera shamibardhe
E tjetra shamizeze,
Dalin duke qare
Nga materniteti
Dhe hyne duke derdhur lot
Ne varreze.

52-SHIKONI ZEMREN

Oh ju njerez te mire!
Nje keshille
do t’ju le
se jam i perveluar...
dhe boten se shoh dot
kaq te eger
dhe te valuar.
E bej
sepse ju dua
dhe jo
se nga me te vjetrit
jam me i zgjuar.
Shikoni
brenda ne zemren
e njeri tjetrit.
Mos shikoni ne fjale,
mos shikoni as fytyre.
Atehere bota
nuk do te jete
kaq e ndyre,
atehere bota
do te ndihet
edhe me e lire.
Ju betohem !
Ju o njerez
Do te jeni,
kaq te embel,
kaq te mire...


53-HARRO & KUJTO...

Harro miresite qe pate bere
Se shpejt do te besh te tjera.
Harro dhe nje levdate te tere,
Dashurine te fitosh perhera.

Harro shpifjet dhe ndyresite,
Harroi dhe mos i kujto me ato.
Harro merite,talljet,vogelsite
Kurdohere qe ti takosh dhe kudo.

Mos harro miresite e bera tek ti
Te c'fardolloj mase ne kenaqesi,
Kujto vleresimet tek te tjeret
Dhe percilli ato me dashuri.

Kujto c'do premtim qe ke bere
Dhe ruaje te shkruara ne leter.
Te varferit pa ndihme mos i lere
Ji nje fales mbi c'do gje tjeter.

Kujto c'do virtut dhe jo veset
Qe vijne ne jeten tende sa here.
Harro shqetesimet dhe streset.
Ji i kenaqur, plot shend e vere.

Te verteten mos e bej theror,
Pas te keqes mos rend kuturu.
Kini per te pare se c'do frymor
Ne dashuri do te bjere me ju!

54-KUSH JINI JU ?

A e dini sa shume i vecante jini?
Ju jini i vecante jo nga mosha
As nga paga qe merrni per ore
As nga pasuria apo lemosha.

E vecanta nuk vjen nga adresa,
As nga pozita ne cilen rroni
As nga lloi e marka e makines
As nga gjithecka qe ju posedoni.

As nese jini nevrik a i bindur
As nga ngjyra e lekures tuaj
As nga vendi ku keni lindur
As nese perdorni gomere a kuaj.

As kodi gjenetik nuk jua jep ate
As kepuca e roba qe keni veshur
As ne se quheni Besim o Dhurate
As nga kapela qe mbani ngjeshur.

Ju nuk mund te ini kaq i vecante
Ne perberjen tuaj karakteristike
As nga shenja juaje zodiake
As nga c'do te dhene tjeter teknike.

Ajo, nuk eshte c'far ju sot njihni;
Ska te beje as me gjakun dhe trurin
As me llojin e pamjes qe ju kini.

Ju ini shume me kompleks;
Se sa ne race,seks a besim personal.
Ju ini nje gje shume e bukur
Nje person shume me dimesional.

Ju jini dicka teper perrallore
Si nje bukuri tredimesionale
Ne trupin dhe lenden shpirterore
Qe nuk eshte krejt tradicionale.

Kjo ju ben thesar i pa cmuare
Qe ska asnje mase ta mati
Ne boten e panumuruare
Me lista emerash e lista fati.

Ju ini vertete hapesire e virgjer
Ku gjendet gjithecka qe ju doni
Nje mrekulli e jashzakonshme!
Me gjithe forcen e zemres ta besoni.


55-Te perulurit

T E P E R U L U R I T

Te perulurit kane tere boten ne dore,
Te perulurit fatkeqesisht nuk jane shume,
Te perulurit kane zemren te bardhe bore,
Te perulurit derdhin dashurine lume.
Te perulurit kane nje oligarki iluministe,
Te perulurit kane vetem driten e bekuare,
Te perulurit po te mos ishin,bota nuk do te shedriste.
Te perulurit po te mos ishin,bota me kryelarte do qe terrorizuare.
Te perulurit nga kryelartet goditen me shkopinj,
Te perulurit rrihen nga kryelartet si kuaj te harbuare,
Te perulurit pengohen nga kryelartet si shkembinj.
Te perulurit ulen kur pengesen duhet te kapercejne,
Te perulurt jane si era dhe shiu
Te perulurit kryelartet dot si pengojne
Te perulurit jane Lindje-Perendimi,Jug-Veriu.
Te perulurit kuptojne mire kur duhet ulur koka,
Te perulurit kuptojne mire kur ne gjunje bihet,
Te perulurit kuptojne mire kur duhet respektuar bota,
Te perulurit kuptojne mire qe tjeteri kurre ngushte s'zihet,
Te perulurit e urrejne plumbin dhe thiken,
Te perulurit kane nje qetesi te habiteshme
Te perulurit kane nje guxim dhe s'njohin friken,
Te perulurit kane urrejtje per pushtetet e frikeshme,
Te perulurit dine te qajne por ne heshtjen e hirte
Te perulurit dine te qeshin pa zor.
Te perulurit kane boten e padukeshme ne shpirt
Te perulurit kane boten e kryelarteve ne dore.

56-Poezi-Këshillë (Fute tek morali)

Mëndjet e mëdha kanë objektiva të mira,
mëndjet e vockla kanë vetëm dëshira.

Vrasja indirekte është më e tmerrëshme
se vrasja drejtpërdrejtë e menjëherëshme.

Mos u hidheroni dhe grinduni gjithashtu,
një ditë bota do të gëdhihet pa ju!

Mos u trembëni kurrë e mos vini bythën gurit,
frika dhe guri janë vrasëse të jetes e trurit.

Jeta jonë është si një kopsht plot bar
dhe dashuria është si një lule-kopshtar.

57-Nëse

Nëse une jam ti dhe ti je unë,
Kush jam une për ty dhe ti për mua?

Nëse ti edhe unë jemi një,
A mund ti të më thuash "të dua"?

Nëse ujrat shkojne vetëm përpjetë,
A do të mundesh të pish ujë në krua?

Nëse ti bie në adultëri
Mund të jesh me burrin "mish e thua"?

Thuamë moj e dashur thuamë!
Të kuptoj, edhe nëse asgjë s'më thua.
Vlorë '79

58-P A R A J A

Jam në hall të di nje dilemë;
Kalon Paraja dorë më dorë
Apo dora para më para?
Bora tretet në kripë
Apo kripa tretet në borë?

P-ja për të gjithë është ligj;
Disa thonë për të mirë,
Disa thonë për të liq.
Për disa një rreth vicioz,
Për disa një mi në birë.

Thonë se shkon e vjen Paraja.
Thonë se virtuti është i kot',
Thonë se atë e ble Paraja
E virtuti këtë se bën dot!

Por ju lutem më thoni:
Njeriu ka bërë Paranë
Që aq shumë ju e doni
Apo Paraja e bën njerinë,
Të mirin,të ligun,faqebardhin
Dhe hallezinë?


***

59-MOS...

Fjala e parë kur linda,
ishte një "mos"!
Nën urdhrat
e Mosit u rrita,
dhe Mosi
mu be
i pari dhe i fundit bos.
Punova,jetova...
vetëm fjalën "mos"
gjithëkund,
e mbi të gjitha
e shijova...
"Mos" andej,
e "mos" këndej,
dhe unë
kurrë s'ja prisha:
- Lepe-peqe o Bos!
Sikur,
paskësha erdhur në jetë
vetëm për një "mos" !

60-Vlerat ...

Ç’do gje ka vlerën e fatit të vet;
Askush mos thotë se vlen më shumë.
Shqiponja pa ngrënë miza s'do kishte jetë,
Dhe pa përrua nuk do të kishim as një lumë.

61-Manjak i Pasurisë

O ti manjak i ndyrë i pasurisë,
o ti varfanjak ngarkuarë plot me ar,
vdekja do të shkarkojë larg shtëpisë
pasi të ka përdorur si një gomar!

Korcë,shtator 1969


62-Mosha e Gruas

Një 20 vjeçare është si Afrika,
gjysëm e eksploruarë,
ku të gjithë e lakmojnë
por dridhen nga frika.

Një 30 vjecare është si India;
te pushtohet eshtë e dëshiruar!
Eshtë misterioze dhe luksoze,
shumë e etur për tu shijuar.

Një 40 vjecare është si Amerika;
teknikisht perfekte,
nga jashtë shumë e bukur,
po hyre brënda të mban për vehte.

Një 50 vjecare është si Europa;
e gjitha e shfrytëzuar,
e shijon kush është i vonuar
kush nga jeta është i harruar.

Një 60 vjecare është si Siberia sot e dje.
Të gjithë e dinë që ajo ka lluc e gurë
dhe askush nuk do te shkoje atje,
veç kush rron në Siberi,nuk largohet kurrë.


63-Ç'mundesh dhe ç'nuk mundesh

Mund te blesh nje shtepi
Por jo rehatine,
Mund te blesh nje liber
Por jo diturine.

Mund te blesh nje krevat
Por jo gjumin,
Mund te blesh nje vije
Por jo lumin.

Mund te blesh nje ore
Por jo kohen,
Mund te blesh nje meteorolog
Por jo llohen.*

Mund te blesh nje pozite
Por jo respektin,
Mund te blesh doktorin
Por jo shendetin.

Mund te blesh shpirtin
Por jo jeten,
Mund te blesh pasurine
Por jo te verteten.

Mund te blesh seksin
Por jo dashurine,
Mund te blesh Djallin
Por jo Perendine.

Sipas nje proverbi kinez.

*Lloha eshte debora me shi.


VII
Te pergjitheshme

64-Duart !

Dora e majtë
Shan dorën e djathtë:
"Djathtanike plaç!"
E djathta pa e vrarë
Mëndjen e kotë,
Mblidhet dy katsh...
Dhe befas i thotë:
"Plaç ti majtanike,
Thatanike,
Zvarranike..
Që askush
Për dore s'të ze
Ti moj shtrigë
Që e ke vëndin
Në hale!"

Trupi i dëgjon
më nge.
Mendohet...
Befas,
I soset durimi.
Hidhërimi në grykë
I bëhet nyja-nyja.
Bubullin
Si qielli me re:
"Ç'far thoni?
Unë kam nevojë
Për ju të dyja.
Pushoni!"

65-Fati

Fati nuk eshte dicka qe vjen nga shansi,
por dicka qe vjen nga zgjidhja e hapur.
Nuk eshte dicka qe vjen duke e pritur
por dicka qe duhet rendur per ta kapur.

66-Eshte koha e erresires (Fute tek Morali)

Sapo Djelli tutje perendon,
As nje hije s'ngelet mbi toke.
I gjithe horizonti ze e kuqelon,
Mbi amalgamen pa bisht e koke.

Ne fillim zhduket ngjyra blu,
Pastaj e bardha rreshqet,
E kuqja ndizet kudo kuturu,
Vdes ngjyra e bukur vjolet.

Pak nga pak vdes realiteti,
Ndricon drita artificiale,
Ne enderra zhytet mileti,
Rruge merr fantazia banale.

Njerzit e mire i merr gjumi,
Te liqte thurin plane te keqia,
Hasmi rri zgjuar ndersa fle lumi,
Krimi falet tek kisha e xhamija.

I miri vritet naten ne gjume,
Token mallkon pasi nderron jete,
I keqi pasi flak thiken ne lume,
Rron mbrapa edhe njeqind vjete.


67-Perkohesisht

Punoj perkohesisht,
perkohesisht paguhem,
paguaj perkohesisht,
perkohesisht do te rroj.
Kjo eshte bota jone.
C'te bej?!
Duhet te mendoj,
shpresoj,
jetoj
si pergjithmone!


68-Gjethet dhe Fruti

Gjethet e verdha biene lehte lehte
dhe pema merr fryme me zor e thelle.
Pa pritur bie dhe nje frut i harruarë,
pema psheretin edhe per gjethen e verdhe.
Ne toke shpejt behet bilanci i plot;
gjethet e verdha frutin rrethojne,
i mblidhen tek koka dhe qajne me lot
pastaj shkrihen dhe per te plerojne.

69-Zona e Egër

Nuk kam hasur kurrë
në një gjë të butë,
brënda një zone të egër
e cili të mos trembë
si një sy i verbër.

Një dritë e vogël
që tenton të hyjë atje,
ngordh më parë,
se ta marrë vesh pse!


70-Duke parë filmin
"Spartaku"

Teksa po shikoja "Spartakun"
mendimet më shpunë tek njeriu....
Si nuk paska ndryshuarë aspak
por ka ngelë kaq i vrazhdë ditë ziu?!

Vriteshin skllevërit një nga një
dhe gjaku derdhej ringjeve lumë,
spektatorët,të gjithë me një zë
të etur,kërkonin gjak më shumë!

Atëhere për të parë paguhej pare;
sot spektatorët mbajnë edhe lule,
atëhere varfanjakët nuk afroheshin fare,
sot si korbat ata varen nëpër mure!

Nga ajo kohë nuk ka ndryshuar shumë;
arenat e gladiatorëve sot,janë sallat,
stadiumet,kampet dhe burgjet,
nga njëherë,arena kthehen edhe arat.
"Spektatori" i zgjedhur shqipëtar
nuk pëlqen të shohë gjakun lumë,
sot për "armikun" ai thërret:"Në litar!"
dhe fabrikat litar prodhojnë më shumë.

Gjadër,1979


71 -"Binjakët" *

Kush i pa dy 'Binjakët'
Dhe nuk u mrekullua?
Kush dëgjoi tragjedinë
Dhe nuk u pikëllua?

'Binjakët' nuk janë më
Bashkë me njerëzinë...!
Qyteti im u shëmtua;
Qyteti im u pikellua
Por nuk u ligështua.

Pse o Zot,
Pse,që pac lavdinë
Lejove Bin Laden e Zi
Që bashkë me 'Binjakët'
Të vrasë edhe njerinë
Që pate krijuar Ti?!
Apo mos vallë Somorë
Ishte njëra kullë
Dhe tjetra qe Gomorë? *

'Binjakët' do të ngrhen llamburi
Jo me dritën tonë
Por nga e jotja Dritë o Zot
Që paç përherë Lavdi,
Lavdi nga shpirti jonë.
Edhe të vdekurit me radhë
Do të ngrihen unë e di,
Dhe më nuk do të kemi Djallë
Bashkë me Bin Laden e Zi!
Mallkuar,mallkuar
Qofshin në perjetësi!

11 Shtator 2001

* Dy qytete në Lindjen e Mesme që sipas Biblës i shkatërroi Zoti sepse atje të gjithe ishin imorale...përveç Lotit të ndershëm që e kurseu.

72-ArithmetiK?

Një herë një
Në të vërtetë
Nuk bëjnë dy!
Ç'numur do të jetë
Unë i shumëzuarë me ty?


73-Vëndi i shqiptarit sot

Urithi,krimbi,...shtëpinë e kanë në errësirë,
atje janë mbretër që nuk duanë dritë!

Zvarranikët,lakuriqtë,...janë aq të pështirë
por,si më të bukurit i bëjnë dashuritë.

Rëra që ne e shkelim me këmbë,ndihet zot
në të famëshmen e vetëmuarë - shkretëtirë.

Me radhë mund ti përmënd të tërë sot,
të bredhë mëndja pa pengesë e kam lënë të lirë.

Por vëndin e shqiptarit as nuk mundem ta gjej dot,
ti jap një përgjigje qënka kaq e vështirë!

Tirane,Gusht 1990


74-Filozofia e jetës
(Kënaqu me atë që ke)

Të gjithë rendim të kapim diçka,
porsa e zemë,
rendim pas një tjetëre
Dhe të parën që zumë e lemë.

Dikush tjetër,
rri pas nesh në zonë,
dhe lehtë mbledh
ç'ka ne lemë për më vonë.

75-Humor Poetik


Naten e kaluare,ndersa po flija,pashe enderr se vdiqa.
Keshtu qe shkova drejte parajses ne qiell.
Atje me priti Shen Pjetri ne Porten e tij.
I cili me tha:"Nem dokumentin per kontroll
dhe ulu ketu te ngrohesh ne Diell.
Une shoh - vazhdoi Shen Pjetri - se ju keni genjyr shume,
dhe me pas jeni betuar i qete te thoni vetem te verteten.
Te keqijat qe keni bere kane rrjedhur si lume...
Shume veteve u keni marre edhe jeten."
Pastaj Pjetri u vrejt ne fytyre,
dhe i egersuare bertiti:
"Ketu s'ka vend TIRANIA!"
U perqendrua me mire te keqyre...
Ne fund kur pa firmen nga vija
Pjeteri ndryshoi ton dhe u be i bute
Embel lexoi; MADE IN ALBANIA,
E me pas me tha :
"Hajde ketu djali im"
Dhe me shpuri tek Bosi i Madh
I cili urdheroi: "Mbajeni kete djale afer dhe bejni nder.
Ai ka punuar si QORR KOMUNIST
Dhe ka qene nje here ne FERR.

76-Bëj gjithëcka që mudesh!


Bëj gjithëçka që mundesh,
Me ç'do mjet që ke në dorë,
Në ç'do mënyrë që mund ta bësh,
Në ç'do vënd që të jepet rasti
Kurdoherë që mund ta zësh,
Në ç'do kohë që ta sjell çasti,
Me dorën në zemër dhe përunjësi,
Tek të gjithë njerzit që mundesh,
Përsa kohë që ke mundësi.

Tiranë, 1978

77-Mengjezi

1-Mëngjezi

Duke ecur mengjezit kur Djelli sapo shkelqen,
pas ajrit te ftohte qe na le nata plot me ves,
dhe bashke me Djellin e ngrohte qe embel vjen
humbasim dhimbjet tok me Henen e Bukur qe vdes.

Te fresket,te rinj shpirtrat tane ngrihen ngadale larte,
kotesia ireale e nates shkon me u djeg,
dhe ne shkojme te vrasim nje dashuri te zjarrte;
ajo, nga thika jone e ndryshkur ka me vdek!


78-KOT

Kot erdhem,
kot ndënjem,
kot po ikim.

Koti i kotit
kot rron.
Koti paska qënë
koti i plotit
që,
kot na mundon.


79-Bullshit

Bullshit,
i jati,i biri,e bija
B
Bu
Bull
Bullsh
Bullshi
Bullshit
Bullshi
Bullsh
Bull
Bu
B
i jati,i biri,e bija
Bullshit.


*Te futet tek Miqte.


80-Vetëm Budallai s'ndryshon

Mund të na kolapset gjithësia,
mund të shuhet ajo si një furrë,
mund të marroset edhe njerzia;
kokë e budallit s'zgjohet kurrë!

81 -Isa dhe Lordi Gray*

Ismail Qemali para Lordit Gray
Qëndronte i ngrysur dhe pikë e vrer,
Kur i madhi Isë, vuri n' tavolinë
Tërë Shqiprinë brënda në revolver.**

-Ju,- tha Lordi - hani vetëm bukë misri
dhe grurin tonë të mirë nuk e njihni!
-Vërtet' Hamë misër por jemi si lisi.
Ju lutem,ca nga gruri juaj më sillni.

Ju hani grurë dhe si ky grurë jini...
-ju gjegj Isa dhe në mangall hodhi grurin,
gruri sakaq u shkrumbos dhe tymi mbuloi,
Lordin,tavolinën,tavanin dhe murin.

Ndërkaq nga xhepi e nxorri misrin shqiptar,
në zjarrin e mangallit e hodhi me kujdes,
askund nuk u pa tym por ca plasje në zjarr;
kokoshkat si fishekzjarre te bukur u ndezë.

- Nëse thoni 'pop corn' keni thënë shqiptarë.
Si tu quaj juve,ju lutem më thoni?

Lordi pa grurin si ushtarë të vrarë...
Dhe kokoshkat shqipe si mbretër froni.

__________________________________
*Kete histori ma tregonte shpesh babai im i dashur,Adem Bacelli.Atij i shendrisnin syte nga kenaqesia teksa me fliste me pasion sikur te kishte qene vete prezent ne Londer me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin.

**Dihet nga te gjithe se Isa Boletinin nuk e carmatosen dot kur hyri tek Kryeministri Anglez.

82-Qarku i Shkurter ne jete

Nese shoh shume - flas pake,
nese flas pake - degjoj shume,
nese degjoj shume - mendoj pak,
nese mendoj pak - shoh shume...


83-"Kam qënë e jam vetëm një shqiptar!"*

Një ishull i vogël në fund të botës
mban eshtrat e tua o xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
që ti e deshe me aq përkushtim?

Pas njezet e kater vjet që shkove,
të ardha tek varri jot o xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule shqiperie
që i kam ruajtur për ty me përkushtim.

Mbi varr të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty,
fjalët më dolën nga loçk e zemrës
dhe lotët e ngrira ranë nën sy.

Për një cast mu shfaqe mbi varr
i gjallë,i bukur,e hir plot' !
"Kam qënë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Mark;djali jot.

E putha ëmbël Markun,djalin tënd,
siç bëja me ty i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vënd
përderisa shqiptarë ky ishull ka.

* Xhaxhai im R.Adam Telha,emigroi ne Australi ne vitin 1938 ne moshen 20 vjecare.Gjithe jeten e tij e kaloi ne ishullin e Tasmanise,ne kryeqytetin Hobart ku nuk kishte asnje shqiptar.Atje u martua me nje irlandeze dhe ka lene kater djem.Ai vdiq ne Nentor te vitit 1978.Nje vit me pare se te vdiste ishte vizitor ne Shqiperi.
Une i vizitova djemte e tij ne Maji 2002.Si sot nje vit me pare ishte tek varri i xhaxhait dhe me pas bere kete poezi.


84-2-Nëse...

Nëse dëshiron ta kesh të tërë,
atë që kurrë se ke patur,
bëj atë që kurrë nuk e ke bërë.

Nëse dëshiron për të bërë,
atë që duket e padukëshme,
bëj më parë atë që duket e tërë.


Impressum

Tag der Veröffentlichung: 05.04.2010

Alle Rechte vorbehalten

Nächste Seite
Seite 1 /